{"id":70052,"date":"2024-01-09T13:33:04","date_gmt":"2024-01-09T12:33:04","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=70052"},"modified":"2024-01-09T13:33:04","modified_gmt":"2024-01-09T12:33:04","slug":"rikthehet-covid-19-ne-shqiperi-30-nder-100-persona-dalin-te-infektuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=70052","title":{"rendered":"Rikthehet COVID-19 n\u00eb Shqip\u00ebri, 30 nd\u00ebr 100 persona dalin t\u00eb infektuar"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb fillimviti, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb rikthyer rastet e infektimeve me Covid-19, ashtu si\u00e7 po ndodh n\u00eb shtetet fqinje t\u00eb Europ\u00ebs, si Itali dhe Greqi.<\/p>\n<p>Drejtues t\u00eb laborator\u00ebve mjek\u00ebsor\u00eb pohojn\u00eb se jan\u00eb shtuar rastet e t\u00eb prekurve t\u00eb konfirmuar me Covid-19 pas kryerjes s\u00eb tamponit.<\/p>\n<p>Rastet pozitive t\u00eb konfirmuara pas kryerjes s\u00eb tamponit sipas administratorit t\u00eb rrjetit t\u00eb laborator\u00ebve m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb vend, \u201cIntermedica\u201d, Vasil Llajo arrijn\u00eb deri 30%. Llajo pohoi p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se ka rikthim t\u00eb rasteve me Covid-19 dhe numri i t\u00eb prekurve \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me infektimet e periudh\u00ebs qershor-korrik 2022.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, mjek\u00ebt e familjes pohuan se nga 3 persona q\u00eb kryenin testimin e tampon 1 prej tyre rezultonte i infektuar. Sipas tyre, n\u00eb muajt qershor-korrik 2022, rritja e rasteve erdhi si rezultat i moszbatimit t\u00eb masave q\u00eb nga grumbullimi i individ\u00ebve n\u00eb plazhe, restorante dhe bare, si dhe mosp\u00ebrdorimi i mask\u00ebs n\u00eb ambientet e mbyllura.<\/p>\n<p>\u201cFluksi i individ\u00ebve q\u00eb kryejn\u00eb tampon \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb. Edhe pozitiviteti i rasteve t\u00eb konfirmuara me Covid-19 \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb, arrin deri 30%. Pra n\u00eb 100 persona q\u00eb kryejn\u00eb tamponin 30 prej tyre rezultojn\u00eb pozitiv me Covid-19.<\/p>\n<p>Rritja e rasteve me Covid-19 po shoq\u00ebrohet edhe me rritje t\u00eb rasteve t\u00eb prekur nga Gripi A dhe virusi RSV (Respiratory Syncytial Virus) q\u00eb shkakton broshit te f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl t\u00eb mosh\u00ebs n\u00ebn 3 vje\u00e7\u201d, pohon Llajo.<\/p>\n<p>Mjeku Vasil Llajo n\u00ebnvizon se nuk ka vend p\u00ebr panik, pasi aktualisht po qarkullojn\u00eb n\u00ebnvariente t\u00eb virusit Omicron BA 4 dhe BA 5 ku nd\u00ebr simptomat kryesore q\u00eb shfaqen te t\u00eb prekurit mbeten rrufa, temperatur\u00eb jo e lart\u00eb q\u00eb varion 37,5 deri 38 grad\u00eb, ndryshe nga gjendja gripale ku temperatura arrin deri n\u00eb 39 grad\u00eb, q\u00eb shoq\u00ebrohet me dhimbje t\u00eb muskujve dhe dhimbje koke.<\/p>\n<p>\u201cGraviteti klinik i virusit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i leht\u00eb se gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb. Por ndryshe nga pandemia, aktualisht konstatojm\u00eb se nga Covid-19 po preken t\u00eb gjith\u00eb grupmoshat e popullat\u00ebs, pra edhe f\u00ebmij\u00ebt. Qytetar\u00ebt nuk duhet t\u00eb neglizhojn\u00eb masat e higjien\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ende nuk ka nj\u00eb udh\u00ebzim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga institucionet, rekomandoj se te individ\u00ebt q\u00eb jan\u00eb shfaqur simptomat e Covid-19 \u00ebsht\u00eb e domosdoshme mbajtja e mask\u00ebs, me q\u00ebllim mosinfektimin e t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kur kan\u00eb rinisur m\u00ebsimi n\u00eb shkolla dhe kopshte.