{"id":69129,"date":"2023-12-16T14:52:35","date_gmt":"2023-12-16T13:52:35","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=69129"},"modified":"2023-12-16T14:54:32","modified_gmt":"2023-12-16T13:54:32","slug":"prokuroria-arma-u-mbajt-nga-mjacaj-per-rreth-20-dite-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=69129","title":{"rendered":"Prokuroria: Arma u mbajt nga Mja\u00e7aj p\u00ebr rreth 20 dit\u00eb n\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Elbasanit ka dh\u00ebn\u00eb detaje t\u00eb reja n\u00eb lidhje me ngjarjen e nj\u00eb dite m\u00eb par\u00eb, ku i d\u00ebnuari me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, Sokol Mja\u00e7aj vra u me arm\u00eb zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqen.<\/p>\n<p>N\u00eb vendngjarje jan\u00eb sekuestruar arma e zjarrit, 5 g\u00ebzhoja dhe 2 predha t\u00eb d\u00ebmtuara. Pas vrasjes s\u00eb Arben Lleshit, Sokol Mjacaj duke k\u00ebrc\u00ebnuar me arm\u00eb punonj\u00ebsit e burgut \u00ebsht\u00eb izoluar n\u00eb ambientet ku b\u00ebheshin takimet me familjar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve, Sokol Mjacaj e ka mbajtur pistolet\u00ebn brenda qelis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr rreth 20 dit\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs kur shef sigurie ka qen\u00eb Nikolin Gjonpali,\u00a0nd\u00ebrsa ende nuk dihet sesi ka arritur t\u00eb fus\u00eb arm\u00ebn n\u00eb ambientet e burgut. Ndaj tij, r\u00ebndojn\u00eb akuzat p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cVrasja n\u00eb rrethana cil\u00ebsuese\u201d nga e cila nj\u00eb e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, \u201cMbajtja dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa drejtori i burgut t\u00eb Peqinit dhe 11 punonj\u00ebs t\u00eb zinxhirit t\u00eb komandimit po hetohen p\u00ebr \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d dhe \u201cFutja ose mbajtja e sendeve n\u00eb institucionin e ekzekutimit t\u00eb vendimeve me burgim\u201d t\u00eb parashikuar nga nenet 79\/dh, 278\/1, 248 dhe 324\/a\/2 i K.Penal.<\/p>\n<p><strong>NJOFTIMI I PROKURORIS\u00cb:<\/strong><\/p>\n<p><em>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit\u00eb t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Elbasan ka rregjistruar procedimin penal nr.1549 dt.15.12.2023 p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cVrasja n\u00eb rrethana cil\u00ebsuese\u201d nga e cila nj\u00eb e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, \u201cMbajtja dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d, \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d dhe \u201cFutja ose mbajtja e sendeve n\u00eb institucionin e ekzekutimit t\u00eb vendimeve me burgim\u201d t\u00eb parashikuar nga nenet 79\/dh, 278\/1, 248 dhe 324\/a\/2 i K.Penal.<\/em><br \/>\n<em>Nga kryerja e veprimeve hetimore deri n\u00eb k\u00ebto momente rezulton se,<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb dat\u00eb 15.12.2023 rreth or\u00ebs 13:52 n\u00eb ambjentet e regjimit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb IEVP Peqin, shtetasi (i d\u00ebnuar me burgim p\u00ebrjetsh\u00ebm, i caktuar me vendim gjykate siguri e lart\u00eb) Sokol Mjaca me arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb ka gjuajtur n\u00eb drejtim t\u00eb shtetasit (t\u00eb d\u00ebnuar) Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend viktim\u00ebn Arben Lleshi dhe plagosur viktim\u00ebn Indrit Shaqja. M\u00eb pas ky shtetas ka kanosur me arm\u00eb zjarri n\u00eb dor\u00eb punonj\u00ebsit e sh\u00ebrbimit si dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb izoluar me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb n\u00eb ambjentet e takimeve me familjar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale jan\u00eb sekuestruara nj\u00eb arm\u00eb zjarri, 5 g\u00ebzhoja, si dhe dy predha t\u00eb d\u00ebmtuara.