{"id":84595,"date":"2025-02-12T11:37:22","date_gmt":"2025-02-12T10:37:22","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=84595"},"modified":"2025-02-12T11:37:22","modified_gmt":"2025-02-12T10:37:22","slug":"baba-hekurani-misionari-i-vlerave-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=84595","title":{"rendered":"Baba Hekurani, misionari i vlerave komb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Fatjon Sk\u00ebnderi<\/strong><\/p>\n<p>Urt\u00ebsi, mir\u00ebsi, vlera njer\u00ebzore dhe komb\u00ebtare, frym\u00ebzues dhe udh\u00ebrr\u00ebfyes i paqtimit, novator e vizionar, parimor, krijues dhe transfomues i vlerave sublime t\u00eb komunitetit bektashi.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrkufizim: misionar i vlerave komb\u00ebtare. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Baba Hekuran Nikollarin, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nMeq\u00eb jam i atyre an\u00ebve-P\u00ebrmeti, bash te oaza e rilindasve tan\u00eb, th\u00ebn\u00eb ndryshe te pinjoll\u00ebt i identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar (v\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri), meq\u00ebn\u00ebse kam qen\u00eb shum\u00eb af\u00ebr Baba Hekuranit, por edhe n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Sekretarit t\u00eb tij p\u00ebr Teqet\u00eb Frash\u00ebr, P\u00ebrmet dhe Alipostivan e kam p\u00ebr obligim t\u00eb hedh n\u00eb let\u00ebr disa fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebtimi i tij \u00ebsht\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs, nj\u00eb shembull sesi duhen p\u00ebrfaq\u00ebsuar vlerat fetare e njer\u00ebzore, t\u00eb atdhedashuris\u00eb, sakrific\u00ebs, guximit, sesi me pasion, vullnet, vizion, kreativitet e men\u00e7uri mund t\u00eb ringjallen kauzat e p\u00ebrthara. Baba Hekurani ishte mish\u00ebrim i k\u00ebtyre karakteristikave edhe pse p\u00ebr at\u00eb nuk ka qen\u00eb e thjesht\u00eb, aq m\u00eb pak komoditet t\u00eb ec\u00ebsh n\u00eb gjurm\u00ebt e rilindasve tan\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb qasje sa me objektive, natyrsh\u00ebm duhet t\u00eb mb\u00ebshtetesh t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb dy parime kryesore: t\u00eb ofrosh fakte t\u00eb pakontestueshme dhe t\u00eb tregosh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb racionale vepr\u00ebn e dikujt i cili nuk jeton m\u00eb mes nesh.<br \/>\nDuke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb personalen, d.m.th bashk\u00ebpunimin e ngusht\u00eb me Baba Hekuranin, duke mos i dh\u00ebn\u00eb shkrimit dimension ndjesish vetjake apo historicizmi, po p\u00ebrpiqem t\u00eb nxjerr n\u00eb pah t\u00eb v\u00ebrtetat e pamohueshme q\u00eb sot duksh\u00ebm reflektohen nder ne!<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Baba Hekurani ishte misionar, nj\u00ebkoh\u00ebsisht sa reformues aq edhe transformues. Ai krijoj nj\u00eb mozaik bashk\u00ebkohor t\u00eb bektashizmit, jo vet\u00ebm n\u00eb zonat e jugut, por edhe me gjer\u00eb.<br \/>\nSi nj\u00eb maratonomak tejkaloj lokalizmin apo gjeografin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb besimit bektashi. Pothuajse nga i gjith\u00eb kontinenti ku ka shqiptar\u00eb, ai priti me shum\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi e p\u00ebrkushtim gjithk\u00ebnd q\u00eb trokiste n\u00eb portat e Teqeve. Sh\u00ebrbeu si pik\u00ebtakim, ku mbizot\u00ebron njer\u00ebzorja, paqja, frym\u00ebzimi, besimi dhe atdhedashuria p\u00ebr t\u00eb gjitha besimet.