{"id":79531,"date":"2024-10-09T14:48:30","date_gmt":"2024-10-09T12:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=79531"},"modified":"2024-10-09T14:48:30","modified_gmt":"2024-10-09T12:48:30","slug":"burri-denoncon-gjyqtaren-me-rrahu-ka-filluar-te-pije-dhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=79531","title":{"rendered":"Burri denoncon gjyqtaren: M\u00eb rrahu, ka filluar t\u00eb pij\u00eb dhe&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Arnisa K\u00eblli\u00e7i rezulton t\u00eb ket\u00eb ushtruar dhun\u00eb fizike mbi burrin e saj, Klejd K\u00eblli\u00e7i. Aktualisht gjyqtarja K\u00eblli\u00e7i ndodhet me status e \u201cpezulluar\u201d me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor (KLGJ), pasi prokuroria e Durr\u00ebsit, e ka mar\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cKall\u00ebzimit t\u00eb rrem\u00eb\u201d dhe \u201cFalsifikimit t\u00eb dokumentave\u201d, duke krijuar prova t\u00eb rreme kundra prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Adriano Dyrmishisht.<\/p>\n<p>Ngjarja \u00ebsht\u00eb rregjistruar n\u00eb mesnat\u00ebn e 28 gushtit 2024 n\u00eb rrug\u00ebn \u201cReshit \u00c7ollaku\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, ku forcat policore t\u00eb komisariatit Nr.3 jan\u00eb angazhuar p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb nj\u00eb krimi n\u00eb familje K\u00eblli\u00e7i, kjo pasi n\u00eb komisariat, n\u00eb or\u00ebt e mesnat\u00ebs ishte paraqituri shtetasi Klajd K\u00eblli\u00e7i, burri i gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Arnisa K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Oficeri i rojes n\u00eb komisarit, ka shfaqur habi kur ka d\u00ebgjuar nga Klejd K\u00ebllici, se gruaja e tij gjyqtare, e ka dhunuar ndaj k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte kall\u00ebzim kund\u00ebr saj dhe t\u00eb paisej me urdh\u00ebr mbrojtje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo ta linte t\u00eb qet\u00eb.<\/p>\n<p>Oficeri H.M, ka administruar n\u00eb koh\u00eb rekord kall\u00ebzimin e Klejd K\u00eblli\u00e7it, i cili ka pretenduar se gruaja e tij e ka rrahur dhe i ka shqet\u00ebsuar f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt i ka larguar nga sht\u00ebpia e tij tek tezja.<\/p>\n<p>N\u00eb kall\u00ebzimin e tij Klejd K\u00eblli\u00e7i, deklaron para oficerit se:<br \/>\n<em>\u201c\u2026jam paraqitur n\u00eb Komisariatin Nr.3 p\u00ebr t\u00eb kall\u00ebzuar n\u00eb lidhje me faktin, q\u00eb un\u00eb jam i martuar me Arnisa K\u00ebllicin, prej 12 vitesh. Koh\u00ebt e fundit zonja n\u00eb fjal\u00eb ka filluar t\u00eb pij\u00eb dhe nuk ka sjellje korrekte n\u00eb familje. Si pasoj\u00eb e pijes, kemi pasur grindje t\u00eb vazhdueshme dhe kjo shtetase pretendon se un dua ta largoj nga f\u00ebmij\u00ebt, por e b\u00ebj k\u00ebt\u00eb gj\u00eb pasi f\u00ebmij\u00ebt shqet\u00ebsohen. Ka koh\u00eb q\u00eb ajo vepron n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe sot kam marr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, pasi kam q\u00ebn\u00eb te tezja ime dhe n\u00eb or\u00ebn 00:00, ka ardhur te shpia tezes time e pir\u00eb dhe jam detyruar t\u00eb marr f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi\u2026\u201d.<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb tej Klejd K\u00eblli\u00e7i, burri i gjyqtares i k\u00ebrkon policis\u00eb se nuk ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb penalisht rastin p\u00ebr dhun\u00ebn e ushtruar n\u00eb familje nga bashk\u00ebshortja K\u00eblli\u00e7i, por k\u00ebrkon t\u00eb paiset me nj\u00eb urdh\u00ebr-mbrojtje.<\/p>\n<p><em>\u201c\u2026sot rreth or\u00ebs 01:00 gruaja ka thirrur policin\u00eb me preteksin se kam dashur ta dhunoj, por nuk \u00ebsht\u00eb fare e v\u00ebrtet\u00eb. Kam q\u00ebn\u00eb dhe rreth 1 muaj m\u00eb par\u00eb p\u00ebr urdh\u00ebr-mbrojtje, por e kam t\u00ebrhequr pasi menduam ti qet\u00ebsonim gj\u00ebrat, por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb s\u2019ka ndodhur. Dua ta theksoj se k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim,nuk dua ta ndjek penalisht por k\u00ebrkoj nga Policia Shtetit, urdh\u00ebr mbrojtje\u2026\u201d<\/em>-ka deklaruar Klejd K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb s\u2019qaruar rrethanat e k\u00ebtij kall\u00ebzimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga burri i gjyqtares, oficer\u00ebt e komisariatit Nr.3, kan\u00eb thirur p\u00ebr s\u2019qarim duke i mar\u00eb deklarim gjyqtares s\u00eb kall\u00ebzuar p\u00ebr \u201cdhun\u00eb n\u00eb familje\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb d\u00ebshmis\u00eb Arnisa K\u00eblli\u00e7i, ka shtangur punonj\u00ebsin e policis\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb se gjerat jan\u00eb acaruar me burrin, pasi ai i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebn R\u2026, nuk e ka b\u00ebr\u00eb me at\u00eb por me person tjet\u00ebr, duke e akuzuar se ka pasur nj\u00eb lidhje jasht\u00eb martesore me nj\u00eb ish-gjyqtar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, A.M.