{"id":83576,"date":"2025-01-12T12:46:56","date_gmt":"2025-01-12T11:46:56","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=83576"},"modified":"2025-01-12T12:48:01","modified_gmt":"2025-01-12T11:48:01","slug":"bardhi-i-pergjigjet-rames-dhe-sulmon-spak-nuk-e-hetoi-olsi-ramen-sepse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=83576","title":{"rendered":"Bardhi i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs: SPAK nuk e hetoi Olsi Ram\u00ebn, sepse&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas fjal\u00ebve t\u00eb kryeministrit Edi Rama n\u00eb lidhje me Olsi Ram\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cilin SPAK pushoi hetimet dhe tha se nuk ka asnj\u00eb prove q\u00eb e implikon at\u00eb.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, Gazment Bardhi shtron disa pyetje q\u00eb sipas tij mbeten pa p\u00ebrgjigje dhe q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se nuk ka pasur asnj\u00eb hetim nga SPAK n\u00eb lidhje me v\u00ebllain e kryeministrit Rama.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i Bardhit:<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebllai i Olsit doli sot dhe rilexoi fiks t\u00eb nj\u00ebjtin fjalim q\u00eb mbajti kur opozita akuzonte ish-ministrin Saimir Tahiri si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim me trafikant\u00eb droge. Foli gjat\u00eb, nuk tha asgj\u00eb dhe fytyra i tregonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb thoshte.<\/p>\n<p>Foli p\u00ebr prova q\u00eb paska gjetur SPAK q\u00eb Olsi nuk ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Laboratorin e \u201cXibrak\u00ebs\u201d, por nuk p\u00ebrmendi \u00e7far\u00eb konkretisht paska gjetur dhe hetuar SPAK.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt e kund\u00ebrt dhe sot mbeten shum\u00eb pyetje pa p\u00ebrgjigje q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb q\u00eb s\u2019ka patur asnj\u00eb \u201chetim\u201d t\u00eb SPAK-ut p\u00ebr Ols Ram\u00ebn!<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb Prokurori ku, si rregull, an\u00ebtar\u00ebt paracaktohen p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer pushtetit dhe jo p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin, mund t\u00eb publikonte nj\u00eb njoftim aq qesharak dhe skandaloz me q\u00ebllim \u201cshp\u00ebrlarjen\u201d e Ols Ram\u00ebs nga dosja e Xibrak\u00ebs, edhe pse vet\u00eb njofton se:<\/p>\n<p>Hetimi nuk ka p\u00ebrfunduar!<\/p>\n<p>Dosja nuk \u00ebsht\u00eb mbyllur!<\/p>\n<p>Dosja \u00ebsht\u00eb ripezulluar!<\/p>\n<p>Kjo ka ndodhur sepse prokurori i \u00e7\u00ebshtjes (i nj\u00ebjti q\u00eb g\u00ebnjeu publikisht p\u00ebr ngjarjen e Elbasanit n\u00eb 2021, se n\u00eb makin\u00ebn e ndaluar nuk ndodheshin materiale elektorale) \u201cnuk ka identifikuar dot asnj\u00eb nga autor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb veprave penale\u201d q\u00eb kan\u00eb mbetur t\u00eb paidentifikuar prej 10 vitesh tashm\u00eb.<\/p>\n<p>Por a identifikoi prokurori i Olsit se mes k\u00ebtyre t\u00eb paidentifikuarve gjendet apo jo Ols Rama? Si? \u00c7far\u00eb provash mblodhi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Cila \u00ebsht\u00eb foto q\u00eb shoq\u00ebron raportin e grupit t\u00eb v\u00ebzhgimit lidhur me personin e \u201cpa identifikuar t\u00eb mosh\u00ebs 45 vje\u00e7\u201d? Pse nuk b\u00ebhet publike foto e raportit t\u00eb grupit t\u00eb v\u00ebzhgimit q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ndihmojn\u00eb me informacione \u201cp\u00ebr ta identifikuar\u201d?<\/p>\n<p>Deklarata e prokurorit nuk i jep p\u00ebrgjigje k\u00ebtyre pyetjeve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe thelbi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr SPAK-un. Megjithat\u00eb, Prokurori \u00ebsht\u00eb kujdesur t\u00eb thot\u00eb politikisht q\u00eb Ols Rama nuk rezulton i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari t\u00eb paligjshme, sepse s\u2019ka hetuar dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk ka prova. Hetimi b\u00ebhet ekzakt\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb grumbulluar provat, bazuar n\u00eb indiciet q\u00eb prokuroria i ka patur t\u00eb plota dhe t\u00eb pakontestueshme.<\/p>\n<p>Kur prokurori nuk ka arritur t\u00eb zbuloj\u00eb identitetin e personave t\u00eb paidentifikuar, si ka arritur n\u00eb konkluzionin se v\u00ebllai i kryeministrit nuk ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitet kriminal?! Si ka p\u00ebrfunduar hetimet, si\u00e7 thot\u00eb n\u00eb fjalin\u00eb e par\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt ka vendosur pezullimin e hetimeve, pra s\u2019ka p\u00ebrfunduar asnj\u00eb hetim?!