{"id":62272,"date":"2023-07-14T10:08:36","date_gmt":"2023-07-14T08:08:36","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=62272"},"modified":"2023-07-14T10:08:36","modified_gmt":"2023-07-14T08:08:36","slug":"ish-zv-kryeministri-arben-ahmetaj-publikon-leter-te-hapur-kam-marre-kercenime-por-e-verteta-do-dale-ne-drite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=62272","title":{"rendered":"Ish-zv\/kryeministri Arben Ahmetaj, publikon let\u00ebr t\u00eb hapur: Kam marr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime, por e v\u00ebrteta do dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Arben Ahmetaj<\/strong><\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb Vendit tim,<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur votues t\u00eb mi e t\u00eb Partis\u00eb Socialiste,<\/em><\/p>\n<p><em>Te dashur Miq e Armiq nj\u00eblloj<\/em><\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb dita kur Parlamenti do votoj\u00eb heqjen e imunitetit tim, dhe autorizimin e arrestimit tim. Mendova qe t\u00eb ndaja me votuesit e mi kryesisht, dhe me t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt k\u00ebt\u00eb mesazh.<\/p>\n<p>Votuesve t\u00eb mi:<\/p>\n<p>Juve q\u00eb m\u00eb votuat n\u00eb Tirane n\u00eb 2005, juve q\u00eb m\u00eb votuat n\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00eb 2009, juve q\u00eb m\u00eb votuat n\u00eb 2013 n\u00eb Gjirokastr\u00ebn time, n\u00eb P\u00ebrmetin tim e n\u00eb Tepelen\u00ebn time, juve q\u00eb m\u00eb votuat n\u00eb Rrogozhin\u00ebn time e n\u00eb Kavaj\u00ebn time n\u00eb 2017, juve q\u00eb m\u00eb votuat n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb nr. 4 n\u00eb Tiran\u00eb, e n\u00eb gjith\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs n\u00eb 2021:<\/p>\n<p>Faleminderit nga zemra!<\/p>\n<p>Shpresoj e lutem ta kem justifikuar besimin tuaj. N\u00eb mendje ju kisha pik\u00ebrisht juve, q\u00eb kur ideova e hartuam taks\u00ebn progresive q\u00eb i dha t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb paguheshin m\u00eb pak e paguanin m\u00eb shum\u00eb. Shpresoj t\u00eb kam b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn time kur mora p\u00ebrsip\u00ebr Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me sip\u00ebrmarrjen, e m\u00eb von\u00eb edhe turizmin. Frytet t\u2019i g\u00ebzoj\u00eb vendi, sip\u00ebrmarrja e qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shpresoj t\u00eb kem b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn kur mora p\u00ebrsip\u00ebr Financat n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb tejet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb e vendit dhe i dor\u00ebzova n\u00eb kulmin e rritjes reale.<\/p>\n<p>Shpresoj t\u00eb kem b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn me Rind\u00ebrtimin, kur mij\u00ebra e mij\u00ebra familje ngel\u00ebn rrug\u00ebve pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit 2019. S\u2019kam p\u00ebr ta harruar at\u00eb n\u00ebn\u00ebn n\u00eb Vaqarr q\u00eb qante me lot kur hyri n\u00eb sht\u00ebpi falas, e prone e vet\u00eb, e si ajo mij\u00ebra familje.\u00a0 Shpresoj t\u00eb kem b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn dhe me pandemin\u00eb, me sip\u00ebrmarrjen dhe me rendjen s\u00eb bashku me koleg\u00eb, p\u00ebr vaksinat q\u00eb nga India, Jordania, Anglia, Amerika e Turqia e gjithandej p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebt e qytetar\u00ebve t\u00eb vendit tim. Shpresoj t\u00eb kem b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn si ZvKM, me ideimin dhe fillimin e dixhitaliziit t\u00eb kadastr\u00ebs, apo dhe satelit\u00ebt Albania1 e Albania2 q\u00eb, sic thot\u00eb Niko i Lesajve, po m\u00eb ndjekin mua n\u00eb \u201carrati\u201d. Jam munduar t\u00eb bej m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn.