{"id":87596,"date":"2025-05-21T17:59:59","date_gmt":"2025-05-21T15:59:59","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=87596"},"modified":"2025-05-21T17:59:59","modified_gmt":"2025-05-21T15:59:59","slug":"klsh-100-vite-ne-sherbim-te-interesit-publik-dhe-te-integritetit-shteteror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=87596","title":{"rendered":"KLSH, 100-vite n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit publik dhe t\u00eb integritetit shtet\u00ebror"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Fejzo Subashi<\/strong><\/p>\n<p>Dje Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, me plot krenari t\u00eb ligjshme, festoi nj\u00eb jubilar t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm , me shum\u00eb risi dhe kontribut p\u00ebr Vendin dhe historin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>100 vjetori i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr historin\u00eb e shtetit shqiptar dhe nj\u00eb arsye legjitime p\u00ebr krenari komb\u00ebtare. Si nj\u00eb nd\u00ebr institucionet m\u00eb t\u00eb hershme dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb Republik\u00ebs. KLSH sot, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb vetmit institucione q\u00eb ka ruajtur pavar\u00ebsin\u00eb e tij kushtetuese dhe ka mbetur p\u00ebrher\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetarit dhe interesit publik. Ai \u00ebsht\u00eb i vetmi institucion, ku qytetari i beson dhe politik\u00ebn e b\u00ebn\u00eb t\u00eb hesht.<\/p>\n<p>Kjo fal\u00eb kontributit t\u00eb \u00e7do pjes\u00ebtari t\u00eb k\u00ebtij institucioni dhe titullarit t\u00eb tij, Prof. Arben Shehu, ku si as nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij institucioni, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk vjen\u00eb nga radh\u00ebt e klas\u00ebs politikr, por as nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e saj. Prof. Arben Shehu jo vet\u00ebm q\u00eb erdhi nga radh\u00ebt e larta t\u00eb qarqeve dhe stafeve akademike, por me performanc\u00ebn, sjelljen dhe qasjen e tij, i solli dhe i dha tjet\u00ebr frym\u00eb e dimension k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Ky institucion sot, g\u00ebzon respektin dhe besimin e mbar\u00eb opinionit dhe qytetar\u00ebve t\u00eb vendit. Ai gjen bashk\u00ebpunimin dhe ndinjitetin, me t\u00eb lart\u00eb, si i barabart\u00eb me partner\u00ebt dhe homolog\u00ebt e Evrop\u00ebs dhe Bot\u00ebs. KLSh~ja g\u00ebzon respektin dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e lart\u00eb t\u00eb organizmave dhe organizatave Europiane dhe Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb BE- s\u00eb. Sot , KLSh~ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci e madhe, me veprimtarin\u00eb rolin dhe kontributin e saj, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb e suksesshme dhe t\u00eb avancoj n\u00eb hapjen e negociatave dhe hyrjen n\u00eb BE.<\/p>\n<p>KLSH \u00ebsht\u00eb sot i vetmi institucion auditimi kushtetues ku qytetari shqiptar ka ruajtur nj\u00eb ndjenj\u00eb reale besimi. P\u00ebrtej form\u00ebs zyrtare dhe raporteve periodike, puna e tij ka ndikuar konkretisht n\u00eb rritjen e transparenc\u00ebs, n\u00eb shmangien e abuzimeve me fondet publike dhe n\u00eb forcimin e kultur\u00ebs s\u00eb llogaridh\u00ebnies. N\u00eb nj\u00eb realitet ku institucionet shpesh p\u00ebrjetojn\u00eb kriz\u00eb legjitimiteti, KLSH q\u00ebndron si nj\u00eb shembull pozitiv, i besuesh\u00ebm dhe profesional.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ky institucion \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb reference n\u00eb procesin e integrimit europian t\u00eb vendit. Me nj\u00eb partneritet t\u00eb plot\u00eb me homolog\u00ebt e tij n\u00eb Bashkimin Europian dhe m\u00eb gjer\u00eb, KLSH luan nj\u00eb rol t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrafrimin e praktikave t\u00eb mir\u00ebqeverisjes dhe kontrollit financiar me standardet m\u00eb t\u00eb larta nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>100 vite nuk jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrvjetor, por nj\u00eb d\u00ebshmi se si institucionet q\u00eb nd\u00ebrtohen me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, p\u00ebrdit\u00ebsohen me dije dhe mbrohen me integritet, mund t\u00eb b\u00ebhen themel i fort\u00eb i shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb demokratike. Kjo \u00ebsht\u00eb merit pa p\u00ebrjashtim e \u00e7do punonj\u00ebsi t\u00eb KLSH- s\u00eb me n\u00eb krye titullarin e saj Prof. Arben Shehu.