{"id":84786,"date":"2025-02-19T21:19:38","date_gmt":"2025-02-19T20:19:38","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=84786"},"modified":"2025-02-19T21:23:37","modified_gmt":"2025-02-19T20:23:37","slug":"nisin-rekrutimet-ne-forcat-e-armatosura-ja-kriteret-dhe-dokumentet-qe-nevojiten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=84786","title":{"rendered":"Nisin rekrutimet n\u00eb Forcat e Armatosura, ja kriteret dhe dokumentet q\u00eb nevojiten&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb hapur thirrja p\u00ebr rekrutime n\u00eb Forcat e Armatosura. Lajmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur nga kryeministri, Edi Rama, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p><em>\u201cHapet thirrja. B\u00ebhu pjes\u00eb e Forcave t\u00eb Armatosura. Afati p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumentacionit: 31 mars 2025\u201d,<\/em>\u00a0shkruan Rama, duke e shoq\u00ebruar edhe me nj\u00eb videoje informuese, p\u00ebr rekrutimin e ushtar\u00ebve\/detar\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb FA.<\/p>\n<p>Ushtrit\u00eb e vendeve t\u00eb NATO-s i kushtojn\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb madhe k\u00ebtij problemi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb instrumenteve t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes dhe motivimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes vler\u00ebson se rekrutimi i ushtar\u00ebve me nj\u00eb profil sa m\u00eb t\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr FA-n\u00eb, n\u00eb kushtet kur k\u00ebrkohet nj\u00eb profesionaliz\u00ebm m\u00eb i lart\u00eb te FA-s\u00eb, pjes\u00eb e nj\u00eb angazhimi gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrave n\u00eb mbrojtje t\u00eb vendit dhe n\u00eb interes t\u00eb Aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Si rekrutohen ushtar\/detar aktiv n\u00eb FA<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e nj\u00eb profesionalizmi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FA dhe nj\u00eb angazhimi gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrave n\u00eb mbrojtje t\u00eb vendit dhe n\u00eb interes t\u00eb Aleanc\u00ebs, rekrutimi i ushtar\u00ebve me nj\u00eb profil sa m\u00eb t\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr FA-n\u00eb. Ushtrit\u00eb e vendeve t\u00eb NATO-s i kushtojn\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb madhe k\u00ebtij problemi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb instrumenteve t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes dhe motivimit t\u00eb tyre. Rekrutimi i ushtar\u00ebve\/detar\u00ebve ka nj\u00eb impakt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00a0mbi t\u00eb ardhmen e FA-s\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb rekrutohen shtetas me nj\u00eb profil cil\u00ebsor, t\u00eb aft\u00eb nga ana fizike dhe sh\u00ebndet\u00ebsore dhe me nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb kulturor. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb arrihet n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrsosjes s\u00eb sistemit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes dhe motivimit.<\/p>\n<p><em>\u201cRekrutimi p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ushtar\/detar aktiv n\u00eb Forcat e Armatosura duhet t\u2019u ofroj\u00eb shanse t\u00eb barabarta t\u00eb gjith\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb p\u00ebr mosdiskriminim p\u00ebr shkak t\u00eb rac\u00ebs, etnis\u00eb, ngjyr\u00ebs, gjinis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare, vendbanimit, si dhe pag\u00ebs, p\u00ebrfitimeve dhe kompensimeve t\u00eb tjera, sipas ve\u00e7orive t\u00eb sh\u00ebrbimit ushtarak.\u201d,<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.mod.gov.al\/karriera-2\/1008-si-te-rekrutohem-ushtar-detar-aktiv-ne-fa\">Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes<\/a>.<\/p>\n<p>Procedurat e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb ushtar\u00ebve\/detar\u00ebve do t\u00eb jen\u00eb transparente dhe t\u00eb dokumentuara. P\u00ebr t\u00eb rritur transparenc\u00ebn, procedurat, kriteret, udh\u00ebzimet, rregulloret e testimeve dhe lista p\u00ebrfundimtare e rezultateve t\u00eb testimit do t\u00eb publikohen n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb internetit t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura dhe do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet m\u00ebnyra e zhvillimit t\u00eb testimit dhe vler\u00ebsimit n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit t\u00eb automatizuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb filluar procesin e rekrutimit i interesuari duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kriteresh dhe