{"id":72298,"date":"2024-03-03T22:20:08","date_gmt":"2024-03-03T21:20:08","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=72298"},"modified":"2024-03-03T22:20:08","modified_gmt":"2024-03-03T21:20:08","slug":"zbardhet-motivi-i-vrasjes-se-pellumb-metes-ja-cili-eshte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=72298","title":{"rendered":"Zbardhet motivi i vrasjes s\u00eb P\u00ebllumb Met\u00ebs, ja cili \u00ebsht\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Hetuesit n\u00eb Durr\u00ebs po kalojn\u00eb n\u00eb sit\u00eb t\u00eb im\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e vrasjes nga f\u00ebmij\u00ebt s\u00eb P\u00ebllumb Met\u00ebs n\u00eb Sh\u00ebnavlash, p\u00ebr t\u00eb zbuluar motivet e vrasjes.<\/p>\n<p>News24 m\u00ebsoi nga burime konfidenciale se nj\u00eb pist\u00eb e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e konflikteve pasurore p\u00ebr tok\u00ebn, ku personazh ky\u00e7 \u00ebsht\u00eb djali i madh i P\u00ebllumbit, Hyseni.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi kishte rreth 12 dynym tok\u00eb. Gjat\u00eb kontrolleve n\u00eb banes\u00eb policia nuk i ka gjetur k\u00ebto dokumente, t\u00eb cilat i mbante djali i madh, q\u00eb i kishte premtuar motr\u00ebs q\u00eb me lek\u00ebt e tok\u00ebs do ta nxirrte nga burgu.<\/p>\n<p>Dokumentari i plot\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebllumb Meta me origjin\u00eb nga fshati Shem\u00ebri i Kruj\u00ebs lindi n\u00eb Sh\u00ebnavlash t\u00eb Durr\u00ebsit m\u00eb 8 qershor t\u00eb vitit 1974, aty ky prind\u00ebrit e tij Hamid dhe Fatime ishin shp\u00ebrngulur prej koh\u00ebsh nga Kruja.<\/p>\n<p>Mes jet\u00ebs s\u00eb emigracionit dhe Shqip\u00ebris\u00eb, P\u00ebllumbi pas vdekjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij vendosi t\u00eb kthehej p\u00ebrfundimisht n\u00eb Shqip\u00ebri, ku ishte b\u00ebr\u00eb edhe baba i 4 f\u00ebmij\u00ebve, 2 vajzave dhe 2 djemve. Familjar\u00ebt e P\u00ebllumbit pretendojn\u00eb se q\u00eb prej vdekjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre nuk kan\u00eb pasur komunikim me bashk\u00ebshorten e tij, Blerin\u00ebn, e cila kishte distancuar edhe f\u00ebmij\u00ebt nga familjar\u00ebt e P\u00ebllumbit, me t\u00eb cil\u00ebt prej vitesh nuk flisnin.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebtij fakti, P\u00ebllumbi nisi t\u2019i p\u00ebrkushtohej familjes n\u00eb vendlindjen e tij pas kthimit nga Italia. Ai nisi pun\u00ebn si roje n\u00eb Sh\u00ebnavlash te tregu i makinave, pun\u00eb q\u00eb e b\u00ebri deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr rreth 23 vite, deri n\u00eb 10 shkurt t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>10 shkurti i 2024-\u00ebs ishte edhe fundi i jet\u00ebs s\u00eb P\u00ebllumb Met\u00ebs, i cili ekzekutohet nga familjar\u00ebt e tij. Nj\u00eb krim i r\u00ebnd\u00eb i cili tronditi edhe m\u00eb shum\u00eb opinionin publik sesi 4 familjar\u00eb, 3 f\u00ebmij\u00ebt dhe n\u00ebna u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb eliminuar kryefamiljarin e tyre dhe e varros\u00ebn n\u00eb kasollen e bag\u00ebtive.<\/p>\n<p>Sipas hetuesve, i gjith\u00eb plani i k\u00ebtij krimi horror ishte i parap\u00ebrgatitur deri n\u00eb detaje. Por si u zbulua e v\u00ebrteta dhe si nisi policia hetimet deri n\u00eb zbardhjen e k\u00ebtij krimi monstruoz?<\/p>\n<p>Shefi i seksionit te hetimit t\u00eb krimeve ndaj personit n\u00eb Policin\u00eb e Durr\u00ebsit, Ruzhdi Domi, i cili ka hetuar rastin q\u00eb kur mb\u00ebrriti kall\u00ebzimi n\u00eb polici deri n\u00eb zbardhjen e ngjarjes, shpjegon se si policia ra n\u00eb gjurm\u00ebt e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas grupit hetimor, f\u00ebmij\u00ebt kishin realizuar t\u00eb gjith\u00eb planin e fshehjes s\u00eb krimit me detaje, nga largimi i makin\u00ebs s\u00eb t\u00eb ndjerit, varrimi dhe fshehja e arm\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn sipas policis\u00eb dyshohet se e zot\u00ebronte i biri i viktim\u00ebs, Hyseni. Ajo q\u00eb i b\u00ebri m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje policis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim ishte edhe qet\u00ebsia e femij\u00ebve dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb P\u00ebllumbit pas ngjarjes.