{"id":96846,"date":"2026-03-29T16:15:19","date_gmt":"2026-03-29T14:15:19","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=96846"},"modified":"2026-03-29T16:15:19","modified_gmt":"2026-03-29T14:15:19","slug":"shtrenjtimi-i-kostos-se-jeteses-konsumatoret-po-rendin-drejt-cmimeve-te-lira","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=96846","title":{"rendered":"Shtrenjtimi i kostos s\u00eb jetes\u00ebs, konsumator\u00ebt po rendin drejt \u00e7mimeve t\u00eb lira&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><em>Sezonaliteti dhe ndryshimet demografike vijojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb te konsumi. N\u00eb muajin janar, importet e makaronave, orizit dhe vajit jan\u00eb ulur. Supermarketet pohojn\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr produktet e shport\u00ebs ushqimore \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme, por konsumator\u00ebt po tregohen m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm, duke zgjedhur produkte me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme. Emigracioni po ndikon ndjesh\u00ebm edhe te k\u00ebrkesa n\u00eb bare dhe restorante. Pritet rigjall\u00ebrim nga turizmi.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb fillim viti, importet e mallrave t\u00eb shport\u00ebs ushqimore p\u00ebrfshir\u00eb, orizin, makaronat dhe vajin rezultojn\u00eb n\u00eb r\u00ebnie, n\u00eb raport me vitin paraardh\u00ebs. Megjithat\u00eb, sipas rrjeteve t\u00eb supermarketeve, k\u00ebrkesa e konsumator\u00ebve nuk paraqitet e tkurrur, por ka nj\u00eb ndryshim n\u00eb sjelljen e tyre, duke u orientuar kryesisht drejt produkteve me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb importuese t\u00eb produkteve ushqimore shpjeguan se gjithmon\u00eb pas periudhave me importe t\u00eb larta, si\u00e7 ishin festat e fundvitit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar luhatjet e k\u00ebrkes\u00ebs, menaxhojn\u00eb stokun duke shfryt\u00ebzuar rezervat ekzistuese.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin janar 2026, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Doganave, u importua nj\u00eb sasi prej 1.5 milion\u00eb kilogram\u00eb makarona. N\u00eb raport me janar 2025, sasia e makaronave t\u00eb importuara ra me 4%. Importet me baz\u00eb vjetore shfaqen me rritje. N\u00eb vitin 2025, importi i makaronave u rrit me 9%, n\u00eb raport me vitin paraardh\u00ebs<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta ecuri n\u00eb muajin janar shfaqet edhe tek importet e orizit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Doganave, n\u00eb janar 2026 u importua nj\u00eb sasi prej 1.2 mln kg oriz. Krahasuar me muajin janar 2025, importet u ul\u00ebn me 8%. P\u00ebr produktin ushqimor t\u00eb orizit, importet kan\u00eb vijuar t\u00eb ndjekin tendenc\u00ebn e 2025-s.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"inset\">\n<div class=\"reklame\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb total, n\u00eb vitin paraardh\u00ebs, importet u ul\u00ebn me 10% krahasuar me 2024.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb importuese dhe paketuese t\u00eb mallrave t\u00eb shport\u00ebs ushqimore raportojn\u00eb r\u00ebnie t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr mallra konsumi n\u00eb muajin janar,\u00a0 e ndikuar nga menaxhimi i rezervave q\u00eb familjar\u00ebt iu b\u00ebjn\u00eb ushqimeve t\u00eb blera n\u00eb sasi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb gjat\u00eb periudhave t\u00eb festave t\u00eb fundvitit.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin shkurt, sipas tyre, k\u00ebrkesa p\u00ebr mallrat kryesore t\u00eb shport\u00ebs ushqimore mbeti e nj\u00ebjt\u00eb me vitin paraardh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKonsumi bie gjithmon\u00eb n\u00eb muajin janar, p\u00ebr shkak t\u00eb furnizimeve me sasi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb familjar\u00ebt kryejn\u00eb gjat\u00eb festave fundvitit. Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb muajin dhjetor,\u00a0 familjet blejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb produkte ushqimore. Si rezultat i krijimit t\u00eb rezervave, n\u00eb janar, konsumi bie ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pra\u00a0 janari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muaj i ve\u00e7ant\u00eb dhe \u00e7do vit shoq\u00ebrohet me ulje t\u00eb konsumit. Teksa p\u00ebr muajin shkurt, nga t\u00eb dh\u00ebnat e kompanis\u00eb, rezulton se k\u00ebrkesa p\u00ebr produktet e shport\u00ebs paraqitet e nj\u00ebjt\u00eb me muajin shkurt 2025.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb q\u00ebndrueshme k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb periudha luhatje, theksojm\u00eb se kemi shtuar gam\u00ebn e llojeve t\u00eb artikujve t\u00eb shport\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe artikuj t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me \u00e7mime t\u00eb ndryshme\u201d, tha Eleni Babameto, nga kompania \u201cTeuta\u201d, importuese dhe paketuese e produkteve ushqimore.<\/p>\n<p><strong>Supermarketet: Konsum i q\u00ebndruesh\u00ebm, por k\u00ebrkohen m\u00eb shum\u00eb mallra me \u00e7mime t\u00eb lira<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb supermarketeve raportojn\u00eb se, n\u00eb muajt janar-shkurt k\u00ebrkesa p\u00ebr produktet e shport\u00ebs mbetet e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb raport me janar-shkurt 2025, por konsumatori vijon t\u00eb jet\u00eb\u00a0 i orientuar kryesisht drejt produkteve me \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Klaudja Karabolli, Drejtoresh\u00eb Marketingu p\u00ebr rrjetin e supermarketeve \u201cBig Market\u201d, tha p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se n\u00eb muajt janar-shkurt 2026, \u00ebsht\u00eb reflektuar nj\u00eb konsum relativisht i q\u00ebndruesh\u00ebm, me rritje t\u00eb leht\u00eb n\u00eb volum p\u00ebr disa kategori baz\u00eb t\u00eb produkteve ushqimore.<\/p>\n<p>\u201cNuk konstatohet tkurrje e k\u00ebrkes\u00ebs, por vihet re nj\u00eb konsum m\u00eb i matur dhe m\u00eb i planifikuar. Struktura e shport\u00ebs ka p\u00ebsuar ndryshim: konsumatori \u00ebsht\u00eb m\u00eb racional, analizon m\u00eb shum\u00eb \u00e7mimet dhe orienton buxhetin drejt produkteve me raport optimal cil\u00ebsi\u2013\u00e7mim\u201d.<br \/>\nP\u00ebr sa i p\u00ebrket ecuris\u00eb s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr produkte kryesore t\u00eb shport\u00ebs ushqimore, si p\u00ebr oriz, makarona, vaj, vez\u00eb, zonja Karabolli tha se vijon t\u00eb jet\u00eb konstante.<\/p>\n<p>\u201cKrahasuar me vitin e kaluar, vihet re orientim m\u00eb i theksuar drejt produkteve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme brenda kategorive p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, pohoi ajo. Sipas p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb rrjetit t\u00eb supermarketeve \u201cBig Market\u201d, \u00ebsht\u00eb rritur interesi p\u00ebr ofertat promocionale, si pjes\u00eb e nj\u00eb kulture konsumi m\u00eb t\u00eb planifikuar dhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebr faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebrmenden ndikimi i inflacionit n\u00eb fuqin\u00eb bler\u00ebse, sezonaliteti, mekanizmat promocional\u00eb, si dhe ndryshimet n\u00eb stilin e jetes\u00ebs. Konsumatori i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb m\u00eb i kujdessh\u00ebm, m\u00eb racional dhe m\u00eb i orientuar drejt optimizimit t\u00eb shpenzimeve\u201d, n\u00ebnvizon zonja Karabolli.