{"id":76311,"date":"2024-07-02T15:36:01","date_gmt":"2024-07-02T13:36:01","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=76311"},"modified":"2024-07-02T15:36:15","modified_gmt":"2024-07-02T13:36:15","slug":"hapen-400-vende-pune-per-police-ja-kriteret-dhe-dokumentet-per-aplikim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=76311","title":{"rendered":"Hapen 400 vende pune p\u00ebr polic\u00eb, ja kriteret dhe dokumentet p\u00ebr aplikim&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka hapur aplikimet p\u00ebr pranim n\u00eb strukturat e saj p\u00ebr 400 vende t\u00eb reja pune.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi zyrtar, m\u00ebsohet se 50% e kuotave p\u00ebr konkurrim do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr femrat, q\u00eb pas p\u00ebrfundimit me sukses t\u00eb Kolegjit Profesional t\u00eb Formimit Policor n\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb, do t\u00eb em\u00ebrohen n\u00eb strukturat e Kufirit dhe Migracionit.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi:<\/strong><\/p>\n<p>Policia e Shtetit, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb procesi konkurrimi t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb paansh\u00ebm, transparent, si dhe sipas parimeve t\u00eb shanseve t\u00eb barabarta, mosdiskriminimit dhe merit\u00ebs, hapen aplikimet p\u00ebr pranim n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, p\u00ebr 400 funksione t\u00eb rolit baz\u00eb, t\u00eb ndara sipas strukturave policore n\u00eb nivel vendor (DVP, DVKM dhe struktura t\u00eb ve\u00e7anta), si vijon:<\/p>\n<p>N\u00eb strukturat policore t\u00eb qarkut Tiran\u00eb (DVP, DVKM dhe FNSH)-125<\/p>\n<p>N\u00eb strukturat policore t\u00eb qarkut Durr\u00ebs (DVP dhe DVKM)-35<\/p>\n<p>N\u00eb strukturat policore t\u00eb qarkut Kor\u00e7\u00eb (DVP dhe DVKM)-20<\/p>\n<p>N\u00eb strukturat policore t\u00eb qarkut Fier (DVP dhe FNSH)-10<\/p>\n<p>N\u00eb strukturat policore t\u00eb qarkut Vlor\u00eb (DVP, DVKM dhe Delta)-30<\/p>\n<p>N\u00eb strukturat policore t\u00eb qarkut Lezh\u00eb (DVP)-30<\/p>\n<p>N\u00eb strukturat policore t\u00eb qarkut Shkod\u00ebr (DVP, DVKM dhe FNSH)-50<\/p>\n<p>N\u00eb strukturat policore t\u00eb qarkut Kuk\u00ebs (DVP dhe DVKM)-35<\/p>\n<p>N\u00eb strukturat policore t\u00eb qarkut Dib\u00ebr (DVP dhe KPKM)-25<\/p>\n<p>N\u00eb strukturat policore t\u00eb qarkut Elbasan (DVP)-10<\/p>\n<p>N\u00eb strukturat policore t\u00eb qarkut Gjirokast\u00ebr (DVP dhe DVKM)-20<\/p>\n<p>N\u00eb strukturat policore t\u00eb qarkut Berat (DVP)-10<\/p>\n<p>N\u00eb numrin e kuotave p\u00ebr konkurrim, 50% e kuotave do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr shtetaset femra t\u00eb cilat pas p\u00ebrfundimit me sukses t\u00eb Kolegjit Profesional t\u00eb Formimit Policor n\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb, do t\u00eb em\u00ebrohen n\u00eb strukturat e Kufirit dhe Migracionit.<\/p>\n<p><strong>KRITERET P\u00cbR APLIKIM<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do shtetas qe plot\u00ebson kriteret e m\u00ebposhtme, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb aplikoj\u00eb pran\u00eb drejtorive vendore t\u00eb Policis\u00eb ku ai ka vendbanimin e p\u00ebrhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Aplikimet jan\u00eb t\u00eb hapura deri m\u00eb dat\u00eb 31.07.2024.