{"id":90057,"date":"2025-08-08T17:44:08","date_gmt":"2025-08-08T15:44:08","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=90057"},"modified":"2025-08-08T17:44:08","modified_gmt":"2025-08-08T15:44:08","slug":"spak-kapen-17-tone-kokaine-10-te-arrestuar-6-ne-kerkim-sekuestrohen-resorte-dhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=90057","title":{"rendered":"SPAK: Kapen 17 ton\u00eb kokain\u00eb, 10 t\u00eb arrestuar, 6 n\u00eb k\u00ebrkim, sekuestrohen resorte dhe&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>SPAK jep detaje n\u00eb lidhje me goditjen ndaj organizat\u00ebs kriminale shqiptare, s\u00eb cil\u00ebs iu sekuestrua 17 ton\u00eb kokain\u00eb, q\u00eb tregtohej n\u00eb vendet e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>GJKKO, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK, l\u00ebshoi 16 urdh\u00ebr-arreste n\u00eb total pas operacionit n\u00eb qytetet Elbasan, Lushnje, Durr\u00ebs, Tiran\u00eb.Masat e siguris\u00eb jan\u00eb zbatuar p\u00ebr 10 persona, nd\u00ebrsa 6 t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Kjo organizat\u00eb kriminale\u00a0 operonte n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb globale, duke bashk\u00ebpunuar me grupe t\u00eb tjera kriminale p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e m\u00ebdha n\u00eb prona dhe biznese n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb saj.<\/p>\n<p>Mes pronave t\u00eb sekuestruara \u00ebsht\u00eb edhe rezorti luksoz \u201cAjman Park\u201d, ku p\u00ebrfshihen hotele, godina sh\u00ebrbimi, restorant dhe ambiente tregtare,\u00a0 Xhafzotaj, Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>NJOFTIMI I SPAK\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><em>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (Prokuroria e Posa\u00e7me), ka kryer hetime kund\u00ebr nj\u00eb organizate kriminale t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikimin e kokain\u00ebs dhe pastrimin e parave. Hetimet, t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb bashk\u00ebpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan n\u00eb analiz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb komunikimit t\u00eb enkriptuara t\u00eb platform\u00ebs SkyECC. Nga k\u00ebto hetime jan\u00eb zbuluar d\u00ebrgesa shum\u00eb-ton\u00ebshe kokain\u00eb nga Amerika Latine drejt porteve kryesore t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Hamburgun, Anvers etj.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo organizat\u00eb kriminale\u00a0 operonte n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb globale, duke bashk\u00ebpunuar me grupe t\u00eb tjera kriminale p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e m\u00ebdha n\u00eb prona dhe biznese n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb saj.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb kontekstin e k\u00ebsaj organizate kriminale, Prokuroria e Posa\u00e7me \u00a0ka kryer hetime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr.187\/2023 p\u00ebr veprat penale te \u201cTrafikimi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d, \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d, \u201cOrganizata kriminale\u201d dhe \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d parashikuar nga nenet 283\/a, 287, 333\/1 dhe 2 e 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><em>Prokuroria e Posa\u00e7me ka paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal ndaj 16 (gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) shtetasve shqiptar\u00eb, k\u00ebrkes\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb miratuar nga Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posa\u00e7me) me vendimin nr.82 akti dat\u00eb 06.08.2025, duke vendosur mas\u00ebn \u201carrest n\u00eb burg\u201d, bazuar n\u00eb nenin 238 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale p\u00ebr 14 (kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb) persona dhe p\u00ebr 2 (dy) t\u00eb tjer\u00ebve ka caktuar mas\u00ebn e sigurimit detyrim p\u00ebr tu paraqitur ne policin\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/em><\/p>\n<p><em>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb bashk\u00ebpunim me Byron\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit kan\u00eb ekzekutuar masat e sigurimit p\u00ebr 9 t\u00eb hetuar (p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb nga drejtuesit), prej t\u00eb cil\u00ebve 7 me mas\u00ebn\u201carrest me burg\u201d\u00a0dhe 2 me mas\u00ebn\u00a0\u201cdetyrim paraqitje\u201d, nd\u00ebrsa nj\u00eb prej t\u00eb hetuarve gjendet aktualisht i arrestuar n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb BE \u2013 s\u00eb (drejtues i organizat\u00ebs). Po punohet p\u00ebr ekzekutimin e masave t\u00eb sigurimit p\u00ebr 6 persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Masa\u00a0\u201carrest me burg\u201d\u00a0n\u00eb Shqip\u00ebri:<\/strong><\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em>E.