<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb till\u00eb prokurori mund t\u00eb arrinte vet\u00ebm, n\u00ebse do t\u00eb zbulonte se personi i paidentifikuar, p\u00ebr t\u00eb cilin flet dosja e vet\u00eb prokuroris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb Olsi, por \u00ebsht\u00eb Filan Fisteku. Arsyetimi \u201cne nuk e dim\u00eb kush \u00ebsht\u00eb, por v\u00ebm\u00eb dor\u00ebn n\u00eb zjarr q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb Olsi\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht d\u00ebshmi e paaft\u00ebsis\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast i till\u00eb, ndoshta unik n\u00eb historin\u00eb e hetimit penal, d\u00ebshmon se presioni publik i Kryeministrit ndaj prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ka funksionuar dhe SPAK nuk ka fuqi p\u00ebr t\u00eb hetuar Kryeministrin dhe familjen e tij.<\/p>\n<p>Personalisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam qen\u00eb i qart\u00eb q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, edhe pse, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb funksioneve t\u00eb mia si deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i kam dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi SPAK-ut t\u00eb provoj\u00eb para shqiptar\u00ebve se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organ i pavarur dhe i pandikuesh\u00ebm nga qeveria. Un\u00eb i kuptoj, jan\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm, ndjehen t\u00eb intimiduar nga Edi Rama, por nuk kan\u00eb asnj\u00eb arsye t\u00eb b\u00ebhen qesharak!<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb treguar cil\u00ebsin\u00eb e hetimit q\u00eb (s)ka b\u00ebr\u00eb dot prokurori, po paraqes disa fakte dhe pyetje t\u00eb thjeshta:<\/p>\n<p>Fakti 1. Olsi Rama, bashk\u00eb me krer\u00ebt e organizat\u00ebs s\u00eb kokain\u00ebs, kan\u00eb p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb me targa AA653DM p\u00ebr t\u00eb kaluar 18 her\u00eb kufirin n\u00eb koh\u00ebn ngritjes s\u00eb laboratorit t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Xibrak\u00ebs. Kjo provohet nga t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb sistemit TIMS.<\/p>\n<p>Pyetje 1 p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe SPAK: \u00c7far\u00eb e lidh Ols Ram\u00ebn me krer\u00ebt e narko-organizat\u00ebs dhe me makin\u00ebn e trafikut?<\/p>\n<p>Fakti 2. Nga 18 hyrje-daljet e makin\u00ebs me targa AA653DM t\u00eb grupit kriminal, 7 prej tyre i p\u00ebrkasin Olsi Ram\u00ebs. Kjo provohet nga t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb sistemit TIMS.<\/p>\n<p>Pyetje 2 p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe SPAK: Pse ka p\u00ebrdorur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb, Ols Rama dhe trafikant\u00ebt e d\u00ebnuar t\u00eb Xibrak\u00ebs?<\/p>\n<p>Fakti 3. Policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar nj\u00eb p\u00ebrdorues t\u00eb makin\u00ebs me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar mosh\u00ebn 45 vje\u00e7. Ols Rama \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorues i k\u00ebsaj makine dhe n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ka qen\u00eb fiks 45 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Pyetje 3 p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe SPAK: A keni k\u00ebrkuar informacion nga Policia e Shtetit p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar t\u00eb gjith\u00eb personat e p\u00ebrfshir\u00eb dhe sesi kan\u00eb arritur t\u00eb identifikojn\u00eb mosh\u00ebn fikse t\u00eb personit (45 vje\u00e7), pa ditur identitetin e tij?<\/p>\n<p>Fakt 4. Dit\u00ebn e arratisjes s\u00eb Genci Xhixhos, Ols Rama ka kaluar kufirin me makin\u00eb, por pa e regjistruar automjetin. Kjo provohet nga t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb sistemit TIMS.<\/p>\n<p>Pyetje 4 p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe SPAK: Pse nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar automjeti i Ols Ram\u00ebs?