{"id":61547,"date":"2023-06-30T14:19:58","date_gmt":"2023-06-30T12:19:58","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=61547"},"modified":"2023-06-30T14:19:58","modified_gmt":"2023-06-30T12:19:58","slug":"emri-shpallet-ne-kerkim-nga-spak-oficeri-i-policise-gjyqesore-ja-arsyeja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=61547","title":{"rendered":"EMRI\/ Shpallet n\u00eb k\u00ebrkim nga SPAK oficeri i policis\u00eb gjyq\u00ebsore, ja arsyeja&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>SPAK ka shpallur\u00a0 nj\u00eb oficer t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, n\u00ebn akuz\u00ebn e korrupsionit, pasi i ka marr\u00eb nj\u00eb shtetaseje nj\u00eb shum\u00eb prej 100 mij\u00eb lek\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb tek prokurori dhe gjykat\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Ermir Llaga\u00e7it.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkim \u00ebsht\u00eb shpallur oficeri Fatbardh Lala.<\/p>\n<p>Ky i fundit dyshohet se zbuloi sekretet e dosjes s\u00eb Ermir Llaga\u00e7it duke i dh\u00ebn\u00eb informacione n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, shtetases Tefta Llaga\u00e7i.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i SPAK:<\/strong><\/p>\n<p><em>Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka kryer hetime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr.180 dat\u00eb 19.10.2022, p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cUshtrimit t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 245\/1, dhe 25 paragrafi 2 i Kodit Penal n\u00eb ngarkim t\u00eb personave n\u00ebn hetim T. Ll. dhe E. Ll., dhe 245\/1, paragrafi 4 t\u00eb Kodit Penal, p\u00ebr personin n\u00ebn hetim F. L.<\/em><\/p>\n<p><em>Pas kryerjes s\u00eb veprimeve t\u00eb shumta hetimore, me k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.73 dat\u00eb 28.06.2023 ka vendosur:<\/em><\/p>\n<p><em>Caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit F. L., i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, dhe \u201cZbulimi i akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d parashikuar nga nenet 245\/1 paragrafi 4 dhe 295\/a t\u00eb Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><em>Caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cdetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale p\u00ebr t\u00eb dyshuarit E. LL. Dhe T. LL, si t\u00eb dyshuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim parashikuar nga Neni 245\/1 paragrafi 2 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><em>Masat e sigurimit personal ndaj personave n\u00ebn hetim E. Ll. dhe T. Ll., jan\u00eb ekzekutuar m\u00eb dat\u00eb 29.06.2023, nd\u00ebrkoh\u00eb personi n\u00ebn hetim F. L., me detyr\u00eb oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Prokurorin\u00eb e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb, rezulton t\u00eb jet\u00eb larguar jasht\u00eb vendit, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ekzekutimi i mas\u00ebs s\u00eb sigurimit arrest n\u00eb burg nuk \u00ebsht\u00eb ekzekutuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga t\u00ebr\u00ebsia e hetimeve t\u00eb kryera deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, ka dyshime t\u00eb arsyeshme t\u00eb bazuara n\u00eb prova dhe fakte se shtetasi n\u00eb hetim F. L., me detyr\u00eb oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Prokurorin\u00eb e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim dhe ka pranuar shum\u00ebn monetare t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga shtet\u00ebsja T. Ll. (q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50.000 lek\u00eb), tek Prokurori i \u00e7\u00ebshtjes me t\u00eb pandehur shtetasin E. Ll. dhe tek Gjyqtari i \u00e7\u00ebshtjes duke konsumuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb figur\u00ebn e vepr\u00ebs penale t\u00eb parashikuar nga neni 245\/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb shtetasit E. Ll. dhe T. Ll. duke dh\u00ebn\u00eb shuma monetare (rezulton se ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50.000 lek\u00eb) oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore F. L., pasi ky i fundit i ka siguruar se mund t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim te funksionar\u00ebt publik\u00eb, sic jan\u00eb n\u00eb rastin konkret prokurori\/gjyqtari q\u00eb kan\u00eb patur n\u00eb hetim\/gjykim \u00e7\u00ebshtjen penale n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit E. Ll., pamvar\u00ebsisht se shtetasi Ermir Llaga\u00e7i, u d\u00ebnua me burgim, pra pasoja e d\u00ebshiruar nuk ka ardhur, vepra penale e parashikuar nga neni 245\/1 paragrafi 2 t\u00eb Kodit Penal nga ana e tyre konsiderohet e konsumuar. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht E. Ll. i ka paguar avokatit S. A. shum\u00ebn prej 300.000 lek\u00ebsh, duke qen\u00eb n\u00eb dijeni se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj shume parash konkretisht 150.000 lek\u00eb do t\u00eb jepej nga ana e avokatit me q\u00ebllim q\u00eb ai t\u00eb ushtronte ndikim te gjyqtar\u00ebt e Apelit, t\u00eb cil\u00ebt ishin tre, dhe secilit do ti jepej shuma prej 50.000 lek\u00ebsh.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vijim t\u00eb hetimeve, u grumbulluan prova q\u00eb krijuan dyshimin e arsyesh\u00ebm se, oficeri i policis\u00eb gjyq\u00ebsore F. L. ka konsumuar edhe vepr\u00ebn penale t\u00eb dhe \u201cZbulimi i akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d, parashikuar nga neni 295\/a paragrafi i tret\u00eb i Kodit Penal. Kjo pasi ai ka zbuluar t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb aktet sekrete t\u00eb nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb procedimi penal, dhe k\u00ebt\u00eb informacion ai e ka disponuar duke aksesuar n\u00eb zyrat e tij t\u00eb pun\u00ebs si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna Oficeri i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore ia ka transmetuar n\u00ebn\u00ebs s\u00eb shtetasit E. Ll. n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit madje duke rekomanduar se prokuror\u00ebt duhen takuar. K\u00ebto veprime jan\u00eb kryer duke c\u00ebnuar rregullin e pun\u00ebs s\u00eb tij, duke c\u00ebnuar sekretin hetimor n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes nuk kishin nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb hapura me shtetasin E. Ll., duke c\u00ebnuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb funksionimin e rregullt t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, dhe parimin e sekretit hetimor.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK ka shpallur\u00a0 nj\u00eb oficer t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, n\u00ebn akuz\u00ebn e korrupsionit, pasi i ka marr\u00eb nj\u00eb shtetaseje nj\u00eb shum\u00eb prej 100 mij\u00eb lek\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb tek prokurori dhe gjykat\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Ermir Llaga\u00e7it. N\u00eb k\u00ebrkim \u00ebsht\u00eb shpallur oficeri Fatbardh Lala. Ky i fundit dyshohet se zbuloi sekretet e dosjes s\u00eb Ermir [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":52047,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[24484,20856],"class_list":{"0":"post-61547","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"tag-emri-shpallet-ne-kerkim-nga-spak-oficeri-i-policise-gjyqesore","10":"tag-ja-arsyeja"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61547","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=61547"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61547\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/52047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=61547"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=61547"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=61547"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}