{"id":93252,"date":"2025-11-14T19:06:19","date_gmt":"2025-11-14T18:06:19","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=93252"},"modified":"2025-11-14T19:06:56","modified_gmt":"2025-11-14T18:06:56","slug":"spak-zbardh-akuzat-ndaj-bufit-ja-si-kryebashkiakja-e-roskovecit-kercenoi-qytetarin-derisa-te-mbarojne-zgjedhjet-mos-hap-goje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=93252","title":{"rendered":"SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit: Ja si kryebashkiakja e Roskovecit k\u00ebrc\u00ebnoi qytetarin: Derisa t\u00eb mbarojn\u00eb zgjedhjet, mos hap goj\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim Kryetaren e Bashkis\u00eb Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cP\u00ebrdorim i funksionit publik p\u00ebr veprimtari politike ose zgjedhore\u201d.<\/p>\n<p>SPAK ka zbardhur akuzat ndaj saj, ku nga hetimet kan\u00eb zbuluar se Majlinda Bufi, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetares s\u00eb bashkis\u00eb, i ka k\u00ebrkuar shtetasit me iniciale G.B. t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit 2023 dhe t\u00eb mos p\u00ebrfshihet n\u00eb veprimtari politike t\u00eb forcave t\u00eb tjera, duke e k\u00ebrc\u00ebnuar.<\/p>\n<p><em>\u201cM\u00eb dat\u00eb 6.5.2023, n\u00eb or\u00ebn 14:04, \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb media,artikulli me titull, \u201cMos guxo t\u00eb votosh \u2013 Publikohet audio p\u00ebrgjimi tjet\u00ebr skandaloz i kryebashkiakes s\u00eb Roskovecit\u201d. Transkripti i k\u00ebtij regjistrimi tregon se e pandehura Majlinda Bufi shfaqet e revoltuar nga shtetasi G.B, i cili ishte p\u00ebrfitues i programit social t\u00eb Bashkis\u00eb, \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i Kushteve t\u00eb banimit p\u00ebr famijet e varf\u00ebra dhe t\u00eb pafavorizuara\u201d, i miratuar me Vendim t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak nr. 40 dat\u00eb 01.3.2022\u201d<\/em>, njofton\u00a0SPAK.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb verifikimeve, prokuroria konfirmoi se objekti p\u00ebr t\u00eb cilin G.B. k\u00ebrkoi mb\u00ebshtetje nuk ishte banes\u00eb ekzistuese, por nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb e nisur rishtazi, q\u00eb kishte mang\u00ebsi n\u00eb dokumentacionin e pron\u00ebsis\u00eb. Megjithat\u00eb, Bufi, sipas SPAK, kishte dijeni p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb program.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb para publikimit t\u00eb audios, SPKA ka zbuluar nga hetimet se punonj\u00ebs t\u00eb IMT-s\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb Roskovec kishin shkuar n\u00eb banes\u00ebn e G.B., duke e akuzuar p\u00ebr nd\u00ebrtim pa leje dhe duke k\u00ebrkuar ndalimin e punimeve.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, shtetasi G.B. \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb bashki, ku sipas hetimeve, Bufi i ka b\u00ebr\u00eb presion duke i p\u00ebrmendur mb\u00ebshtetjen n\u00eb program dhe akuz\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, ajo i ka kujtuar edhe mesazhet e tij t\u00eb d\u00ebrguara m\u00eb her\u00ebt, ku ai i uronte fitore kandidatit t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cE pandehura, Majlinda Bufi me pretendimin p\u00ebr t\u00eb \u201cshp\u00ebtuar\u201d shtetasin G.B nga kjo situat\u00eb paligjshm\u00ebrie, ku pretendohej se ai ndodhej, i ka k\u00ebrkuar: \u201c<\/em>q\u00eb nga ky moment e derisa t\u00eb mbarojn\u00eb zgjedhjet t\u00eb mos hapi goj\u00eb, t\u00eb mos flas\u00eb as ai as familja e tij por t\u00eb shikoj\u00eb pun\u00ebn e tij, t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe t\u00eb mos shkoj\u00eb fare t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e dat\u00ebs 14 Maj 2023\u2033,\u00a0thuhet n\u00eb njoftimin e SPAK.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i SPAK:<\/strong><\/p>\n<p>SPAK d\u00ebrgon p\u00ebr gjykimin\u00a0 Kryetaren e Bashkis\u00eb, Roskovec p\u00ebr \u201cP\u00ebrdorim t\u00eb funksionit publik p\u00ebr veprimtari politike ose zgjedhore\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe m\u00eb 14 n\u00ebntor 2025, ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs, Majlinda Bufi, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryetares s\u00eb Bashkis\u00eb, Roskovec. Ajo akuzohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale, \u201cP\u00ebrdorim i funksionit publik p\u00ebr veprimtari politike ose zgjedhore\u201d, parashikuar nga neni 328\/a\/3 e Kodit Penal.<\/p>\n<p>Nga analiza e akteve dhe provave t\u00eb\u00a0 administruara, gjat\u00eb hetimeve t\u00eb kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, n\u00eb detyr\u00ebn e Kryetares s\u00eb Bashkis\u00eb Roskovec, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, i ka k\u00ebrkuar shtetasit, G.B, t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votimet p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb 14 Majit 2023 dhe t\u00eb mos p\u00ebrfshihet n\u00eb veprimtarit\u00eb zgjedhore t\u00eb partive t\u00eb tjera politike.