{"id":59083,"date":"2023-05-12T20:26:40","date_gmt":"2023-05-12T18:26:40","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=59083"},"modified":"2023-05-31T09:42:03","modified_gmt":"2023-05-31T07:42:03","slug":"rrumbullaku-ne-1-muaj-jane-54-vepra-penale-per-krime-zgjedhore-88-persona-ne-hetim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=59083","title":{"rendered":"Rrumbullaku: N\u00eb 1 muaj jan\u00eb 54 vepra penale p\u00ebr krime zgjedhore! 88 persona n\u00eb hetim"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka b\u00ebr\u00eb me dije se p\u00ebrgjat\u00eb 1 muaji, jan\u00eb evidentuar 54\u00a0 vepra penale p\u00ebr krime zgjedhore.<\/p>\n<p>\u201c5881 efektiv\u00eb p\u00ebr aktivitete elektorale dhe n\u00eb asnj\u00eb elektoral nuk \u00ebsht\u00eb evidentuar asnj\u00eb incident. Ka ngritur grupe t\u00eb posa\u00e7me hetimore p\u00ebr \u00e7do veprimtari t\u00eb paligjshme n\u00eb fush\u00ebn e krimeve zgjedhore. Gjat\u00eb periudh\u00ebs zgjedhor en\u00eb bashk\u00ebpunim me prokurorin\u00eb kan\u00eb analizuar \u00e7do indicie me q\u00ebllim sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave, nga data 14 prill deri n\u00eb 12 maj jan\u00eb 54 vepra penale p\u00ebr krime zgjedhore, jan\u00eb proceduar 88 shtetas\u201d, thot\u00eb Rumbullaku.<\/p>\n<p>Ai shtoi se policia i ka kapacitete p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb proces zgjedhor t\u00eb qet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPolicia e Shtetit i ka t\u00eb gjitha kapacitete p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb proces zgjedhor t\u00eb qet\u00eb, un\u00eb mund ta vler\u00ebsoj si nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb qet\u00eb nga t\u00eb gjitha subjektet dhe kandidat\u00ebt\u201d, tha Rrumbullaku.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e Muhamet Rrumbullakut:<\/strong><\/p>\n<p><em>Procesi zgjedhor \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr vendin dhe si rrjedhoj\u00eb, Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb e angazhuar plot\u00ebsisht p\u00ebr zbatimin e detyrimeve ligjore p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebtij procesi.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb zbatim t\u00eb detyrimeve q\u00eb rrjedhin nga ligji \u201cP\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit\u201d, Kodi Zgjedhor, vendimet dhe udh\u00ebzimet e nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Shtetit ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash te cilat synojn\u00eb garantimin e rendit dhe siguris\u00eb publike, gjat\u00eb procesit elektoral, si dhe p\u00ebr parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb masave t\u00eb nd\u00ebrmarra gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, nga strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit u angazhuan maksimalisht 5081 punonj\u00ebs policie, p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e 1471 aktiviteteve elektorale, dhe n\u00eb asnj\u00eb aktivitet elektoral, t\u00eb zhvilluar n\u00eb ambiente t\u00eb hapura dhe t\u00eb mbyllura, nuk \u00ebsht\u00eb evidentuar asnj\u00eb incident q\u00eb cenon procesin.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0(Masat e nd\u00ebrmarra p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e procesit zgjedhor jan\u00eb prezantuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar, gjat\u00eb paradites s\u00eb sotme, n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr median, nga Drejtori i Departamentit p\u00ebr Rendin dhe Sigurin\u00eb Publike, n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit.)<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb zbatim t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me organet proceduese t\u00eb juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, Policia e Shtetit ka ngritur grupe t\u00eb posa\u00e7me hetimore p\u00ebr evidentimin dhe dokumentimin ligjor t\u00eb \u00e7do veprimtarie t\u00eb paligjshme n\u00eb fush\u00ebn e krimeve zgjedhore, t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga nenet 325-330 t\u00eb Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, gjat\u00eb periudh\u00ebs zgjedhore, strukturat e posa\u00e7me hetimore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me prokurorit\u00eb respektive, kan\u00eb vler\u00ebsuar dhe analizuar \u00e7do informacion, indicie, kall\u00ebzim apo deklarim t\u00eb \u00e7do qytetari, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb subjekteve zgjedhore apo kandidati, me q\u00ebllim sqarimin e rrethanave, sigurimin e provave dhe v\u00ebnien e autor\u00ebve para drejt\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga t\u00eb dh\u00ebnat statistikore rezulton se:<\/em><\/p>\n<p><em>Nga data 14.04.2023 deri m\u00eb 12.05.2023, jan\u00eb evidentuar gjithsej 54 raste t\u00eb veprave penale n\u00eb fush\u00ebn e krimeve zgjedhore, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb proceduar penalisht gjithsej 88 shtetas.