<\/p>\n<p>Kush qeveris e punon, nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb dot perfekt. Ju k\u00ebrkoj ndjes\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk hyj tek \u201cfytyrat e bukura\u201d q\u00eb ngjaj bukur n\u00eb TV, dhe t\u00eb ngjall perceptim pozitiv, si\u00e7 r\u00ebndom ndodh me k\u00ebdo q\u00eb refuzon t\u00eb ik\u00eb nga ekrani duke treguar b\u00ebma t\u00eb b\u00ebra e pa b\u00ebra. Fatkeq\u00ebsisht, ose fatmir\u00ebsisht, s\u2019jam i till\u00eb. N\u00ebna dhe babai m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb fytyr\u00eb krejt t\u00eb zakonshme. Ndoshta serioziteti im n\u00eb pun\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb dhe p\u00ebr arroganc\u00eb, s\u2019ka qen\u00eb i till\u00eb kurr\u00eb, kush me njeh nga af\u00ebr, e di mir\u00eb k\u00ebt\u00eb. Gjithsesi, ndjes\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Falenderoj dhe koleg\u00ebt e mi t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs p\u00ebr nxitimin e treguar k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. I \u201cmir\u00ebkuptoj\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sepse politika dhe drejt\u00ebsia e re e akoma e hershme p\u00ebr t\u2019u quajtur e maturuar, k\u00ebrkojn\u00eb statistika. Sic tha dhe avokati im \u201cPopulizmi gjyq\u00ebsor e penal n\u00eb ngjitje \u00ebsht\u00eb m\u00eb i rreziksh\u00ebm se sa populizmi politik, p\u00ebr shkak se humbet e i mungon legjitimiteti demokratik\u201d. Avokati im n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve citoi nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb vjet\u00ebr nga Franca: \u201cE shoh q\u00eb dy zgjidhje t\u00eb mundshme ka n\u00eb tavolin\u00eb, ose do t\u00eb bjer\u00eb koka e mbretit, ose ju do t\u00eb duhet t\u00eb pranoni d\u00ebshtimin e revolucionit\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb jo e jo q\u00eb s\u2019kam gjak blu, por jam nj\u00eb njeri tejet i zakonsh\u00ebm, me gjak nga Gjirokastra, Vlora, Kor\u00e7a, Rrogozhina, Kavaja, Lezha, Kuk\u00ebsi e Tropoja n\u00ebse doni. Dhe lutem e shpresoj q\u00eb Drejt\u00ebsia e Re q\u00eb un\u00eb e kam mb\u00ebshtetur e votuar me t\u00eb dyja duart, t\u00eb mos deformohet n\u00ebn presionin e politik\u00ebs dhe statistik\u00ebs.<\/p>\n<p>E kam p\u00ebrjetuar diku me qet\u00ebsi, diku me \u201cbuz\u00ebqeshje t\u00eb brendshme\u201d, diku me revolt\u00eb t\u00eb brendshme, nxitimin triumfues t\u00eb largimit nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, totalisht nj\u00eb sinjal p\u00ebr \u201ct\u00eb gjitha kafsh\u00ebt e pyllit\u201d, k\u00ebrc\u00ebnimin me demek indirekt n\u00eb nj\u00eb forum partie \u201cse do ikja n\u00eb t\u00eb s\u2019\u00ebm\u00ebs\u201d, habin\u00eb dhe thyerjen kur mora vesh se kush nga \u201ctan\u00ebt\u201d (s\u00eb bashku me ata q\u00eb m\u00eb duan t\u00eb vdekur, si\u00e7 tha Fevziu n\u00eb Opinion p\u00ebrpara disa muajsh), promovuan mercenar\u00ebt t\u00eb sh\u00ebrbenin kund\u00ebr meje, \u201cmarrjen peng\u201d t\u00eb bashk\u00ebjeteueses time dhe ish-bashk\u00ebshortes time, e m\u00eb pas kontrollet spektakolare t\u00eb emetuara si t\u00eb ishin kall\u00ebpe t\u00eb dala nga goja, e banesave, ku lajmi shkonte m\u00eb par\u00eb n\u00eb media sesa procesverbali n\u00eb zyrat e institucionit, t\u00eb qenit nj\u00eb \u201cblack falling star\u201d n\u00eb nj\u00eb media komb\u00ebtare q\u00eb e kam dashur dhe respektuar shum\u00eb (meq\u00eb ra fjala, dhe lufta n\u00eb Kosov\u00eb dikur zgjati m\u00eb pak n\u00eb media se sa emri im servirur nga Spin Doktor\/doctors si gjell\u00eb e helmuar e p\u00ebrditshme), pastaj disa \u201cfalanga\u201d t\u00eb dala nga kuadri i ligjit q\u00eb nuhasnin gjurm\u00ebt e mia. N\u00eb shume vende demokratike ku Spin doctor\/doctors nuk do arrijn\u00eb t\u00eb strukturojne mesazhin\u2026 kjo quhet \u201cP\u00cbRNDJEKJE\u201d. Ka nj\u00eb nen n\u00eb Kodin Penal, ndoshta 121, ndoshta 128.