{"id":90473,"date":"2025-08-19T16:13:40","date_gmt":"2025-08-19T14:13:40","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=90473"},"modified":"2025-08-19T16:14:06","modified_gmt":"2025-08-19T14:14:06","slug":"z-albert-malaj-nje-shembull-dhe-model-qe-duhet-pergjithesuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=90473","title":{"rendered":"Z.Albert Malaj, nj\u00eb sh\u00ebmbull q\u00eb duhet p\u00ebrgjith\u00ebsuar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Fejzo Subashi<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb turp, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr mua, jo ti thuash faleminderit, por edhe ti heq\u00ebsh kapel\u00ebn dhe t\u00eb ulesh n\u00eb gjunj\u00eb, p\u00ebr pun\u00ebn dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po b\u00ebn, kryetari i Bashkis\u00eb Memaliaj Z. Albert Malaj.<br \/>\nE kam deklaruar publikisht, n\u00eb lidhje me nocionin filozofik se: Nuk ka b\u00ebr\u00eb vaki deri m\u00eb sot q\u00eb ti jen\u00eb lutur qytetar\u00ebt, apo votuesit, nj\u00eb individi t\u00eb b\u00ebhet minist\u00ebr, kryeminist\u00ebr, deputet, apo kryetar bashkis\u00eb. Jo, jan\u00eb individ\u00ebt me ego, d\u00ebshira, qoft\u00eb me q\u00ebllimin e mir\u00eb apo p\u00ebr keq kjo varet nga ata, p\u00ebr interesat e tyre apo t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vot\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr ti p\u00ebrfaq\u00ebsuar si p\u00ebrfaq\u00ebsues i tyre, apo p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb administrator n\u00eb qendrat e tyre, qofshin k\u00ebto nj\u00ebsi administrativ\u00eb apo bashki. Absolutisht q\u00eb k\u00ebtu nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim edhe Kryetari Bashkis\u00eb Memaliaj z. Albert Malaj, q\u00eb ndoqi k\u00ebt\u00eb filozofi dhe praktik\u00eb p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb Qytetar i par\u00eb i Bashkis\u00eb Memaliaj.<br \/>\nUn\u00eb nuk jam qytetar i Bashkis\u00eb Memaliaj, por kam nj\u00eb detyrim ndaj ati qyteti dhe qytetar\u00ebve t\u00eb saj, pasi atje kam kaluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb jet\u00ebs sime. M\u00eb dhimbsej pa mas\u00eb gjendja n\u00eb Memaliaj dhe Bashkin\u00eb Memaliaj para se Albert Malaj t\u00eb merrte administrimin e saj. Sot ndjehem krenar jo vet\u00ebm p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb po b\u00ebn kryetari, ku t\u00eb jem i sinqert\u00eb nuk e njoh nga af\u00ebr, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po del n\u00eb drit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb me vlera historike, kulturore dhe turistike. Ku fal\u00eb edhe investimit t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn Berat Ballaban\u00eb, ku pa dyshim n\u00eb Bashkin\u00eb Memaliaj kalon thuajse n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb territorit, i jep k\u00ebsaj bashkie tjet\u00ebr dimension, r\u00ebnd\u00ebsi dhe vlera, t\u00eb cilat i meriton kjo zon\u00eb. Ajo zon\u00eb ka vera historike shekullore, q\u00eb fillon me kontributin e rolin e Tafil Buzit, me rolin dhe kontributin n\u00eb t\u00eb gjitha luft\u00ebrat p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi e sidomos ajo Nacional \u2013\u00c7lirimtare e cila mori bijt\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb saj. E mbi t\u00eb gjitha d\u00ebmi, roli, kontributi, dhe pasojat q\u00eb pati kjo zon\u00eb nga lufta Italo -Greke. Absolutisht ajo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb e shtuar e historis\u00eb post komuniste, jo vet\u00ebm e qytetit Memaliaj, pasi kjo zon\u00eb ishte jo vet\u00ebm produktivitet kryesor i sfer\u00ebs prodhues n\u00eb socializ\u00ebm, por edhe frika m\u00eb e madhe e pushteti. Ata nuk kishin frik, nuk trembeshin fare se hynin deri n\u00eb mij\u00ebra metra thell\u00eb n\u00eb n\u00ebn tok dhe jo t\u00eb pajtoheshin me q\u00ebndrime, sjellje apo m\u00eb e keqa me vendim marrje q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me interesat e Vendit dhe Kombit. Jo se ata thjesht nuk kishin se \u00e7far\u00eb t\u00eb humbitnin, si proletar, por se donin dhe respektonin lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat q\u00eb u takonin, ndaj kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb par\u00ebt n\u00eb \u00e7do luft\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr liron e tyre dhe t\u00eb vendit. Por kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb sa historike dhe turistike dhe mikprit\u00ebse. Ata pa buk\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb, por kurr\u00eb nuk e nxjerrin nga shpija mikun pa u k\u00ebnaqur dhe pa e vler\u00ebsim maksimal. Ajo zon\u00eb ka pasur e ka bij\/bija t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs deri n\u00eb akademik t\u00eb shk\u00eblqyer dhe deri n\u00eb nd\u00ebr i Kombit. Ajo shquhet p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm, pun\u00ebtor, intelektual, administrator t\u00eb shk\u00eblqyer, ku mund t\u00eb p\u00ebrmendim me dhjet\u00ebra bij e bija q\u00eb ka nxjerr kjo zon\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kana arritur deri n\u00eb sferat e larta t\u00eb drejtimit si ministra, prefekt etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb jo vet\u00ebm \u00e7do fshat ka histori, por dhe vlera n\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb p\u00ebrshkruaja m\u00eb lart. Sot vler\u00eb e shtuar \u00ebsht\u00eb qen\u00ebsia e z. Albert Malaj si qytetar i par i saj. Si administrator nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt. Ai nuk e mendon, aq m\u00eb pak ta shikoj postin e Kreut t\u00eb Bashkis\u00eb Memaliaj, si ofiq, por si vler\u00eb, si detyrim dhe p\u00ebrkushtim ndaj vlerave dhe historis\u00eb e sidomos ndaj nevoj\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj zone dhe bashkie. Ai nuk po bredh zyrave, as po shet mend, aq m\u00eb keq t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e pazareve, por ai po b\u00ebn thjesht\u00eb detyr\u00ebn, at\u00eb q\u00eb i ka vene vetes si objektiv dhe q\u00ebllim. Ai e di shum\u00eb mir\u00eb se \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor, jo prij\u00ebs i tyre. Un\u00eb nuk e di se i kujt formacioni apo force politike i p\u00ebrket, por nj\u00eb gj\u00eb e di mir\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model p\u00ebr pushtetin vendor, pse jo dhe p\u00ebr qeverin\u00eb Rama. Un nuk e di sesi sillen p\u00ebrfaq\u00ebsuesit dhe t\u00eb zgjedhurit me at\u00eb n\u00eb at\u00eb bashki, por nj\u00eb gj\u00eb e di mir\u00eb dhe jua k\u00ebrkoja me forc\u00eb atyre. Ti thoshin faleminderit dhe Bravo. Ai me pun\u00ebn dhe rezultatet nuk u b\u00ebn\u00eb sfid\u00eb as nj\u00ebrit, aq m\u00eb pak atyre, por nder t\u00eb gjith\u00ebve, kushdo qofshin dhe t\u00eb kujtdo qofshin. Bashkia Memaliaj ka pasur dhe do ket\u00eb shum\u00eb emra si qytetar t\u00eb par\u00eb, po v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb Albert Malaj-n. Puna, kontributi dhe ajo q\u00eb po b\u00ebn ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki, natyrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyrim, por \u00ebsht\u00eb edhe vler\u00eb, edhe shembull edhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bindje p\u00ebr secilin qytetar dhe sidomos p\u00ebr n\u00eb njer\u00ebzit e medias, q\u00eb m\u00eb shpesh dhe kollaj, k\u00ebrkojm\u00eb dhe lin\u00e7ojm\u00eb ndonj\u00eb shkelje apo gabim qoft\u00eb dhe njer\u00ebzor, dhe rrim\u00eb shum\u00eb menefrego, p\u00ebr ata t\u00eb zgjedhur dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar q\u00eb i japin me pun\u00ebn e tyre dimensionin q\u00eb meriton Bashkia dhe qytetari. Nuk e di un\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa banor\u00ebt e asaj zon\u00eb, por me shum\u00eb kuraje e them se: n\u00eb at\u00eb zon\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur \u00e7do gj\u00eb edhe vlera historike, dhe resurset turistike, por mbi t\u00eb gjitha mund\u00ebsia dhe qasja p\u00ebr banor\u00ebt dhe qytetar\u00ebt e asaj bashkie, ku thuajse kishin humbur \u00e7do shpres\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb nuk e di sesi e shikon kryeministri i vendit, as nuk kam ndonj\u00eb informacion sesi i ka marr\u00ebdh\u00ebniet dhe \u00e7far\u00eb mb\u00ebshtetje i jep k\u00ebtij kryetari, por duke besuar n\u00eb vlerat dhe kultur\u00ebn e tij qytetare dhe menaxheriale, sidomos