<\/em><br \/>\n<em>Nga kryerja e veprimeve t\u00eb para hetimore, konkretisht kqyrje e vendit t\u00eb ngjarjes, deklarimeve t\u00eb marra, pyetjes s\u00eb personit n\u00ebn hetim Sokol Mjaca dhe akteve shkresore t\u00eb administruara deri n\u00eb k\u00ebto momente, arma e zjarrit \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb IEVP Peqin dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb dhom\u00eb nga i d\u00ebnuari Sokol Mjaca p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb rreth 20 dite. Gjithashtu kjo arm\u00eb dyshohet t\u00eb jet\u00eb mbajtur prej tij dhe n\u00eb ambjetet e p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg (ajrim, apo rregjimi brendsh\u00ebm).<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vijim t\u00eb veprimeve hetimore ka dyshime t\u00eb bazuara se nga punonj\u00ebsit e sh\u00ebrbimit, nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kan\u00eb kryer kontrollin fizik, q\u00eb konsiston dalja e t\u00eb d\u00ebnuarit nga dhoma p\u00ebr ajrim dhe kthimin nga ajrimi p\u00ebr n\u00eb dhom\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e ngjarjes si dhe n\u00eb dit\u00ebt e m\u00ebparshme. Gjithashtu gjat\u00eb transferimit nga ambjentet e godin\u00ebs t\u00eb em\u00ebrtuar si 41 biz ku ka q\u00ebn\u00eb i akomoduar p\u00ebr n\u00eb godin\u00ebn B t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb ku \u00ebsht\u00eb akomoduar s\u00eb fundmi i d\u00ebnuari Sokol Mjaca rezulton se nuk \u00ebsht\u00eb kryer procedura standarte e kontrrollit fizik dhe t\u00eb sendeve personale si parashikon skema e siguris\u00eb, si dhe nga ana e autoriteteve t\u00eb informacionit t\u00eb burgut nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar ngjarja e ndodhur n\u00eb or\u00ebn 13:52 t\u00eb dat\u00ebs 15.12.2023 n\u00eb sall\u00ebn operative t\u00eb DVP Elbasan apo Komisariatin e Policis\u00eb Peqin.<\/em><\/p>\n<p><em>Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb nga policia gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb shtetasi:<\/em><br \/>\n<em>\u2022 Sokol Mja\u00e7aj alias Mjacaj, i biri i Fran dhe i Tone, i dtl.14.02.1995, lindur dhe banues n\u00eb Shkod\u00ebr, Nj. Adm. Shal\u00eb, arsimi 9 vje\u00e7ar, profesioni i papun\u00eb, gjendja civile beqar, gj\u00ebndja gjyq\u00ebsore i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe vuan d\u00ebnimin n\u00eb IEVP Peqin, si i dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cVrasja n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u201d nga t\u00eb cilat nj\u00ebra e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i ar\u00ebm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d dhe \u201cFutja ose mbajtja e sendeve t\u00eb ndaluara n\u00eb institucionin e ekzekutimit t\u00eb vendimeve me burgim\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 79 pika dh e 22, 278\/1 dhe 324\/a\/2 t\u00eb Kodit Penal.<\/em><br \/>\n<em>Gjithashtu me Vendim t\u00eb Prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar ndalimi si te dyshuar p\u00ebr nje krim dhe konkretisht t\u00eb shtetasve:<\/em><br \/>\n<em>1. K.H, me detyr\u00eb drejtori i IEVP Peqin, pasi dyshohet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marr\u00eb masat e duhura ligjore p\u00ebr menaxhimin e siguris\u00eb n\u00eb burg duke cenuar r\u00ebnd\u00eb sigurin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion.<\/em><\/p>\n<p><em>2. Q.M, me detyr\u00eb Shef regjimi, t\u00eb godin\u00ebs 41 Bis, pasi dyshohet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka respektuar detyrimet ligjore t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb skem\u00ebn siguris\u00eb s\u00eb burgut p\u00ebr kryerjen e kontrollit t\u00eb d\u00ebnuarit Sokol Mjacaj nga godina e 41 bis n\u00eb sektorin B.