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb ndara sipas veprave penale:<\/em><\/p>\n<p><em>1-Dh\u00ebnia e shp\u00ebrblimeve dhe e premtimeve, 25 raste me 45 autor\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>2-P\u00ebrdorimi i funksionit publik p\u00ebr veprimtari politike apo zgjedhore, 1 rast me 1 autor;<\/em><\/p>\n<p><em>3-Korrupsioni pasiv n\u00eb zgjedhje, 20 raste me 25 autor\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>4-Kanosja apo dhunimi ndaj pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb zgjedhje, 2 raste me 3 autor\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>5-Pengimi i zgjedh\u00ebsit, 3 raste me 7 autor\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>6-Shkelja e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb zgjedhjes, 3 raste me 7 autor\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr veprat penale t\u00eb sip\u00ebrcituara, grupet e posa\u00e7me hetimore kan\u00eb vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me ligjin dhe me autorizimet e organeve proceduese, si dhe vijojn\u00eb hetimet e thelluara p\u00ebr dokumentimin e plot\u00eb ligjor t\u00eb k\u00ebtyre rasteve.<\/em><\/p>\n<p><em>Tashm\u00eb kemi mb\u00ebrritur n\u00eb faz\u00ebn finale t\u00eb k\u00ebtij procesi, dhe detyrat dhe angazhimi i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shtuara, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb garantohet rendi dhe siguria publike, si dhe q\u00eb \u00e7do qytetar i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb qet\u00ebsisht dhe i sigurt\u00eb, t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese p\u00ebr t\u00eb votuar.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb p\u00ebrfundim, apeloj q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb denoncojn\u00eb \u00e7do rast q\u00eb cenon t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb votuar, apo q\u00eb synon t\u00eb tjet\u00ebrsoj\u00eb vot\u00ebn e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, apeloj p\u00ebr t\u00eb gjitha subjektet politike, q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb me korrekt\u00ebsi detyrimet ligjore dhe t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me Policin\u00eb e Shtetit, p\u00ebr \u00e7do rast t\u00eb cenimit t\u00eb ligjit.<\/em><\/p>\n<p><em>Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vendosur dhe e angazhuar p\u00ebr t\u00eb siguruar deri n\u00eb fund mbar\u00ebvajtjen e procesit zgjedhur, si dhe p\u00ebr\u00a0 mbajtjen n\u00eb kontroll t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorit t\u00eb vendit, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm,\u00a0 sundimin e ligjit.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka b\u00ebr\u00eb me dije se p\u00ebrgjat\u00eb 1 muaji, jan\u00eb evidentuar 54\u00a0 vepra penale p\u00ebr krime zgjedhore. \u201c5881 efektiv\u00eb p\u00ebr aktivitete elektorale dhe n\u00eb asnj\u00eb elektoral nuk \u00ebsht\u00eb evidentuar asnj\u00eb incident. Ka ngritur grupe t\u00eb posa\u00e7me hetimore p\u00ebr \u00e7do veprimtari t\u00eb paligjshme n\u00eb fush\u00ebn e krimeve zgjedhore. Gjat\u00eb periudh\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":49737,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[23332],"class_list":{"0":"post-59083","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"tag-rrumbullaku-ne-1-muaj-jane-54-vepra-penale-per-krime-zgjedhore-88-persona-ne-hetim"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/59083","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=59083"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/59083\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/49737"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=59083"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=59083"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=59083"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}