si kryetar bashkie, do i thosha: zotit Rama jo vet\u00ebm ta merrte si model, por dhe ti jepte mb\u00ebshtetjen q\u00eb meriton, pasi ai ka nevoj\u00eb po ashtu si kishte nevoj\u00eb zoti Rama, kur u vu n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb se nuk di, por as nuk kam shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna apo informacion nga vjen dhe \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Z. Albert para se t\u00eb b\u00ebhej kreu i bashkis\u00eb Memaliaj, por un\u00eb i m\u00ebshoj dhe dua ta lin\u00e7oj me forc\u00eb t\u00eb madhe k\u00ebt\u00eb q\u00eb po b\u00ebn . N\u00ebse e b\u00ebjm\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb i kemi th\u00ebn\u00eb dhe i kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha mir\u00eb dhe m\u00eb mir\u00eb. Nuk i b\u00ebjm\u00eb nder zotit Albert, as familjes s\u00eb tij, aq m\u00eb pak ti shtojm\u00eb apo t\u00eb kontribuojm\u00eb n\u00eb pasurimin e kulet\u00ebs s\u00eb tij, por i b\u00ebjm\u00eb nder qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj bashkie, zon\u00ebs atje dhe vler\u00ebsojm\u00eb njeriun e pun\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kemi shum\u00eb nevoj\u00eb. Sot nuk ka ndryshuar vet\u00ebm Memaliaj, por \u00e7do fshat dhe zon\u00eb e k\u00ebsaj Bashkie. N\u00eb vitin 1996 udh\u00ebtoja p\u00ebr n\u00eb P\u00ebrmet me nj\u00eb mikun tim m\u00eb peshe shoq\u00ebrore, financiare dhe politike n\u00eb Itali. Kur kaluam n\u00eb Memaliaj pa me mij\u00ebra sa\u00e7e satelitor\u00eb, thuajse \u00e7do sht\u00ebpi. Ai m\u00eb tha- ky qenka qyteti me i pasur e me banoret m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb Itali, as edhe Milanua nuk ka kaq-. Heshta nuk i fola fare, pasi vet\u00ebm un\u00eb e dija sesa i varf\u00ebr ishte Memaliaj dhe sesa do vazhdonte varf\u00ebria e tij. At\u00ebher\u00eb kishte filluar jo vet\u00ebm varf\u00ebria por dhe paraliza e k\u00ebtij qyteti, e cila vazhdoj jo pak por plot nj\u00ebzet e kusur vite. Duhet t\u00eb merrte iniciativ\u00ebn nj\u00eb Albert Malaj dhe ti vendoste shpatullat k\u00ebsaj zone t\u00eb mjer\u00eb t\u00eb humbur, t\u00eb braktisur q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn ti kthente shpres\u00ebn buz\u00ebqeshjen dhe ti jepte vlerat rend\u00ebsin, at\u00eb q\u00eb meriton qytetari dhe gjith\u00eb kjo zon\u00eb. Tani do e ftoj mikun nga Italia, p\u00ebr ti th\u00ebn\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebrgjigjen, por edhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe at\u00eb q\u00eb meriton kjo zon\u00eb dhe k\u00ebta njer\u00ebz. Ndaj nuk e kam jo p\u00ebr turp, por e kam p\u00ebr nd\u00ebr ti them,: Faleminderit, bile edhe ti ulem n\u00eb gjunj\u00eb e ti them Bravo Albert Malaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fejzo Subashi Nuk \u00ebsht\u00eb turp, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr mua, jo ti thuash faleminderit, por edhe ti heq\u00ebsh kapel\u00ebn dhe t\u00eb ulesh n\u00eb gjunj\u00eb, p\u00ebr pun\u00ebn dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po b\u00ebn, kryetari i Bashkis\u00eb Memaliaj Z. Albert Malaj. E kam deklaruar publikisht, n\u00eb lidhje me nocionin filozofik se: Nuk ka b\u00ebr\u00eb vaki deri m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":87273,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[34865,6332],"tags":[37704,37703],"class_list":{"0":"post-90473","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-analiza","8":"category-te-fundit","9":"tag-nje-shembull-dhe-model-qe-duhet-pergjithesuar","10":"tag-z-albert-malaj"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/90473","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=90473"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/90473\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":90475,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/90473\/revisions\/90475"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/87273"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=90473"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=90473"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=90473"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}