{"id":67185,"date":"2023-11-01T21:49:35","date_gmt":"2023-11-01T20:49:35","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=67185"},"modified":"2023-11-01T21:49:35","modified_gmt":"2023-11-01T20:49:35","slug":"detajet-gjermani-lajm-i-mire-per-emigrantet-shqiptare-ja-se-cfare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=67185","title":{"rendered":"Detajet\/ Gjermani, lajm i mir\u00eb p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb, ja se \u00e7far\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Drafti i rregullores parasheh shtyrjen e dat\u00ebs s\u00eb referenc\u00ebs p\u00ebr leje pune dhe leht\u00ebsime n\u00eb marrjen e lejes s\u00eb q\u00ebndrimit. Sipas draftit t\u00eb amandentit t\u00eb ri t\u00eb miratuar nga qeveria gjeramane t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn\u00a0nga rregullorja p\u00ebr ndryshimin e statusit nga refugjat n\u00eb migrant pune do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe azilk\u00ebrkues t\u00eb refuzuar q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb Gjermani deri m\u00eb 31.12. 2022.<\/p>\n<p>K\u00ebtyre\u00a0 u jepet mund\u00ebsia t\u00eb dalin nga satusi i azilk\u00ebrkuesit dhe t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs. N\u00eb variantin e m\u00ebparsh\u00ebm\u00a0t\u00eb ligjit t\u00eb miratuar nga qeveria gjermane qyshin vitin e kaluar\u00a0akses n\u00eb tregun e pun\u00ebs u jepej vet\u00ebm personave q\u00eb kishin ardhur si refugjat para 31 gushtit 2018.<\/p>\n<p>Drafti i rregullores parasheh shtyrjen e dat\u00ebs s\u00eb referenc\u00ebs p\u00ebr leje pune dhe leht\u00ebsime n\u00eb marrjen e lejes s\u00eb q\u00ebndrimit.<\/p>\n<div class=\"ad-wrap\">\n<div class=\"ad-box\">\n<div id=\"MDA12428\" class=\"\" data-adid=\"sot16124\" data-netid=\"137356148\" data-sizes=\"300x250\" data-google-query-id=\"CM3-xaDVo4IDFUVSpAQdYJEKXQ\">\n<div id=\"google_ads_iframe_\/137356148\/sot16124_0__container__\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Sipas draftit t\u00eb amandentit t\u00eb ri t\u00eb miratuar nga qeveria gjeramane t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn\u00a0nga rregullorja p\u00ebr ndryshimin e statusit nga refugjat n\u00eb migrant pune do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe azilk\u00ebrkues t\u00eb refuzuar q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb Gjermani deri m\u00eb 31.12. 2022. K\u00ebtyre\u00a0 u jepet mund\u00ebsia t\u00eb dalin nga satusi i azilk\u00ebrkuesit dhe t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs. N\u00eb variantin e m\u00ebparsh\u00ebm\u00a0t\u00eb ligjit t\u00eb miratuar nga qeveria gjermane qyshin vitin e kaluar\u00a0akses n\u00eb tregun e pun\u00ebs u jepej vet\u00ebm personave q\u00eb kishin ardhur si refugjat para 31 gushtit 2018.<\/p>\n<p>Si\u00e7 b\u00ebri t\u00eb ditur t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Berlin, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i qeveris\u00eb gjermane, Steffen Hebestreit, p\u00ebr t\u2019u mund\u00ebsuar sa m\u00eb shum\u00eb refugjat\u00ebve pun\u00ebsim, \u00ebsht\u00eb ulur edhe koha q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb nj\u00eb refugjat p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb leje t\u00eb rregulllt qendrimi, nga 18 n\u00eb 12 muaj, si edhe numri i or\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs\u00a0q\u00eb nevojiten p\u00ebr t\u00eb fituar k\u00ebt\u00eb status: nga 36 n\u00eb\u00a020 or\u00eb n\u00eb jav\u00eb. Por parakusht p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb qendrim t\u00eb rregullt \u00ebsht\u00eb sigurimi i mjeteve t\u00eb jetes\u00ebs, mungesa e lidhjeve me organizatat ekstremiste dhe asnj\u00eb vep\u00ebr penale. P\u00ebr k\u00ebta t\u00eb fundit,\u00a0qeveria gjermane miratoi jav\u00ebn e kaluar nj\u00eb rregullore p\u00ebr d\u00ebbime t\u00eb shpejta.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra shqiptar\u00eb pritet t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga ky rregull<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i qeveris\u00eb gjermane, Steffen Hebestreit, tha n\u00eb konferenc\u00ebn e rregullt t\u00eb shtypit se kjo b\u00ebhet p\u00ebr t\u2019i ardhur n\u00eb ndihm\u00eb ekonomis\u00eb gjermane, e cila vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, por edhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar komunat gjermane q\u00eb bartin barr\u00ebn kryesore t\u00eb azilk\u00ebrkuesve, numri i t\u00eb cil\u00ebve sa vjen e rritet.