<\/p>\n<p>Ahhh, harrova se si filloi, me frik\u00ebn dhe stopimin e 90% t\u00eb atyre q\u00eb punoja n\u00eb nivelet e larta n\u00eb politik\u00eb apo ekzekutiv, e q\u00eb dikur ndoshta i kam mb\u00ebshtetur e promovuar (me ato mund\u00ebsi t\u00eb miat), p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr vite, t\u00eb ishim miq e shok\u00eb.\u00a0 I kuptoj q\u00eb \u201cduhet\u201d t\u00eb kishin e ken\u00eb frik\u00eb, ndoshta.\u00a0 Nuk i mir\u00ebkuptoj, po e di q\u00eb ishte gjendur \u201carmiku\u201d q\u00eb do dimensionohej e ridimensionohej m\u00eb pas n\u00eb shum\u00eb episode.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb sqaroj qytetaret dhe mbi te gjitha votuesit e mi per ca dyshohem, apo sic kan\u00eb qejf disa gazetare opinioniste e politikane akuzohem:<\/p>\n<p>1. Per njohje te hershme me nje njeri i cili kur une e kam njohur ka qene njeri normal e ne punen e vet. Nuk e di e s\u2019marr persiper te bej gjyqtarin, p\u00ebr cfar\u00eb ka bere ne jete ky njeri. Po nuk besoj se njohja me dike qe ndoshta drejtesia e akuzon, te ben te akuzuar apo bashk\u00ebpuntor.<\/p>\n<p>Une ne punen time ne opozite dhe me pas ne qeveri kam pas kontakte me gati 100 perqind te bizneseve te vendit. Mij\u00ebra mengjese pune, dreka\u00a0 pune, darka pune, takime pune kane dhene frytet e tyre ne politikat e zhvillimit te vendit. Mendimet dhe kontributet e tyre kane marr\u00eb qindra here formen e nismave ligjore ne funksion te zhvillimit te vendit.<\/p>\n<p>Nje gazetar qe vleresoj shume per profesionalizmin, ka thene diku qe \u201c\u00e7kodimi i Blackberry ka zbuluar\u201d\u2026<\/p>\n<p>Bisedat e mia si\u00e7 e theksova dhe dje jane krejt normale dhe impotente ne raport me favorizimin apo lobimin, aq me teper ne opozite<\/p>\n<p>2. Se ish-bashk\u00ebshortja ime (qe s\u2019ka punuar kurre ne nje institucion shteteror) ka shitur metra katrore, prone e deklaruar ne deklaraten time te pasurise, ne treg te lire, si korrupsion???? Pronen e familjes te deklaruar me burime te verifikuara, si korrupsion?? Hetim kujt ja ka shitur pronen??<\/p>\n<p>Nena ime ne 2006 ja ka shitur shtepine tone motres time, qe jeton gati 17 vite atje. Quhet fiktive???<\/p>\n<p>3. Se bashk\u00ebjetuesja ime (qe ka 20 vite qe punon ne sektorin privat) dhe familja e saj ka blere prone ne Hamallaj, me transaksion te paster e te verifikuar bankar. Mercenaret e kapur ne flagrance kan\u00eb pretenduar se ka qene prone e Klodian Zotos.\u00a0 Bejeni kete pyetje publikisht. Klodian Zoto, qe s\u2019ka qene kurre miku im, se ka pasur kurre prone, e s\u2019ka paguar kurre nje cent per kte prone, qe me pas te ishte ne gjendje te falte e dhuronte kte prone. Verifikojeni se esht\u00eb kollaj te mos e duash \u201cfytyren e ngrysur\u201d timen ne perceptim.<\/p>\n<p>4. Se kam bere alokime e rialokime me kerkese gjithmone te ministrive te linje, si minister financash.\u00a0 Ejj Ministri i Financave ben gati 2000 rialokime e alokime e celje investimesh ne vit. Kush e njef ligjin e Buxhetit qesh me kte akuze. I lutem institucionit te drejtesise ta lexoje kte ligj.<\/p>\n<p>5. Se kam bere biznes ndertimin ne 2004 e kam mare e kredi ne 2006 per kte biznes ( e verifikueshme nga banka Amerikane, sot inteza san paolo). Ne komision u tha nje e pavertete, qe kredia esht mare ne 2016. Kush ka ndertuar e blere shtepi e di mire si funksionon ky biznes ne Shqiperi.<\/p>\n<p>6. Per mos marje pjese ne procedure te tenderave dhe koncesioneve, per shkak te pozicioneve te mija zyrtare. Pozicionet e mia zyrtare ne ministri te ekonomise apo financave nuk marin pjese ne procedura. Letrat jane atje.\u00a0 Skam mare pjese procedurat e inceneratoreve.\u00a0 Letrat do dalin, e nese dikush do te kerkoje ti fshehe, do dalin gjithsesi.<\/p>\n<p>7. Se esht\u00eb perdorur fondi rezerve per financim e inceneratorit te Elbasanit. Edhe sikur te ishte keshtu do ishte serish komplet ligjore.\u00a0 Por financimi i inceneratorit te Elbasanit eshte bere kur une s\u2019kam qene minister Financash, dhe eshte bere ne perputhje te plote me ligjet ne fuqi. Paraardh\u00ebsi im, Z.Shkelqim Cani dhe qeveria ka zbatuar ligjin ne kte vendim.