{"id":90264,"date":"2025-08-14T09:57:37","date_gmt":"2025-08-14T07:57:37","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=90264"},"modified":"2025-08-14T09:57:37","modified_gmt":"2025-08-14T07:57:37","slug":"bashkite-perballen-me-situate-emergjente-por-u-mungojne-zjarrfikesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=90264","title":{"rendered":"Bashkit\u00eb p\u00ebrballen me situat\u00eb emergjente, por u mungojn\u00eb zjarrfik\u00ebsit"},"content":{"rendered":"<div class=\"post-wrapper\">\n<div class=\"post-wrap\">\n<div class=\"jeg_main \">\n<div class=\"jeg_container\">\n<div class=\"jeg_content jeg_singlepage\">\n<div class=\"container\">\n<div class=\"jeg_ad jeg_article jnews_article_top_ads\">\n<div class=\"ads-wrapper  \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"mobilee\" align=\"center\"><ins id=\"revive-1-1\" data-revive-zoneid=\"173\" data-revive-id=\"2581c650fb61ab0cf7e084114e7ddb41\" data-revive-seq=\"1\" data-revive-loaded=\"1\"><\/p>\n<div id=\"beacon_cc57eeb237\" style=\"text-align: left;\">Bashkit\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin po p\u00ebrballojn\u00eb situat\u00ebn emergjente e krijuar me zjarret me 25% m\u00eb pak personel zjarrfik\u00ebsish, sesa e k\u00ebrkon ligji \u201cP\u00ebr sh\u00ebrbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shp\u00ebtimin\u201d.<\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"row\">\n<div class=\"jeg_main_content col-md-8\">\n<div class=\"jeg_inner_content\">\n<div class=\"entry-content no-share\">\n<div class=\"content-inner \">\n<p>N\u00eb legjislacion p\u00ebrcaktohet se \u00e7do stacioni i sh\u00ebrbimit t\u00eb Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shp\u00ebtimi (MZSH) nj\u00eb nj\u00ebsi operuese dhe inspektuese q\u00eb ngrihet n\u00eb \u00e7do bashki, duhet t\u00eb zbatoj\u00eb standardin e t\u00eb pasurit 1 zjarrfik\u00ebs profesionist p\u00ebr 1,500-2,000 banor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb total n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb n\u00eb rang vendi jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar 1,300 zjarrfik\u00ebs sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Institutit t\u00eb Bashkive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_2_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb raportin vjetor p\u00ebr \u201cQeverisja vendore n\u00eb Shqip\u00ebri- Raport mbi situat\u00ebn aktuale 2024\u201d Institutit p\u00ebr Bashkit\u00eb te Shqip\u00ebris\u00eb evidenton se numri mesatar i zjarrfik\u00ebsve n\u00eb nivel komb\u00ebtar arrin 0.8 zjarrfik\u00ebs p\u00ebr 1,500 banor\u00eb, nd\u00ebrsa numri i automjeteve zjarrfik\u00ebse \u00ebsht\u00eb 0.9 p\u00ebr 10,000 banor\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo tregon se numri i zjarrfik\u00ebsve t\u00eb pun\u00ebsuar p\u00ebr 1,500 banor\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 25% n\u00ebn nivelin e k\u00ebrkuar nga ligji \u201cP\u00ebr sh\u00ebrbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shp\u00ebtimin\u201d.<\/p>\n<p>Drejtori ekzekutiv i Institutit t\u00eb Bashkive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Agron Haxhimali tha p\u00ebr Monitor se jo vet\u00ebm q\u00eb numri i zjarrfik\u00ebsve \u00ebsht\u00eb n\u00ebn nivelin e p\u00ebrcaktuar n\u00eb ligjin e vitit 2015, por edhe numri i tyre rezulton se ka nj\u00eb shp\u00ebrndarje t\u00eb pabarabart\u00eb, ku bashkit\u00eb e vogla kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb zjarrfik\u00ebs dhe automjete zjarrfik\u00ebse p\u00ebr frym\u00eb sesa bashkit\u00eb e m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u201cPor kjo mund t\u00eb lidhet me shp\u00ebrndarjen e popullsis\u00eb n\u00eb zona rurale, ku distancat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe infrastruktura rrugore m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Nd\u00ebrsa Tirana ka numrin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb zjarrfik\u00ebsve dhe automjeteve zjarrfik\u00ebse p\u00ebr frym\u00eb, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shpjegohet me p\u00ebrqendrimin e popullsis\u00eb dhe infrastruktur\u00ebn m\u00eb t\u00eb zhvilluar rrugore n\u00eb kryeqytet\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Po ashtu deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018, n\u00eb \u00e7do bashki u ngrit\u00ebn stacione zjarrfik\u00ebse me nj\u00eb personel minimal prej 14 punonj\u00ebsish. Numri i stacioneve t\u00eb zjarrfik\u00ebsve \u00ebsht\u00eb 70.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sfidave t\u00eb vazhdueshme q\u00eb ka Shqip\u00ebria p\u00ebr mbrojtjen nga zjarri, drejtori ekzekutiv i Institutit p\u00ebr Bashkit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, Agron Haxhimali, theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e modernizimit t\u00eb mjeteve operative dhe forcave zjarrfik\u00ebse.