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qeveris\u00eb gjermane dh\u00ebn\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb k\u00ebtij viti grupit parlamentar t\u00eb AFD n\u00eb Bundestag, deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022 n\u00eb Gjermani ishin regjistruar afro 248 000 persona me k\u00ebt\u00eb status. Mbi dhjet\u00eb p\u00ebrqind e tyre vijn\u00eb nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. ku vendin e par\u00eb e z\u00ebn\u00eb refugjat\u00ebt nga Serbia me mbi 11 900,\u00a0 pasuar nga Shqip\u00ebria me 7 700 dhe Maqedonia e Veriut me mbi 7000.\u00a0 Numri i personave nga Kosova\u00a0 me Duldung n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar mendohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb mbi 5 500. K\u00ebto vende konsiderohen n\u00eb Gjermani si vende t\u00eb sigurta, por azil\u00ebrkuesit e ardhur prej tyre nuk d\u00ebbohen nga Gjermania p\u00ebr shkaqe humanitare.<\/p>\n<p>Leht\u00ebsime t\u00eb tjera, prej t\u00eb cilave nuk p\u00ebrfitojn\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Qeveria gjermane miratoi edhe nj\u00eb tjet\u00ebr leht\u00ebsim p\u00ebr azilk\u00ebrkuesit: shkurtimi i koh\u00ebs s\u00eb pritjes p\u00ebr leje pune nga gjasht\u00eb (p\u00ebr prind\u00ebr me f\u00ebmij\u00eb) dhe n\u00ebnt\u00eb muaj (p\u00ebr persona q\u00eb vijn\u00eb vet\u00ebm) n\u00eb\u00a0 tre, restpektivisht gjasht\u00eb muaj, p\u00ebr persona q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb qendra pritjeje. Por prej k\u00ebsaj nuk p\u00ebrfitojn\u00eb azilk\u00ebrkuesit nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, pasi vendet e tyre konsiderohen si vende t\u00eb treta t\u00eb sigurta.<\/p>\n<p>Organet zyrtare gjermane supozojn\u00eb se kush k\u00ebrkon azill n\u00eb Gjermani prej k\u00ebtyre vendeve, abuzon me sistemet sociale t\u00eb Gjermanis\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor: Shqip\u00ebria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja-Hercegovina dhe Serbia, si vende t\u00eb sigurta konsiderohen edhe Gana dhe Senegali. N\u00eb t\u00eb ardhmen k\u00ebsaj liste do t\u2019i shtohen edhe Moldavia dhe Gjeorgjia.<\/p>\n<div class=\"ad-wrap\">\n<div class=\"ad-box\">\n<div class=\"adsbyvli\" data-ad-slot=\"vi_207777569\" data-id=\"vi_207777569_2\">\n<p>Kur pritet t\u00eb miratohet?<\/p>\n<p>Amendamenti i ri i porsa miratuar nga qeveria\u00a0 e koalicionit t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb majt\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga SPD, T\u00eb Gjelbrit dheLiberal\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rregullore shtes\u00eb brenda paket\u00ebs s\u00eb migracionit t\u00eb miratuar n\u00eb qershor nga paralmenti gjerman. Por politika e azilit \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e landeve, jo e federat\u00ebs, prandaj nuk dihet ende n\u00ebse k\u00ebto rregulla do t\u00eb implementohen nga t\u00eb 16 landet gjermane. N\u00ebse k\u00ebt\u00eb amendament do ta\u00a0 p\u00ebrkrahin edhe landet e opozit\u00ebs kjo pritet t\u00eb vendoset t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e ardhshme, n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb qeveris\u00eb federale gjermane me kryeministrat e landeve.\/DW<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drafti i rregullores parasheh shtyrjen e dat\u00ebs s\u00eb referenc\u00ebs p\u00ebr leje pune dhe leht\u00ebsime n\u00eb marrjen e lejes s\u00eb q\u00ebndrimit. Sipas draftit t\u00eb amandentit t\u00eb ri t\u00eb miratuar nga qeveria gjeramane t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn\u00a0nga rregullorja p\u00ebr ndryshimin e statusit nga refugjat n\u00eb migrant pune do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe azilk\u00ebrkues t\u00eb refuzuar q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb Gjermani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":67186,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,7664,6332],"tags":[27342,23338,27343],"class_list":{"0":"post-67185","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota","9":"category-te-fundit","10":"tag-detajet-gjermani","11":"tag-ja-se-cfare","12":"tag-lajm-i-mire-per-emigrantet-shqiptare"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/67185","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=67185"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/67185\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/67186"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=67185"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=67185"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=67185"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}