{"id":88510,"date":"2025-06-17T12:08:05","date_gmt":"2025-06-17T10:08:05","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=88510"},"modified":"2025-06-17T12:08:05","modified_gmt":"2025-06-17T10:08:05","slug":"sezoni-turistik-policia-e-shtetit-publikon-planin-e-masave-kontrolle-me-drone-dhe-patrulla-ne-plazhe-kufizim-i-qarkullimit-per-mjetet-e-renda-deri-me","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=88510","title":{"rendered":"Sezoni turistik\/Policia e Shtetit publikon planin e masave, kontrolle me dron\u00eb dhe patrulla n\u00eb plazhe, kufizim i qarkullimit p\u00ebr mjetet e r\u00ebnda deri m\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka publikuar planin zyrtar t\u00eb masave p\u00ebr sezonin turistik veror 2025, me fokus te garantimi i rendit, siguris\u00eb dhe menaxhimi i fluksit t\u00eb turist\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. V\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar zonave bregdetare, liqenore dhe atyre me interes t\u00eb lart\u00eb turistik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr masat kryesore \u00ebsht\u00eb kufizimi i qarkullimit p\u00ebr mjetet e tonazhit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb gjat\u00eb fundjavave dhe dit\u00ebve t\u00eb festave deri m\u00eb 15 shtator, me q\u00ebllim leht\u00ebsimin e trafikut n\u00eb pikat ky\u00e7e.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i policis\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>MASAT E POLICIS\u00cb S\u00cb SHTETIT P\u00cbR SEZONIN TURISTIK 2025<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb garantuar rendin dhe sigurin\u00eb gjat\u00eb sezonit veror 2025, Policia e Shtetit ka hartuar dhe \u00ebsht\u00eb duke zbatuar nj\u00eb plan t\u00eb detajuar masash, i cili synon:<\/p>\n<p>Sigurin\u00eb n\u00eb zonat bregdetare, liqenore dhe lumore;<\/p>\n<p>Leht\u00ebsimin e qarkullimit n\u00eb pikat e kalimit kufitar;<\/p>\n<p><em>Parandalimin e aksidenteve rrugore dhe veprimtarive kriminale;<\/em><\/p>\n<p><em>Zbatimin e orarit t\u00eb ndalimit t\u00eb muzik\u00ebs;<\/em><\/p>\n<p><em>Mbrojtjen e mjedisit dhe zonave turistike.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndryshe nga viti i kaluar, k\u00ebt\u00eb vit sh\u00ebrbimi 12-or\u00ebsh do t\u00eb aplikohet vet\u00ebm n\u00eb zonat bregdetare. N\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb policive vendore do t\u00eb d\u00ebrgohen sh\u00ebrbime shtes\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb kompensohen sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb funksion t\u00eb planit jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion:<\/em><\/p>\n<p><em>Dhjet\u00ebra automjete dhe motomjete p\u00ebr rritjen e gatishm\u00ebris\u00eb dhe reagimit t\u00eb shpejt\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>Punonj\u00ebs policie me bi\u00e7ikleta q\u00eb patrullojn\u00eb n\u00eb plazhe, p\u00ebr forcimin e policimit komunitar dhe p\u00ebr t\u2019iu ofruar ndihm\u00eb pushuesve;<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00ebsia Policore Detare p\u00ebr kontrollin dhe nd\u00ebshkimin e lundrimeve t\u00eb rrezikshme brenda zonave t\u00eb ndaluara;<\/em><\/p>\n<p><em>Dron\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren nga sh\u00ebrbimet policore p\u00ebr kontrollin e perimetrit t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb plazhe, si dhe p\u00ebr evidentimin dhe nd\u00ebshkimin e shkeljeve rrugore.<\/em><\/p>\n<p><em>Policia Kufitare ka marr\u00eb masa p\u00ebr shtimin e sporteleve dhe burimeve njer\u00ebzore n\u00eb PKK, me q\u00ebllim menaxhimin e fluksit turistik.<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb ket\u00eb shtim t\u00eb kontrollit n\u00eb kufirin e gjelb\u00ebr dhe n\u00eb kufirin blu, p\u00ebr t\u00eb parandaluar krimin kufitar dhe kalimet e paligjshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Policia Rrugore, me pajisjet inteligjente, dron\u00ebt dhe alkooltestuesit, do t\u00eb jet\u00eb 24\/7 n\u00eb t\u00eb gjitha akset rrugore komb\u00ebtare dhe n\u00eb qendrat e banuara.