<\/p>\n<p>Do doja q\u00eb ky jubile t\u00eb sh\u00ebrbente q\u00eb KLSH- ja jo vet\u00ebm t\u00eb festonte dhe t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaqej, por t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb dimensionin e kontributet e saj n\u00eb t\u00eb tre komponent\u00ebt e objektit t\u00eb saj funksional.<br \/>\nKy jubile tregii dhe v\u00ebrtetoi se KLSH- ja ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje nga institucionet e tjera kushtetuse dhe ligj zbatuese, q\u00eb misioni i saj kushtetues t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb ka n\u00eb objektin e veprimtaris\u00eb, si mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb ky institucion. Krer\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Shtetit dhe gjith\u00eb klasa politike duhet ta tregojn\u00eb me vepra mb\u00ebshtetjen e KLSH- s\u00eb, jo vet\u00ebm ti referohen kontributit t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr politik dhe p\u00ebr t\u00eb fituar e p\u00ebrfituar suport e kredo politike. Jo vet\u00ebm KLSH- ja, por edhe qarqet universitare dhe akademike, duhet t\u00eb mb\u00ebshtesin dhe lan\u00e7ojn\u00eb pun\u00ebn, rolin e kontributin e KLSH- s\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet bashk\u00ebpunimit, konferencave, simpozumeve dhe kontributit t\u00eb nd\u00ebrsjellt n\u00eb burime njer\u00ebzore dhe logjistike. Tempulli i ligj\u00ebv\u00ebnsit, si institucioni, ku KLSh- ja \u00ebsht\u00eb dhe ka nd\u00ebvart\u00ebsi, m\u00eb shum\u00eb sesa raporteve dhe miratimit t\u00eb raporteve vjetor, duhet q\u00eb ti japi dimensionin q\u00eb miraton k\u00ebtij institucioni , q\u00eb puna e kontributi i saj t\u00eb mos jet\u00eb thjesht\u00eb konstatus, apo t\u00eb mbetet thjesht\u00eb p\u00ebr loj\u00eb politike dhe rol propagandistike&#8230;<\/p>\n<p>Qeveria nuk duhet ta shikoj\u00eb KLSH- n\u00eb si nj\u00eb instruction q\u00eb b\u00ebn\u00eb filtrin e pun\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb, po si nj\u00eb partner q\u00eb kontribon shum\u00eb n\u00eb mir\u00eb administrimin e menaxhimin e vendit, si t\u00eb burimeve financiare dhe atyre njer\u00ebzore.<br \/>\nNuk m\u00eb mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr, por edhe un\u00eb t&#8217;iu uroj KLSH- s\u00eb G\u00ebzuar 100 vjetorin dhe sa m\u00eb shum\u00eb suksese, rezultate dhe fitore n\u00eb jubilare t\u00eb tjera.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fejzo Subashi Dje Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, me plot krenari t\u00eb ligjshme, festoi nj\u00eb jubilar t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm , me shum\u00eb risi dhe kontribut p\u00ebr Vendin dhe historin\u00eb e tij. 100 vjetori i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr historin\u00eb e shtetit shqiptar dhe nj\u00eb arsye legjitime p\u00ebr krenari [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":87597,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[34865,6332,29228],"tags":[36268,36267],"class_list":{"0":"post-87596","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-analiza","8":"category-te-fundit","9":"category-vendi","10":"tag-100-vite-ne-sherbim-te-interesit-publik-dhe-te-integritetit-shteteror","11":"tag-klsh"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/87596","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=87596"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/87596\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":87598,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/87596\/revisions\/87598"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/87597"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=87596"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=87596"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=87596"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}