{"id":58450,"date":"2023-04-26T18:54:28","date_gmt":"2023-04-26T16:54:28","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=58450"},"modified":"2023-05-31T09:42:14","modified_gmt":"2023-05-31T07:42:14","slug":"rrumbullaku-kemi-zbardhur-vrasjen-e-ardian-nikulajt-ne-lezhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=58450","title":{"rendered":"LAJM I FUNDIT\/ Rrumbullaku: Kemi zbardhur vrasjen e Ardian Nikulajt n\u00eb Lezh\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj n\u00eb Sh\u00ebngjin \u00ebsht\u00eb zbardhur brenda jav\u00ebs nga Policia e Shtetit.<\/p>\n<p>Kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, b\u00ebri me dije se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebt n\u00eb ngjarje jan\u00eb identifikuar dhe t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pasi pas krimit jan\u00eb larguar nga vendi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Vras\u00ebsi tha Rrumbullaku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtetas portugez nd\u00ebrsa motivet e ngjarjes dyshohet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr gjakmarrje, nd\u00ebrsa autor\u00ebt e ngjarjes i prezantoi vet\u00ebm me iniciale dhe me shtet\u00ebsi. Vet\u00ebm nj\u00eb prej tyre kishte dhe n\u00ebnshtet\u00ebsi shqiptare.<\/p>\n<p><strong>T\u00cb SHPALLURIT N\u00cb K\u00cbRKIM:<\/strong><\/p>\n<p>1. E. H., shtetas me shtet\u00ebsi shqiptare dhe britanike,<br \/>\n2. R. R. S., shtetas portugez,<br \/>\n3. H. J. S., shtetas britanik,<br \/>\n4. H. B., shtetase britanike,<br \/>\n5. TH. M., shtetas britanik,<br \/>\n6. S. P. H, shtetas britanik,<\/p>\n<p><em>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, s\u00eb bashku me nj\u00eb nga prokuror\u00ebt e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje Fran\u00e7esk Ganaj, p\u00ebr zbardhjen e ngjarjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb kriminale, t\u00eb ndodhur n\u00eb Sh\u00ebngjin, m\u00eb dat\u00eb 19 prill. Jemi sot k\u00ebtu, p\u00ebr t\u00eb komunikuar veprimet hetimore p\u00ebr zbardhjen e ngjarjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb kriminale, t\u00eb ndodhur n\u00eb qarkun e Lezh\u00ebs. Ashtu si\u00e7 ju kemi b\u00ebr\u00eb me dije, n\u00eb Sh\u00ebngjin, m\u00eb dat\u00eb 19.04.2023, rreth or\u00ebs 13:25, n\u00eb ambientet e lokal \u201cCoral\u201d, \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb me arm\u00eb zjarri, shtetasi Ardian Nikulaj, 51 vje\u00e7, banues n\u00eb Sh\u00ebngjin, Lezh\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00ebnj\u00ebher\u00eb pas ngjarjes s\u00eb ndodhur, u ngrit nj\u00eb grup i posa\u00e7\u00ebm hetimor, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga strukturat vendore dhe qendrore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb drejtimin e Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Lezh\u00eb, me q\u00ebllim dokumentimin dhe zbardhjen e autor\u00ebsis\u00eb dhe kryerjen s\u00eb veprimeve procedurale p\u00ebr dokumentimin e plot\u00eb ligjor t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje. Policia e Shtetit e vler\u00ebsoi maksimalisht k\u00ebt\u00eb ngjarje, p\u00ebr zbardhjen e s\u00eb cil\u00ebs grupi hetimor ka k\u00ebqyrur, vler\u00ebsuar dhe sekuestruar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb provash t\u00eb vlefshme q\u00eb sh\u00ebrbyen p\u00ebr dokumentimin e ngjarjes.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb k\u00ebqyrjes s\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes u gjet\u00ebn dhe u sekuestruan n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale: \u2022 G\u00ebzhoja arme zjarri model 54, kalib\u00ebr 7.62 mm;\u00a0\u2022 Nj\u00eb predh\u00eb model 54, kalib\u00ebr 7.62 mm; \u2022 Let\u00ebrnjoftim; \u2022 Celular i mark\u00ebs \u201ciPhone\u201d, dhe disa prova t\u00eb tjera biologjike dhe filmike. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, grupi hetimor ka vijuar me veprime t\u00eb shpejta procedurale si: marrje t\u00eb deklarimeve, k\u00ebqyrje dhe sekuestrim pamjesh filmike n\u00eb vendin e ngjarjes, k\u00ebqyrje t\u00eb itinerarit t\u00eb p\u00ebrshkruar nga autor\u00ebt e dyshuar q\u00eb lidhen me koh\u00ebn dhe vendin para dhe pas kryerjes s\u00eb ngjarjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb kriminale.<\/em><\/p>\n<p><em>Si rezultat i hetimeve jan\u00eb dokumentuar veprimet e autor\u00ebve t\u00eb dyshuar, nga momenti i organizimit, deri n\u00eb momentin e vrasjes s\u00eb 51-vje\u00e7arit Ardian Nikulaj si dhe e gjith\u00eb dinamika dhe itineraret e p\u00ebrshkruara nga ekzekutori dhe t\u00eb gjith\u00eb shtetasit e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si organizator\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb kryerjen e k\u00ebsaj ngjarjeje. Nga veprimet procedurale t\u00eb kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje jan\u00eb siguruar prova shkencore biologjike t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme q\u00eb i p\u00ebrkasin autor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kriminale. P\u00ebrsa i p\u00ebrket automjeteve t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr kryerjen e krimit nga autor\u00ebt e dyshuar \u00ebsht\u00eb dokumentuar p\u00ebrdorimi i tyre nga personat e dyshuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore p\u00ebr realizimin e vrasjes. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtyre veprimeve paraprake, nga provat shkencore t\u00eb siguruara, deklarimet dhe sekuestrimet n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura, nga Prokuroia pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Lezh\u00eb dhe Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Lezh\u00eb jan\u00eb caktuar masat e siguris\u00eb p\u00ebr 6 shtetas, si autor\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb vrasjes s\u00eb 51-vje\u00e7arit, dhe konkretisht:<\/em><\/p>\n<p><em>1. E. H., shtetas me shtet\u00ebsi shqiptare dhe britanike,<\/em><br \/>\n<em>2. R. R. S., shtetas portugez,<\/em><br \/>\n<em>3. H. J. S., shtetas britanik,<\/em><br \/>\n<em>4. H. B., shtetase britanike,<\/em><br \/>\n<em>5. TH. M., shtetas britanik,<\/em><br \/>\n<em>6. S. P. H, shtetas britanik,<\/em><\/p>\n<p><em>Grupi hetimor vijon pun\u00ebn hetimore dhe procedurale p\u00ebr dokumentimin e plot\u00eb t\u00eb organizimit dhe financimit, p\u00ebr ekzekutimin kriminal t\u00eb shtetasit Ardian Nikulaj.\u00a0Gjithashtu grupi hetimor po bashk\u00ebpunon me partner\u00ebt dhe strukturat ligjzbatuese nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr kapjen e autor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kriminale, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb larguar nga territori i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pas kryerjes s\u00eb krimit.\u00a0Mbi baz\u00ebn e materialeve t\u00eb referuara nga sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore t\u00eb Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Lezh\u00eb, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Lezh\u00eb ka regjistruar procedimin penal nr. 205, viti 2023 p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cVrasja me paramendim\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit luftarak\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb lejoni q\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, e ndiej detyrim dhe nevoj\u00eb t\u00eb sqaroj opinonin publik dhe juve t\u00eb nderuar gazetar\u00eb, n\u00eb lidhje me reagimin dhe angazhimin e strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, jo vet\u00ebm n\u00eb rastet e ngjarjeve kriminale, por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb tyre, sepse pavar\u00ebsisht opinioneve, deklaratave mediatike, ju siguroj juve dhe qytetar\u00ebt, se Policia e Shtetit ka reaguar dhe \u00ebsht\u00eb angazhuar maksimalisht, dhe vijon me angazhimin maksimal p\u00ebr parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndjekjen me grupe t\u00eb posa\u00e7me hetimore, me q\u00ebllim zbardhjen e ngjarjeve t\u00eb ndodhura, p\u00ebr krijimin e nj\u00eb ambienti sa m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt vendas dhe ata t\u00eb huaj q\u00eb vizitojn\u00eb vendin ton\u00eb.\u00a0Policia e Shtetit flet me prova p\u00ebr ngjarje t\u00eb caktuara dhe me rezultatet q\u00eb strukturat e saj arrijn\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e p\u00ebrditshme, jo me opinione. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr k\u00ebrkohet rritja e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit dhe e bashk\u00ebpunimit t\u00eb qytetar\u00ebve, rritja edhe m\u00eb shum\u00eb e besimit t\u00eb tyre te Policia e Shtetit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr \u00e7do paligjshm\u00ebri me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballen, pasi denoncimi n\u00eb koh\u00eb, i jep mund\u00ebsi Policis\u00eb t\u00eb veproj\u00eb menj\u00ebher\u00eb dhe drejt objektivit.\u00a0Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, dua t\u00eb siguroj qytetar\u00ebt, se asnj\u00eb nga drejtuesit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit nuk \u00ebsht\u00eb i implikuar n\u00eb veprimtari q\u00eb bien ndesh me ligjin dhe me detyr\u00ebn. Punonj\u00ebsit e Policis\u00eb jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore dhe morale p\u00ebrball\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur sa m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb mision t\u00eb shenjt\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre. T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, na besoni dhe bashk\u00ebpunoni edhe m\u00eb shum\u00eb me ne, dhe pa diskutim q\u00eb do kemi parametra m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb rendit dhe siguris\u00eb, si dhe nj\u00eb sh\u00ebrbim edhe m\u00eb cil\u00ebsor ndaj jush.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj n\u00eb Sh\u00ebngjin \u00ebsht\u00eb zbardhur brenda jav\u00ebs nga Policia e Shtetit. Kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, b\u00ebri me dije se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebt n\u00eb ngjarje jan\u00eb identifikuar dhe t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pasi pas krimit jan\u00eb larguar nga vendi yn\u00eb. Vras\u00ebsi tha Rrumbullaku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":49736,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[23034],"class_list":{"0":"post-58450","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"tag-lajm-i-fundit-rrumbullaku-kemi-zbardhur-vrasjen-e-ardian-nikulajt-ne-lezhe"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/58450","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=58450"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/58450\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/49736"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=58450"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=58450"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=58450"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}