{"id":58620,"date":"2023-05-01T18:50:38","date_gmt":"2023-05-01T16:50:38","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=58620"},"modified":"2023-05-31T09:42:11","modified_gmt":"2023-05-31T07:42:11","slug":"gazetari-hoxha-2-sarandjotet-thodhori-dhe-sulovari-u-zhduken-nga-i-njejti-grup-kriminal-qe-vrau-aleksander-sadikajn-shkak-eshte-bere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=58620","title":{"rendered":"Gazetari Hoxha: 2 sarandjot\u00ebt Thodhori dhe Sulovari, u zhduk\u00ebn nga i nj\u00ebjti grup kriminal q\u00eb vrau Aleksand\u00ebr Sadikajn, shkak \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar detaje t\u00eb reja n\u00eb lidhje me zhdukjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Personat n\u00eb fjal\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb zhdukur prej 25 dit\u00ebsh dhe dyshohet se jan\u00eb rr\u00ebmbyer dhe m\u00eb pas ekzekutuar.<\/p>\n<p>Dy 46-vje\u00e7ar\u00ebt u zhdukun m\u00eb 6 prill, sipas Hoxh\u00ebs rezulton se nj\u00eb grup kriminal ka patur n\u00eb objektiv, vet\u00ebm rr\u00ebmbimin e shtetasit Leonard Thodhori, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb ka shkuar keq, por q\u00eb Thodhori ka marr\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb edhe Sulovarin, i cili gjat\u00eb k\u00ebtij takimi ka qen\u00eb i armatosur.<\/p>\n<p>Hoxha n\u00eb postimin e tij thot\u00eb se Thodhori dhe Sulovari jan\u00eb vrar\u00eb nga i nj\u00ebjti grup grup kriminal q\u00eb ekzekutoi dhe Aleksand\u00ebr Sadikajn. Ngjarje e ndodhur m\u00eb 11 qershor t\u00eb 2022, kur Sadikaj iu b\u00eb atentat.<\/p>\n<p>Atij iu vendos l\u00ebnd\u00eb eksplozive posht\u00eb mjetit, shp\u00ebrthim q\u00eb ndodhi n\u00eb autostrad\u00ebn Sauk-Teg. Si pasoj\u00eb e l\u00ebndimeve t\u00eb shumta q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb trup, 27 vje\u00e7ari nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb spital.<\/p>\n<p><strong>E plot\u00eb nga Artan Hoxha:<\/strong><\/p>\n<p>Pas rrembimit te dyfishte ne Sarande, i njejti grup kriminal qe ekzekutoi Aleksander Sadikaj\u2026<\/p>\n<p>Nje grup i strukturuar kriminal, i specializuar kryesisht per trafikun e narkotikeve, ka organizuar rrembimin dhe me pas eleminimin fizik te Fatmir Sulovarit(Krasniqi) dhe Leonard Thodhorit, i njohur me nofken \u201cKo\u00e7olja\u201d, mesnaten e se enjtes se 6 prillit 2023, ne qytetin e Sarandes.<\/p>\n<p>Prokuroria dhe policia nuk kane ende nje pergjigje edhe pas 25 ditesh nga momenti kur ndodhi ngjarja, por tashme kane nje panorame me te qarte te asaj \u00e7fare ka ndodhur.<\/p>\n<p>Pasi jane shoqeruar me dhjetera deshmitare, jane ndaluar dhe ekspertuar te pakten 8 automjete, jane bastisur dhe kontrolluar disa banesa, jane kqyrur me dhjetera ore filmime te kamerave te sigurise dhe jane zbardhur komunikimet telefonike te personave te dyshuar, u arrit ne perfundimin se pas kesaj ngjarje qendron nje strukture e qendrueshme kriminale, e cila ka perdorur si baze operacionale te saj qytetin e Sarandes.<\/p>\n<p>Nga te dhenat e deritanishme, kjo strukture kriminale, rezulton te kete nje aktvitet te gjate ne trafikun e narkotikeve, fillimisht te kanabisit nga Shqiperia drejt Greqise dhe me pas ka kaluar ne trafikun e drogave te forta. Aktualisht ky grup kriminal ka siguruar nje linje te trafikut te kokaines nga Amerika Latine drejt Europes.<\/p>\n<p>Saranda sherben si baze operacionale, nga ku grupi ka drejtuar aktivitetin e vete, por edhe si vend ku jane investuar parate e fituara nga narkotrafiku.<\/p>\n<p>I njejti grup kriminal, dyshohet se ka organizuar dhe finalizuar atenatin me mine te telekomanduar te 11 qershorit 2022, kur afer rreth-rrotullimit te TEG-ut humbi jeten ne nje atentat mafioz, 27 vje\u00e7ari Aleksander Sadikaj.<\/p>\n<p>Deri tani dy ngjarjet rezultojne te mos kene lidhje me njera tjetren, edhe pse jane kryer nga e njejta strukture kriminale.<\/p>\n<p>Ne rastin e ngjarjes se 6 prillit, rezulton se ky grup kriminal ka patur ne objektiv, vetem rrembimin e shtetasit Leonard Thodhori, per shkak te nje marreveshje qe ka shkuar keq.<\/p>\n<p>Por ky i fundit pasi ka nuhatur rrezikun, dyshohet te kete kerkuar ndihmen e pronarit te disko \u201cEl Dorado\u201d ne Ksamil, Fatmir Sulovari, i cili ka qene i armatosur me pistolete.