{"id":71563,"date":"2024-02-16T15:54:56","date_gmt":"2024-02-16T14:54:56","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=71563"},"modified":"2024-02-16T15:56:53","modified_gmt":"2024-02-16T14:56:53","slug":"luiz-ejlli-ne-gjykim-ja-akuzat-dhe-ja-sa-vite-burg-rrezikon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=71563","title":{"rendered":"Luiz Ejlli n\u00eb gjykim, ja akuzat dhe ja sa vite burg rrezikon&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebng\u00ebtari dhe fituesi i \u201cBig Brother VIP\u201d ka ende probleme t\u00eb hapura me drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Luiz Ejlli rrezikon nga 6 muaj deri n\u00eb 4 vite burg, n\u00ebse shpallet fajtor p\u00ebr vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur nga Prokuroria e Fierit.<\/p>\n<p>Prej dat\u00ebs 26 dhjetor 2022, Luiz Ejlli zyrtarisht \u00ebsht\u00eb i pandehur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare si person i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb falsifikimit t\u00eb dokumenteve kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>Sipas nenit 186 paragrafi i dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin ai \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur nga Prokuroria e Lushnj\u00ebs referuar kodit penal rrezikon nga 6 muaj deri n\u00eb 4 vite burgim, n\u00eb rast se do t\u00eb gjendet fajtor\u00eb. Procesi vazhdon aktualisht n\u00eb Prokurorin\u00eb dhe Gjykat\u00ebn e Fierit, pas hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Luiz Ejlli akuzohet se gjat\u00eb koh\u00eb q\u00eb ka ushtruar profesionin e noterit ka falsifikuar deklarat\u00eb noteriale p\u00ebr t\u00eb justifikuar parat\u00eb e nj\u00eb personi q\u00eb ishte n\u00eb hetim.<\/p>\n<p>Pretenca do t\u00eb jepet nga Prokuroria e Fierit m\u00eb dat\u00eb 26 Shkurt n\u00eb or\u00ebn 12:45, pas paraqitjes s\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare dhe ballafaqimin me pal\u00ebt e tjera. Seanca ishte caktuar p\u00ebr n\u00eb dat\u00eb 12 Shkurt, por \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr jav\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n<p>Kjo histori nis n\u00eb vitin 2021, kur organi i akuz\u00ebs do t\u00eb k\u00ebrkonte sekuestrimin e pasurive t\u00eb shtetasit F.A si t\u00eb pajustifikuara me burime t\u00eb ligjshme. Sekuestro e k\u00ebrkuara asokohe nga Prokuroria e Lushnj\u00ebs do t\u00eb pranohej nga gjykata m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Pak muaj pas k\u00ebsaj sekuestro, shtetasi F.A i cili po ashtu \u00ebsht\u00eb i bashk\u00ebpandehur me Luiz Ejllin ka depozituar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale b\u00ebr\u00eb tek Noteri Luiz Ejlli.<\/p>\n<p>M\u00eb 25 shkurt 2022, shtetasi F.A paraqet n\u00eb prokurori deklarat\u00ebn noteriale e cila sipas tij ishte b\u00ebr\u00eb tek zyra noteriale e Luiz Ejllit m\u00eb dat\u00eb 16 dhjetor 2015 dhe mbante t\u00eb dh\u00ebnat si n\u00eb facsimile \u201cnr 663 Rep, Nr 213 Kol dat\u00eb 16.12.2015.\u201d<\/p>\n<p>Kjo deklarat\u00eb sipas prokuroris\u00eb kishte p\u00ebrmbajtjen e marrjes s\u00eb nj\u00eb huaje n\u00eb dy k\u00ebste nga 2008-2015 prej 151 mij\u00eb euro dhe 2011-2015 prej 60 mij\u00eb euro, para t\u00eb cilat bashk\u00ebshortja e shtetasit F.A i kishte marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyer nj\u00eb kredi.<\/p>\n<p>E pik\u00ebrisht kjo deklarat\u00eb s\u2019ishte gjendur n\u00eb arkivat e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr informacion, k\u00ebrkesa n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit pasuror q\u00eb po kryente Prokuroria e Lushnj\u00ebs.