{"id":73596,"date":"2024-04-12T19:39:11","date_gmt":"2024-04-12T17:39:11","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=73596"},"modified":"2024-04-12T19:39:29","modified_gmt":"2024-04-12T17:39:29","slug":"video-rizgjimi-i-sazanit-brenda-ish-bazes-ushtarake-sekrete-plot-bunkere-e-ardhmja-me-projektin-e-jared-kushner","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=73596","title":{"rendered":"VIDEO\/ \u2019&#8217;Rizgjimi\u2019\u2019 i Sazanit\/ Brenda ish-baz\u00ebs ushtarake sekrete plot bunker\u00eb, e ardhmja me projektin e Jared Kushner"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Alida Lula<\/strong><\/p>\n<p>SCAN tv udh\u00ebtoi drejt Sazanit, ishullit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili ngjason sot me nj\u00eb vend, ku \u00e7do epok\u00eb e historis\u00eb ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebn e saj. E m\u00eb dominuesja \u00ebsht\u00eb ajo e periudh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, koh\u00eb kur \u00e7do dit\u00eb drejt tij, anijet lundronin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar atje ushqime dhe uj\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt\u2026.Nd\u00ebrsa sot, anijet udh\u00ebtojn\u00eb drejt ishullit t\u00eb shkretuar, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar atje vet\u00ebm turist\u00eb q\u00eb duan t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se si jetohej n\u00eb baz\u00ebn ushtarake m\u00eb sekrete t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb deri para 30 vitesh. P\u00ebr gazetaren e SCAN Tv, Alida Lula, ish-komandanti i fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb baz\u00eb ushtarake Sulejman Abazi, sjell rr\u00ebfime nga jeta n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb ishte nj\u00eb nga pozicionet prej nga ku kontrollohej porta e Adriatikut dhe e Jonit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr 6 vite kam qen\u00eb komandant i k\u00ebtij garnizoni ushtarak. Nj\u00eb jet\u00eb aktive, por e v\u00ebshtir\u00eb. K\u00ebtu ka patur dinamik\u00eb t\u00eb aktivitetit ushtarak, ku nuk i shp\u00ebtuam ngjarjeve t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb lan\u00eb edhe gjurm\u00eb. Kemi patur ngjarje si rr\u00ebmbimi i \u00e7istern\u00ebs, nj\u00eb anije transporti etj. Ky izolim ndikonte dhe n\u00eb detyr\u00ebn ushtarake, duhet theksuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb ishull, 1\/3 e efektivit ishte n\u00eb gatishm\u00ebri absolute. Nj\u00eb nga arsyet q\u00eb mbrojta doktoratur\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e sociologjis\u00eb, ishte jetesa n\u00eb k\u00ebt\u00eb ishull, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb universitet i dyt\u00eb\u201d \u2013 thot\u00eb kolonel Suljeman Abazi.<\/p>\n<p>N\u00eb kulmin e saj n\u00eb vitet 1970, baza kishte nj\u00eb personel prej m\u00eb shum\u00eb se 3500 vet\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb civil\u00eb dhe ushtar\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ishull enigmatik p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00eb shekulli, banor\u00ebt g\u00ebzonin privilegje nga shteti n\u00eb trajtimin ushqimor, arsimor, t\u00eb ndihm\u00ebs mjek\u00ebsore, furnizime t\u00eb ve\u00e7anta, librari, bibliotek\u00eb, k\u00ebtu kishte kinema falas, kopsht dhe \u00e7erdhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, shkoll\u00eb 8-vje\u00e7are ku nx\u00ebn\u00ebsit trajtoheshin 100% me bursa t\u00eb zgjedhura. Gazetarja Alida Lula n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb shkoll\u00ebs, tregon se \u00e7far\u00eb ka gjetur brenda k\u00ebsaj godine t\u00eb brakstisur q\u00eb ka mar\u00eb emrin \u201c22 tetori\u2019\u2019 sipas dat\u00ebs s\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb k\u00ebtij ishulli nga pushtuesit gjerman\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pran\u00eb bllokut t\u00eb pallateve ku kan\u00eb jetuar familjet e ushtarak\u00ebve, shihet transformimi si \u00ebsht\u00eb transformuar kjo qytez\u00eb dedikuar ushtarak\u00ebve. Rreth 3600 bunker\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb ende hijer\u00ebnd\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqen e ishullit prej rreth 6 km2. N\u00eb planizimin luftarak rezultonte se Sazani mund t\u00eb luftonte 6 muaj n\u00eb rrethim, pa asnj\u00eb ndihm\u00eb nga jasht\u00eb. Nd\u00ebrsa sot gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e heshtur, n\u00eb pritje t\u00eb investimeve, p\u00ebr t\u2019i rikthyer