dokumentesh. Shtetasit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr\u00a0ushtar\u00eb\/detar\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb FA duhet t\u00eb aplikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zyr\u00ebn e pranimit n\u00eb Qendr\u00ebn e Personel Rekrutimit, e cila vijon procedurat e testimit dhe p\u00ebrzgjedhjes me kandidat\u00ebt q\u00eb jan\u00eb gjykuar t\u00eb aft\u00eb nga ana sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>Kriteret e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr rekrutimin e ushtar\u00ebve\/detar\u00ebve aktiv\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u rekrutuar n\u00eb FA si ushtar\/detar shtetasit shqiptar\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kriteret e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>&#8211; t\u00eb jet\u00eb shtetas shqiptar;<br \/>\n&#8211; t\u00eb mos jet\u00eb d\u00ebnuar nga gjykata p\u00ebr vepra penale;<br \/>\n&#8211; t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb ndjekje penale;<br \/>\n&#8211; t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb proces gjykimi penal nga gjykata;<br \/>\n&#8211; t\u00eb ket\u00eb figur\u00eb t\u00eb past\u00ebr morale;<br \/>\n&#8211; t\u00eb mos ket\u00eb probleme me deportimin;<br \/>\n&#8211; t\u00eb mos ket\u00eb probleme me drog\u00ebn dhe alkoolin;<br \/>\n&#8211; t\u00eb mos jet\u00eb person i dyshuar, i pad\u00ebshiruesh\u00ebm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit t\u00eb ligjit p\u00ebr veprimtari t\u00eb kundraligjshme apo kriminale;<br \/>\n&#8211; mosha minimale e rekrutimit \u00ebsht\u00eb 18 vje\u00e7. N\u00eb momentin e titullimit ushtar\/detar aktiv, nuk duhet t\u00eb ken\u00eb mbushur mosh\u00ebn 30 vje\u00e7. P\u00ebrjashtim b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm shtetasit q\u00eb do t\u00eb titullohen ushtar\/detar aktiv, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb personel mjek\u00ebsor i FA, Orkestr\u00ebs Frymore dhe Orkestr\u00ebs Simfonike dhe q\u00eb n\u00eb momentin e titullimit nuk duhet t\u00eb ken\u00eb mbushur mosh\u00ebn 32 vje\u00e7;<br \/>\n&#8211; minimalisht\u00a0t\u00eb ket\u00eb kryer arsimin 9 &#8211; vje\u00e7ar brenda ose jasht\u00eb vendit;<br \/>\n&#8211; t\u00eb ken\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb trupore mbi 165 p\u00ebr meshkujt dhe mbi 160 cm p\u00ebr femrat ;<br \/>\n&#8211; t\u00eb jet\u00eb shpallur fitues n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb konkurrimit;<br \/>\n&#8211; t\u00eb ket\u00eb kryer kontrollin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe t\u00eb jet\u00eb vler\u00ebsuar i aft\u00eb p\u00ebr ushtar\/detar aktiv nga Komisioni Mjek\u00ebsor Ushtarak.<br \/>\n&#8211; t\u00eb ket\u00eb rezultuar pa probleme gjat\u00eb verifikimit t\u00eb kushtit t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb kryer nga strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Procedura e aplikimit p\u00ebr ushtar\/detar<\/strong><\/p>\n<p>a) Shtetasit q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb FA si ushtar\/detar aktiv, do t\u00eb aplikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb Qendr\u00ebn e Personel Rekrutimit.<\/p>\n<p>b) Aplikant\u00ebt plot\u00ebsojn\u00eb:<\/p>\n<p>formularin e aplikimit dhe formularin e pranimit t\u00eb dokumentacionit dhe marrin njoftimin p\u00ebr dokumentet e nevojshme, kuotat e rekrutimit, specialitetet, rajonet e rekrutimit, afatin e paraqitjes n\u00eb Qendr\u00ebn e Personel Rekrutimit p\u00ebr vijimin e procesit t\u00eb pranimit, testimit e p\u00ebrzgjedhjes etj.<\/p>\n<p>c) Procedurat, kriteret, rregullat e testimit b\u00ebhen publike n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, jo m\u00eb pak se 150 dit\u00eb p\u00ebrpara nga data e fillimit t\u00eb St\u00ebrvitjes Individuale Baz\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Regjistrimi i kandidat\u00ebve, dokumentacioni i nevojsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Dokumentacioni q\u00eb do t\u00eb paraqesin kandidat\u00ebt n\u00eb faz\u00ebn e regjistrimit \u00ebsht\u00eb:<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&#8211; k\u00ebrkes\u00eb me shkrim, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet p\u00ebr t\u00eb cilat d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhet ushtar\/detar aktiv, jo m\u00eb pak se dy mund\u00ebsi zgjedhje p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb apo repartin n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb d\u00ebshironte p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer. Aft\u00ebsit\u00eb, p\u00ebrvoja n\u00eb pun\u00eb, prirjet e tij n\u00eb fusha t\u00eb caktuara, (formulari i aplikimit);<br \/>\n&#8211; fotokopje t\u00eb kart\u00ebs s\u00eb identitetit;<br \/>\n&#8211; certifikat\u00eb familjare, 1 cop\u00eb, e cila gjenerohet online nga QPR-ja n\u00eb bashk\u00ebpunim