{"id":57647,"date":"2023-04-01T17:36:13","date_gmt":"2023-04-01T15:36:13","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=57647"},"modified":"2023-05-31T09:42:30","modified_gmt":"2023-05-31T07:42:30","slug":"dashuria-donaldi-nga-skrapari-tregon-martesen-me-amerikanen-15-vite-me-te-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=57647","title":{"rendered":"Dashuria\/ Donaldi nga Skrapari tregon martes\u00ebn me amerikanen 15 vite m\u00eb t\u00eb madhe"},"content":{"rendered":"<p><em>Dashuria nuk njeh mosh\u00eb, e kemi d\u00ebgjuar shpesh si shprehje, por sot do ju njohim me nj\u00eb \u00e7ift q\u00eb k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet.<\/em><\/p>\n<p><em>Christy Loop Dervishi dhe Donald Dervishi jan\u00eb nj\u00eb \u00e7ift jo shum\u00eb i zakonsh\u00ebm p\u00ebr realitetin ton\u00eb. Christy \u00ebsht\u00eb amerikane, 52 vje\u00e7e, nd\u00ebrsa Donaldi \u00ebsht\u00eb nga Skrapari, 37 vje\u00e7.<\/em><\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div id=\"MDA8604\" class=\"\" data-adid=\"mda117905\" data-netid=\"137356148\" data-sizes=\"300x250\" data-google-query-id=\"CJ-WhqmAif4CFVigewodIPAIuw\">\n<div id=\"google_ads_iframe_\/137356148\/mda117905_0__container__\"><em>Shtat\u00eb vite m\u00eb par\u00eb u njoh\u00ebn rast\u00ebsisht. Pas takimit t\u00eb par\u00eb n\u00ebna e tre f\u00ebmij\u00ebve Christin dhe Donaldi nuk u ndan\u00eb m\u00eb kurr\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb 15 vite m\u00eb e madhe se Donaldi, por ky fakt nuk e ka penguar \u00e7iftin q\u00eb t\u00eb zgjerojn\u00eb familjen e tyre. N\u00eb gusht t\u00eb vitit t\u00eb kaluar ata jan\u00eb b\u00ebr\u00eb prind\u00ebr t\u00eb nj\u00eb vajze, e cila i ua ka g\u00ebzuar zemr\u00ebn.<\/em><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><em>Donaldi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur gjithmon\u00eb t&#8217;ia dal\u00eb vet\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Ai ka provuar edhe eksperienc\u00ebn televizive Big Brother n\u00eb vitin 2014, ku shum\u00eb shpejt\u00eb e ka kuptuar q\u00eb ky format nuk ishte p\u00ebr t\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka punuar m\u00ebsues n\u00eb fshatin e tij t\u00eb lindjes, ka punuar n\u00eb ushtri, tani gjendet n\u00eb Prishtin\u00eb, pasi bashk\u00ebshortja \u00ebsht\u00eb e vendosur me pun\u00eb atje.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb Dhom\u00ebn e Rr\u00ebfimit Donaldi na tregon se si ka ndryshuar jeta e tij her\u00eb pas here, deri sot ku \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u2019u larguar drejt\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/em><\/p>\n<p>-Donald, na tregoni pak m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb tuaj. Ku jeni lindur dhe rritur?<\/p>\n<p>-F\u00ebmij\u00ebria ime ka qen\u00eb e mbushur me sfida dhe ulje-ngritje. Kam lindur n\u00eb nj\u00eb fshat shum\u00eb piktoresk n\u00eb Skrapar, i quajtur Therepel n\u00eb nj\u00eb familje shum\u00eb t\u00eb respektuar n\u00eb at\u00eb zon\u00eb nga dy prind\u00ebr fermer, t\u00eb cil\u00ebt nuk resht\u00ebn kurr\u00eb s\u00eb punuari deri sa na rrit\u00ebn dhe dhan\u00eb edukimin e duhur, mua, f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, motr\u00ebs dhe v\u00ebllait t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb nj\u00eb djal\u00eb shum\u00eb i urt\u00eb dhe tep\u00ebr miq\u00ebsor, si n\u00eb familje edhe n\u00eb shoq\u00ebri. Aq i urt\u00eb kam qen\u00eb sa shpeshher\u00eb jam v\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb loj\u00eb nga shok\u00ebt. Sot n\u00eb gjuh\u00ebn e medias quhet bullizim. Mir\u00ebpo, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e kam marr\u00eb m\u00eb tep\u00ebr si nxitje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar veten, sesa nj\u00eb form\u00eb p\u00ebr t\u2019u demoralizuar nga d\u00ebshirat dhe \u00ebndrrat q\u00eb kam pasur, kur isha ende f\u00ebmij\u00eb, madje mund t\u00eb them edhe kur u rrita n\u00eb mosh\u00eb madhore.