{"id":58286,"date":"2023-04-21T19:20:02","date_gmt":"2023-04-21T17:20:02","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=58286"},"modified":"2023-05-31T09:42:18","modified_gmt":"2023-05-31T07:42:18","slug":"fatimja-mjeshtrja-72-vjecare-qe-merret-me-avolxhimin-e-elektromotoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=58286","title":{"rendered":"Fatimja, mjeshtrja 72 vje\u00e7are q\u00eb merret me avolxhimin e elektromotor\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Ajo \u00ebsht\u00eb \u201cmjeshtrja e hekurt e dekadave\u201d dhe e vetmja grua n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit, q\u00eb me pun\u00eb e aft\u00ebsi profesionale ka arritur t\u2019i p\u00ebrshtatet fort mir\u00eb edhe teknologjis\u00eb moderne.<\/p>\n<div class=\"ads_desktop\">\n<div id=\"beacon_3636c910ca\">Fatime Basha 72 vje\u00e7e, ka krijuar biznesin e familjes s\u00eb saj me thurjen e telave t\u00eb elektromotorave,t\u00eb cil\u00ebn e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb bashk\u00eb me bashk\u00ebshortin e saj. Ajo thot\u00eb se q\u00eb n\u00eb 1968 e ka nisur k\u00ebt\u00eb zanat t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grua.<\/div>\n<\/div>\n<p>\u201cPo b\u00ebj elektromotorat. Thurje elektromotorash. K\u00ebt\u00eb zanat e kam q\u00eb n\u00eb vitin 1968.Kam bo shkoll\u00ebn fizike-elektromekanike. N\u00eb Durr\u00ebs. N\u00eb UEM e kam b\u00ebr\u00eb. Sot jam 72 vje\u00e7e dhe punoj q\u00eb 55 vjet. Pun\u00ebn q\u00eb kam punuar un\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb. Sepse k\u00ebt\u00eb pun\u00eb zakonisht e b\u00ebjn\u00eb burrat. Kur shkova n\u00eb Kosov\u00eb,u habiten se un\u00eb b\u00ebj elektromotorat. N\u00eb vitin 1971 jam martuar me bashk\u00ebshortin tim. Ai m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb lumtur sepse ka qen\u00eb njeri shum\u00eb i kulturuar, human dhe me vlera t\u00eb shumta\u201d.-tregon avolxhuesja e elektromotorave.<\/p>\n<p>Fatimja, kujton edhe pun\u00ebn e par\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kur punonte n\u00eb ish-Ofi\u00e7in\u00ebn Mekanike n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPuna e par\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb ishin tre elektromotora q\u00eb i soll\u00ebn n\u00eb ofi\u00e7in\u00eb. Ishin monofaz\u00eb. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb e prisha monofaz\u00ebn. E hapa nj\u00eb fletore. B\u00ebra nj\u00eb skem\u00eb. M\u00eb pas ia mora dor\u00ebn\u201d<\/p>\n<p>Me daljen n\u00eb pension n\u00eb vitin 2000 vendosi t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb punishte p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb jetes\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr familjen megjith\u00ebse si\u00e7 shprehet ky zanat nuk t\u00eb sjell\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>\u201cSepse isha m\u00eb e re. F\u00ebmij\u00ebt nuk i kisha martuar. Do punonim p\u00ebr t\u2019i shkolluar, p\u00ebr t\u2019i martuar. Ky zanati imi nuk \u00ebsht\u00eb me pas lek\u00eb. P\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb e jetuar \u00ebsht\u00eb zanat i mir\u00eb. Nuk dor\u00ebzohem. Jam 72 vje\u00e7e dhe filloj duke punuar p\u00ebrs\u00ebri. Prej pun\u00ebs nuk lodhem fare. Kur ishte rruga e kombit kishte shum\u00eb pun\u00eb. Burri m\u00eb thoshte leje Fatime pun\u00ebn. Nuk e ndjej lodhjen. Kam k\u00ebnaq\u00ebsi kur punoj. E kam zanatin t\u00eb dashur. Un\u00eb thash\u00eb, zanatin tim e b\u00ebj symbyllur. Un\u00eb jam 72 vje\u00e7e dhe i marr e i z\u00ebvend\u00ebsoj telat me shum\u00ebzim e pjes\u00ebtim. Sot rinia marrin telefonin dhe e kan\u00eb m\u00eb kollaj nd\u00ebrsa un\u00eb i b\u00ebj pa telefon. Edhe burri m\u00eb ka ndihmur shum\u00eb se ai ka qen\u00eb shum\u00eb i zgjuar n\u00eb Fizik\u00eb dhe m\u00eb ka ndihmuar jasht\u00ebzakonisht n\u00eb teori\u201d.