<\/p>\n<p>Sipas saj, n\u00eb muajt n\u00eb vijim, pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr ecurin\u00eb e konsumit jan\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>\u201cSezoni veror pritet t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb rritjen e volumit t\u00eb shitjeve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat turistike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, kompania po punon p\u00ebr optimizimin e stokut dhe t\u00eb zinxhirit logjistik, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar me efikasitet rritjen sezonale t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshimet demografike po luajn\u00eb gjithashtu\u00a0 rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb form\u00ebsimin e strategjive t\u00eb zgjerimit. Urbanizimi dhe transformimi i struktur\u00ebs familjare po ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, nd\u00ebrsa vendimmarrja p\u00ebr hapjen e pikave t\u00eb reja mb\u00ebshtetet n\u00eb analiza t\u00eb densitetit t\u00eb popullsis\u00eb dhe t\u00eb potencialit ekonomik t\u00eb zonave p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, thekson nd\u00ebr t\u00eb tjera zonja Karabolli.<\/p>\n<p><strong>Vajrat, \u00e7mimet jan\u00eb stabilizuar, por importet bien<\/strong><\/p>\n<p>Edhe te grupi \u201cVajra dhe dhjam\u00ebra kafshore apo vegjetale\u201d ka pasur r\u00ebnie t\u00eb importeve. Sipas INSTAT, p\u00ebr muajin janar 2026, importet e grupit ran\u00eb me 9% krahasuar me muajin janar 2025. R\u00ebnie t\u00eb importeve p\u00ebr grupin \u201cVajra dhe dhjam\u00ebra kafshore apo vegjetale\u201d pati edhe gjat\u00eb 2025. Importet e grupit sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT ran\u00eb me 4% krahasuar me vitin paraardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Importuesit dhe ambalazhuesit e vajit t\u00eb lulediellit pohojn\u00eb se r\u00ebnia e popullsis\u00eb dhe emigracioni po ndikojn\u00eb te k\u00ebrkesa.<\/p>\n<p>N\u00eb 2024, ardhja e turist\u00ebve n\u00eb muajt e ver\u00ebs ndryshoi t\u00ebr\u00ebsisht konsumin p\u00ebr vajin e lulediellit. Deri n\u00eb fillim t\u00eb muajit qershor 2023, importuesit pohonin se shitjet ishin rreth 40% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se viti paraardh\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit t\u00eb lart\u00eb dhe mbiprodhimit t\u00eb vajit t\u00eb ullirit.<\/p>\n<p>Faktor tjet\u00ebr q\u00eb ka ndikuar te p\u00ebrmir\u00ebsimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb produkt \u00ebsht\u00eb edhe ulja e \u00e7mimit, ku tashm\u00eb prej dy vitesh n\u00eb treg \u00e7mimet me shumic\u00eb jan\u00eb stabilizuar. Vaji i lulediellit po tregtohet me shumic\u00eb me \u00e7mim n\u00ebn 200 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr (150 deri n\u00eb 180 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr).<\/p>\n<p>R\u00ebnia e \u00e7mimit t\u00eb vajit t\u00eb lulediellit nisi n\u00eb qershor 2022, periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn filloi t\u00eb importohet vaji nga depozitat e Ukrain\u00ebs drejt vendeve kufitare, pasi transporti detar ishte i bllokuar nga lufta. N\u00eb muajin korrik 2022, \u00e7mimi i vajit u ul me 24% krahasuar me \u00e7mimin e shitjes pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs Rusi-Ukrain\u00eb dhe v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb krijuara n\u00eb importin e vajit t\u00eb lulediellit, \u00e7mimet n\u00eb tregun shqiptar u rrit\u00ebn me rreth 33%. N\u00eb muajin mars 2022, \u00e7mimi i vajit t\u00eb lulediellit u tregtua 330 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr nga 249 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr n\u00eb shkurt (32,5% rritje).