{"id":65147,"date":"2023-09-13T20:22:17","date_gmt":"2023-09-13T18:22:17","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=65147"},"modified":"2023-09-13T20:22:49","modified_gmt":"2023-09-13T18:22:49","slug":"pergjimet-fundosin-sekretaren-e-ministrise-ka-6-muaj-qe-po-tallin-byen-dhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=65147","title":{"rendered":"P\u00ebrgjimet &#8216;fundosin&#8217; sekretaren e ministris\u00eb: Ka 6 muaj q\u00eb po tallin by**\u00ebn dhe&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Sot kaloi p\u00ebr gjykim dosja ndaj ish-sekretares s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Joana Duro. GJKKO pranoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim t\u00eb shkurtuar t\u00eb Joana Duros dhe 3 t\u00eb dyshuarve t\u00eb tjer\u00eb, specialistes Laura Shteto, administratorit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cDricons\u201d Vladimir Topi, dhe inxhinierin Silvi Shehi.<\/p>\n<div class=\"ad-wrap\">\n<div class=\"ad-box\">\n<div id=\"gpt-passback-globe\" data-google-query-id=\"CKCMwq-YqIEDFV8NogMdnagO-g\">\n<div id=\"google_ads_iframe_\/97842098\/Shqip_ExtraUnit_5_0__container__\">Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb dosjen q\u00eb disponon gazetarja Anila Hoxha, kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb tjera audio p\u00ebrgjime p\u00ebr ryshfetine marr\u00eb nga zyrtarja e lart\u00eb. N\u00eb dosjen e prokuroris\u00eb thuhet se rezultojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr dyshime p\u00ebr abuzime me fondet shtet\u00ebrore, ku punonj\u00ebs me funksione shtet\u00ebrore p\u00ebrcaktonin fituesit e tenderave kundrejt p\u00ebrfitimeve monetare.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Nga audio-p\u00ebrgjimet ka rezultuar se m\u00eb dat\u00eb 31 maj t\u00eb k\u00ebtij vitit, Vladimir Topi dhe Silvi Shehu kan\u00eb komunikuar me nj\u00ebri-tjetrin dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gati 330.000 mije lek\u00eb, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer akt korruptiv, pasi kishin fituar faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tenderit t\u00eb shpallur nga Ministria e Shendet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr LOT 1,\u201dSupervizim p\u00ebr rikonstruksionin e disa Qendrave Sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb Tirane dhe Durr\u00ebs, me fond limit 805.872 leke\u201d.<\/p>\n<p>Parat\u00eb ishin dh\u00ebn\u00eb nga Laura Shteto tek e pandehura Joana Duro. Nga biseda q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb e pandehura Laura Shteto me bashk\u00ebshortin e saj, Genci Shteto, administrator dhe ortak me 100% te aksioneve t\u00eb operatorit ekonomik \u201cOE SHTETO-PRO\u201d, e pandehura Laura Shteto ka komunikuar se \u201cku jemi ne k\u00ebtu, \u00e7far\u00eb fitojm\u00eb apo do b\u00ebjm\u00eb korrierin si her\u00ebn tjet\u00ebr\u201c. Shtetasi Genci Shteto komunikon se \u201cdo vij un\u00eb t\u2019i marr verat monetare dhe t\u2019i sjell te Laura\u201c, por kjo e fundit komunikon se \u201cle t\u00eb m\u2019i sjell\u00eb Silvi mua\u00a0(Silvi Shehi) dhe ja jap un\u00eb\u00a0\u201c.