<\/p>\n<p>E nga ajo koh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndalur s\u00eb punuari n\u00eb avolzhimin e elektromotorave. Prej 22 vjet\u00ebsh ajo vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjitha elektromotorat e shteteve t\u00eb bot\u00ebs dhe shprehet se \u201cedhe pse nuk ka pun\u00eb sa t\u00eb kem fuqi do t\u00eb vazhdoj t\u00eb punoj bashk\u00eb me djalin infermier i cili e ndihmon kur ka koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb ushtrimin e zanatit t\u00eb saj n\u00eb jo pak raste Fatimja, \u00ebsht\u00eb paragjykuar nga klient\u00ebt e saj t\u00eb cil\u00ebt nuk besoni se nj\u00eb grua mund t\u00eb rregulloj\u00eb motorat.<\/p>\n<p>\u201cMbaj mend q\u00eb nj\u00eb her\u00eb m\u00eb soll\u00ebn nj\u00eb gjenerator Anglez q\u00eb nuk punonte. Personi q\u00eb e solli m\u00eb pa grua dhe m\u00eb tha mos nuk di. I thash\u00eb bjere. E hapa. Ishte e fabrik\u00ebs. E pash\u00eb dhe i lidha me mendim tim. Kur punoi ai u habit dhe tha: si ka mund\u00ebsi ta b\u00ebsh ti k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Se jan\u00eb me qindra tela. Nj\u00eb tel t\u00eb ngat\u00ebrrosh,motori plas. Vjen nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb kishte nj\u00eb elektromotor p\u00ebr mulli bloje. I thot\u00eb burrit tim, ti Fehim do ma b\u00ebsh dhe jo gruaja jote. Fehimi nga ana mekanike ka qen\u00eb kryevep\u00ebr, inxhinier. I thot\u00eb mos ki merak se t\u2019a b\u00ebj un\u00eb. Burri im nuk dinte ta b\u00ebnte avolzhimin. E b\u00ebra elektromotorin. E montova e vura n\u00eb pun\u00eb. Kur erdhi me e marr\u00eb tha, eh more Fehim sa mir\u00eb ma ke b\u00ebr\u00eb. Ta ka b\u00ebr\u00eb gruaja motorin,i tha. Kam qen\u00eb e paragjykuar.\u201d<\/p>\n<p>Mekanik\u00ebt i drejtohen asaj kur nuk gjejn\u00eb zgjidhje dhe e cil\u00ebsojn\u00eb si \u201cinxhiniere\u201d p\u00ebr shum\u00eb probleme q\u00eb vet\u00eb nuk mund t\u2019i zgjidhin.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb thon\u00eb inxhiniere sepse e b\u00ebjn\u00eb rrall\u00eb njer\u00ebzit k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Sot p\u00ebr sot jam e vetmja n\u00eb Kuk\u00ebs, Has e Tropoj\u00eb. Un\u00eb nuk kam mbaruar shkoll\u00eb p\u00ebr inxhiniere. Kam b\u00ebr\u00eb dy shkoll\u00eb t\u00eb mesme. Ngaq\u00eb kam punuar mir\u00eb dhe me ndershm\u00ebri njer\u00ebzit m\u00eb thon\u00eb \u201cmjeshtre\u201d rrug\u00ebs kur kaloj. Jam shum\u00eb e lumtur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zanat se m\u00eb ka ndihmuar t\u00eb jetoj e qet\u00eb dhe me rregulla mesatare. Ky zanat \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe nuk ka pun\u00eb p\u00ebrdit\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb zhdukje sepse kan\u00eb dal\u00eb makinerit\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Fatimja q\u00eb zanatin e mori nga d\u00ebshira e babait t\u00eb saj, thot\u00eb se m\u00eb k\u00ebt\u00eb zanat ka rritur 4 f\u00ebmij\u00eb. I ka shkolluar dhe martuar. \u201c54 vjet pun\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time nuk e kam g\u00ebnjyer asnj\u00eb klient sepse jam shum\u00eb e vendosur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb\u201d thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Fatimja thot\u00eb se ndjehet e lumtur q\u00eb profesionin e saj ia ka trash\u00ebguar nj\u00ebrit prej djemve nd\u00ebrsa shton se bashk\u00ebshorti q\u00eb e ndihmonte ka qen\u00eb njeri humnaitar dhe gjithmon\u00eb punonte pa para.