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt dhe n\u00ebna e tyre sipas grupit hetimor kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarata kontradiktore p\u00ebr autor\u00ebsin\u00eb e krimit, por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb hetimeve t\u00eb deritanishme policia deklaron se autor i qitjes s\u00eb arm\u00ebs \u00ebsht\u00eb djali i madh i P\u00ebllumbit, Hyseni, i cili ka bashk\u00ebpunuar me motr\u00ebn Hygert\u00ebn. Hetuesit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb prova n\u00eb poligon qitje me arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar n\u00ebse Hygerta di t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb arm\u00ebn.<\/p>\n<p>Grupi hetimor t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e familjes po i heton si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb krim, edhe pse bashk\u00ebshortja e P\u00ebllumbit \u00ebsht\u00eb proceduar n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb. V\u00ebllai i P\u00ebllumbit, Ramazani hedh akuza ndaj gruas s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga ana ligjore, policia e ka zbardhur ngjarjen ku kemi 3 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes t\u00eb arrestuar dhe nj\u00eb n\u00ebn hetim, por cili ishte motivi i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebsaj ngjarje kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, saq\u00eb b\u00ebri bashk\u00eb t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb vrisnin baban\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Grupi hetimor po heton p\u00ebr motivin e ngjarjes, edhe pse shprehen t\u00eb rezervuar p\u00ebr shkak t\u00eb sekretit hetimor.<\/p>\n<p>Pista e fejes\u00ebs s\u00eb Hygert\u00ebs se P\u00ebllumbi donte ta fejonte pa d\u00ebshir\u00eb dhe dhuna n\u00eb familje apo incesti jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga hetuesit. Hygerta iu n\u00ebnshtrua edhe analizave gjinekologjike, ku v\u00ebrtetua q\u00eb nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me abuzim seksual.<\/p>\n<p>News24 m\u00ebson nga burime konfidenciale se nj\u00eb pist\u00eb e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e konflikteve pasurore p\u00ebr tok\u00ebn, ku personazh ky\u00e7 \u00ebsht\u00eb djali i madh i P\u00ebllumbit, Hyseni. P\u00ebllumbi kishte n\u00eb zot\u00ebrim rreth 12 dynym tok\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kishte edhe me dokumente t\u00eb rregullta.<\/p>\n<p>Po ashtu Ne\u00ebs24 m\u00ebson se gjat\u00eb kontrolleve n\u00eb banes\u00eb policia nuk i ka gjetur k\u00ebto dokumente, madje n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb ndjerit nuk jan\u00eb gjetur as para.<\/p>\n<p>News24 m\u00ebson s\u00eb k\u00ebto dokumente t\u00eb tok\u00ebs i mbante gjithmon\u00eb me vete Hyseni, kudo q\u00eb ai shkonte. K\u00ebt\u00eb informacion e disponon edhe grupi hetimor.<\/p>\n<p>Hetuesit po vijojn\u00eb k\u00ebrkimet dhe ende nuk jan\u00eb gjetur k\u00ebto dokumente, madje dyshohet edhe p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndihmuar djalin e t\u00eb ndjerit.<\/p>\n<p>News24 shkoi te pronat e P\u00ebllumb Met\u00ebs, i cili tokat i kishte n\u00eb dy parcela, nj\u00eb para banes\u00ebs, nd\u00ebrsa tjetr\u00ebn rreth 2 km larg n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb industriale, tok\u00eb e cila ishte nxjerr\u00eb edhe n\u00eb shitje.<\/p>\n<p>Metri i tok\u00ebs sipas v\u00ebllait t\u00eb t\u00eb ndjerit kushton deri n\u00eb 50 euro, ku n\u00eb total tokat e P\u00ebllumbit vlenin deri n\u00eb 500 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sakaq, nj\u00eb mbishkrim i \u00e7uditsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nga hetuesit edhe n\u00eb murin e kasolles ku f\u00ebmij\u00ebt varros\u00ebn t\u00eb atin. N\u00eb mur shkruhet \u201cEni milioneri, 1 milion\u00eb dollar\u201d. Djalin e madh t\u00eb P\u00ebllumbit Hysenin e th\u00ebrrisnin shkurt Eni.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tyre f\u00ebmij\u00ebt deklarojn\u00eb se konfliktet familjare kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vazhdueshme n\u00eb familje me baban\u00eb, konflikti i fundit ishte i Hysenit me t\u00eb ndjerin, ku Hyseni i k\u00ebrkonte t\u00eb atit q\u00eb t\u2019i blinte nj\u00eb makin\u00eb, edhe pse ishte i papun\u00eb dhe sapo ishte kthyer nga Italia.