<\/em><\/p>\n<p><em>3. N.Gj. me detyr\u00eb ish shefi i sigurise t\u00eb IEVP Peqin pasi dyshohet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marr\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar hyrjen n\u00eb rregjimin e brendsh\u00ebm t\u00eb arm\u00ebs s\u00eb zjarrit me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb kryer vrasja.<\/em><\/p>\n<p><em>4. A.D., me detyr\u00eb Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin, pasi dyshohet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar detyr\u00ebn e tij duke mos njoftuar Sall\u00ebn operative t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr ngjarjen e ndodhur.<\/em><\/p>\n<p><em>5. I.B., me detyr\u00eb punonj\u00ebs sherbimi Godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedur\u00ebn e detyrueshme t\u00eb kontrollit t\u00eb d\u00ebnuarit Sokol Mjacaj.<\/em><\/p>\n<p><em>6. F.M., me detyr\u00eb polic sh\u00ebrbimi tek godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedur\u00ebn e detyrueshme t\u00eb kontrollit t\u00eb d\u00ebnuarit Sokol Mjacaj.<\/em><\/p>\n<p><em>7. F.P, me detyr\u00eb polic sh\u00ebrbimi, pergjegjes sektori kati i par\u00eb, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedur\u00ebn e detyrueshme t\u00eb kontrollit t\u00eb denuarit Sokol Mjacaj.<\/em><\/p>\n<p><em>8. V.Sh., me detyr\u00eb shef regjimi godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marre masat e nevojme per te garantuar respektimin e procedurave t\u00eb kontrollit n\u00eb sektorin q\u00eb ai drejton.<\/em><\/p>\n<p><em>9. G.M, me detyr\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb kollon\u00eb, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedur\u00ebn e detyrueshme t\u00eb kontrollit t\u00eb d\u00ebnuarit Sokol Mjacaj.<\/em><\/p>\n<p><em>10. K.H, me detyr\u00eb punonj\u00ebs i rolit baz\u00eb, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedur\u00ebn e detyrueshme t\u00eb kontrollit t\u00eb d\u00ebnuarit Sokol Mjacaj.<\/em><\/p>\n<p><em>11. E.\u00c7, me detyr\u00eb polic sh\u00ebrbimi, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedur\u00ebn e detyrueshme t\u00eb kontrollit t\u00eb d\u00ebnuarit Sokol Mjacaj.<\/em><\/p>\n<p><em>12. I.D, me detyr\u00eb punonj\u00ebs roli baz\u00eb, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedur\u00ebn e detyrueshme t\u00eb kontrollit t\u00eb d\u00ebnuarit Sokol Mjacaj.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Elbasanit ka dh\u00ebn\u00eb detaje t\u00eb reja n\u00eb lidhje me ngjarjen e nj\u00eb dite m\u00eb par\u00eb, ku i d\u00ebnuari me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, Sokol Mja\u00e7aj vra u me arm\u00eb zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqen. N\u00eb vendngjarje jan\u00eb sekuestruar arma e zjarrit, 5 g\u00ebzhoja dhe 2 predha t\u00eb d\u00ebmtuara. Pas vrasjes s\u00eb Arben [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":69069,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[28283],"class_list":{"0":"post-69129","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"tag-prokuroria-arma-u-mbajt-nga-mjacaj-per-rreth-20-dite-ne"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/69129","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=69129"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/69129\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/69069"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=69129"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=69129"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=69129"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}