<\/p>\n<p>Jeta ime shpeshher\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur si jeta e nj\u00eb personazhi librash apo filmash, ku vuajtja dhe mundimi m\u00eb kan\u00eb forcuar m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur para, duke mos e vrar\u00eb fare mendjen p\u00ebr pengesat apo \u201cgur\u00ebt n\u00ebn rrota\u201d q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb vinte dikush.<\/p>\n<p>Familja ime nuk ka qen\u00eb nj\u00eb familje me t\u00eb ardhura financiare t\u00eb larta, \u00e7do person n\u00eb familje duhet t\u00eb punonte \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb jetes\u00eb normale me ato kushte q\u00eb ka pasur jeta e fshatit. Dita ime niste duke u p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>-Ju keni punuar dhe si m\u00ebsues apo jo?<\/p>\n<p>-Hera e par\u00eb kur un\u00eb kam filluar p\u00ebrvoj\u00ebn time si m\u00ebsues ka qen\u00eb viti 2004. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ende nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 18 vje\u00e7ar, p\u00ebrfundova shkoll\u00ebn e mesme pedagogjike. Kjo t\u00eb jepte mund\u00ebsi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb filloje si m\u00ebsues(n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka pasur shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00ebsues, pasi emigracioni b\u00ebri q\u00eb t\u00eb krijohej nj\u00eb hendek shum\u00eb i madh n\u00eb sistemin arsimor, saq\u00eb filluan t\u00eb futeshin si m\u00ebsues edhe persona q\u00eb ishin me gjimnaz) edhe me shkoll\u00eb t\u00eb mesme, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kjo e imja ishte e specifikuar p\u00ebr m\u00ebsuesi, ndryshe nga shkollat e tjera t\u00eb mesme q\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrgjithshme ose t\u00eb specializuara p\u00ebr nj\u00eb fush\u00eb ta caktuar. Duke qen\u00eb se familja ime nuk mund t\u00eb na mb\u00ebshteste dot financiarisht, mua dhe motr\u00ebn time, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb fundin e studimeve p\u00ebr m\u00ebsuesi, m\u2019u desh mua t\u00eb shk\u00ebputesha p\u00ebr nj\u00eb vit, derisa motra t\u00eb p\u00ebrfundon shkoll\u00ebn e lart\u00eb dhe vitin tjet\u00ebr t\u00eb nisja un\u00eb studimet e larta. At\u00eb vit nga 2004 deri m\u00eb 2005, gjeta nj\u00eb vend pune si m\u00ebsues i gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p>-Emrin tuaj e kemi d\u00ebgjuar edhe p\u00ebrpara disa vitesh ku nd\u00ebrmor\u00ebt nj\u00eb iniciativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shkoll\u00ebn e fshatit. Na tregoni pak m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb moment?<\/p>\n<p>-Pas disa vjet\u00ebsh p\u00ebrvoje pun\u00eb n\u00eb fshatin tim, erdhi momenti m\u00eb 2017 q\u00eb t\u00eb merrja nj\u00eb pozicion si drejtor n\u00eb zon\u00ebn time. Do t\u00eb kisha n\u00eb menaxhimin tim tre shkolla fillore dhe dy shkolla t\u00eb tjera q\u00eb kishin nx\u00ebn\u00ebs nga klasa e par\u00eb deri n\u00eb klas\u00eb t\u00eb n\u00ebnt\u00eb. Behej fjal\u00eb p\u00ebr zon\u00ebn e Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Vendresh\u00eb. Ironia e fatit ishte q\u00eb un\u00eb t\u00eb isha drejtor i asaj shkolle, e cila m\u00eb 2004 do t\u00eb m\u00eb hapte der\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si m\u00ebsues. Kjo p\u00ebr mua ishte dy her\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Shtatori i atij viti m\u00eb gjeti duke vizituar shkollat n\u00eb t\u00eb cilat un\u00eb nuk e dija ku ishin. Dhe p\u00ebr t\u00eb njohur m\u00eb tep\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit, si dhe m\u00ebsuesit, vendosa t\u00eb inspektoja \u00e7do shkoll\u00eb q\u00eb kishte ajo zone. Zona \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga pesa fshatra q\u00eb jan\u00eb t\u00eb varur n\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00ebsi dhe fshati ku do t\u00eb nd\u00ebrtohej kjo shkoll\u00eb ka qen\u00eb Vendresh\u00eb e tret\u00eb. N\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb ishte m\u00ebsues ish kolegu im tashm\u00eb si dhe shok Borsion Spaho. Shkolla ishte nj\u00eb sht\u00ebpi e rr\u00ebnuar dhe me kushte shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. Bashk\u00eb me Borsionin ram\u00eb dakord p\u00ebr t\u00eb marr nj\u00eb iniciativ\u00eb p\u00ebr rind\u00ebrtimin e shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb pas Borsioni aplikoi n\u00eb emisionin e at\u00ebhersh\u00ebm \u201c100 milion\u00eb\u201d n\u00eb \u2018Top Channel\u2019, duke m\u00eb zgjedhur mua si partnerin e tij. Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb intervist\u00ebs son\u00eb paraqit\u00ebm iden\u00eb q\u00eb kjo shum\u00eb do t\u00eb shkonte p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shkoll\u00ebs p\u00ebr ata nx\u00ebn\u00ebs. Fatmir\u00ebsisht dol\u00ebm fitues t\u00eb 250 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb rinj. Kjo ishte shuma e par\u00eb q\u00eb ne vendos\u00ebm n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb asaj aventure. M\u00eb pas u b\u00ebm\u00eb viral n\u00eb rrjetet sociale si dhe u ftuam n\u00eb disa emisione televizive, nd\u00ebr t\u00eb vetmit q\u00eb na hap\u00ebn studion me shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb ka qen\u00eb Arian Cani me zon\u00eb e lir\u00eb, ku arrit\u00ebm t\u00eb p\u00ebr\u00e7onim disa mesazhe pozitive nga ku na ua bashkuan edhe miq te tjer\u00eb n\u00eb kontributet e dh\u00ebna.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb asaj kohe m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb udh\u00ebtoja shpesh nga Therepeli p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs apo qytete t\u00eb tjera p\u00ebr ta takuar miq t\u00eb cil\u00ebt filluan t\u00eb kontribuonin shuma t\u00eb ndryshme parash. Njer\u00ebzit na u bashkuan nga e gjith\u00eb bota, q\u00eb nga Kanadaja e larg\u00ebt, Amerika, apo edhe vendet e Europ\u00ebs. N\u00eb fund shuma u arrit. Nd\u00ebrtimi i shkoll\u00ebs zgjati vet\u00ebm 21 dit\u00eb dhe pas 21 dit\u00ebsh m\u00eb dat\u00eb 5 shtator dit\u00ebn e Lumturimit t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, pes\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e asaj shkolle do t\u00eb nisnin vitin e ri shkollor 2018-2019 n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb re. Ky ka qen\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs sime. T\u00eb shikoje fytyrat e atyre f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb qeshnin, nuk kishte lumturi m\u00eb ta madhe.<\/p>\n<p>-Donald nj\u00eb tjet\u00ebr fakt interesant n\u00eb jet\u00ebn tuaj \u00ebsht\u00eb edhe se ju jeni i martuar me nj\u00eb shtetase amerikane. Mund t\u00eb na tregoni m\u00eb tep\u00ebr rreth k\u00ebsaj historie. Ku jeni njohur, kur dhe si kan\u00eb lindur ato shk\u00ebndijat e para?<\/p>\n<p>-Po njohja midis nesh ka ndodhur krejt rast\u00ebsisht. Bashk\u00ebshortja ime Christine n\u00eb at\u00eb koh\u00eb punonte si m\u00ebsuese n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb private n\u00eb Durr\u00ebs. Nj\u00eb shoku im shqiptar m\u00eb fton p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb vizitonin kalan\u00eb e Petrel\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. Takimi me t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej te Komuna e Parisit p\u00ebr t\u00eb vazhduar me makina drejt Petrel\u00ebs nga ku do t\u00eb fillonim ecjen ton\u00eb rreth p\u00ebrqark fshatit. Ka qen\u00eb data 11 shkurt i vitit 2017. Kemi qen\u00eb mbi pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb veta t\u00eb huaj edhe shqiptar\u00eb, ku midis t\u00eb t\u00ebr\u00ebve ishte edhe Christine. N\u00eb fillim nuk e kam par\u00eb si nj\u00eb person me t\u00eb cilin do doja t\u00eb nisja nj\u00eb histori, por me kalimin e koh\u00ebs duke dal\u00eb bashk\u00eb kuptova q\u00eb ajo m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb kishte nj\u00eb p\u00eblqim q\u00eb m\u00eb pas u kthye n\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb dashurie midis ne t\u00eb dy.<\/p>\n<p>-\u00c7far\u00eb t\u00eb p\u00eblqeu m\u00eb shum\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortja juaj?