<\/p>\n<p>a) t\u00eb jet\u00eb shtetas shqiptar;<\/p>\n<p>b) t\u00eb jet\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 30 vje\u00e7;<\/p>\n<p>c) t\u00eb jet\u00eb me gjat\u00ebsi jo m\u00eb pak se 165 cm p\u00ebr meshkujt dhe jo m\u00eb pak se 160 cm p\u00ebr femrat;<\/p>\n<p>d) t\u00eb ket\u00eb mbaruar arsimin e mes\u00ebm;<\/p>\n<p>e) t\u00eb mos jet\u00eb i p\u00ebrjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare apo t\u00eb jet\u00eb larguar nga sh\u00ebrbimi civil;<\/p>\n<p>f) t\u00eb ket\u00eb zot\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar;<\/p>\n<p>g) t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore dhe i aft\u00eb fizikisht p\u00ebr t\u00eb kryer detyr\u00ebn;<br \/>\nh) t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb gjuh\u00ebn shqipe t\u00eb shkruar dhe t\u00eb folur;<\/p>\n<p>i) t\u00eb mos jet\u00eb i d\u00ebnuar me vendim gjykate, t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb krimi apo p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb kund\u00ebrvajtjeje penale me dashje;<\/p>\n<p>j) t\u00eb ket\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejtimit t\u00eb automjetit t\u00eb tipit B;<\/p>\n<p>k) t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb kriteret e besueshm\u00ebris\u00eb dhe integritetit.<\/p>\n<p><strong>DOKUMENTACIONI P\u00cbR APLIKIM<\/strong><\/p>\n<p>Shtetasit qe shprehin d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u pranuar n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, p\u00ebrkundrejt tarif\u00ebs se aplikimit, jo m\u00eb von\u00eb se data 31.07.2024, duhet t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb pran\u00eb strukturave t\u00eb Burimeve Njer\u00ebzore n\u00eb drejtorit\u00eb vendore t\u00eb Policis\u00eb, formularin e aplikimit t\u00eb plot\u00ebsuar, s\u00eb bashku me dokumentacionin e m\u00ebposht\u00ebm:<\/p>\n<p>a) formularin e vet\u00ebdeklarimit p\u00ebr pun\u00ebsim n\u00eb strukturat e Policis\u00eb;<\/p>\n<p>b) fotokopje t\u00eb kart\u00ebs s\u00eb identitetit;<\/p>\n<p>c) diplom\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar me list\u00eb notash q\u00eb v\u00ebrteton p\u00ebrfundimin e arsimit t\u00eb mes\u00ebm (t\u00eb noterizuara);<\/p>\n<p>d) fotokopje t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejtimit t\u00eb automjetit t\u00eb tipit \u201cB\u201d;<\/p>\n<p>e) certifikat\u00eb e gjendjes gjyq\u00ebsore (nxirret nga struktura policore ku kryen aplikimin);<\/p>\n<p>f) certifikat\u00eb familjare (nxirret nga struktura policore ku kryen aplikimin);<\/p>\n<p>g) v\u00ebrtetim nga gjykata q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykim p\u00ebr vep\u00ebr penale;<\/p>\n<p>h) v\u00ebrtetim nga prokuroria q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb ndjekje penale;<\/p>\n<p>i) v\u00ebrtetim nga struktura e posa\u00e7me kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar;<\/p>\n<p>j) mandat-pagesa e tarif\u00ebs s\u00eb aplikimit;<\/p>\n<p><strong>FAZAT QE KALOJN\u00cb APLIKANT\u00cbT P\u00cbR PRANIM<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr pranimin n\u00eb polici, aplikant\u00ebt duhet t\u00eb kalojn\u00eb me sukses sipas rendit zbrit\u00ebs fazat e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>a) aplikimi;<\/p>\n<p>b) verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit;<\/p>\n<p>c) verifikimi i besueshm\u00ebris\u00eb dhe integritetit t\u00eb aplikant\u00ebve;<\/p>\n<p>d) kontrolli sh\u00ebndet\u00ebsor;<\/p>\n<p>e) testimi, i cili p\u00ebrfshin testin me shkrim, testin fizik, intervist\u00ebn me goj\u00eb dhe testin psikologjik.