\u00c7<\/em><\/li>\n<li><em>A.\u00c7<\/em><\/li>\n<li><em>P.L<\/em><\/li>\n<li><em>R.M<\/em><\/li>\n<li><em>G.\u00c7<\/em><\/li>\n<li><em>M.K<\/em><\/li>\n<li><em>El.\u00c7<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em><strong>Masa\u00a0\u201cdetyrim paraqitje\u201d\u00a0n\u00eb Shqip\u00ebri:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>8. D.P<\/em><br \/>\n<em>9. K.Gj<\/em><\/p>\n<p><em><strong>I arrestuari n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb BE-s\u00eb:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>10. F.C<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr interesat e hetimit,\u00a0 Prokuroria e Posa\u00e7me ka k\u00ebrkuar dhe marr\u00eb miratimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr kryerjen e kontrolleve n\u00eb banesa, automjete dhe persona t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb vijim e sip\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Sekuestrimet e sasive t\u00eb kokain\u00ebs:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb hetimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jan\u00eb identifikuar dhe goditur dy ngarkesa t\u00eb m\u00ebdha kokaine, t\u00eb transportuara nga Amerika e Jugut drejt Evrop\u00ebs dhe m\u00eb konkretisht:<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em><strong>Shtator 2020 \u2013 Paraguaj \u2192 Belgjik\u00eb (Anvers)<\/strong><\/em><br \/>\n<em>Grupi i drejtuar nga E.\u00c7. dhe F. G., n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb shtetas brazilian, organizoi trafikimin e\u00a0<strong>11.6 ton<\/strong>\u00a0kokain\u00eb, fshehur n\u00eb kuti sapuni dhe kuti boje metalike me logon \u201cFox\u201d. Ngarkesa u nis nga porti i Villeta (Paraguaj) dhe mb\u00ebrriti n\u00eb Anvers m\u00eb 04.11.2020.<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb vijim, gjat\u00eb operacioneve t\u00eb policis\u00eb n\u00eb Roterdam, u sekuestruan\u00a0<strong>600 kg<\/strong>\u00a0kokain\u00eb dhe\u00a0<strong>2 milion\u00eb euro<\/strong>, si dhe u arrestuan shtetasit shqiptar\u00eb M.D. dhe N.B.<\/em><\/li>\n<li><em><strong>Dhjetor 2020 \u2013 Shkurt 2021 \u2013 Paraguaj \u2192 Gjermani (Hamburg)<\/strong><\/em><br \/>\n<em>E.\u00c7. dhe F.G. organizuan dhe financuan trafikimin e\u00a0<strong>16.4 ton<\/strong>\u00a0kokain\u00eb, fshehur n\u00eb bombola metalike me boj\u00eb\/koll\u00eb nd\u00ebrtimi dhe t\u00eb stampuara me logo (\u201csy me rrufe t\u00eb kuqe\u201d, \u201cPuma\u201d, \u201cshenja infinit\u201d), me vler\u00eb tregu prej 1.5 miliard deri 3.5 miliard euro. Ngarkesa, e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb disa kontejner\u00eb, mb\u00ebrriti n\u00eb Hamburg m\u00eb 12.02.2021 dhe u sekuestrua nga autoritetet doganore gjermane. (<\/em><a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/news\/world-europe-56177177\"><em>Cocaine \u2018worth billions\u2019 seized in record Germany and Belgium haul<\/em><\/a><em>).<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em><strong>Tipologjia e organizat\u00ebs kriminale<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Hetimet e kryera n\u00eb bashk\u00ebpunim me autoritetet ligjzbatuese partnere dhe analiza e komunikimeve t\u00eb p\u00ebrgjuara n\u00eb aplikacionin\u00a0<strong>SkyECC<\/strong>\u00a0kan\u00eb zbuluar nj\u00eb struktur\u00eb kriminale t\u00eb p\u00ebrmasave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e udh\u00ebhequr nga shtetasit\u00a0<strong>E.\u00c7.<\/strong>\u00a0dhe\u00a0<strong>F.G.<\/strong>, e cila kontrollonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb zinxhirin e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs \u2013 nga prodhimi, magazinimi dhe p\u00ebrpunimi n\u00eb laborator\u00ebt e Paraguait, transporti nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe shp\u00ebrndarja n\u00eb tregjet europiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb fituara.