<\/p>\n<p>-Te Christine m\u00eb ka p\u00eblqyer q\u00eb ishte nj\u00eb njeri me energji pozitive, me nj\u00eb t\u00eb folur shum\u00eb t\u00eb past\u00ebr dhe fakti q\u00eb mundohej t\u00eb gjente fjal\u00ebt e duhura n\u00eb anglisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb un\u00eb ta kuptoja m\u00eb b\u00ebri edhe m\u00eb shum\u00eb ta p\u00eblqeja. Sepse duhet th\u00ebn\u00eb se n\u00eb fillim nuk kam qen\u00eb mir\u00eb me anglishten, duke u njohur dhe vazhduar lidhjen ton\u00eb, arrita t\u00eb m\u00ebsoja m\u00eb shum\u00eb anglisht.<\/p>\n<p>Bidedat tona ishin t\u00eb gjata, arrinim ta kuptonim nj\u00ebri-tjetrin shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme, kjo b\u00ebri pastaj q\u00eb p\u00eblqimi im ndaj saj t\u00eb rritej dhe t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb dashuri.<\/p>\n<p>-Ajo ka disa vite diferenc\u00eb me ju, a p\u00ebrb\u00ebn problem ky fakt p\u00ebr familjen dhe shoq\u00ebrin\u00eb tuaj?<\/p>\n<p>-Po, 15 vite, por dua t\u00eb them q\u00eb p\u00ebr mua kjo nuk ka p\u00ebrb\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb problem. Nuk e kam par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb mosh\u00ebn te Christine, por shpirtin e saj. N\u00eb familje, si n\u00eb \u00e7do familje tjet\u00ebr shqiptare gjithmon\u00eb jan\u00eb k\u00ebto pik\u00ebpyetjet e fillimit dhe dyshimet se a do t\u00eb ishte e duhura p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>Me kalimin e koh\u00ebs duke qen\u00eb se familja ime e pa q\u00eb lidhja jon\u00eb ishte serioze dhe duke njohur dhe Christine arriten t\u00eb kuptojn\u00eb se midis nesh kishte di\u00e7ka, pra nuk ishte nj\u00eb lidhje pa ndjenja dashurie. Shoq\u00ebria ime mund t\u00eb them q\u00eb e ka p\u00ebrkrahur, ndoshta mund t\u00eb ket\u00eb patur edhe njer\u00ebz q\u00eb nuk e kan\u00eb p\u00eblqyer, por mua nuk m\u00eb jan\u00eb shprehur ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, ndaj nuk mund t\u00eb them me siguri q\u00eb nuk kan\u00eb dashur t\u00eb na shikojn\u00eb bashk\u00eb.<\/p>\n<p>-Ju kan\u00eb th\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb ju jeni martuar me t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr dokumente, si i jeni p\u00ebrgjigjur k\u00ebtyre njer\u00ebzve?<\/p>\n<p>-Ka pasur q\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, por nuk i kam lejuar ta vazhdonin si bised\u00eb n\u00ebse respektonin vendimin tim p\u00ebr t\u00eb vazhduar lidhjen q\u00eb un\u00eb kisha krijuar. Me shum\u00eb mir\u00ebsjellje i kam k\u00ebshilluar q\u00eb t\u00eb m\u00eb respektonin mua dhe Christine, por pa i fyer.<\/p>\n<p>-Po p\u00ebr familjen e saj? A pat\u00ebn ndonj\u00eb paragjykim apo kund\u00ebrshtim q\u00eb ajo ishte lidhur me nj\u00eb shqiptar?<\/p>\n<p>-K\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk mund ta them, sepse nuk kam d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb nga Christine t\u00eb m\u00eb flas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Mund t\u00eb them q\u00eb p\u00ebrderisa Christine me ka dashur mua dhe ka dashur lidhjen ton\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb, nga familja e saj ka pasur vet\u00ebm respektim t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>-Tashm\u00eb jeni b\u00ebr\u00eb prind\u00ebr apo jo. Mund t\u00eb na tregoni pak m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr ndjesin\u00eb dhe ndryshimin e jet\u00ebs q\u00eb u ka sjell f\u00ebmija?<\/p>\n<p>-P\u00ebr mua ka qen\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb n\u00eb fillimet e lidhjes son\u00eb. Edhe pse Christine ka pasur tre f\u00ebmij\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur jemi njohur, ajo gjithmon\u00eb kishte d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb kishte edhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb me mua. F\u00ebmija yn\u00eb ka ardhur ne jet\u00eb m\u00eb 11 gusht 2022, p\u00ebr mua ka qen\u00eb nj\u00eb ndjen\u00eb tep\u00ebr e ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr faktin q\u00eb e kisha si d\u00ebshir\u00eb ta provoja statusin e t\u00eb qenit prind dhe baba.