<\/p>\n<p>M\u00eb 1 qershor, Silvi Shehi, ka komunikuar me Laura Shteto, dhe kjo e fundit i thot\u00eb se deri ne or\u00ebn 16:30, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe Silvi mund t\u00eb shkoj\u00eb te ndertesa e QKB-s\u00eb n\u00eb an\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme dhe t\u2019ja dergoj\u00eb parat\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ndjekja me metoda speciale t\u00eb hetimit, p\u00ebrgjimet telefonike dhe v\u00ebzhgimet e kryera, \u00ebsht\u00eb dokumentuar d\u00ebrgimi i shum\u00ebs s\u00eb parave prej 330 000 (treqind e tridhjete mij\u00eb) lek\u00eb nga ana e t\u00eb pandehur\u00ebs Laura Shteto tek Joana Duro.<\/p>\n<p>Kjo shum\u00eb parash i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar t\u00eb pandehur\u00ebs Joana Duro t\u00eb cilat u kap\u00ebn n\u00eb flagranc\u00eb dhe u sekuestruan. K\u00ebto para jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb si ryshfet nga i pandehuri Vladimir Topi i cili do p\u00ebrfitonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga tenderi i zhvilluar n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, rezulton se Silvi Shehi, me detyr\u00eb inxhinier pran\u00eb \u201cDricons\u201d sh.p.k, pas komunikimit me Vladimir Topin, ka marr\u00eb shum\u00ebn e parave nga banesa e tij dhe ia ka d\u00ebrguar Laura Shtetos dhe m\u00eb pas parat\u00eb kan\u00eb shkuar t\u00eb Sekretarja Duro.<\/p>\n<p>Parat\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb zyr\u00ebn e skeretares n\u00eb nj\u00eb zarf t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb mbyllur ku ve\u00e7 parave ndodheshin edhe dy letra formati A4 analiza spitalore n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Genci Shteto. Nga zbardhja e bisedave telefonike m\u00eb dat\u00eb 13 prill mes Genci Shtetos dhe Vladimir Topit. A-Genci dhe B, Vladimiri.<\/p>\n<p>A: Alo?<\/p>\n<p>B : He Genc si je?<\/p>\n<p>A: O Ladi, ca bere? Mire mir\u00eb. D\u00ebgjo desha me e b\u00eb at\u00eb vizit\u00ebn un\u00eb\u2026<\/p>\n<p>B: Car e?<\/p>\n<p>A: Domethene, desha t\u00eb t\u00eb vinja p\u00ebr vizit\u00eb e kam fjal\u00ebn..<\/p>\n<p>B: Epo un\u00eb jam n\u00eb Kruj\u00eb\u2026ti ngrihesh von\u00eb..<\/p>\n<p>A: Jo mire mire..shiko..eh..\u00ebsht\u00eb nj\u00eb tend\u00ebr.. p\u00ebr projektimin e spitalit t\u00eb deg\u00ebs (nuk kuptohet)..<\/p>\n<p>B: Kur?<\/p>\n<p>A: Djegie plastik\u00ebs edhe duhet me bo nji let\u00ebr interesi..e b\u00ebn banka bot\u00ebrore\u2026k\u00ebshtu q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kaq e pamundur domethene..eeh\u2026 edhe thashe t\u2019ja u tregoja nj\u00ebher\u00eb..si dokument edhe..t\u00eb flisnim..<\/p>\n<p>B: Jo mir\u00eb mir\u00eb b\u00ebn. Mir\u00eb b\u00ebn po. N\u00eb qoft\u00eb se je i lir\u00eb, un\u00eb jam n\u00eb Kruj\u00eb n\u00ebse pret puna<\/p>\n<p>A: Po pret o pret..pret o burr\u00eb..<\/p>\n<p>B: Eh. Un\u00eb do kthehem nga Kruja dhe drejt e n\u00eb zyr\u00eb do vete n\u00ebse je i lir\u00eb pastaj do t\u00eb marr.<\/p>\n<p>A: Dakort dakort..<\/p>\n<p>B: Po t\u00eb marr un\u00eb. Me ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo?<\/p>\n<p>A: Po po..<\/p>\n<p>B: Po mbase ja kan\u00eb\u2026 mbase ja kane taks ndonj\u00eb tjetri ata ore.?<\/p>\n<p>A: Po e b\u00ebn Banka Bot\u00ebrore o burr..<\/p>\n<p>B: Jo jo s\u2019\u00ebsht\u00eb banka bot\u00ebrore, Banka Bot\u00ebrore jep fondet po agai.. agai \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb qen bir qeni , ndonj\u00eb Diana<\/p>\n<p>A: Diana kush?<\/p>\n<p>B: Diana te ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb\u00a0ore..<\/p>\n<p>A: Eh..prit nj\u00eb sekond\u00eb si e ka kjo..kjo e ka .. Blerina.. Blerina Duduci.