<\/em><\/p>\n<p><em>Ngarkesat e m\u00ebdha t\u00eb kokain\u00ebs siguroheshin direkt nga prodhuesit nga drejtuesi i organizat\u00ebs E. \u00c7. (i cili s\u00eb bashku me v\u00ebllan\u00eb e tij A. \u00c7. ishin vendosur n\u00eb Paraguai), magazinoheshin dhe b\u00ebheshin gati p\u00ebr transport n\u00eb Paraguai. L\u00ebnda narkotike fshihej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sofistikuar n\u00eb ngarkesa legale \u2013 kuti sapuni, bombola boje dhe kollose nd\u00ebrtimi \u2013 t\u00eb maskuara me marka tregtare si \u201cFox\u201d apo me shenja t\u00eb ve\u00e7anta dalluese si \u201cPuma\u201d ose \u201csy me rrufe\u201d. K\u00ebto ngarkesa transportoheshin me kontejner\u00eb detar\u00eb nga portet e Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut drejt porteve t\u00eb m\u00ebdha evropiane, kryesisht Anvers (Belgjik\u00eb) dhe Hamburgu (Gjermani), ku m\u00eb pas shp\u00ebrndaheshin p\u00ebrmes rrjeteve t\u00eb brendshme t\u00eb tregut t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb BE.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Qarkullimi dhe menaxhimi i parave<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Hetimi ka treguar se ky grup kishte ngritur nj\u00eb mekaniz\u00ebm financiar jasht\u00ebzakonisht t\u00eb sofistikuar p\u00ebr t\u00eb qarkulluar dhe fshehur t\u00eb ardhurat nga aktiviteti kriminal. Nj\u00eb prej metodave kryesore ka qen\u00eb transporti fizik i parave \u201ccash\u201d nga vendet e BE-s\u00eb drejt Shqip\u00ebris\u00eb, duke p\u00ebrdorur shofer\u00eb autobus\u00ebsh kryesisht shqiptar t\u00eb transportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb pasagjer\u00ebve. Kjo m\u00ebnyr\u00eb kishte disa p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr grupin:<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em><strong>Evitimi i gjurmimit bankar<\/strong>\u00a0dhe i detyrimit ligjor p\u00ebr deklarimin e burimit t\u00eb fondeve;<\/em><\/li>\n<li><em><strong>Shmangia e kontrolleve doganore zyrtare<\/strong>, duke p\u00ebrdorur rrug\u00eb t\u00eb shkurtra dhe pikat kufitare m\u00eb pak t\u00eb monitoruara;<\/em><\/li>\n<li><em><strong>Siguria p\u00ebrmes rrjetit t\u00eb besuar t\u00eb shofer\u00ebve<\/strong>, numri i t\u00eb cil\u00ebve ishte i kufizuar dhe i p\u00ebrzgjedhur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi besimin reciprok.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>Shofer\u00ebt, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb sh\u00ebrbimit dhe rrezikut t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr, p\u00ebrfitonin rreth 2% tarif\u00eb mbi shum\u00ebn e transportuar. K\u00ebto pagesa b\u00ebheshin drejtp\u00ebrdrejt nga an\u00ebtar\u00ebt e grupit dhe garantoheshin nga personat p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr menaxhimin e logjistik\u00ebs financiare.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Koordinimi i pagesave<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Figura ky\u00e7e si \u00a0<strong>F.G.<\/strong>,\u00a0<strong>E.\u00c7.<\/strong>, si dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, luanin rol aktiv n\u00eb organizimin e k\u00ebtyre transfertave. Pagesat dhe kompensimet e brendshme shpesh maskoheshin p\u00ebrmes\u00a0<strong>transaksioneve t\u00eb tjera t\u00eb fshehta<\/strong>, t\u00eb dizajnuara p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb sistemin financiar zyrtar.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrve\u00e7 transportit fizik, rrjeti p\u00ebrdorte edhe sistemin informal t\u00eb transfertave t\u00eb njohur si \u201cha\u00ebala\u201d ose \u201ctoken\u201d, ku shumat e m\u00ebdha qarkullonin p\u00ebrmes nj\u00eb zinxhiri nd\u00ebrmjet\u00ebsish pa asnj\u00eb evidenc\u00eb bankare. Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e fondeve kanalizohej drejt Bolivis\u00eb, e cila, p\u00ebr shkak t\u00eb nivelit t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb kontrollit financiar dhe pozicionit t\u00eb saj strategjik, sh\u00ebrbente si nyje ky\u00e7e p\u00ebr p\u00ebrfundimin e transaksioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb parave.<\/em><\/p>\n<p><em>Kombinimi i k\u00ebtyre metodave, transporti fizik me shofer\u00eb t\u00eb besuar dhe sistemi i transfertave informale, i mund\u00ebsonte k\u00ebsaj organizate kriminale qarkullimin e qindra milion\u00eb Euro cash, duke reduktuar ndjesh\u00ebm riskun e sekuestrimit dhe duke siguruar vazhdim\u00ebsin\u00eb e aktivitetit t\u00eb tij n\u00eb shkall\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes, Altin Dumani dhe Vladimir Mara, theksojn\u00eb se:<\/strong><\/em><br \/>\n<em>\u201cKjo organizat\u00eb kriminale mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb nga organizatat shqiptare m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs. Ajo kishte kapacitetin p\u00ebr t\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb \u00e7mimin e kokain\u00ebs n\u00eb tregjet evropiane dhe p\u00ebr t\u00eb menaxhuar sasi t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs narkotike n\u00eb periudha t\u00eb shkurtra kohore. Fuqia financiare e lart\u00eb e k\u00ebsaj organizate, strukturimi dhe organizimi i nj\u00eb niveli shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb si dhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb rikuperuar humbjet q\u00eb vinin nga sekuestrimet e dallojn\u00eb at\u00eb nga grupet e tjera kriminale t\u00eb hetuara nga SPAK .