shk\u00eblqimin nj\u00eb ishulli t\u00eb veshur me \u00e7elik e beton, si \u201cvija e par\u00eb e frontit\u201d. Interesi dhe aplikimi p\u00ebr nj\u00eb projektit luksoz prej 1 mld dollar\u00ebsh nga Jared Kushner, dh\u00ebndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, \u00ebsht\u00eb mir\u00ebpritur nga vlonjat\u00ebt dhe t\u00eb zgjedhurit vendor\u00eb. Projekti synon hotele, port p\u00ebr vapor\u00eb e jahte, resorte, plazhe, linja turistike, vila, hotele, rrug\u00eb, pista ulje p\u00ebr helikopter\u00eb, investime q\u00eb e shnd\u00ebrrojn\u00eb ishullin n\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb mahnit\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cKu ta gjejm\u00eb q\u00eb ky projekt t\u00eb zbatohet, presim q\u00eb ky ishull t\u00eb marri jet\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ishull i vdekur. Patjet\u00ebr q\u00eb ekonomia do t\u00eb ket\u00eb reaksionin zinxhir, gjith\u00eb prodhuesit lokal do ta ken\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, shtohet nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr dhe kjo e \u00e7on n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr ofert\u00ebn turistike t\u00eb Vlor\u00ebs\u201d &#8211; thot\u00eb Ermal Dredha, kryetar i bashkis\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt dhe bizneset e qytetit bregdetar e shohin si nj\u00eb mund\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb ardhjen e nj\u00eb investitori t\u00eb till\u00eb, pasi ishulli nuk duhet t\u00eb mbahet peng nga e shkuara, por t\u00eb sjell\u00eb zhvillim, e jo vet\u00ebm p\u00ebr Vlor\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cJam pro k\u00ebtij investimi, do t\u00eb sjell\u00eb zhvillim\u2019\u2019- thot\u00eb nj\u00eb banore.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam besim se Vlora do t\u00eb ket\u00eb zhvillim. Un\u00eb kam 60 vjet q\u00eb merrem me menaxhim lokalesh dhe restorantesh\u201d- thot\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr banor.<\/p>\n<p>Investimi sipas operator\u00ebve turistik\u00eb, do ta kthej\u00eb Sazanin n\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb q\u00eb do t\u00eb rris\u00eb ekonomin\u00eb, pasi turist\u00ebt nuk do t\u00eb shohin m\u00eb nga Korfuzi, por nga ky ishull me pamje piktoreske dhe nj\u00eb pozicion strategjik, q\u00eb nuk e ka asnj\u00eb ishull tjet\u00ebr n\u00eb Mesdhe.<\/p>\n<p>\u201cImagjinoni t\u00eb kemi z. Kushner p\u00ebrball\u00eb dhe ai t\u00eb ket\u00eb Vlor\u00ebn p\u00ebrball\u00eb vetes. Un\u00eb jam nj\u00eb nga operator\u00ebt q\u00eb e them me bindje se kjo pik\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe ky projekt \u00ebsht\u00eb marketing i past\u00ebr p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, pasi do t\u00eb vijon\u00eb investimet strategjike\u201d- tregon Vasil Bedinaj, kryetar i tur-operator\u00ebve n\u00eb jug t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ishulli i Sazanit, p\u00ebrmendet n\u00eb shum\u00eb episode ushtarake, q\u00eb shtrihen nga antikiteti e deri ne Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore. Nd\u00ebrtime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme u b\u00ebn\u00eb n\u00eb Ishullin e Sazanit nga Italia t\u00eb cil\u00ebs ishulli i ishte premtuar n\u00eb Traktatin e Londr\u00ebs t\u00eb vitit 1915. Italia filloi nj\u00eb program ambicioz pa humbur koh\u00eb duke nisur me nd\u00ebrtimet me q\u00ebllim p\u00ebr ta kthyer ishullin n\u00eb baz\u00eb detare p\u00ebr t\u00eb kontrolluar pik\u00ebn strategjike t\u00eb \u2018\u2018Ngushtic\u00ebs s\u00eb Otrantos\u2019\u2019. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Italia ia dor\u00ebzoi ishullin Shqip\u00ebris\u00eb si pjes\u00eb s\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb paqes midis dy vendeve e n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 1947. Gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb nj\u00ebzet Shqip\u00ebria do t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb izoluara pas Perdes s\u00eb Hekurt, n\u00ebn regjimin e Enver Hoxh\u00ebs. Dikur i izoluar totalisht, Sazani p\u00ebr vizitor\u00ebt b\u00ebhet nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara. Nj\u00eb marr\u00ebveshje e fimorsur 7 vite m\u00eb par\u00eb nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sip\u00ebrmarrjes lejoi turist\u00ebt p\u00ebr vizita turistike n\u00eb ishullin e Sazanit. Guidat p\u00ebr Sazan, ofrohen gjat\u00eb periudh\u00ebs Qershor- Gusht nga guid-operator\u00eb t\u00eb licensuar me nj\u00eb leje t\u00eb vecant\u00eb dhe ky ishull \u00ebsht\u00eb edhe pika e tyre m\u00eb e fort\u00eb.