<\/p>\n<p>Kaq ka mjaftuar q\u00eb prokuroria t\u00eb krijoj\u00eb dyshime se mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shkelje ligjore dhe ka thelluar hetimet duke zbuluar zyr\u00ebn noteriale t\u00eb Luiz Ejllit e po ashtu dhe veprimet e b\u00ebra disa vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria ka k\u00ebrkuar n\u00eb arkivat e noterit Luiz Ejlli t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb noteriale dhe ajo rezulton si deklarat\u00eb por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shtetasi dhe aspak bashk\u00ebshortes s\u00eb shtetasit F.A p\u00ebr t\u00eb cilin hetimi pasuror\u00eb ishte finalizuar me sekuestro.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhja e k\u00ebtyre deklaratave ka shtyr\u00eb prokurorin\u00eb t\u00eb hap regjistrin e ish noterit Ejlli dhe aty ka zbuluar se as para dat\u00ebs 16.12.2015 e as pas k\u00ebsaj date shtetasi F.A nuk kishte kryer asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb veprim noterial tek zyra e Luizit.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzion t\u00eb k\u00ebtij hetimi dhe veprimeve noteriale t\u00eb verifikuara hap pas hapi, prokuroria thot\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb falsifikim intelektual ku s\u2019\u00ebsht\u00eb falsifikuar shkrimi apo vula, por p\u00ebrmbajtja e nj\u00eb dokumenti \u00ebsht\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>Ndalur tek p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale apo motivi i kryerjes s\u00eb k\u00ebtij krimi, prokuroria thot\u00eb\u00a0<em>\u201cRezulton e provuar se shtetasi F.A e ka kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb \u2018falsifikimit t\u00eb dokumenteve\u2019, n\u00eb form\u00ebn e falsifikimit intelektual n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli\u201d,<\/em>\u00a0pasi ky i fundit thot\u00eb prokuroria i ka patur vulat deri m\u00eb dat\u00eb 16 prill 2022 kur i jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim dhe jan\u00eb nxjerr jasht\u00eb p\u00ebrdorimit me komision t\u00eb ngritur nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cDuke qen\u00eb se Shkrimi e n\u00ebnshkrimi i tij dhe gjurm\u00ebt e vulave n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokuemnt (Deklarat\u00eb Noteriale) jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato q\u00eb gjenden me aktet e tjera t\u00eb dor\u00ebzuar nga ai tek noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejllit), pra nuk jan\u00eb t\u00eb falsifikuara por p\u00ebrmbajtja ndryshon, arrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin e pakontestuesh\u00ebm q\u00eb ky dokument i rrem\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtja \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb bashk\u00ebpunim midis Luiz Ejllit dhe shtetasit F.A me q\u00ebllim q\u00eb ky i fundit ta p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb e tij objekt procedimi penal\u201d,<\/em>\u00a0ka th\u00ebn\u00eb Prokuroria.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebng\u00ebtari dhe fituesi i \u201cBig Brother VIP\u201d ka ende probleme t\u00eb hapura me drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare. Luiz Ejlli rrezikon nga 6 muaj deri n\u00eb 4 vite burg, n\u00ebse shpallet fajtor p\u00ebr vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur nga Prokuroria e Fierit. Prej dat\u00ebs 26 dhjetor 2022, Luiz Ejlli zyrtarisht \u00ebsht\u00eb i pandehur p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":71564,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332,29228],"tags":[29504,29503],"class_list":{"0":"post-71563","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"category-vendi","10":"tag-ja-akuzat-dhe-ja-sa-vite-burg-rrezikon","11":"tag-luiz-ejlli-ne-gjykim"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/71563","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=71563"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/71563\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/71564"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=71563"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=71563"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=71563"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}