<\/p>\n<p>Ardhja e Ajkan\u00ebs m\u00eb ka ndryshuar si njeri, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptoj m\u00eb shum\u00eb rreth ndjenj\u00ebs se \u00e7far\u00eb ndjen nj\u00eb prind p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e tij. Me ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr familjen si dhe m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb shoh at\u00eb q\u00eb nuk mund ta shihja dot n\u00eb syt\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb mi. Dashurin\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn, p\u00ebrkushtimin dhe kujdesin q\u00eb duhet t\u00eb tregosh p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebnie kaq t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb pafajshme, e cila nuk mund t\u00eb shpreh dot tani, se kur i flihet, kur i hahet ushqim apo kur do t\u00eb dal dhe t\u00eb shikoj\u00eb natyr\u00ebn jasht\u00eb mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>-Aktualisht ndodheni n\u00eb Prishtin\u00eb. Pse?<\/p>\n<p>-N\u00eb Prishtin\u00eb mbushim tre vjet me shk\u00ebputje n\u00eb korrik q\u00eb kemi ardhur. Pas nj\u00eb viti q\u00eb kemi jetuar dhe punuar n\u00eb Egjipt. Un\u00eb n\u00eb fillim erdha vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb punuar si m\u00ebsues n\u00eb mars t\u00eb 2019 dhe m\u00eb pas Christine n\u00eb korrik t\u00eb po atij viti. Pas nj\u00eb viti m\u00eb 2020 u larguam p\u00ebr t\u00eb punuar dhe jetuar nj\u00eb vit n\u00eb Kajro t\u00eb Egjiptit, por p\u00ebr arsye se prind\u00ebrit e mi dhe gjyshen i zuri covid-i, u rikthyem n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb af\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Nga 2021 dhe deri tani, po jetojm\u00eb dhe punojm\u00eb k\u00ebtu n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Un\u00eb u shk\u00ebputa n\u00eb dhjetor t\u00eb 2022 p\u00ebr arsye se duhet t\u00eb kujdesesha p\u00ebr vajz\u00ebn, nd\u00ebrsa nusja u rikthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb pun\u00eb me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb, pasi ka nj\u00eb pozit\u00eb drejtuese e ciklit fillor, pozit\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk mund ta linte dot nj\u00eb vit, edhe pse ishte me leje lindje.<\/p>\n<p>-Pse keni vendosur t\u00eb largoheni n\u00eb Amerik\u00eb?<\/p>\n<p>-\u00cbsht\u00eb nj\u00eb vendim familjar. Christine ka jetuar larg prind\u00ebrve t\u00eb saj q\u00eb nga viti 2015 dhe duke qen\u00eb se ata jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e dikujt, p\u00ebr arsye edhe t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb tyre, kemi vendosur q\u00eb t\u00eb kthehemi n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb me af\u00ebr tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dashuria nuk njeh mosh\u00eb, e kemi d\u00ebgjuar shpesh si shprehje, por sot do ju njohim me nj\u00eb \u00e7ift q\u00eb k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet. Christy Loop Dervishi dhe Donald Dervishi jan\u00eb nj\u00eb \u00e7ift jo shum\u00eb i zakonsh\u00ebm p\u00ebr realitetin ton\u00eb. Christy \u00ebsht\u00eb amerikane, 52 vje\u00e7e, nd\u00ebrsa Donaldi \u00ebsht\u00eb nga Skrapari, 37 vje\u00e7. Shtat\u00eb vite m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":57648,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[22616],"class_list":{"0":"post-57647","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"tag-dashuria-donaldi-nga-skrapari-tregon-martesen-me-amerikanen-15-vite-me-te-madhe"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/57647","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=57647"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/57647\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/57648"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=57647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=57647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=57647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}