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr emri i tij \u00ebsht\u00eb gdhendur n\u00eb memorien kolektive t\u00eb besimtar\u00ebve bektashi, por jo vet\u00ebm. \u00c7do tendenc\u00eb p\u00ebr relativizim t\u00eb misionit t\u00eb tij do t\u00eb konsiderohej, asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr &#8211; thjesht\u00eb dashakeqe!<br \/>\nGjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jem i angazhuar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb riteve postmortore dhe kam konstatuar se p\u00ebrtej dhimbjes p\u00ebr ndarjen nga jeta t\u00eb Baba Hekuranit, nd\u00ebr besimtar\u00eb ndihet nj\u00eb lloj dileme: \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb tej? \u2026 do t\u00eb kemi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qasje, motivim, p\u00ebrkushtim, idealiz\u00ebm, korrekt\u00ebsi dhe vizion p\u00ebr t\u00eb vijuar n\u00eb gjurm\u00ebt e tij, apo ndarja nga jeta e Babait do t\u00eb krijoj\u00eb tendenca p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsime, manipulime dhe yshtje p\u00ebr t\u00eb \u201cuzurpuar\u201d shum\u00eb\u00e7ka p\u00ebrmes nj\u00eb em\u00ebrimi kulisash?!<br \/>\nDua t\u00eb jem besimplot\u00eb dhe optimist s\u00eb gjith\u00e7ka do t\u00eb jet\u00eb transparente dhe demokratike, ku do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb konsensusi me q\u00ebllimin e vet\u00ebm: gjith\u00e7ka brenda kornizave q\u00eb na la trash\u00ebgimi ai, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs jan\u00eb sinjikative!<br \/>\nNuk dua t\u00eb jem p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs pasi \u00ebsht\u00eb shkruar dhe komentuar shum\u00eb mbi rrug\u00ebtimin e Baba Hekuranit, q\u00eb nga rikthimi n\u00eb atdhe pas nj\u00eb periudhe emigrimi n\u00eb Greqi e deri n\u00eb frym\u00ebn e fundit t\u00eb tij, ku evitentohet, puna, vepra, p\u00ebrkushtimi, mir\u00ebnjohjet\u2026 p\u00ebr kontributin e tij.<br \/>\nMegjithat\u00eb, nuk mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur ve\u00e7antit\u00eb e tij n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e klerikut. Ai nuk ishte zhurm\u00ebmadh, por pun\u00eb kryer, nuk ishte p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs, por p\u00ebrbashkues vlerash, nuk pati epsh drejtuesi egocentrik, p\u00ebrkundrazi. Filozofia e tij ishte: kauza dhe misioni e tejkalojn\u00eb vetveten.<br \/>\nKjo filozofi e ndoqi deri n\u00eb fundin e jet\u00ebs. Nuk kam p\u00ebr synim ta hiperbolizoj pun\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij. Jo, aspak, thjesht\u00eb po them ca t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb verifikueshme. Prej hirit, ai projektoi dhe nd\u00ebrtoikulte madh\u00ebshtore e bashk\u00ebkohore, prej rr\u00ebnojave dizajnoi hap\u00ebsira impozante brenda dhe jasht\u00eb objekteve.<br \/>\nVet\u00ebm misionar\u00ebt idealist\u00eb dhe mendjet kreative mund t\u00eb planifikojn\u00eb, projektojn\u00eb, nd\u00ebrtojn\u00eb dhe t\u2019i shnd\u00ebrrojn\u00eb g\u00ebrmadhat e kulteve t\u00eb ngjajn\u00eb qyteza q\u00eb vjen era qytet\u00ebrim, ku identiteti komb\u00ebtar harmonizohet me besimit fetar, apo ku besimtar\u00ebt e vizitor\u00ebt t\u00eb ul\u00ebn k\u00ebmb\u00ebkryq e t\u00eb shijojn\u00eb nj\u00eb sinkronizim dhe harmonizim kaq brilant.<br \/>\nMir\u00eb se vini- bujrum!<br \/>\nFtojm\u00eb gjithk\u00ebnd q\u00eb nuk i ka r\u00ebn\u00eb udha n\u00eb k\u00ebto an\u00eb, konkretisht te Teqeja e Baba Aliut n\u00eb Alipostivan, apo te Teqet\u00eb n\u00eb Frash\u00ebr dhe P\u00ebrmet . Ejani shikoni e verifikoni, jam m\u00ebse i bindur se do t\u00eb mrekulloheni p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb la trash\u00ebgimi Baba Hekurani.