{"id":84662,"date":"2025-02-14T19:30:12","date_gmt":"2025-02-14T18:30:12","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=84662"},"modified":"2025-02-14T19:30:12","modified_gmt":"2025-02-14T18:30:12","slug":"emri-foto-shporret-nga-sistemi-i-drejtesise-gjyqtari-lugat-i-gjirokastres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=84662","title":{"rendered":"EMRI-FOTO\/ Shporret nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb gjyqtari &#8220;lugat&#8221; i Gjirokastr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb enjten m\u00eb 13 shkurt vendimin e shkarkimit nga detyra t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs,\u00a0Arben Dosti. Sipas KPA, subjekti rezultoi n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut p\u00ebr gjetje n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>Dosti u konfirmua prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 3 dhjetor 2021, me arsyetimin se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb mjaftueshme lidhur me bilancin negativ n\u00eb vler\u00ebn 36.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb konstatuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara t\u00eb padokumentuara. Ai pretendoi se shumat e m\u00ebdha t\u00eb parave i ka kursyer para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, nga puna n\u00eb emirgacion n\u00eb Greqi, nga bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare, si dhe nga shitja e nj\u00eb lokali n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, t\u00eb gjitha t\u00eb p\u00ebrfituara para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK u ankimua nga ish-Komisioneri Publik,\u00a0Florian Ballhysa, i cili vler\u00ebsoi se t\u00eb ardhurat e pretenduara nga emigracioni nuk provoheshin me dokumentacion ligjor e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ishin n\u00eb nivel deklarativ. Po ashtu, u cil\u00ebsuan deklarative dhe pretendimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb shoq\u00ebri dhe nga shitja e lokalit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb. Ndryshe nga pretendimi i subjektit se lokali \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vler\u00ebn 12.8 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar \u00e7mimi 3.9 milion\u00eb lek\u00eb. Gjetjet n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit, u k\u00ebrkua t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Ashtu si Ballhysa, edhe drejtuesi i SPAK,\u00a0Altin Dumani, i cili mori kompetencat e Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, k\u00ebrkoi shkarkimin e Dostit nga detyra \u2013 k\u00ebrkim q\u00eb u gjet i drejt\u00eb nga Kolegji.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja\u00a0Natasha Mulaj\u00a0lexoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur vendimin p\u00ebr shkarkimin e Dostit. Lidhur me t\u00eb ardhurat e pretenduara nga emigracioni n\u00eb Greqi n\u00eb mas\u00ebn 35 milion\u00eb dhrahmi, Mulaj v\u00ebrejti se edhe pse jan\u00eb administruar disa akte noteriale q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb zot\u00ebrimin e likujditeteve, nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat dhe pagesa e detyrimeve tatimore n\u00eb shtetin fqinj, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk janw konsideruar si burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e gjashme u konstatua dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat n\u00eb vler\u00ebn 8 deri n\u00eb 10 milion\u00eb lek\u00eb nga bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb shoq\u00ebri, si dhe p\u00ebr vler\u00ebn e pretenduar t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e lokalit t\u00eb n\u00ebn\u00ebs. Sipas Kolegjit, edhe shuma 3.9 milion\u00eb lek\u00eb sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes sw lokalit, nuk p\u00ebrmbush kushtet ligjore pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar dhe nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb konkluduar deklarim i pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr figur\u00ebn, Kolegji vler\u00ebsoi se duhet l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi konkluzioni i Komisionit, se \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, nd\u00ebrsa p\u00ebr gjetjet n\u00eb aspektin profesional u tha se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e cenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut lidhur me problemet e konstatuara n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA vendosi shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Arben Dosti, i cili nuk ishte i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb enjten m\u00eb 13 shkurt vendimin e shkarkimit nga detyra t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs,\u00a0Arben Dosti. Sipas KPA, subjekti rezultoi n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut p\u00ebr gjetje n\u00eb aspektin profesional. Dosti u konfirmua prej Komisionit t\u00eb Pavarur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":84663,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332,29228],"tags":[35036],"class_list":{"0":"post-84662","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"category-vendi","10":"tag-emri-foto-shporret-nga-sistemi-i-drejtesise-gjyqtari-lugat-i-gjirokastres"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/84662","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=84662"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/84662\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":84664,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/84662\/revisions\/84664"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/84663"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=84662"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=84662"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=84662"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}