<\/p>\n<p>Fakt 5. Kjo dosje e ka filles\u00ebn nga hetimet e prokuroris\u00eb s\u00eb Hanoverit, nd\u00ebrkoh\u00eb SPAK deklaron se ka bashk\u00ebpunuar vet\u00ebm me autoritetet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pyetje 5 p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe SPAK: Pse nuk bashk\u00ebpunuat edhe me prokurorin\u00eb\/policin\u00eb e Hanoverit, Gjermani, si autoriteti q\u00eb disponon t\u00eb dh\u00ebnat fillestare dhe p\u00ebrgjimet e grupit?<\/p>\n<p>Fakt 6. Ols Rama ka pranuar publikisht se e ka p\u00ebrdorur narkomakin\u00ebn dhe njeh nj\u00ebrin nga narkotrafikant\u00ebt.<\/p>\n<p>Pyetje 6 p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe SPAK: K\u00eb nga narkotrafikant\u00ebt njeh Ols Rama dhe n\u00eb pse genjeu q\u00eb e ka p\u00ebrdorur vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb automjetin, kur t\u00eb dh\u00ebnat e TIMS provojn\u00eb e ka p\u00ebrdorur t\u00eb pakt\u00ebn 7 her\u00eb?<\/p>\n<p>Fakt 7. N\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 4 Prill 2024, Ministri i Brendsh\u00ebm i koh\u00ebs, Taulant Balla, ka informuar seanc\u00ebn plenare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, se \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni se kush \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga personat e paidentifikuar, me mosh\u00eb 45 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Pyetje 7 p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhr SPAK: A e kan\u00eb pyetur Ministrin e Brendsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka deklaruar zyrtarisht n\u00eb Kuvend q\u00eb di dhe n\u00ebse ai zyrtarisht e ka kall\u00ebzuar krimin p\u00ebr t\u00eb cilin ka dijeni n\u00eb SPAK?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja p\u00ebr pyetjen e fundit \u00ebsht\u00eb publike, as \u00ebsht\u00eb thirrur dhe as ka kall\u00ebzuar. Tani pyetja b\u00ebhet edhe m\u00eb e thjesht\u00eb: Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr t\u2019u pyetur Taulant Balla, i cili, n\u00eb 4 Prill 2024, si Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, deklaroi n\u00eb seanc\u00eb plenare se e dinte kush ishte personi i paidentifikuar?<\/p>\n<p>Kaq mjafton p\u00ebr t\u00eb kuptuar se prokurori, si\u00e7 e ka zakon, nuk ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim zbardhjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, por nxitimin p\u00ebr t\u00eb amnistuar krimin. Por nga kjo t\u00eb pakt\u00ebn u provua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontestueshme ajo q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dinim: v\u00ebllez\u00ebrit Edi dhe Ols Rama jan\u00eb t\u00eb papreksh\u00ebm! Faleminderit q\u00eb na e konfirmuat, edhe pse me koston tuaj p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb qesharak! K\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit mund t\u00eb na e kursenit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, po ju shfaq nj\u00eb video bashk\u00eblidhur, se ndoshta ju duhet p\u00ebr arkiv\u00eb: Ministri i Brendsh\u00ebm i koh\u00ebs, q\u00eb ka n\u00eb var\u00ebsi Policin\u00eb, informon Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb e di kush \u00ebsht\u00eb \u201cpersoni i paidentifikuar\u201d. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb ai e di dhe SPAK nuk e di. Pse nuk ka guxim ta pyes SPAK? \u00c7far\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb fshehet?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas fjal\u00ebve t\u00eb kryeministrit Edi Rama n\u00eb lidhje me Olsi Ram\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cilin SPAK pushoi hetimet dhe tha se nuk ka asnj\u00eb prove q\u00eb e implikon at\u00eb. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, Gazment Bardhi shtron disa pyetje q\u00eb sipas tij mbeten [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":83522,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6326,6332,29228],"tags":[34757,21049],"class_list":{"0":"post-83576","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"category-te-fundit","10":"category-vendi","11":"tag-bardhi-i-pergjigjet-rames-spak-nuk-e-hetoi-olsi-ramen","12":"tag-sepse"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/83576","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=83576"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/83576\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/83522"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=83576"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=83576"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=83576"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}