\u201d<\/p>\n<p>Sipas tij, t\u00eb prekurit me Covid-19 rezultojn\u00eb persona t\u00eb vaksinuar deri edhe me 3 doza, si dhe individ\u00eb q\u00eb m\u00eb her\u00ebt jan\u00eb konfirmuar me Covid-19 nga 2 apo 3 her\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nisi n\u00eb dat\u00eb 11 Janar 2021 fushat\u00ebn e vaksinimit anti-Covid-19. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb deri m\u00eb 26 Maj 2023 n\u00eb total jan\u00eb kryer 3,072,710 vaksinime. P\u00ebrkat\u00ebsisht jan\u00eb kryer: 1,331,723 doza t\u00eb para, 1,279,886 doza t\u00eb dyta dhe 403,783 doza t\u00eb treta.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e ISHP: Simptomat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda po krijohen nga qarkullimi i virusit t\u00eb influenc\u00ebs A<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik pohuan se vendi po kalon faz\u00ebn kulmore t\u00eb gripit t\u00eb stin\u00ebs A\/H1 q\u00eb \u00ebsht\u00eb normal n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. I Kombinuar me Covid-19 dhe me lloje t\u00eb tjera t\u00eb gripit, ka sjell\u00eb mbingarkes\u00eb n\u00eb spitale dhe po krijon mortalitet t\u00eb lart\u00eb n\u00eb moshat e vjetra.<\/p>\n<p>Mjek\u00ebt e familjes pohuan se koh\u00ebt e fundit vihet re nj\u00eb mortalitet i lart\u00eb n\u00eb moshat e vjetra mbi 80 vje\u00e7 q\u00eb vuanin nga s\u00ebmundje t\u00eb tjera kronike. Virozat e k\u00ebtij sezoni po duken m\u00eb t\u00eb ashpra se t\u00eb vitit t\u00eb kaluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Simptomat m\u00eb t\u00eb zakonshme jan\u00eb temperatura e lart\u00eb e kombinuar me dhimbje kockash, dhimbje fyti, diarre dhe t\u00eb vjella.<\/p>\n<p>Mjek\u00ebt thon\u00eb se n\u00eb qarkullim jan\u00eb edhe n\u00ebnvariantet e Covid-19, por simptomat e tij jan\u00eb shpesh me t\u00eb lehta se t\u00eb gripit t\u00eb stin\u00ebs. Mjek\u00ebt sugjerojn\u00eb q\u00eb moshat e vjetra duhet t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb kujdes, t\u00eb evitojn\u00eb grumbullimet dhe t\u00eb mbajn\u00eb maska.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e Sh\u00ebndetit publik than\u00eb se, simptomat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda po krijohen nga qarkullimi i virusit t\u00eb influenc\u00ebs A q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrmasat e nj\u00eb pandemie. Ekzistojn\u00eb kat\u00ebr lloje t\u00eb viruseve t\u00eb gripit: A, B, C dhe D. Viruset e influenc\u00ebs A dhe B shkaktojn\u00eb epidemi sezonale t\u00eb s\u00ebmundjeve te njer\u00ebzit (e njohur si sezoni i gripit) pothuajse \u00e7do dim\u00ebr.<\/p>\n<p>Viruset e influenc\u00ebs A jan\u00eb t\u00eb vetmet viruse t\u00eb gripit q\u00eb dihet se shkaktojn\u00eb pandemi t\u00eb gripit (dmth., epidemit\u00eb globale t\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb gripit). Nj\u00eb pandemi mund t\u00eb ndodh\u00eb kur shfaqet nj\u00eb virus i ri dhe i ndrysh\u00ebm i gripit ne kategorin\u00eb A q\u00eb infekton njer\u00ebzit, ka aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase midis njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb pak ose aspak imunitet. Infeksionet e virusit t\u00eb influenc\u00ebs C n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi shkaktojn\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb lehta dhe nuk mendohet se shkaktojn\u00eb epidemi njer\u00ebzore. Viruset e influenc\u00ebs D prekin kryesisht bag\u00ebtin\u00eb me p\u00ebrhapje te kafsh\u00ebt e tjera, por nuk dihet se infektojn\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb shkaktuar s\u00ebmundje.