<\/p>\n<p>B: Po Duduci po \u00ebsht\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e?<\/p>\n<p>A: Po. domethen\u00eb ke ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb\u00a0\u00ebsht\u00eb po qe\u2026<\/p>\n<p>B; Po ti ke Joanen atje, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00eb ajo Joana apo jo?<\/p>\n<p>A: Po nuk va\u2026 hajt se fasim po nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb\u2026nuk i b\u00ebn ministria e b\u00ebn banka Bot\u00ebrore vet\u00eb.<\/p>\n<p>Silvi Shehi me Vladimir Topin\u00a0Biseda mes t\u00eb tjerash:<\/p>\n<p>B (Vladimir): Po ne Gencit ca i tham\u00eb, ne i tham\u00eb q\u00eb nuk na do..na.nuk na do Diana..apo jo?<\/p>\n<p>A: Po, nuk na do D***, se kshu kshu kshu, at\u00eb tenderin atje ja kishte dash me ja dh\u00ebn\u00eb Harabelit..<\/p>\n<p>B: Po k\u00ebsaj pse i ka ngr\u00ebn\u00eb b***a ksaj xhan\u00ebm?<\/p>\n<p>A: Po k\u00ebt se mor vesh un\u00eb tashi, pse i ka ngr\u00ebn\u00eb po..<\/p>\n<p>B: Po i the ti, po.. he.po mir\u00eb q\u00eb e tha tamam kjo\u2026<\/p>\n<p>Biseda mes Vladimir Topit dhe Genci Shtetos\u00a0 m\u00eb 16 maj 2025.<\/p>\n<p>A(Vladimir). He Genci.<\/p>\n<p>B(Genci): Lado ckemi?<\/p>\n<p>A: Ngrihesh von\u00eb ti zakonisht e, po.<\/p>\n<p>B: Jo mo po me kisht\u00eb r\u00ebn\u00eb bateria, se di.<\/p>\n<p>A: E s\u2019ka gje jo. Bere ndonj\u00eb muhabet me naj vend andej apo jo?<\/p>\n<p>B: Po po, ne rregull jemi, po s\u2019na ka thene se per ke.<\/p>\n<p>A: Ore po mos na japin nai kakardhi ato mo, skemi asnje lloi interesi, e kupton?<\/p>\n<p>B: Jo jo, me zor sta jep njeri o burr, e leme po qe.<\/p>\n<p>A: Nj\u00eb muhabet duhet b\u00ebr\u00ebse edhe rahmet paste..<\/p>\n<p>B: Muhabeti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me nja dy mesazhe n\u00eb celular o burr se tani \u2026<\/p>\n<p>A: Epo dakord, dakord. Kur e japin haberin ata apo kush e di?<\/p>\n<p>B: Po tashi nuk e di, te shohim, se i tha do t\u00eb t\u00eb marr vet\u00eb.<\/p>\n<p>A: Mir\u00eb mir\u00eb, hajt, kalofsh mire.<\/p>\n<p>Biseda mes Vladimir Topit dhe Silvi Shehut m\u00eb 19 maj 2023. Silvi B, Vladimir A.<\/p>\n<p>A: Llafos kot, tallin byth\u00ebn ata se kemi gjasht\u00eb muaj me k\u00ebta k\u00ebtu e ku di un\u00eb, as kafe si japin k\u00ebta. Po nejse, edhe i takova, ndenja 10 minuta, e urova, thash\u00eb\u00a0kshu kshu. Po ai \u00ebsht\u00eb i mbyllur ai muhabet me tha mu o Lad. Mora k\u00ebt\u00eb pastaj, o faleminderit e ku di un\u00eb.<\/p>\n<p>B: He epo mir\u00eb, hajde varja. T\u00eb pakt\u00ebn u binden. Tashi un\u00eb\u00a0desha\u2026<\/p>\n<p>Biseda mes Silvi Shehit(A) dhe Vladimir Topit (B) m\u00eb 31 maj.<\/p>\n<p>B: la b\u00ebra gati un\u00eb aty n\u00eb nj\u00eb zarf, megjithat\u00eb si mori ne telefon, un\u00eb isha duke biseduar me at\u00eb<\/p>\n<p>Ferdinandin.<\/p>\n<p>A: E mire. Merre, merre, le te vije ai, le ti marri. Se po ai do i coje, se mos\u2026<\/p>\n<p>B: Un\u00eb aq e lash, 330 (treqind e tridhjet\u00eb) e lash\u00eb.<\/p>\n<p>A: Shum\u00eb mir\u00eb, shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>B: E ca duan ket\u00eb, duan mut q\u00eb t\u00eb han\u00eb.<\/p>\n<p>Biseda mes Vladimir Topit (A) dhe Fenci Shtetos (B), m\u00eb dat\u00eb 31 maj.<\/p>\n<p>A: Po si do piqemi ne p\u00ebr ato? Se i b\u00ebra gati un\u00eb.<\/p>\n<p>B: Un\u00eb do vij\u2026 po vij nes\u00ebr at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>A: Hajde nes\u00ebr ti, po un\u00eb po i le\u2026<\/p>\n<p>B: Ose pasnes\u00ebr.