<\/p>\n<p>\u201cDjali ka marr\u00eb zanatin tim, e ka marr\u00eb jasht\u00ebzakonisht mir\u00eb. Montim,\u00e7montim t\u00eb kuzhinetave,elektromotorave di t\u2019i b\u00ebj\u00eb. Un\u00eb merrem vet\u00ebm me thurrjen e elektromotorave. Bashk\u00ebshorti im gjithmon\u00eb punonte pa lek\u00eb.Ishte humanitar. I thoja pse Fehim. \u00cbsht\u00eb gjynah grua,si dihet kur del kjo puna. As un\u00eb nuk e dua haram dhe edhe un\u00eb jam pak fetare. Nuk marr\u00eb haram por dua djers\u00ebn time. Bashk\u00eb me djalin Sokolin, kemi gjetur nja 5 fletore ku kishte sh\u00ebnuar borxhet dhe askujt nuk ia k\u00ebrkonte. Kishte sh\u00ebnuar em\u00ebr mbiem\u00ebr dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr. Ai m\u00eb ka nxjerr difi\u00e7it se gjithmon\u00eb punonte pa lek\u00eb.\u201d- tregon Fatimja duke buz\u00ebqeshur.<\/p>\n<p>Ndjen keqardhje q\u00eb profesioni q\u00eb ajo e do aq shum\u00eb po humbet.Si e vetmja avolzhuese n\u00eb Kuk\u00ebs konstaton se interesi p\u00ebr zanatet ka r\u00ebn\u00eb, pasi t\u00eb rinjt\u00eb nuk e duan pun\u00ebn. Ndaj e moshuara e ka nj\u00eb mesazh edhe p\u00ebr ta:<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zanatet dhe t\u00eb vazhdojn\u00eb shkollat profesionale se zanati \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr \u00e7do njeri. Mos ta humbin koh\u00ebn n\u00ebp\u00ebr klube,internete,telefona por t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb di\u00e7ka.Un\u00eb jam e vjet\u00ebr dhe marr e shoh tek telefoni im se \u00e7far\u00eb ka t\u00eb re p\u00ebr pun\u00eb elektrike, p\u00ebr elektromotorat. Rinia nuk m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zanat. Zanati im ka qen\u00eb m\u00eb i miri n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo \u00ebsht\u00eb \u201cmjeshtrja e hekurt e dekadave\u201d dhe e vetmja grua n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit, q\u00eb me pun\u00eb e aft\u00ebsi profesionale ka arritur t\u2019i p\u00ebrshtatet fort mir\u00eb edhe teknologjis\u00eb moderne. Fatime Basha 72 vje\u00e7e, ka krijuar biznesin e familjes s\u00eb saj me thurjen e telave t\u00eb elektromotorave,t\u00eb cil\u00ebn e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":58287,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6327,6332],"tags":[22948,22949],"class_list":{"0":"post-58286","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-ekonomi","8":"category-te-fundit","9":"tag-fatimja","10":"tag-mjeshtrja-72-vjecare-qe-merret-me-avolxhimin-e-elektromotoreve"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/58286","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=58286"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/58286\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/58287"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=58286"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=58286"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=58286"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}