<\/p>\n<p>Me qellim q\u00eb procesi i verifikimit t\u00eb kryhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shpejte, por pa cenuar cil\u00ebsin\u00eb e verifikimit, procesi i shqyrtimit t\u00eb dokumentacionit, verifikimi i besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb aplikant\u00ebve, si dhe marrja, administrimi dhe krahasimi i gjurm\u00ebve daktiloskopike, b\u00ebhen menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr secilin aplikant, duke filluar nga momenti i dor\u00ebzimit t\u00eb dokumentacionit, pa pritur p\u00ebrfundimin e afatit t\u00eb aplikimit.<\/p>\n<p>Procesit t\u00eb testimit i n\u00ebnshtrohet vet\u00ebm aplikant\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb baze t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pranimit, plot\u00ebsojn\u00eb kriteret dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar procesin e pranimit.<\/p>\n<p>Aplikanti skualifikohet dhe nd\u00ebrpret procesin e konkurrimit n\u00eb \u00e7do faze t\u00eb tij n\u00ebse:<\/p>\n<p>a. nuk aplikon brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar;<\/p>\n<p>b. nuk dor\u00ebzon n\u00eb kohen e aplikimit dokumentacionin e k\u00ebrkuar;<\/p>\n<p>c. nuk plot\u00ebson kriteret e p\u00ebrcaktuara n\u00eb piken 3 t\u00eb k\u00ebtij urdhri;<\/p>\n<p>d. ka deklaruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme apo ka paraqitur dokumente t\u00eb falsifikuara;<\/p>\n<p>e. rezulton p\u00ebrdorues droge;<\/p>\n<p>f. rezulton t\u00eb ket\u00eb var\u00ebsi nga alkooli;<\/p>\n<p>g. nuk kalon kontrollin sh\u00ebndet\u00ebsor;<\/p>\n<p>h. nuk paraqitet n\u00eb koh\u00ebn e caktuar n\u00eb nj\u00eb nga fazat e testimit;<\/p>\n<p>i. nuk vler\u00ebsohet me t\u00eb pakt\u00ebn 50% t\u00eb pik\u00ebve n\u00eb secil\u00ebn prej fazave t\u00eb testimit.<\/p>\n<p><strong>ANKIMIMI<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do aplikant ka t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit p\u00ebr \u00e7do faz\u00eb t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Ankimimi behet n\u00ebp\u00ebrmjet e-mailit, n\u00eb adres\u00ebn\u00a0burimet.njerezore@asp.gov.al, brenda 2 dit\u00ebsh nga data e njoftimit p\u00ebr secil\u00ebn faze t\u00eb procesit. Komisioni i Ankimimit njofton aplikantin brenda 5 dit\u00ebsh pune n\u00eb lidhje me vendimin e marr\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i Ankimimit ngrihet n\u00eb nivel vendor pran\u00eb struktur\u00ebs ku kryhet aplikimi, si dhe n\u00eb nivel qendror pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>a) n\u00eb nivel vendor, Komisioni p\u00ebrb\u00ebhet nga:<br \/>\n\u2022 Z\u00ebvend\u00ebsdrejtori p\u00ebr Sigurin\u00eb Publike;<br \/>\n\u2022 Shefi i Sektorit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Burimeve Njer\u00ebzore;<br \/>\n\u2022 P\u00ebrfaq\u00ebsuesi Juridik DVP-se;<\/p>\n<p>b) n\u00eb nivel qendror, Komisioni p\u00ebrb\u00ebhet nga:<br \/>\n\u2022 Z\u00ebvend\u00ebsdrejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit;<br \/>\n\u2022 Drejtori i Standardeve Profesionale<br \/>\n\u2022 Drejtori i Drejtoris\u00eb Juridike.<\/p>\n<p>Komisionet e Ankimimit pran\u00eb drejtorive vendore t\u00eb Policis\u00eb shqyrtojn\u00eb ankesat e aplikant\u00ebve p\u00ebr fazat e aplikimeve, verifikimit dhe shqyrtimit t\u00eb dokumentacionit, nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha ankesat p\u00ebr fazat e tjera t\u00eb procesit t\u00eb pranimit n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, shqyrtohen nga Komisioni i Ankimimit pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p><strong>KU MUND T\u00cb GJENDEN FORMULAR\u00cbT P\u00cbR APLIKIM?