<\/p>\n<p>Biseda me Laura Shtetos (B) dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj m\u00eb dat\u00eb 31 maj.<\/p>\n<p>B: Ia \u00e7oj un\u00eb direkt (parat\u00eb), ajo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja me thjesht\u00eb po neve se ngel\u00ebm tu bo korrierin\u2026<\/p>\n<p>A: E nejse mos flasim kshu..<\/p>\n<p>A: D\u00ebgjo kjo duhet mendu mir\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, mos me u fut mo n\u00eb k\u00ebt\u00eb llo\u2026<\/p>\n<p>B: N\u00eb k\u00ebt\u00eb valle..<\/p>\n<p>A: Marr\u00ebdh\u00ebnie..ne k\u00ebt\u00eb Iloj marr\u00ebdh\u00ebnie..<\/p>\n<p>B: Po po\u2026<\/p>\n<p>Biseda telefonike mes Vladimirit dhe Silvit m\u00eb dat\u00eb 1 qershor<\/p>\n<p>A: I kam l\u00ebn\u00eb t\u00eb paketuara un\u00eb\u2026 Do e marr un\u00eb n\u00eb telefon at\u00eb. Po i them do vije Silvi kshu kshu. Mir\u00eb?<\/p>\n<p>B: N\u00eb rregull.<\/p>\n<p>A: Ato un\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb 330 (treqind e tridhjete) mij\u00eb, num\u00ebroji po deshe.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebqyrja e telefonit t\u00eb Jonaa Duros m\u00eb dat\u00eb 19 maj rezulton nj\u00eb foto e nj\u00eb letre ngjyr\u00eb blu me shifr\u00ebn q\u00eb ka fituar tenderin shoq\u00ebria \u201cDricons\u201d sh.p.k, per LOT 1, \u201cSupervizim p\u00ebr rikonstruksionin e disa tenderave sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb qarqet Tiran\u00eb dhe Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb dosje thuhet se nga provat rezulton se Joana Duro me funksion t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror, rezulton se me veprimet e kundraligjshme ka konsumuar elementet e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve te larte shtet\u00ebror\u00eb ose i te zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, duke p\u00ebrfituar vler\u00ebn prej 330.000 leke, me q\u00ebllim favorizimin e shoq\u00ebris\u00eb \u201cDricons\u201d sh.p.k, me administrator Vladimir Topi p\u00ebr tenderin e ministris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot kaloi p\u00ebr gjykim dosja ndaj ish-sekretares s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Joana Duro. GJKKO pranoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim t\u00eb shkurtuar t\u00eb Joana Duros dhe 3 t\u00eb dyshuarve t\u00eb tjer\u00eb, specialistes Laura Shteto, administratorit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cDricons\u201d Vladimir Topi, dhe inxhinierin Silvi Shehi. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb dosjen q\u00eb disponon gazetarja Anila Hoxha, kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb tjera audio p\u00ebrgjime p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":60181,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[26288],"class_list":{"0":"post-65147","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"tag-pergjimet-fundosin-sekretaren-e-ministrise-ka-6-muaj-qe-po-tallin-byen-dhe"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/65147","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=65147"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/65147\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/60181"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=65147"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=65147"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=65147"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}