<\/p>\n<p>Ai komentoi situat\u00ebn aktuale t\u00eb menaxhimit t\u00eb zjarreve n\u00eb disa bashki, p\u00ebrfshir\u00eb Delvin\u00ebn dhe Gramshin, ku jan\u00eb angazhuar jo vet\u00ebm forcat zjarrfik\u00ebse vendore, por edhe helikopter\u00eb dhe forca t\u00eb Armatosura Shqiptare dhe t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb terren p\u00ebr shuarjen e zjarreve, sidomos n\u00eb Bashkin\u00eb Delvin\u00eb dhe Gramsh, jan\u00eb angazhuar forcat zjarrfik\u00ebse vendore, automjetet zjarrfik\u00ebse t\u00eb bashkive, si dhe helikopter\u00eb t\u00eb Forcave Ajrore shqiptare dhe t\u00eb huaja p\u00ebr zonat e v\u00ebshtira. Pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme ka qen\u00eb gadishm\u00ebria e qytetar\u00ebve dhe vullnetar\u00ebve.\u201d<\/p>\n<p>Sipas Haxhimalit, edhe pse ka pasur p\u00ebrpjekje t\u00eb koordinuara, infrastruktura zjarrfik\u00ebse n\u00eb k\u00ebto bashki mbetet e kufizuar, me munges\u00eb mjeteve moderne dhe nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb personel t\u00eb trajnuar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb dy bashkit\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdhra evakuimi p\u00ebr disa fshatra dhe \u00ebsht\u00eb koordinuar nd\u00ebrhyrja mes strukturave vendore e qendrore p\u00ebr frenimin e flak\u00ebve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, infrastruktura zjarrfik\u00ebse n\u00eb k\u00ebto bashki \u00ebsht\u00eb e kufizuar, me pak mjete moderne dhe nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb personel t\u00eb trajnuar, \u00e7ka e v\u00ebshtir\u00ebson reagimin ndaj emergjencave t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet theksuar kontributi shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i avion\u00ebve nga mekanizimi evropian e mbrojtjes.<\/p>\n<p>Kjo tregon edhe nj\u00eb her\u00eb se sa r\u00ebnd\u00ebsi merr investimi n\u00eb mjete t\u00eb tilla. Por sistemi i mbrojtjes civile k\u00ebrkohet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb vital dhe i integruar, n\u00eb burime, teknologji, infrastruktur\u00eb, organizime, edukim nd\u00ebrgjegj\u00ebsim etj\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e fundit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore mbi gatishm\u00ebrin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr shuarjen e zjarreve, u theksua se vendi ka kapacitete t\u00eb kufizuara p\u00ebr t\u00eb shuar zjarret n\u00eb zona t\u00eb larg\u00ebta, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb pajisjeve specifike si kamerat termike dhe automjetet e specializuara p\u00ebr zonat malore dhe t\u00eb thella.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb automjete zjarrfik\u00ebse dhe pajisje moderne q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar situata m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, sidomos n\u00eb zona t\u00eb izoluara,\u201d shtoi Haxhimali.<\/p>\n<p>Kjo pasqyron nj\u00eb tjet\u00ebr sfid\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr administrat\u00ebn lokale dhe p\u00ebr qeverin\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb siguroj\u00eb fonde t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kapaciteteve t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb zjarrfik\u00ebsve dhe menaxhimin e zjarreve n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Instituti p\u00ebr Bashkit\u00eb Shqiptare ka rekomanduar rritjen e transfertave sektoriale dhe krijimin e nj\u00eb fondi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr emergjencat zjarrfik\u00ebse, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr p\u00ebrballimin e situatave kritike.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrfshin: shtimin e fondeve p\u00ebr modernizimin e flot\u00ebs s\u00eb automjeteve zjarrfik\u00ebse, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb bashkit\u00eb me infrastruktur\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb; mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr rritjen e numrit t\u00eb zjarrfik\u00ebsve n\u00eb raport me popullsin\u00eb dhe nevojat specifike t\u00eb secil\u00ebs bashki.<\/p>\n<p>Po ashtu sipas Institutit t\u00eb Bashkive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballimin e situatave emergjente p\u00ebr bashkit\u00eb haset nevoja e hartimit t\u00eb planeve t\u00eb detajuara p\u00ebr menaxhimin e rrezikut nga zjarret, t\u00eb p\u00ebrshtatura sipas karakteristikave t\u00eb secil\u00ebs bashki dhe kapacitete n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor p\u00ebr shuarjen e zjarreve n\u00eb pyje, pasi kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tipologji t\u00eb ndryshme nga zjarret urbane.