me DMBNJ&amp;SH, n\u00eb portalin qeveritar e-albania, sipas akteve ligjore n\u00eb fuqi;<br \/>\n&#8211; dy fotografi t\u00eb p\u00ebrmasave 4&#215;6 cm dhe dy fotografi t\u00eb p\u00ebrmasave 9&#215;12 cm;<br \/>\n&#8211; fotokopje t\u00eb certifikat\u00ebs s\u00eb arsimit 9 &#8211; vje\u00e7ar, ose t\u00eb diplom\u00ebs s\u00eb arsimit t\u00eb mes\u00ebm, ose t\u00eb lart\u00eb t\u00eb noterizuar;<br \/>\n&#8211; diplom\u00eb, d\u00ebshmi, certifikat\u00eb p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale (n\u00ebse ka), p\u00ebr drejtim automjeti, p\u00ebr njohjen e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, t\u00eb noterizuara;<br \/>\n&#8211; raport mjek\u00ebsor t\u00eb l\u00ebshuar nga komisioni mjekoligjor (KML) i qendr\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb vendbanimit t\u00eb kandidatit shoq\u00ebruar edhe me nj\u00eb raport ose v\u00ebrtetim nga mjeku i familjes ku deklarohet se kandidati \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm, nuk ka s\u00ebmundje infektive dhe t\u00eb sh\u00ebndetit mendor n\u00eb anamnez\u00ebn e tij personale t\u00eb jet\u00ebs.<br \/>\n&#8211; ekzaminimet mjek\u00ebsore p\u00ebr agjent\u00eb infektiv (Hepatit B, Hepatit C, HIV\/AIDS, Sifiliz) dhe grupin e gjakut t\u00eb l\u00ebshuar nga Qendra Komb\u00ebtare e Transfuzionit t\u00eb Gjakut dhe\/ose bankat e gjakut apo drejtorit\u00eb e Sh\u00ebndetit Publik n\u00eb rrethet ku banojn\u00eb.<br \/>\n&#8211; n\u00eb momentin e aplikimit, pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb pranimit n\u00eb Qendr\u00ebn e Personel-Rekrutimit, kandidat\u00ebt duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb formularin e aplikimit p\u00ebr ushtar\/detar aktiv dhe formularin e vet\u00ebdeklarimit p\u00ebr gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore (Aneksi C), bashk\u00eblidhur k\u00ebtij udh\u00ebzimi.<\/p>\n<p><strong><em>Dokumentacioni q\u00eb do t\u00eb paraqesin kandidat\u00ebt e kualifikuar pas p\u00ebrfundimit t\u00eb testimit.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse kandidati shpallet fitues brenda 2 (dy) jav\u00ebve duhet t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb QPR edhe dokumentacionin e m\u00ebposht\u00ebm:<\/p>\n<p>&#8211; d\u00ebshmi penaliteti;<br \/>\n&#8211; v\u00ebrtetim nga prokuroria;<br \/>\n&#8211; v\u00ebrtetim nga gjykata;<br \/>\n&#8211; raport mjek\u00ebsor t\u00eb l\u00ebshuar nga Komisioni Mjeko-ligjor Ushtarak i Nj\u00ebsis\u00eb Mjek\u00ebsore Ushtarake, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ekzaminimeve.<\/p>\n<p>Qendra e Personel Rekrutimit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me strukturat q\u00eb kan\u00eb akses n\u00eb portalin e-albania, t\u00eb siguroj\u00eb dokumentacionin, i cili mund t\u00eb shkarkohet online n\u00ebp\u00ebrmjet portalit qeveritar \u201ce-albania\u201d, sipas akteve ligjore dhe n\u00ebnligjore n\u00eb fuqi. Kandidat\u00ebt t\u00eb sigurojn\u00eb vet\u00eb dokumentacionin e k\u00ebrkuar n\u00eb rastet kur, p\u00ebr arsye teknike, ai nuk mund t\u00eb shkarkohet n\u00ebp\u00ebrmjet portalit.<br \/>\nQendra e Personel Rekrutimit vijon procedurat e testimit dhe p\u00ebrzgjedhjes vet\u00ebm me kandidat\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb paraqitur dokumentacionin sipas germ\u00ebs \u201ca\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb hapur thirrja p\u00ebr rekrutime n\u00eb Forcat e Armatosura. Lajmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur nga kryeministri, Edi Rama, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale. \u201cHapet thirrja. B\u00ebhu pjes\u00eb e Forcave t\u00eb Armatosura. Afati p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumentacionit: 31 mars 2025\u201d,\u00a0shkruan Rama, duke e shoq\u00ebruar edhe me nj\u00eb videoje informuese, p\u00ebr rekrutimin e ushtar\u00ebve\/detar\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":84788,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332,29228],"tags":[35097,35096],"class_list":{"0":"post-84786","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"category-vendi","10":"tag-ja-kriteret-dhe-dokumentet-qe-nevojiten","11":"tag-nisin-rekrutime-ne-forcat-e-armatosura"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/84786","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=84786"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/84786\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":84787,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/84786\/revisions\/84787"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/84788"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=84786"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=84786"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=84786"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}