\u201d<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Pronat e sekuestruara<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posa\u00e7me ka vendosur sekuestrimin preventiv p\u00ebr gjithsej 14 pasuri t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke p\u00ebrfshir\u00eb resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota n\u00eb shoq\u00ebri, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave n\u00ebn hetim\u00a0 si m\u00eb posht\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Resorte turistike:<\/strong><\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>\u00a0<\/em>\n<ul>\n<li><em>\u201cA\u2026.. PARK\u201d Resort ku p\u00ebrfshihen hotele, godina sh\u00ebrbimi, restorant dhe ambiente tregtare,\u00a0 Xhafzotaj, Durr\u00ebs.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<\/li>\n<\/ul>\n<p><em><strong>Vila dhe apartamente:<\/strong><\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>\u00a0<\/em>\n<ul>\n<li><em>Vil\u00eb dy kat\u00ebshe tip \u201cELYSIAN\u201d, n\u00eb bregdetin e Dh\u00ebrmiut, bashkia Himar\u00eb (sip\u00ebrfaqe totale rreth 378.2 m\u00b2), me vler\u00eb tregu prej af\u00ebrsisht 1.000.000 Euro.<\/em><\/li>\n<li><em>Vil\u00eb e porositur dat\u00eb 06.11.2024, n\u00eb Tiran\u00eb.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<\/li>\n<\/ul>\n<p><em><strong>Truall, toka dhe nd\u00ebrtesa:<\/strong><\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>\u00a0<\/em>\n<ul>\n<li><em>Pasuri truall dhe nd\u00ebrtesa n\u00eb Tiran\u00eb, Sharr\u00eb.<\/em><\/li>\n<li><em>Pasuri (me status regjistrim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm).<\/em><\/li>\n<li><em>Pasuri nr. 349\/45 n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi.<\/em><\/li>\n<li><em>Tok\u00eb ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 5900 m\u00b2, Sharr\u00eb, Tiran\u00eb.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<\/li>\n<\/ul>\n<p><em><strong>Kuota dhe aksione n\u00eb shoq\u00ebri tregtare:<\/strong><\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>\u00a0<\/em>\n<ul>\n<li><em>Kuotat\/aksionet n\u00eb shoq\u00ebri tregtare,\u00a0 Kavaj\u00eb.<\/em><\/li>\n<li><em>Shoq\u00ebri tregtare, Durr\u00ebs.<\/em><\/li>\n<li><em>Shoq\u00ebri tregtare, Rrogozhin\u00eb.<\/em><\/li>\n<li><em>Shoq\u00ebri tregtare, Durr\u00ebs.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<\/li>\n<\/ul>\n<p><em><strong>Automjete:<\/strong><\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>\u00a0<\/em>\n<ul>\n<li><em>Tre automjete.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<\/li>\n<\/ul>\n<p><em>Sekuestrime gjat\u00eb ekzekutimit t\u00eb vendimeve t\u00eb kontrollit:<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>Mbi 111 800 Euro Cash;<\/em><\/li>\n<li><em>4000 USD<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>880.000 Lek\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK jep detaje n\u00eb lidhje me goditjen ndaj organizat\u00ebs kriminale shqiptare, s\u00eb cil\u00ebs iu sekuestrua 17 ton\u00eb kokain\u00eb, q\u00eb tregtohej n\u00eb vendet e Europ\u00ebs. GJKKO, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK, l\u00ebshoi 16 urdh\u00ebr-arreste n\u00eb total pas operacionit n\u00eb qytetet Elbasan, Lushnje, Durr\u00ebs, Tiran\u00eb.Masat e siguris\u00eb jan\u00eb zbatuar p\u00ebr 10 persona, nd\u00ebrsa 6 t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":83713,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[37500,24400,37501,37499],"class_list":{"0":"post-90057","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"tag-10-te-arrestuar","10":"tag-6-ne-kerkim","11":"tag-sekuestrohen-resorte-dhe","12":"tag-spak-kapen-17-tone-kokaine"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/90057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=90057"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/90057\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":90058,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/90057\/revisions\/90058"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/83713"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=90057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=90057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=90057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}