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2025, 61 bashkit\u00eb e vendit kan\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb fond prej 2,1 miliard\u00eb lek\u00eb (rreth 21 milion\u00eb euro) p\u00ebr sh\u00ebrbimin e mbrojtjes nga zjarri, p\u00ebrmes transfert\u00ebs s\u00eb pakusht\u00ebzuar nga buxheti i shtetit. Krahasuar me vitin 2024, ky fond \u00ebsht\u00eb rritur me 36%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr emergjencat civile, fondi i vitit 2025 q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dispozicion nga buxheti i shtetit \u00ebsht\u00eb 5,4 miliard\u00eb lek\u00eb (rreth 55 milion\u00eb euro), nj\u00eb rritje prej 1.4% krahasuar me vitin 2024.<\/p>\n<p>Agron Haxhimali, drejtor i Institutit t\u00eb Bashkive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb her\u00ebt rekomandoi se \u00ebsht\u00eb e nevojshme nj\u00eb rishp\u00ebrndarje e fondeve t\u00eb buxhetit p\u00ebr situatat emergjente.<\/p>\n<p>Ai sugjeroi q\u00eb bashkit\u00eb q\u00eb p\u00ebrballen drejtp\u00ebrdrejt me situata t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb fonde.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrcakton ligji p\u00ebr organizimin e struktur\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimit<\/strong><\/p>\n<p><strong>Neni 7 Organizimi i struktur\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimit<\/strong><\/p>\n<p>1. Sh\u00ebrbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shp\u00ebtimin organizohet n\u00eb nivel qendror dhe vendor. Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shp\u00ebtimin p\u00ebrfaq\u00ebson nivelin qendror; strukturat e sh\u00ebrbimit t\u00eb MZSH-s\u00eb n\u00eb bashki p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nivelin vendor dhe organizohen n\u00eb drejtori ose sektor\u00eb.<\/p>\n<p>2. Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e MZSH-s\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ministrit, p\u00ebrfaq\u00ebson autoritetin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb teknik, mbik\u00ebqyr\u00ebs dhe drejtues t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb MZSH-s\u00eb. Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e MZSH-s\u00eb organizohet n\u00eb drejtori me funksione inspektimi, koordinimi, trajnimi dhe logjistike.<\/p>\n<p>3. Drejtoria ose sektori i sh\u00ebrbimit t\u00eb MZSH-s\u00eb n\u00eb nivel vendor \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb. Ajo p\u00ebrfaq\u00ebson struktur\u00ebn baz\u00eb operuese dhe inspektuese n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes nga zjarri dhe shp\u00ebtimin n\u00eb territorin q\u00eb ka n\u00eb juridiksion.<\/p>\n<p>4. \u00c7do bashki duhet t\u00eb mbuloj\u00eb territorin e saj me sh\u00ebrbim zjarrfik\u00ebs, me stacione t\u00eb kompletuara me personel, automjete dhe pajisje zjarrfik\u00ebse.<\/p>\n<p>5. Stacioni i sh\u00ebrbimit t\u00eb MZSH-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsi operuese dhe inspektuese n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb shefit t\u00eb sektorit t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb MZSH-s\u00eb dhe ngrihet n\u00eb \u00e7do bashki, duke zbatuar standardin 1 zjarrfik\u00ebs profesionist p\u00ebr 1500-2000 banor\u00eb.<\/p>\n<p>6. \u00c7do stacion duhet t\u00eb ket\u00eb jo m\u00eb pak se 14 zjarrfik\u00ebs, personel profesionist.\/Monitor<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkit\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin po p\u00ebrballojn\u00eb situat\u00ebn emergjente e krijuar me zjarret me 25% m\u00eb pak personel zjarrfik\u00ebsish, sesa e k\u00ebrkon ligji \u201cP\u00ebr sh\u00ebrbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shp\u00ebtimin\u201d. N\u00eb legjislacion p\u00ebrcaktohet se \u00e7do stacioni i sh\u00ebrbimit t\u00eb Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shp\u00ebtimi (MZSH) nj\u00eb nj\u00ebsi operuese dhe inspektuese q\u00eb ngrihet n\u00eb \u00e7do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":55392,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332,29228],"tags":[37595,37596],"class_list":{"0":"post-90264","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"category-vendi","10":"tag-bashkite-perballen-me-situate-emergjente","11":"tag-por-u-mungojne-zjarrfikesit"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/90264","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=90264"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/90264\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":90265,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/90264\/revisions\/90265"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/55392"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=90264"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=90264"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=90264"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}