<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj periudhe, \u00e7mimi u rrit edhe me rreth 9% dhe arriti 370 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb mesin e muajit prill, \u00e7mimi i vajit me pakic\u00eb arriti pikun 400 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Gruri me r\u00ebnie t\u00eb fort\u00eb importesh n\u00eb janar, pasi furnizimet jan\u00eb orientuara nga Kaukazi<\/strong><\/p>\n<p>Importet e grurit p\u00ebr vitin 2025, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Doganave, arrit\u00ebn n\u00eb sasin\u00eb e 205,7 mij\u00eb ton\u00eb. Krahasuar me 2024, importet u rrit\u00ebn me 1%. N\u00eb muajin janar 2026 u importuan 6,708 ton\u00eb grur\u00eb, duke sh\u00ebnuar sasin\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb importeve q\u00eb prej 2018-s. Krahasuar me muajin janar 2025, importet ran\u00eb me 37%.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kompanive t\u00eb bloj\u00ebs, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrpunuesve t\u00eb Miellit, t\u00eb kontaktuar nga \u201cMonitor\u201d, shpjeguan se r\u00ebnia \u00ebsht\u00eb kryesisht rezultat i p\u00ebrdorimit t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb reja t\u00eb furnizimit.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht, kompanit\u00eb e bloj\u00ebs po furnizohen kryesisht nga Kaukazi, ku gruri ka cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe \u00e7mim m\u00eb t\u00eb leverdish\u00ebm sesa n\u00eb Serbi. Megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb motit t\u00eb ftoht\u00eb dhe ngricave t\u00eb shumta gjat\u00eb muajve janar-shkurt, furnizimi ka qen\u00eb i kufizuar, megjith\u00ebse kompanit\u00eb kishin krijuar rezerva n\u00eb dhjetor. Furnizimet nga Serbia vazhduan, por n\u00eb sasi t\u00eb vogla\u201d, sqaroi nj\u00eb nga administrator\u00ebt e kompanive t\u00eb bloj\u00ebs n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, k\u00ebrkesa p\u00ebr miell raportohet rreth 20% m\u00eb e ul\u00ebt krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb emigracionit dhe ndryshimeve demografike.<\/p>\n<p>Vijon rritja e fort\u00eb e importeve t\u00eb misrit p\u00ebr blegtorin\u00eb; \u00c7mimi i importit deri n\u00eb 60% m\u00eb i lir\u00eb<\/p>\n<p>Tregu i misrit vijon t\u00eb ndjek\u00eb tendenc\u00ebn e fort\u00eb t\u00eb rritjes s\u00eb importeve, si pasoj\u00eb e \u00e7mimeve m\u00eb t\u00eb favorshme n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kostove t\u00eb larta t\u00eb prodhimit vendas.<\/p>\n<p>Te grupi i drith\u00ebrave, importet e misrit hyn\u00eb n\u00eb vitin e dyt\u00eb t\u00eb rritjes s\u00eb p\u00ebrshpejtuar. N\u00eb 2025, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Doganave, u importua nj\u00eb sasi prej rreth 120,6 mij\u00eb ton\u00eb mis\u00ebr. Krahasuar me vitin paraardh\u00ebs, sasia e misrit t\u00eb importuar u rrit me 30%.<\/p>\n<p>Shtimi i importeve ka vijuar edhe gjat\u00eb 2026. N\u00eb muajin janar u importuan nj\u00eb sasi prej 12,8 mij\u00eb ton\u00eb. N\u00eb raport me janar 2025, importet u rrit\u00ebn me 65%.<\/p>\n<p>Misri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga produktet baz\u00eb p\u00ebr ushqimin e bag\u00ebtive n\u00eb vend dhe \u00e7mimi i tij ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb koston e prodhimit t\u00eb mishit, qum\u00ebshtit dhe n\u00ebnprodukteve t\u00eb tyre. Drejtues t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Blegtor\u00ebve pohuan m\u00eb her\u00ebt se fermat e mesme dhe t\u00eb m\u00ebdha po orientohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drejt misrit t\u00eb importuar, p\u00ebr shkak t\u00eb diferenc\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit dhe kostove m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb transportit n\u00eb raport me prodhimin vendas.<\/p>\n<p>Ardit Bali, fermer n\u00eb Lushnj\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht drejtues i nj\u00eb farmacie bujq\u00ebsore, pohon se gjat\u00eb muajve t\u00eb dimrit, \u00e7mimi i misrit t\u00eb shitur n\u00eb vend vijon t\u00eb mbetet m\u00eb i lart\u00eb se ai i importit. Sipas tij, krahasuar me vendet e rajonit, \u00e7mimi i misrit p\u00ebr p\u00ebrdorim n\u00eb blegtori n\u00eb tregun vendas \u00ebsht\u00eb rreth 60% m\u00eb i shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht, \u00e7mimi i shitjes s\u00eb misrit nga Saranda arrin n\u00eb 320 euro p\u00ebr ton (rreth 32 lek\u00eb\/kg). Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr furnizimet nga Greqia, \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb rreth 240 euro p\u00ebr ton (24 lek\u00eb\/kg), nd\u00ebrsa nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut varion nga 200 deri n\u00eb 205 euro p\u00ebr ton (rreth 20 lek\u00eb\/kg)\u201d, thot\u00eb Bali.<\/p>\n<p>Importet e qum\u00ebshtit n\u00eb 2025-n sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Doganave ran\u00eb 20% krahasuar me vitin paraardh\u00ebs. R\u00ebnie e importeve u sh\u00ebnua edhe n\u00eb muajin janar. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr muajin janar 2026 u importua nj\u00eb sasi 1.2 milion\u00eb litra. Krahasuar me janar 2025, importet u ul\u00ebn me 26%.<\/p>\n<p>Qum\u00ebshti i importuar\u00a0 po p\u00ebrdoret kryesisht si l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb nga p\u00ebrpunuesit e produkteve t\u00eb bulmetit, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimit m\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb furnizime nga Italia apo Hungaria.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb e p\u00ebrpunimit t\u00eb qum\u00ebshtit paralajm\u00ebrojn\u00eb rritje t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb importit p\u00ebr muajt mars dhe prill, me q\u00ebllim krijimin e rezervave p\u00ebr shitjet e stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs. Sipas tyre, p\u00ebrve\u00e7 \u00e7mimit, shkak p\u00ebr importet po b\u00ebhet edhe shtimi i rasteve me gjetje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs aflaktosin\u00eb (substanca toksike dhe kancerogjene, ndaj nivelet e tyre n\u00eb qum\u00ebsht monitorohen rrept\u00ebsisht nga institucionet e siguris\u00eb).<\/p>\n<p>Problem n\u00eb vend, si p\u00ebr prodhuesit dhe industrin\u00eb p\u00ebrpunuese vijon t\u00eb mbetet kostoja e lart\u00eb e prodhimit t\u00eb qum\u00ebshtit. Aktualisht \u00e7mimi i qum\u00ebshtit t\u00eb lop\u00ebs p\u00ebr grumbullim nga fermat e vogla dhe t\u00eb mesme ka arritur 50 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr. P\u00ebr kryetarin e Shoqat\u00ebs s\u00eb Blegtor\u00ebve, Gentian Lalaj, grumbullimi i qum\u00ebshtit me k\u00ebt\u00eb \u00e7mim nuk i nxit fermer\u00ebt t\u00eb shtojn\u00eb prodhimin, madje shum\u00eb prej tyre po therin lop\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cPrej 2-3 muajsh jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb fermer\u00ebt n\u00eb zon\u00ebn e Samatic\u00ebs n\u00eb Berat q\u00eb po therin lop\u00ebt, pasi me k\u00ebt\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb dhe \u00e7mim t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb grumbullimit p\u00ebr qum\u00ebshtin e lop\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb e leverdishme mbajtja e lop\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb blegtor\u00ebve do t\u00eb vinte vet\u00ebm n\u00ebse\u00a0 qeveria vendos t\u00eb zbatoj\u00eb nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb stabilizuar p\u00ebr grumbullimin deri n\u00eb tre vite, deri n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes s\u00eb blegtor\u00ebve ose t\u00eb zbatohen subvencione direkte p\u00ebr qum\u00ebshtin e prodhuar. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt do t\u00eb rriten rastet e therjes s\u00eb kafsh\u00ebve\u201d, thekson zoti Lalaj.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb pohojn\u00eb se ecuria e konsumit p\u00ebr produkte t\u00eb bulmetit p\u00ebr muajt janar-shkurt \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb krahasuar me vjet, p\u00ebr shkak t\u00eb sezonalitetit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre produkteve. P\u00ebrpunuesit parashikojn\u00eb rritje t\u00eb konsumit p\u00ebr muajt e ver\u00ebs, e ndikuar edhe nga k\u00ebrkesa e shtuar p\u00ebr shkak t\u00eb turizmit.