\u00a0 Mesova kur u thira ne SPAK, se nuk e mbaja mend qe skisha mar as pjese ne kte mbledhje qeverie.<\/p>\n<p>Per ju qe i lexoni si kureshtare (nese i lexoni), hetimi im ska pasur fare te bej me inceneratoret, se une per shkak te pozicioneve skam pasur tager te perfshihem ne procedurat e tenderimit.\u00a0 Esht hetuar Arbeni, jeta e tij per 25 vite, dhe jo procedura. Te thahet liqeni, mbase ngelet peshk ne taban.\u00a0 Standart qe sduhet ti perkase drejtesise se re.<\/p>\n<p>Kushdo qe esht\u00eb rritur me mua ne femijeri, apo ka pasur lidhje miqsore apo dikur biznesi e tavolinash eshte hetuar. Nexhmija po te ishte gjalle do thoshte \u201cmua s\u2019me qeka bere asnje nga \u201cnon grata\u201d qe eshte leshuar si hijene bashke me te deformuarin e zeshem, apo \u201cmiq\u201d me thika blu e roze.<\/p>\n<p>Dikush me tha \u201c te duan ne burg vella\u201d<\/p>\n<p>Kam marre kercenime (I kam me screenshot e me ze ndoshta), madje se fundi dhe nje mesazh triumfi si mireseardhje\u2026 Nese do ta meritoj, sigurisht qe do ndodhi\u2026 po jo perpara se e verteta te marri rruge e drite.<\/p>\n<p>Shpresoj te dalin sa me shume shkresa e letra te miat, si ajo ato qe BIRN nxori dje, qe qytetaret te kuptojne (aq sa mundet) qe puna \u201ce fytyres se ngrysur\u201d\u00a0 ka qene ne interes te publikut.<\/p>\n<p>Me kan\u00eb quajtur \u201cne arrati\u201d. Mendoj qe kam ikur per arsye seroze familjare (nje pjese e miqve te mi e dine perse), dhe besoj e mendoj kam ikur p\u00ebrpara se kerkesa e SPAK per imunitetin tim te ket\u00eb shkuar ne poste per te aritur pas disa ditesh ne kuvend. Kush ka qejf per scoop ta quaje \u2018arrati. Dhe Luigjit te 16 ju dha kater dite kohe perpara se ti pritej koka, ndersa mua e avokateve te mi, as 24 ore (17 ore gjithsej) per nje dosje 230 faqe e mbushur me supozime e ndoshta \u2018pal\u00eb t\u00eb treta\u2019 e nje material 60 GB.<\/p>\n<p>Se fundmi i falenderoj te gjith koleget e mi, te mazhorances dhe opozites qe do te votojne sot, dhe ata qe vrapojne dhe thone qe pergjegjesia eshte personale. Poooo personale eshte kur e shkel. Sidomos per ata te hershem, sot ne apozite, e te rinj qe firmosin per pune e projekte\u2026.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, i kerkoj te falur familjes time, Livias, Kejsit, Kejlis, Erjoles bashkjetueses time, Albines, ish-gruas time, nenes time, motrave te mija, miqve te mij per shqet\u00ebsimet qe i kam sjelle pa dashje me kte histori. Shpresoj qe te me falin ne k\u00ebte jete.<\/p>\n<p>I kerkoj te falur dhe votuesve te mi, po zoti e di t\u00eb v\u00ebrteten, qe un\u00eb do mundohem dit pas dite ta nxjerr.<\/p>\n<p>To be continued\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Arben Ahmetaj T\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb Vendit tim, T\u00eb dashur votues t\u00eb mi e t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Te dashur Miq e Armiq nj\u00eblloj Sot \u00ebsht\u00eb dita kur Parlamenti do votoj\u00eb heqjen e imunitetit tim, dhe autorizimin e arrestimit tim. Mendova qe t\u00eb ndaja me votuesit e mi kryesisht, dhe me t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":62070,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[24846,24848,24847],"class_list":{"0":"post-62272","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"tag-ish-zv-kryeministri-arben-ahmetaj","10":"tag-por-e-verteta-do-dale-ne-drite","11":"tag-publikon-leter-te-hapur-kam-marre-kercenime"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/62272","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=62272"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/62272\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/62070"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=62272"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=62272"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=62272"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}