<br \/>\nAi, rind\u00ebrtoi dhe i shnd\u00ebrroi Teqet\u00eb, jo vet\u00ebm si ombrella p\u00ebr besimtar\u00ebt bektashi, apo si tempuj ku njeriu gjen qet\u00ebsin\u00eb e paqen, po iu dha dimension kulturor, turistik, arkitekturor, duke i shnd\u00ebrruar n\u00eb monumente historike me t\u00eb cilat krenohet Shqip\u00ebria.<br \/>\nMjafton nj\u00eb laps i prehur mir\u00eb dhe nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrshkruar objektet q\u00eb krahas vlerave shpirt\u00ebrore p\u00ebr besimtar\u00ebt, ofrojn\u00eb pamje mahnit\u00ebse p\u00ebr qindra e mij\u00ebra vizitor\u00eb. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb kopsitur m\u00eb s\u00eb miri, nj\u00eb vizitor do t\u00eb p\u00ebrballet me vlerat e rralla kulturore e historike, rreth e qark me standarde bashk\u00ebkohore akomodimi e relaksi. P\u00ebr t\u00eb mos folur lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit, mikpritjes, komunikimit, menaxhimit apo sesi vet\u00eb komuniteti \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb funksion t\u00eb vizitor\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb.<br \/>\nNga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, n\u00eb perspektive, narrativat ( rr\u00ebfimet) na lejojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjojm\u00eb periudh\u00ebn e art\u00eb t\u00eb Baba Hekuranit, sikurse na mund\u00ebsojn\u00eb dhe motivojn\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e vepr\u00ebs q\u00eb ai la pas.<br \/>\nNdaj, ai do t\u00eb mbetet n\u00eb historin\u00eb postmoderne t\u00eb bektashizmit si njeriu q\u00eb la pas vepra monumentale, q\u00eb me p\u00ebrkushtim p\u00ebrmbushi detyrat e tij ndaj besimtar\u00ebve, sikurse do t\u00eb mbetet n\u00eb kujtes\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues i harmonis\u00eb fetare dhe mbrojt\u00ebs i identitetit komb\u00ebtar.<br \/>\n\u00c7 \u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta ky ishte n\u00eb thelb misioni i tij. Jo me kot postulati pas \u00e7do rituali dhe eventi ishte: SHQIP\u00cbRIA DHE KOMBI MBI GJITHCKA!<br \/>\n(Autori \u00ebsht\u00eb Sekretar i Baba Hekuran Nikollarit p\u00ebr teqet\u00eb Frash\u00ebr, P\u00ebrmet dhe Alipostivan)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatjon Sk\u00ebnderi Urt\u00ebsi, mir\u00ebsi, vlera njer\u00ebzore dhe komb\u00ebtare, frym\u00ebzues dhe udh\u00ebrr\u00ebfyes i paqtimit, novator e vizionar, parimor, krijues dhe transfomues i vlerave sublime t\u00eb komunitetit bektashi. Th\u00ebn\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrkufizim: misionar i vlerave komb\u00ebtare. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Baba Hekuran Nikollarin, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Meq\u00eb jam i atyre an\u00ebve-P\u00ebrmeti, bash [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":84596,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6332,29228],"tags":[35010,35011],"class_list":{"0":"post-84595","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-fundit","8":"category-vendi","9":"tag-baba-hekurani","10":"tag-misionari-i-vlerave-kombetare"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/84595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=84595"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/84595\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":84597,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/84595\/revisions\/84597"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/84596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=84595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=84595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=84595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}