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr janarin bie prodhimi dhe importi i birr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb muajin janar \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnie si p\u00ebr prodhimin edhe p\u00ebr importin e birr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, n\u00eb muajin janar 2026, prodhimi i birr\u00ebs ra me 29%. N\u00eb vitin 2025, prodhimi ra me 6% n\u00eb raport me vitin paraardh\u00ebs.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr birr\u00eb, sipas Ardian Kostaqit, administrator i Birra Kor\u00e7a,\u00a0 lidhet me disa faktor\u00eb t\u00eb kombinuar ekonomik\u00eb dhe sezonal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, p\u00ebrtej r\u00ebnieve ciklike t\u00eb muajve janar\u2013shkurt, k\u00ebt\u00eb vit vihet re tkurrje m\u00eb e theksuar e konsumit p\u00ebr shkak t\u00eb motit me reshje, q\u00eb tradicionalisht ndikon negativisht n\u00eb shitjet e birr\u00ebs. Po ashtu, nisja e muajit t\u00eb Ramazanit sjell ulje t\u00eb ndjeshme t\u00eb konsumit t\u00eb pijeve alkoolike n\u00eb nivel komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsimi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i fuqis\u00eb bler\u00ebse dhe, sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake nga supermarketet (e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr verifikim), raportohet nj\u00eb r\u00ebnie deri n\u00eb 46% e blerjeve nga konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr faktor\u00ebt afatgjat\u00eb p\u00ebrmenden edhe emigrimi, si dhe ndryshimi i preferencave t\u00eb brezit t\u00eb ri, i cili po orienton konsumin drejt alternativave t\u00eb tjera dhe po redukton konsumin tradicional t\u00eb birr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr kompanin\u00eb, problem shtes\u00eb mbetet edhe infrastruktura, konkretisht dalja jasht\u00eb funksionit e akseve rrugore q\u00eb lidhin pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendit me Juglindjen, duke ndikuar n\u00eb shp\u00ebrndarje dhe furnizim\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr importet n\u00eb janar 2026 u sh\u00ebnua r\u00ebnie 34% krahasuar me janar 2025. P\u00ebr 2025, prodhimi ra me 5% n\u00eb raport me vitin paraardh\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sezonaliteti dhe ndryshimet demografike vijojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb te konsumi. N\u00eb muajin janar, importet e makaronave, orizit dhe vajit jan\u00eb ulur. Supermarketet pohojn\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr produktet e shport\u00ebs ushqimore \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme, por konsumator\u00ebt po tregohen m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm, duke zgjedhur produkte me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme. Emigracioni po ndikon ndjesh\u00ebm edhe te k\u00ebrkesa n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":53989,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6327,6332,29228],"tags":[40827,40826],"class_list":{"0":"post-96846","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-ekonomi","8":"category-te-fundit","9":"category-vendi","10":"tag-konsumatoret-po-rendin-drejt-cmimeve-te-lira","11":"tag-shtrenjtimi-i-kostos-se-jeteses"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/96846","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=96846"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/96846\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/53989"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=96846"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=96846"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=96846"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}