<br \/>\n\u201cNa interson q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet di\u00e7ka e bukur, sepse fiton Shqip\u00ebri dhe jo vet\u00ebm Vlora\u201d \u2013 thot\u00eb p\u00ebr SCAN Agim To\u00e7i, guid\u00eb turistke.<br \/>\nNd\u00ebrtimi i nj\u00eb resorti luksoz do ta kthej\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb klubin e turizmit elitar. Futja e Shqi\u00ebris\u00eb n\u00eb hart\u00ebn e llojit aman me eco-resortin, jan\u00eb modele pararoj\u00eb t\u00eb ndryshimit t\u00eb shum\u00ebpritur, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrkarahur edhe nga ambjentalist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb ruhen ekuilibrat.<br \/>\n\u201cNuk jemi kund\u00ebr k\u00ebtij projekti, sepse turizmi elitar na jep mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ruhet edhe natyra e mjedisi. Vlora e mir\u00ebpret zhvillimin. Ishulli i Sazanit ka gjurm\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs militare, ndaj duhet t\u00eb jemi miq\u00ebsor\u00eb me mjedisin\u201d- tregon eksperti i mjedisit, profesor Simo Ribaj<br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb pas aplikimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt ambizcion \u00e7mimet e apartameneteve n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebrball\u00eb ishullit q\u00eb pritet t\u00eb transformohet nga nj\u00eb ishull municionesh n\u00eb nj\u00eb destinacion luksoz, jan\u00eb rritur menj\u00ebher\u00eb.<br \/>\n\u201cEfekti ka q\u00ebn\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm, imagjinoni ende pa filluar zabtimin projekti, \u00e7mimet jan\u00eb rritur deri n\u00eb 200 euro p\u00ebr m2 n\u00eb Vlor\u00eb. Me filllimin e zbatimit t\u00eb projektit, \u00e7mimet do kap\u00ebrcejn\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr, madje vlera e pron\u00ebs do t\u00eb rritet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jugun\u2019\u2019 \u2013 shton Erion Harizi, Kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtuesve n\u00eb vend<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Zak Topuzi, kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Hoteleri-Turizmit, thekson se: \u201cTurizmi elitar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ekspert\u00ebt kan\u00eb nxjerr\u00eb konkulzionet se brenda 10 viteve do t\u00eb trefishohet numri i turist\u00ebve elitar dhe nga 160 mld euro, do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb 540 mld euro\u201d.<\/p>\n<p>Kthimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes p\u00ebr potencialin e saj turistik me rritjen e pandalshme t\u00eb turist\u00ebve, po rrit interesin e investimeve strategjike, ashtu si kjo kampani q\u00eb k\u00ebrkon ta shnd\u00ebrroj\u00eb k\u00ebt\u00eb ishull, nga nj\u00eb fortes\u00eb t\u00eb \u2018papushtueshme\u2019 n\u00eb eko-resorte luksoz.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alida Lula SCAN tv udh\u00ebtoi drejt Sazanit, ishullit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili ngjason sot me nj\u00eb vend, ku \u00e7do epok\u00eb e historis\u00eb ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebn e saj. E m\u00eb dominuesja \u00ebsht\u00eb ajo e periudh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, koh\u00eb kur \u00e7do dit\u00eb drejt tij, anijet lundronin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar atje ushqime [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":73597,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"video","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332,29228,26832],"tags":[30519,30518],"class_list":{"0":"post-73596","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-video","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"category-vendi","10":"category-video","11":"tag-e-ardhmja-me-projektin-e-jared-kushner","12":"tag-video-rizgjimi-i-sazanit-brenda-ish-bazes-ushtarake-sekrete-plot-bunkere","13":"post_format-post-format-video"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/73596","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=73596"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/73596\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/73597"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=73596"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=73596"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=73596"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}