<\/p>\n<p><em>\u201c\u2026dua t\u00eb them se bashkeshorti im ka pretendime, se f\u00ebmija nuk \u00ebsht\u00eb i tij. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj arsye, kan\u00eb filluar dhe tensionet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Burri ka ushtruar dhun\u00eb psikologjike dhe fizike ndaj meje q\u00eb prej dat\u00ebs 20 janar 2024. M\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb largohem nga Republika e Shqip\u00ebris\u00eb prej dhun\u00ebs s\u00eb tij dhe jam larguar n\u00eb dat\u00ebn 7 shkurt 2024 p\u00ebr shkak t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit, pas publikimit t\u00eb disa lajmeve mediatike n\u00eb lidhje me nj\u00eb lidhjen time me nj\u00eb ish-gjyqtar. (N\u00eb fakt ikja e Arnis\u00ebs n\u00eb SHBA ndodhi pasi prokuroria e Tiran\u00ebs zbuloi skandalin e gjoja k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb K\u00eblli\u00e7it me let\u00ebr nga burgu i Fush\u00eb-Kruj\u00ebs). Jam kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 19 prill 2024 me iden\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmisuar situat\u00ebn familjare, por kjo gj\u00eb ka d\u00ebshtuar. Q\u00eb kur jam kthyer n\u00eb sht\u00ebpi, jam shantazhuar vazhdimisht n\u00eb sy t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe jam pyetur gjithmon\u00eb n\u00ebse kam pasur nj\u00eb lidhje me gjyqtarin A.M. E kam mohuar pasi nuk ka q\u00ebn\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, ka krijuar kontradita n\u00eb vijim\u00ebsi. K\u00ebrkoj dhe urdh\u00ebr mbrojtje p\u00ebr vete dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe mbrojtje paraprake p\u00ebrpara se t\u00eb shprehet gjykata\u2026\u201d<\/em>-ka d\u00ebshmuar gjyqtarja, Arnisa K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Arnisa ka treguar se bashk\u00ebshorti i saj Klejd Kelli\u00e7i, e ka k\u00ebrc\u00ebnuar pasi kishte biseduar me nj\u00eb mik t\u00eb vetin, zotin Gert Brojka, q\u00eb jeton n\u00eb Itali, i cili ja ka mbush mendjen q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb analizat e ADN-s\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe f\u00ebmija jon\u00eb i vog\u00ebl R\u2026., nuk \u00ebsht\u00eb i veti.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, gjyqtarja K\u00eblli\u00e7i tregon se burri i saj ka filluar shamat\u00ebn dhe pastaj i ka th\u00ebn\u00eb:<em>\u00a0\u201c\u2026je e p\u00ebrdal\u00eb\u2026\u201d,<\/em>\u00a0dhe se i \u00ebsht\u00eb drejtuar me fjal\u00ebt:\u00a0<em>\u201c\u2026F\u00ebmija \u00ebsht\u00eb i imi, un do t\u00eb t\u00eb vras\u2026\u201d.<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr tu bindur oficer\u00ebt e policis\u00eb, i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Arnisa Kelli\u00e7it, nj\u00eb k\u00e7yrje t\u00eb jashtme dhe nga kqyrja nuk jan\u00eb v\u00ebrejtur d\u00ebmtime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb gjyqtarja kishte inskenuar brenda sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj, sikur burri Kejd K\u00eblli\u00e7i, ka dashur ta vras\u00eb me thik\u00ebn e guzhin\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, gj\u00eb e cila nuk \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb moment Klejdi Kelli\u00e7i, pretendon se zonja, e ka vendosur thik\u00ebn vet\u00eb, t\u00eb cilet kishin pretendime per thiken, e cila eshte marre nga patrulla dhe eshte bere shoqerimi i dy paleve ne komisarjat.