<\/p>\n<p>Nga dinamika e deritanishme, rezulton se autoret, pasi kane terhequr ne nje takim-gracke dy viktimat, i kane rrembyer ata duke i \u00e7uar ne nje \u201cbaze te sigurte\u201d ne periferi te Sarandes. Nga aty trupat e viktimave dyshohet te jene eleminuar fizikisht dhe te jene fshehur.<\/p>\n<p>Pavarasisht operacioneve te kerkimit per dite te tera nga policia dhe familjaret e te zhdukurve, nuk jane gjetur ende trupat e viktimave.<\/p>\n<p>Kerkime jane bere ne zonen e Vrines dhe Konispolit ku dyshohej se kufomat mund te ishin groposur. Me pas u bene kerkime ne zonen e kanalit \u00c7ukes, kanalit te Vivarit dhe ne liqenin e Butrintit me polumbare te forcave RENEA.<\/p>\n<p>As perdorimi i droneve nga ajri nuk dha rezultat.<\/p>\n<p>Deri tani, Prokuroria ka arrestuar vetem shtetasin Sofokli Andrea Baxheri, i datelindjes 7\/11\/1995, i cili ka sherbyer ne rol ndihmes, si dhe ne gjetjen e mjeteve apo bazes se sigurte ku kane vepruar autoret.<\/p>\n<p>Nderkohe jane shpallur ne kerkim policore te pakten 5 shtetas te tjere, dy prej te cileve me rol kryesore ne grup, dyshohet te jene larguar menjehere pas ngjarjes per ne Dubai.<\/p>\n<p>Mes personave te dyshuar per kete ngjarje, eshte edhe nje shtetas me origjine nga veriu i Shqiperise, por nuk eshte bere e mundur te gjendet vendodhja e tij. Ky person ka qendruar per disa kohe ne Sarande. Ai rezulton se ka qene ne qytet edhe mbremjen kur ka ndodhur ngjarja.<\/p>\n<p>Me pas eshte larguar pa u lokalizuar me vendodhja e tij.<\/p>\n<p><strong>Ne foto:<\/strong>\u00a0Nje nga personat e dyshuar, i shpallur ne kerkim per rrembimin dhe zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-696034 lazy-loaded\" src=\"https:\/\/newsbomb.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/344542338_276354701477094_7971967496446923341_n.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 960px) 100vw, 960px\" srcset=\"https:\/\/newsbomb.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/344542338_276354701477094_7971967496446923341_n.jpg 960w, https:\/\/newsbomb.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/344542338_276354701477094_7971967496446923341_n-300x278.jpg 300w, https:\/\/newsbomb.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/344542338_276354701477094_7971967496446923341_n-768x710.jpg 768w, https:\/\/newsbomb.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/344542338_276354701477094_7971967496446923341_n-150x139.jpg 150w, https:\/\/newsbomb.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/344542338_276354701477094_7971967496446923341_n-696x644.jpg 696w\" alt=\"\" width=\"960\" height=\"888\" data-lazy-type=\"image\" data-src=\"https:\/\/newsbomb.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/344542338_276354701477094_7971967496446923341_n.jpg\" data-srcset=\"\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar detaje t\u00eb reja n\u00eb lidhje me zhdukjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit n\u00eb Sarand\u00eb. Personat n\u00eb fjal\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb zhdukur prej 25 dit\u00ebsh dhe dyshohet se jan\u00eb rr\u00ebmbyer dhe m\u00eb pas ekzekutuar. Dy 46-vje\u00e7ar\u00ebt u zhdukun m\u00eb 6 prill, sipas Hoxh\u00ebs rezulton se nj\u00eb grup kriminal ka patur n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":58621,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[23111,23113,23112],"class_list":{"0":"post-58620","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"tag-gazetari-hoxha-2-sarandjotet-thodhori-dhe-sulovari","10":"tag-shkak-eshte-bere","11":"tag-u-zhduken-nga-i-njejti-grup-kriminal-qe-vrau-aleksander-sadikajn"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/58620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=58620"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/58620\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/58621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=58620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=58620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=58620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}