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, jan\u00eb shtuar patrullat n\u00eb zonat turistike p\u00ebr parandalimin e aksidenteve rrugore dhe p\u00ebr garantimin e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb automjeteve.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga 16 qershori deri m\u00eb 15 shtator 2025, do t\u00eb kufizohet qarkullimi i mjeteve t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr transport mallrash n\u00eb fundjav\u00eb dhe n\u00eb dit\u00ebt e pushimit zyrtar.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr t\u00eb zbatuar dhe p\u00ebrmbushur sa m\u00eb mir\u00eb masat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb planin e masave, strukturat vendore t\u00eb Policis\u00eb po bashk\u00ebpunojn\u00eb me:<\/em><\/p>\n<p><em>agjencit\u00eb turistike p\u00ebr destinacionet turistike, p\u00ebr pajisjen e mjeteve lundruese me dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs dhe zbatimin me rigorozitet t\u00eb rregullave t\u00eb lundrimit dhe masave t\u00eb siguris\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>kryetar\u00ebt e fshatrave dhe pushtetin vendor;<\/em><\/p>\n<p><em>vrojtuesit e plazheve, emergjencat civile dhe ato sh\u00ebndet\u00ebsore, si dhe me sh\u00ebrbimet zjarrfik\u00ebse.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb po vijon operacioni \u201cPlazh i lir\u00eb\u201d, p\u00ebr lirimin e hap\u00ebsirave bregdetare t\u00eb zaptuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu, do t\u00eb ushtrohen kontrolle p\u00ebr zbatimin e orarit t\u00eb muzik\u00ebs dhe nd\u00ebshkimin e shkel\u00ebsve t\u00eb nivelit t\u00eb zhurm\u00ebs. Tashm\u00eb, punonj\u00ebsit e Policis\u00eb jan\u00eb pajisur me aparate t\u00eb matjes s\u00eb zhurmave.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb, krahas planit t\u00eb masave, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit ka urdh\u00ebruar ngritjen e grupeve t\u00eb monitorimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve n\u00eb terren, p\u00ebr zbatimin rigoroz t\u00eb Kodit t\u00eb Etik\u00ebs, nga \u00e7do punonj\u00ebs policie, n\u00eb komunikim dhe n\u00eb veprim.<\/em><\/p>\n<p><em>Policia e Shtetit mbetet e angazhuar p\u00ebr garantimin e rendit dhe siguris\u00eb publike, si dhe fton qytetar\u00ebt t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb dhe t\u00eb denoncojn\u00eb \u00e7do paligjshm\u00ebri n\u00eb numrin pa pages\u00eb 112.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka publikuar planin zyrtar t\u00eb masave p\u00ebr sezonin turistik veror 2025, me fokus te garantimi i rendit, siguris\u00eb dhe menaxhimi i fluksit t\u00eb turist\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. V\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar zonave bregdetare, liqenore dhe atyre me interes t\u00eb lart\u00eb turistik. Nj\u00eb nd\u00ebr masat kryesore \u00ebsht\u00eb kufizimi i qarkullimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":48537,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332,29228],"tags":[36722,36723,36721],"class_list":{"0":"post-88510","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"category-vendi","10":"tag-kontrolle-me-drone-dhe-patrulla-ne-plazhe","11":"tag-kufizim-i-qarkullimit-per-mjetet-e-renda-deri-me","12":"tag-sezoni-turistik-policia-e-shtetit-publikon-planin-e-masave"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/88510","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=88510"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/88510\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":88511,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/88510\/revisions\/88511"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/48537"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=88510"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=88510"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=88510"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}