<\/p>\n<p>Hyseni kishte qen\u00eb m\u00eb par\u00eb emigrant n\u00eb Angli ku kishte q\u00ebndruar edhe n\u00eb kamp, n\u00eb nj\u00eb nga kampet ku kan\u00eb humbur jet\u00ebn dhe jan\u00eb keqatrajuar shum\u00eb emigrant\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Angli nuk dihet puna q\u00eb ka kryer Hyseni, por m\u00eb pas ai kishte shkuar n\u00eb Itali, ku edhe atje nuk kishte punuar dhe m\u00eb pas u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>12 dit\u00eb pas kthimit ndodhi edhe krimi, ku f\u00ebmij\u00ebt vran\u00eb baban\u00eb e tyre. Hetuesit kan\u00eb sekuestruar t\u00eb gjitha telefonat celular\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb t\u00eb ndjerit dhe ka dyshime se krimi \u00ebsht\u00eb planifikuar nga f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga Hygerta dhe Hyseni dhe ky i fundit u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb realizuar planin.<\/p>\n<p>Por, pse f\u00ebmij\u00ebt kishin kaq shum\u00eb urrejtje ndaj babait t\u00eb tyre s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn dhe u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim?<\/p>\n<p>Burime konfidenciale i than\u00eb News24 se hetuesit po hetojn\u00eb edhe nj\u00eb lidhje t\u00eb dyshuar jasht\u00ebmartesore t\u00eb viktim\u00ebs prej vitesh, ku dyshohet se n\u00eb dijeni ishin edhe bashk\u00ebshortja e P\u00ebllumbit dhe f\u00ebmij\u00ebt dhe ky shkak mund t\u00eb ket\u00eb \u00e7uar n\u00eb konfliktet t\u00eb vazhdueshme familjare dhe se ka qen\u00eb bashk\u00ebshortja q\u00eb mund t\u2019i ket\u00eb rritur f\u00ebmij\u00ebt me nj\u00eb urrejtje ndaj t\u00eb atit, aq sa u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Burime t\u00eb besueshme i than\u00eb News24 se ka prova ku Hyseni i thot\u00eb motr\u00ebs q\u00eb ta marr\u00eb ajo p\u00ebrsip\u00ebr krimin sepse ky i fundit do t\u00eb shes\u00eb tok\u00ebn dhe do ta nxjerr\u00eb nga burgu.<\/p>\n<p>Po ashtu edhe motra e madhe Bedra, e cila ishte e fejuar dhe u lejua nga xhaxhai t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb varrimin e babait, \u00ebsht\u00eb larguar nga burri dhe ka shkuar te n\u00ebna e saj Blerina, e cila po q\u00ebndron t\u00eb prind\u00ebrit e saj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb realizimit t\u00eb k\u00ebtij dokumentari, kontaktuam edhe baban\u00eb e Blerin\u00ebs, zotin Baftjar Togun, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb edhe versionin e Blerin\u00ebs dhe t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb madhe p\u00ebr ngjarjen, por babai i Blerin\u00ebs tha se vajza e tij nuk do q\u00eb t\u00eb flas\u00eb m\u00eb n\u00eb media.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i P\u00ebllumbit i tronditur nga ngjarja k\u00ebrkon t\u00eb dij\u00eb shkakun e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ngjarjes dhe i b\u00ebn apel drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u2019i shkoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjes deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Faktet dhe informacionet q\u00eb u dhan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokumentar u bazuan n\u00eb informacione t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb dosjen e thelluar hetimore, por jan\u00eb autoritetet ata q\u00eb thon\u00eb fjal\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>Grupi hetimor shprehet se jan\u00eb drejt zbardhjes s\u00eb motivit t\u00eb ngjarjes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hetuesit n\u00eb Durr\u00ebs po kalojn\u00eb n\u00eb sit\u00eb t\u00eb im\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e vrasjes nga f\u00ebmij\u00ebt s\u00eb P\u00ebllumb Met\u00ebs n\u00eb Sh\u00ebnavlash, p\u00ebr t\u00eb zbuluar motivet e vrasjes. News24 m\u00ebsoi nga burime konfidenciale se nj\u00eb pist\u00eb e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e konflikteve pasurore p\u00ebr tok\u00ebn, ku personazh ky\u00e7 \u00ebsht\u00eb djali i madh i P\u00ebllumbit, Hyseni. P\u00ebllumbi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":71991,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332,29228],"tags":[20558,29843],"class_list":{"0":"post-72298","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"category-vendi","10":"tag-ja-cili-eshte","11":"tag-zbardhet-motivi-i-vrasjes-se-pellumb-metes"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/72298","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=72298"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/72298\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/71991"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=72298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=72298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=72298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}