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani jan\u00eb evidentuar 130 kombinime t\u00eb n\u00ebntipit t\u00eb influenc\u00ebs A kryesisht nga zogjt\u00eb e eg\u00ebr. Viruset e n\u00ebntipit kan\u00eb prirjen p\u00ebr \u201criorganizim\u201d, proces q\u00eb ndodh kur dy viruse t\u00eb gripit infektojn\u00eb nj\u00eb person n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe shk\u00ebmbejn\u00eb informacionin gjenetik. N\u00ebntipet aktuale t\u00eb viruseve t\u00eb influenc\u00ebs A q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rutinore te njer\u00ebzit p\u00ebrfshijn\u00eb A(H1N1) dhe A(H3N2).<\/p>\n<p>Mjeket n\u00eb Klinik\u00ebn e S\u00ebmundjeve t\u00eb Mushk\u00ebrive n\u00eb Tiran\u00eb rekomandojn\u00eb evitimin e grumbullimit, konsumin e l\u00ebngjeve q\u00ebndrimin n\u00eb ambiente t\u00eb ngrohta dhe t\u00eb ajrosura. Mjek\u00ebt nuk sugjerojn\u00eb p\u00ebrdorimin e antibiotikeve n\u00eb fazat e para. Vet\u00ebm pas pes\u00eb ose 6 dit\u00ebsh temperatur\u00eb rekomandohet kontroll m\u00eb i thelluar i cili p\u00ebrcakton n\u00ebse duhet ose trajtim mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>Covid-19 rikthehet edhe n\u00eb Greqi dhe Itali<\/p>\n<p>Jav\u00ebt e fundit p\u00ebrhapje t\u00eb infeksioneve t\u00eb Covod-19 konfirmohen edhe n\u00eb vendet fqinje si Italia dhe Greqia, ku shum\u00eb qytetar\u00eb n\u00eb vendet publike, si autobus\u00eb apo metro kan\u00eb nisur mbajtjen e mask\u00ebs pas fushatave nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese t\u00eb nisura nga institucionet publike.<\/p>\n<p>N\u00eb buletinin e fundit javor t\u00eb publikuar nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Italis\u00eb (java nga 28 dhjetori deri m\u00eb 3 janar) rastet e reja t\u00eb pozitivitetit ndaj virusit jan\u00eb n\u00eb fakt 38,737 (ishin 40.990, -5.5%)<\/p>\n<p>Rikthim t\u00eb rasteve jan\u00eb sh\u00ebnuar edhe n\u00eb Greqi, ku sipas mediave vendase t\u00eb cilat i referohen Raportit Javor t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Epidemiologjike t\u00eb Infeksioneve Respiratore t\u00eb EODY ka pasur nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb rasteve t\u00eb koronavirusit, nga data 25 dhjetor deri m\u00eb 31 dhjetor 2023. Numri i t\u00eb shtruarve \u00ebsht\u00eb rritur me 44%, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb rritur edhe numri i pacient\u00ebve t\u00eb intubuar, duke arritur tashm\u00eb n\u00eb 70. Gjithashtu, 57 persona kan\u00eb vdekur nga komplikimet e Covid-19.<\/p>\n<p>Burimi: &#8221;Monitor&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb fillimviti, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb rikthyer rastet e infektimeve me Covid-19, ashtu si\u00e7 po ndodh n\u00eb shtetet fqinje t\u00eb Europ\u00ebs, si Itali dhe Greqi. Drejtues t\u00eb laborator\u00ebve mjek\u00ebsor\u00eb pohojn\u00eb se jan\u00eb shtuar rastet e t\u00eb prekurve t\u00eb konfirmuar me Covid-19 pas kryerjes s\u00eb tamponit. Rastet pozitive t\u00eb konfirmuara pas kryerjes s\u00eb tamponit sipas administratorit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":63689,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7652,6332],"tags":[28754,28753],"class_list":{"0":"post-70052","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-shendetesi","8":"category-te-fundit","9":"tag-30-nder-100-persona-dalin-te-infektuar","10":"tag-rikthehet-covid-19-ne-shqiperi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/70052","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=70052"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/70052\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/63689"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=70052"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=70052"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=70052"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}