{"id":90373,"date":"2025-08-17T11:07:39","date_gmt":"2025-08-17T09:07:39","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=90373"},"modified":"2025-08-17T11:07:39","modified_gmt":"2025-08-17T09:07:39","slug":"zjarret-ne-vend-ministria-e-mbrojtjes-5-vatra-ende-aktive-ja-se-ku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=90373","title":{"rendered":"Zjarret n\u00eb vend\/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive, ja se ku&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Mbrojtjes ka p\u00ebrdit\u00ebsuar t\u00eb dh\u00ebnat mbi situat\u00ebn e zjarreve n\u00eb territorin e vendit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb regjistruar 34 vatra zjarri, nga t\u00eb cilat 27 jan\u00eb shuar, pes\u00eb jan\u00eb aktive dhe dy mbahen n\u00eb monitorim.<\/p>\n<p>N\u00eb operacionet p\u00ebr shuarjen e zjarreve jan\u00eb angazhuar 54 automjete zjarrfik\u00ebse dhe 690 forca operacionale, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga 110 trupa t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura me 2 mjete zjarrfik\u00ebse.<\/p>\n<p>Gjithashtu u angazhuan dy helikopter\u00eb t\u00eb Forc\u00ebs Ajrore shqiptare dhe nj\u00eb helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.<\/p>\n<p><em>Vatrat aktive<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fshatin T\u00ebrnov\u00eb, nj\u00ebsia administrative Zerqan, bashkia Bulqiz\u00eb, ka vijuar puna p\u00ebr shuarjen e zjarrit t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb kuror\u00eb me pyje t\u00eb dendura. Nga puna e forcave operacionale dhe mb\u00ebshtetja me nd\u00ebrhyrje nga ajri, jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll disa vatra. Problematike ngelet nj\u00eb vat\u00ebr n\u00eb vendin e quajtur \u201cMaja e Shk\u00ebmbit\u201d dhe tjetra n\u00eb drejtim t\u00eb fshatit Valikardh\u00eb dhe Peladhi. N\u00eb operacion gjat\u00eb dit\u00ebs u angazhuan 8 efektiv\u00eb t\u00eb MZSH t\u00eb bashkis\u00eb Bulqiz\u00eb, 8 forca bashkiake dhe 8 forca t\u00eb Sh\u00ebrbimi Pyjor. N\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr p\u00ebrballimin e situat\u00ebs u angazhuan edhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura dhe helikopteri i Forc\u00ebs Ajrore. Zjarri zhvillohet me intensitet mesatar dhe m\u00eb s\u00eb shumti brenda perimetrit t\u00eb p\u00ebrshkuar dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ka vijuar puna p\u00ebr shuarjen e zjarrit t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb fshatin Xeth, nj\u00ebsia administrative Blerim, bashkia Fush\u00eb Arr\u00ebz. Zjarri \u00ebsht\u00eb zhvilluar me intensitet duke u p\u00ebrshkall\u00ebzuar n\u00eb fshatrat Kulumri, Trun dhe Kunor\u00eb-Dardh\u00eb. N\u00eb operacion gjat\u00eb dit\u00ebs u angazhuan 42 forca bashkiake, 2 automjete zjarrfik\u00ebse dhe 80 trupa nga FA si dhe 20 vullnetar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt punuan deri n\u00eb mbr\u00ebmje von\u00eb. N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb forcave n\u00eb terren u krye nd\u00ebrhyrje nga ajri nga 2 helikopter\u00eb t\u00eb Forc\u00ebs Ajrore. Gjat\u00eb nat\u00ebs raportohet se situata, e ndikuar edhe nga reshje e shiut q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb zon\u00ebn, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll. Vatra e zjarrit gjat\u00eb nat\u00ebs u mbajt n\u00eb monitorim.<\/p>\n<p>Ka vijuar t\u00eb jet\u00eb aktiv zjarri n\u00eb fshatin Pez\u00eb Helm\u00ebs, nj\u00ebsia administrative Pez\u00eb, bashkia Tiran\u00eb. Vatra e zjarrit \u00ebsht\u00eb vazhdim i zjarrit t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb fshatin Damjan-Fortuzaj nj\u00ebsia administrative Vaqarr. Zjarri n\u00eb mesdit\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrmasa dhe ka dal\u00eb jasht\u00eb kontrollit. P\u00ebr v\u00ebnien n\u00ebn kontroll\u00a0 kreu nd\u00ebrhyrje nga ajri helikopteri i Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe. Situata po mbahet n\u00eb monitorim. Dit\u00ebn e sotme raportohet se vatra e zjarrit ka intensitet t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatrat Kullollas, Kodovjat, Ermenj, nj\u00ebsia administrative Sk\u00ebnderbegas, bashkia Gramsh, ka vazhduar puna p\u00ebr shuarjen e zjarrit t\u00eb r\u00ebn\u00eb m\u00eb dat\u00eb 12.08.2025. Forcat operacionale, vijuan pun\u00ebn me vatrat e vogla, p\u00ebr t\u00eb mos i lejuar p\u00ebrhapjen, ku mbetet aktive nj\u00eb vat\u00ebr n\u00eb Malin e Koshnic\u00ebs, e cila po mbahet n\u00eb monitorim nga punonj\u00ebs t\u00eb Sh\u00ebrbimit Pyjor dhe banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs. Gjat\u00eb dit\u00ebs pati riaktivizim n\u00eb fshatin Blet\u00ebz, e cila u normalizua nga nd\u00ebrhyrja me 1 mjet zjarrfik\u00ebs dhe 4 efektiv\u00eb t\u00eb MZSH. Gjithashtu n\u00eb mesdit\u00eb pati riaktivizim n\u00eb fshatin Kullollas, ku rrezikohej nj\u00eb masiv me pisha. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vat\u00ebr u angazhuan 2 automjete zjarrfik\u00ebse me 6 efektiv\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt arrit\u00ebn ta shuajn\u00eb at\u00eb. Situata n\u00eb fshatrat e p\u00ebrshkuar nga zjarri po mbahet n\u00eb monitorim.<\/p>\n<p>N\u00eb vendin e quajtur \u201cTeqeja e Dushkut\u201d, nj\u00ebsia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vatra e zjarrit vijon t\u00eb jet\u00eb aktive. Gjat\u00eb dit\u00ebs n\u00eb zon\u00eb u angazhuan 2 automjete zjarrfik\u00ebse me 10 efektiv\u00eb nga MZSH Gramsh, 2 fadroma t\u00eb bashkis\u00eb me 4 forca bashkiake dhe 4 vullnetar\u00eb. Ka patur v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr shuarjen e zjarrit p\u00ebr shkak t\u00eb shtresave t\u00eb humusit. Dit\u00ebn e sotme raportohet se vatra e zjarrit \u00ebsht\u00eb drejt izolimit.<\/p>\n<div><\/div>\n<p>Ka vijuar puna p\u00ebr shuarjen e zjarrit t\u00eb r\u00ebn\u00eb m\u00eb dat\u00eb 14.08.2025, n\u00eb fshatin Rreja e Zez\u00eb (Vel\u00eb), nj\u00ebsia administrative Rubik, bashkia Mirdit\u00eb. Gjat\u00eb dit\u00ebs n\u00eb operacion u angazhuan 3 automjete zjarrfik\u00ebse me 7 efektiv\u00eb nga MZSH Mirdit\u00eb, 4 forca policore, 17 forca bashkiake, 7 forca Sh\u00ebrbimi Pyjor dhe 10 vullnetar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb punuar p\u00ebr shuarjen e tij deri n\u00eb mbr\u00ebmje. Nga puna e forcave, u arrit q\u00eb vatra e zjarrit t\u00eb izolohet totalisht dhe nga vler\u00ebsimi i b\u00ebr\u00eb nuk paraqet rrezik p\u00ebr p\u00ebrhapje. Vatra po mbahet n\u00eb monitorim nga forca t\u00eb Sh\u00ebrbimit Pyjor.<\/p>\n<div><\/div>\n<p>Ka vijuar puna p\u00ebr shuarjen e zjarrit t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb Parkun Natyror G\u00ebrmenj, nj\u00ebsia administrative Leskovik, bashkia Kolonj\u00eb. Zjarri zhvillohej me intensitet midis piramid\u00ebs 13 dhe 15, n\u00eb kufi me Greqin\u00eb. Shp\u00ebrthimet her\u00eb pas her\u00eb t\u00eb municioneve luftarake t\u00eb pranishme n\u00eb zon\u00eb q\u00eb nga lufta italo-greke, b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpritej operacioni. N\u00eb zon\u00eb u angazhuan 3 mjete zjarrfik\u00ebse me 13 efektiv\u00eb nga MZSH Kolonj\u00eb, 6 forca policore, 17 forca bashkiake, 7 AdZM, 4 Sh\u00ebrbimi Pyjor dhe 4 forca vullnetare. Zjarri vazhdon aktiv n\u00eb disa vatra. Sipas raportimeve dit\u00ebn e sotme konstatohet se zjarri nuk ka p\u00ebrhapje dhe nuk vihen re riaktivizime.<\/p>\n<p><em>Vatrat e shuara<\/em><\/p>\n<p>Val (Martanesh, Bulqiz\u00eb), Kod\u00ebr Qerre (Mat)<\/p>\n<p>Xeth (Blerim, Fush\u00eb Arr\u00ebz)<\/p>\n<p>Durisht\u00eb (Petrel\u00eb), Ferraj\u2013Zall Herr\u2013Brar\u00eb\u2013Prisk\u00eb e Vog\u00ebl (Dajt), Gjipal (Zall Bastar), Vil\u00eb-Ballaj (Rrogozhin\u00eb)<\/p>\n<p>Kalanjas (Skrapar)<\/p>\n<p>Forca nga t\u00eb gjitha strukturat e emergjencave mbeten n\u00eb terren p\u00ebr t\u00eb monitoruar dhe p\u00ebrballuar \u00e7do riaktivizim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb zjarreve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Mbrojtjes ka p\u00ebrdit\u00ebsuar t\u00eb dh\u00ebnat mbi situat\u00ebn e zjarreve n\u00eb territorin e vendit. Gjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb regjistruar 34 vatra zjarri, nga t\u00eb cilat 27 jan\u00eb shuar, pes\u00eb jan\u00eb aktive dhe dy mbahen n\u00eb monitorim. N\u00eb operacionet p\u00ebr shuarjen e zjarreve jan\u00eb angazhuar 54 automjete zjarrfik\u00ebse dhe 690 forca operacionale, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":51003,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332,29228],"tags":[20740,37646],"class_list":{"0":"post-90373","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"category-vendi","10":"tag-ja-se-ku","11":"tag-zjarret-ne-vend-ministria-e-mbrojtjes-5-vatra-ende-aktive"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/90373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=90373"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/90373\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":90374,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/90373\/revisions\/90374"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/51003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=90373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=90373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=90373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}