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentat e siguruar nga gazetari i \u201cOra News\u201d, Elton Qyno jepet dhe nj\u00eb tablo e raportit t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>N\u00eb raport-sh\u00ebrbimin thuhet se:<br \/>\n<em>\u201c\u2026rreth or\u00ebs 01:00 mor\u00ebm njoftim nga salla operative se ne Rr. &#8220;Reshit Collaku&#8221;, ka dhun\u00eb n\u00eb familje.Komunikuam n\u00eb telefon me zonj\u00ebn Arnisa Kelli\u00e7i dhe ajo ju ka th\u00ebn\u00eb se bashk\u00ebshorti i saj, Klejd K\u00eblli\u00e7i, e ka k\u00ebrc\u00ebnuar me fjal\u00eb, do t\u00eb vras, si dhe me nj\u00eb mjet thik\u00eb sht\u00ebpie me busht t\u00eb zi, e cila ishte n\u00eb nj\u00eb kolltuk n\u00eb hyrje t\u00eb der\u00ebs. Kjo thik\u00eb \u00ebsht\u00eb mar\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs material dhe bashk\u00eb me burr\u00eb e grua forcat e policis\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb ambjentet e komisariatit Nr.3 n\u00eb Tiran\u00eb\u2026\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Policia ka k\u00ebrkuar ekspertimin teknik t\u00eb thik\u00ebs s\u00eb sekuestruar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e \u00e7iftit K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb pasi ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs s\u00eb 28 Gushtit 2024, gjyqtarja Arnisa K\u00eblli\u00e7i \u00ebsht\u00eb larguar nga ambjentet e komisariatit Nr.3 n\u00eb drejtim t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Por \u00e7udit\u00ebrisht n\u00eb m\u00ebngjesin e po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb 28 gusht 2024, n\u00eb or\u00ebn 09:00 n\u00eb komisarjat \u00ebsht\u00eb paraqituar gjyqtarja, Arnisa Kelli\u00e7i, dhe ka shpejguar se:<br \/>\n<em>\u201d\u2026m\u00eb 28 gusht 2024 n\u00eb or\u00ebn 02:45 kam b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim n\u00eb komisarjat n\u00eb lidhje me nj\u00eb incident dhune q\u00eb kam pasur n\u00eb familje me bashk\u00ebshortin tim, Kledi K\u00eblli\u00e7i. Pasi kam dalur nga komisarjati, kam shkuar n\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00eb sht\u00ebpi nuk kam gjetur as bashk\u00ebshortin dhe as f\u00ebmij\u00ebn tim. E shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, kam marr\u00eb n\u00eb telefon disa her\u00eb bashk\u00ebshortin dhe ai nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur. Kam marr\u00eb dhe tez\u00ebn e tij, Zana Stathi, dhe ajo nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur. E gjendur, n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kam ardhur n\u00eb komisarjatin e policis\u00eb Nr. 3 Tiran\u00eb dhe kam shpjeguar k\u00ebt\u00eb fakt\u2026\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Por oficeri i policis\u00eb, ka komunikuar n\u00eb telefon me Klejdi Kelli\u00e7in, ku ky i fundit i ka th\u00ebn\u00eb se f\u00ebmija kishte q\u00ebn\u00eb duke fjetur gjum\u00eb tek sht\u00ebpia e tezes dhe menj\u00ebher\u00eb, do t\u00eb d\u00ebrgohet tek sht\u00ebpia e tyre, ku p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt mamaja e f\u00ebmij\u00ebs, Arnisa K\u00eblli\u00e7i, nuk ishte n\u00eb dieni.<\/p>\n<p>Pasi gjyqtarja, Arnisa K\u00eblli\u00e7i, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dieni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt se f\u00ebmija i saj R\u2026, ishte tek sht\u00ebpia e tezes s\u00eb bashk\u00ebshortit dhe q\u00eb do t\u00eb shkonte menj\u00ebher\u00eb tek sht\u00ebpia e saj, gjyqtarja nuk ka vendosur t\u00eb vijoj\u00eb kall\u00ebzimin e dyt\u00eb kundra burrit, duke mos k\u00ebrkuar ndjekjen e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij rasti p\u00ebr marjen e f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>Burimi: OraNews<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Arnisa K\u00eblli\u00e7i rezulton t\u00eb ket\u00eb ushtruar dhun\u00eb fizike mbi burrin e saj, Klejd K\u00eblli\u00e7i. Aktualisht gjyqtarja K\u00eblli\u00e7i ndodhet me status e \u201cpezulluar\u201d me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor (KLGJ), pasi prokuroria e Durr\u00ebsit, e ka mar\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cKall\u00ebzimit t\u00eb rrem\u00eb\u201d dhe \u201cFalsifikimit t\u00eb dokumentave\u201d, duke krijuar prova [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":79532,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332,29228],"tags":[33434,33435],"class_list":{"0":"post-79531","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"category-vendi","10":"tag-burri-denoncon-gjyqtaren-me-rrahu","11":"tag-ka-filluar-te-pije-dhe"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/79531","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=79531"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/79531\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/79532"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=79531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=79531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=79531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}