<\/strong><\/p>\n<p>Formular\u00ebt e aplikimit dhe vet\u00ebdeklarimit shkarkohen nga faqja zyrtare e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit ose merren fizikisht pran\u00eb drejtorive vendore t\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n<p>Formulari i aplikimit, formulari i vet\u00ebdeklarimit, s\u00eb bashku me dokumentacionin e k\u00ebrkuar, dor\u00ebzohen pran\u00eb drejtorive vendore t\u00eb Policis\u00eb, ku aplikanti ka vendbanimin e p\u00ebrhersh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>SA ZGJAT TRAJNIMI?<\/strong><\/p>\n<p>Aplikant\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kalojn\u00eb me sukses t\u00eb gjitha proceset e pranimit, shpallen fitues n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb renditur brenda kuotave t\u00eb shpallura p\u00ebr konkurrim.<\/p>\n<p>Aplikant\u00ebt fitues i n\u00ebnshtrohen trajnimit n\u00eb Kolegjin Profesional t\u00eb Formimit Policor n\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudhe 9-mujore (6 muaj trajnim teorik dhe 3 muaj praktik\u00eb pran\u00eb strukturave policore).<\/p>\n<p><strong>A \u00cbSHT\u00cb I GARANTUAR PUN\u00cbSIMI?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do aplikant i cili p\u00ebrfundon trajnimin pran\u00eb Kolegjit Profesional t\u00eb Formimit Policor, n\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb, em\u00ebrohet menj\u00ebher\u00eb pran\u00eb strukturave policore ku ka kryer aplikimin.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb e interesuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb aplikime dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr fton t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat, q\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb, duke iu garantuar nj\u00eb proces konkurrimi transparent dhe t\u00eb paansh\u00ebm, sipas parimeve t\u00eb shanseve t\u00eb barabarta, mosdiskriminimit dhe meritokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Formular\u00ebt e aplikimit shkarkohen n\u00eb linkun e m\u00ebposht\u00ebm: https:\/\/asp.gov.al\/hapen-aplikimet-per-pranim-ne-policine-e-shtetit-per-400-funksione-te-rolit-baze\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka hapur aplikimet p\u00ebr pranim n\u00eb strukturat e saj p\u00ebr 400 vende t\u00eb reja pune. P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi zyrtar, m\u00ebsohet se 50% e kuotave p\u00ebr konkurrim do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr femrat, q\u00eb pas p\u00ebrfundimit me sukses t\u00eb Kolegjit Profesional t\u00eb Formimit Policor n\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb, do t\u00eb em\u00ebrohen n\u00eb strukturat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":51977,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332,29228],"tags":[31898,31899],"class_list":{"0":"post-76311","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"category-vendi","10":"tag-hapen-400-vende-pune-per-police","11":"tag-ja-kriteret-dhe-dokumentet-per-aplikim"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/76311","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=76311"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/76311\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/51977"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=76311"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=76311"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=76311"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}