<\/p>\n<div><\/div>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 6.5.2023, n\u00eb or\u00ebn 14:04, \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb media,artikulli me titull, \u201cMos guxo t\u00eb votosh \u2013 Publikohet audio p\u00ebrgjimi tjet\u00ebr skandaloz i kryebashkiakes s\u00eb Roskovecit\u201d. Transkripti i k\u00ebtij regjistrimi tregon se e pandehura Majlinda Bufi shfaqet e revoltuar nga shtetasi G.B, i cili ishte p\u00ebrfitues i programit social t\u00eb Bashkis\u00eb, \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i Kushteve t\u00eb banimit p\u00ebr famijet e varf\u00ebra dhe t\u00eb pafavorizuara\u201d, i miratuar me Vendim t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak nr. 40 dat\u00eb 01.3.2022.<\/p>\n<p>Hetimet konstatuan se pavar\u00ebsisht se kushtet sociale dhe ekonomike t\u00eb familjes s\u00eb G.B. e favorizonin at\u00eb si p\u00ebrfitues, objekti p\u00ebr t\u00eb cilin ishte k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetje, nuk ishte banes\u00eb ekzistuese, por nj\u00eb objekt i saponisur, me mang\u00ebsi dokumentare mbi pron\u00ebsin\u00eb. Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre rrethanave, rezulton se e pandehura kishte dijeni p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb program.<\/p>\n<div><\/div>\n<p>Nga hetimi rezultoi se para takimit t\u00eb regjistruar me kryetaren e Bashkis\u00eb, Majlinda Bufi, para zgjedhjeve t\u00eb dat\u00ebs 14 Maj 2023, n\u00eb banes\u00ebn e shtetasit G.B kishin shkuar punonj\u00ebsit e IMT-s\u00eb Bashkia, Roskovec, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb k\u00ebrkuar llogari p\u00ebr punimet e kryera dhe ndalimin e vazhdimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, rezulton se shtetasi, G.B ka zhvilluar takimin n\u00eb ambientet e Bashkis\u00eb me t\u00eb pandehur\u00ebn, Majlinda Bufi. Biseda \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb nj\u00eb form\u00eb presioni duke i p\u00ebrmendur se punimet ishin n\u00eb tejlkalim t\u00eb ndihm\u00ebs dhe se shtetasi G.B kishte kryer nd\u00ebrtim pa leje. Nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, e pandehura Majlinda Bufi i p\u00ebrmend atij faktin se i kishte d\u00ebrguar mesazhe, ku shtetasi n\u00eb fjal\u00eb i thoshte fitore kandidatit t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>E pandehura, Majlinda Bufi me pretendimin p\u00ebr t\u00eb \u201cshp\u00ebtuar\u201d shtetasin G.B nga kjo situat\u00eb paligjshm\u00ebrie, ku pretendohej se ai ndodhej, i ka k\u00ebrkuar: \u201cq\u00eb nga ky moment e derisa t\u00eb mbarojn\u00eb zgjedhjet t\u00eb mos hapi goj\u00eb, t\u00eb mos flas\u00eb as ai as familja e tij por t\u00eb shikoj\u00eb pun\u00ebn e tij, t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe t\u00eb mos shkoj\u00eb fare t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e dat\u00ebs 14 Maj 2023.\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e t\u00eb pandehur\u00ebs Majlinda Bufi, drejtuar shtetasit G.B \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e masave administrative dhe kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tij. Ai ka ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs n\u00eb dat\u00ebn 14 Maj 2023, sikurse ka qen\u00eb vullneti i tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim Kryetaren e Bashkis\u00eb Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cP\u00ebrdorim i funksionit publik p\u00ebr veprimtari politike ose zgjedhore\u201d. SPAK ka zbardhur akuzat ndaj saj, ku nga hetimet kan\u00eb zbuluar se Majlinda Bufi, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":60282,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6326,6332,29228],"tags":[38971,38970],"class_list":{"0":"post-93252","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"category-te-fundit","10":"category-vendi","11":"tag-mos-hap-goje","12":"tag-spak-zbardh-akuzat-ndaj-bufit-ja-si-kryebashkiakja-e-roskovecit-kercenoi-qytetarin-derisa-te-mbarojne-zgjedhjet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/93252","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=93252"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/93252\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":93254,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/93252\/revisions\/93254"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/60282"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=93252"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=93252"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=93252"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}