{"id":90963,"date":"2025-09-02T11:58:19","date_gmt":"2025-09-02T09:58:19","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=90963"},"modified":"2025-09-02T11:59:38","modified_gmt":"2025-09-02T09:59:38","slug":"merret-nen-hetim-ish-kreu-i-shish-dhe-djali-i-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=90963","title":{"rendered":"Merret n\u00ebn hetim ish-kreu i SHISH dhe djali i tij"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria\u00a0 ka marr\u00eb t\u00eb pandehur ish kreun e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit n\u00eb Berat, pasi mbante n\u00eb sht\u00ebpi materiale sekrete edhe pas largimit nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e prokuroris\u00eb thuhet se materialet q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb banes\u00ebn e zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret ishin t\u00eb klasifikuara n\u00eb nivelin \u201csekret\u201d dhe administrohen n\u00eb SHISH n\u00eb kopje t\u00eb vetme.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i prokuroris\u00eb s\u00eb Beratit:<\/strong><\/p>\n<p>Ish-drejtori i Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit n\u00eb Berat, shtetasi A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb hetim nga Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Berat p\u00ebr veprat penale \u2018Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive t\u00eb lojrave t\u00eb fatit n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin\u2019, \u2018Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u2019 dhe \u2018Tregimi i sekretit shtet\u00ebror nga personi q\u00eb i \u00ebsht\u00eb besuar\u2019 parashikuar nga nenet 197\/1, 273\/3 dhe 294\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 t\u00eb vitit 2023, pas informacioneve se n\u00eb nj\u00eb ambient n\u00eb lagjen \u201930 Vjetori\u2019 n\u00eb nj\u00eb lokal q\u00eb drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin loj\u00ebra fati, u konstatuan kompjuterat e markave t\u00eb ndryshme, t\u00eb ndezura dhe n\u00eb ekrane shfaqen lojrat online t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb Adex Casino.<\/p>\n<p>Nga verifikimi teknik, u provua se n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb aplikacioni apo soft\u00ebare t\u00eb instaluar n\u00eb k\u00ebto paisje elektronike, duke u lidhur n\u00eb internet, realizoheshin loj\u00ebra fati online.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimeve, u ushtrua kontroll i banes\u00ebs s\u00eb shtetasit A.Sh., babait t\u00eb tij, ku u konstatuan nj\u00eb kr\u00ebh\u00ebr metalik ngjyr\u00eb bronxi me 5 fishek\u00eb, t\u00eb paplasur t\u00eb kalibrit 7.62 mm, nj\u00eb \u00e7ant\u00eb dore ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb brenda t\u00eb cil\u00ebs u gjet\u00ebn 3 kreh\u00ebr, t\u00eb mbushur secili me nga 7 fishek\u00eb t\u00eb kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet \u201cTurbox\u201d dhe \u201cKingston\u201d.<\/p>\n<p>Ky shtetas i cili ka ushtruar detyr\u00ebn si Drejtor i Sh\u00ebrbimit Informativ Berat, shpjegoi se, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2023 \u00ebsht\u00eb larguar nga detyra dhe ka dor\u00ebzuar armatimin por ka harruar t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb municionin e gjetur n\u00eb banes\u00eb nga sh\u00ebrbimet e policis\u00eb. Ai sqaroi se, fishek\u00ebt e kalibrit 7.62 jan\u00eb fishek t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb vjetra q\u00eb i ka gjetur t\u00eb godina e vjet\u00ebr e ShIK-ut dhe i ka marr\u00eb si suvenir dhe i ka harruar n\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga flet\u00ebhyrja q\u00eb ndodhet n\u00eb institucion. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura n\u00eb Usb-n\u00eb me em\u00ebrtimin \u201cUsb drive\u201d jan\u00eb t\u00eb klasifikuara n\u00eb nivelin \u201csekret\u201d dhe administrohen n\u00eb SHISH n\u00eb kopje t\u00eb vetme. Kopjimi ose shum\u00ebfishimi i tyre \u00ebsht\u00eb i ndaluar dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me aktet q\u00eb normojn\u00eb pun\u00ebn e SHISH.<\/p>\n<p>Marrja e k\u00ebtyre materialeve n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat e siguris\u00eb s\u00eb informacionit t\u00eb klasifikuar, q\u00eb ka rezultuar me ekspozimin e pjessh\u00ebm ose t\u00ebr\u00ebsor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paautorizuar, p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb informacionit t\u00eb klasifikuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve paraprake, pas analiz\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe provave t\u00eb marra, vijm\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se, ka t\u00eb prova t\u00eb mjaftueshme se t\u00eb pandehurit P.Sh dhe A.Sh. kan\u00eb kryer veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohen. Rezulton p\u00ebrfundimisht e provuar se i pandehuri A. Sh. ka qen\u00eb me detyr\u00eb punonj\u00ebs i Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit dhe ka kopjuar materiale q\u00eb, sipas ligjit t\u00eb njohur publikisht, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sekret shtet\u00ebror, dhe i jan\u00eb besuar p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Marrja e k\u00ebtyre materialeve n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat e siguris\u00eb s\u00eb informacionit t\u00eb klasifikuar, dhe p\u00ebrhapja e tyre n\u00eb dy Usb brenda n\u00eb banes\u00ebn e t\u00eb pandehurit, kur ai nuk ushtronte m\u00eb as detyr\u00ebn e punonj\u00ebsit t\u00eb sh\u00ebrbimit informativ t\u00eb shtetit, q\u00eb ka rezultuar me ekspozimin e pjessh\u00ebm ose t\u00ebr\u00ebsor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paautorizuar, p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb informacionit t\u00eb klasifikuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria\u00a0 ka marr\u00eb t\u00eb pandehur ish kreun e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit n\u00eb Berat, pasi mbante n\u00eb sht\u00ebpi materiale sekrete edhe pas largimit nga detyra. N\u00eb njoftimin e prokuroris\u00eb thuhet se materialet q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb banes\u00ebn e zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret ishin t\u00eb klasifikuara n\u00eb nivelin \u201csekret\u201d dhe administrohen n\u00eb SHISH n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":47855,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332,29228],"tags":[37937],"class_list":{"0":"post-90963","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"category-vendi","10":"tag-merret-nen-hetim-ish-kreu-i-shish-dhe-djali-i-tij"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/90963","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=90963"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/90963\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/47855"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=90963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=90963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=90963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}