{"id":57536,"date":"2023-03-30T08:49:30","date_gmt":"2023-03-30T06:49:30","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=57536"},"modified":"2023-05-31T09:42:32","modified_gmt":"2023-05-31T07:42:32","slug":"video-kompania-qe-sfidon-ligjet-e-shtetin-rreziku-nga-papergjegjshmeria-e-institucioneve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=57536","title":{"rendered":"VIDEO\/ Kompania q\u00eb sfidon ligjet e shtetin, rreziku nga pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria e institucioneve"},"content":{"rendered":"<p>U b\u00ebn\u00eb vite q\u00eb ne kemi besuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb produkt nga fjal\u00ebt e njer\u00ebzve t\u00eb k\u00ebsaj kompanie mashtruese, fjal\u00eb t\u00eb cilat edhe pse paskan mashtruar q\u00eb produkti i tyre ishte m\u00eb i miri, q\u00eb produkti i tyre ishte \u201corigjinal\u201d, tani doli me z\u00eb e figur\u00eb q\u00eb mashtrojn\u00eb!<\/p>\n<p>Si mundet q\u00eb nj\u00eb mark\u00eb e mir\u00ebnjohur t\u00eb ndryshoj\u00eb em\u00ebrtimin, por pa ndryshuar imazhin! Me siguri dhe k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me emra artistik\u00eb, si\u00e7 kishim dhe emrin artistik t\u00eb Administratorit t\u00eb Kompanis\u00eb Shqiptare! A mos vall\u00eb dhe ata Administrator\u00eb e Aksioner\u00eb andej jasht\u00eb nga pretendojn\u00eb q\u00eb falsifikojn\u00eb p\u00ebr ne k\u00ebt\u00eb pije, kan\u00eb emra artistik\u00eb si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb me pijet!<\/p>\n<p>Si e mendoni sikur Coca Cola, Filip Morris, Red Bull, Mc Donalds e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb ndryshonin emrin por pa ndryshuar imazhet! A ka nj\u00eb njeri q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjuar apo par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb? Kaq t\u00eb pafytyr\u00eb jan\u00eb dhe dalin me em\u00ebr e figur\u00eb, duke pranuar q\u00eb ne nd\u00ebrrojm\u00eb emrin, por pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb ndryshim dizajni. Nga cila xhung\u00ebl vijn\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz, q\u00eb e mbajn\u00eb veten dhe p\u00ebr kompani serioze, kur nj\u00eb kompani serioze n\u00eb themel duhet t\u00eb ket\u00eb zbatimin e ligjit.<\/p>\n<p>A kan\u00eb k\u00ebto pseudo kompani pron\u00ebsi, qoft\u00eb dhe mbi k\u00ebt\u00eb 8 S 2 n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?! As q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb do e v\u00ebrtetojm\u00eb hap pas hapi me shum\u00eb informacione t\u00eb tjera. Po si mundet q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb duan dhe me \u00e7far\u00eb argumenti ligjor e mbrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, apo thjesht si\u00e7 ndodh r\u00ebndom\u00eb, i gjejm\u00eb an\u00ebn e mikun institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe aty mbyllet. Tamam k\u00ebshtu ndodh r\u00ebndom\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, por q\u00eb askush nuk ka shansin ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb vende tjera, ku nuk kan\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e mark\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi e drejta i lind vet\u00ebm atij q\u00eb ka pron\u00ebsin\u00eb dhe jo kopjeve t\u00eb sh\u00ebmtuara q\u00eb imitojn\u00eb n\u00eb treg. Se ndryshe e dini \u00e7far\u00eb konfuzioni do krijohej n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare po t\u00eb kishte shum\u00eb kompani t\u00eb k\u00ebtilla dhe institucione q\u00eb nuk zbatojn\u00eb ligjet! Shembuj si mund te ndodhte. Imagjinoni p\u00ebr shembull sikur nj\u00eb kompani t\u00eb kopjonte mark\u00ebn Coca Cola e t\u2019i vendoste emrin Coga Cola. E kjo t\u00eb lejohej t\u00eb tregtohej, ku njer\u00ebzit nuk do t\u00eb dinin \u00e7far\u00eb t\u00eb pinin. Do porosisnin Coca Cola dhe do u vinte Goca Cola. Nd\u00ebrsa shteti e pranon k\u00ebt\u00eb n\u00eb heshtje.<img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/gijotina.com\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/kompania2-662x375.jpg\" \/><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/gijotina.com\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Red-Bull1-646x375.jpg\" \/><\/p>\n<p>Ose imagjinoni se do t\u00eb blesh nj\u00eb pije energjike si Red Bull dhe t\u00eb vjen nj\u00eb pije Red 8 ull, duke ndryshuar shkronj\u00ebn B me numrin 8, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb dhe kjo kompania e famshme. Por a lejohet kjo?! \u00a0 Por si\u00e7 duket n\u00eb Shqip\u00ebri ndodhin k\u00ebt\u00eb maskarall\u00ebqe, e madje, jo vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, por disa her\u00eb radhazi. Po ju paraqesim nj\u00eb historik t\u00eb pijes s\u00eb famshme pa identitet q\u00eb ndryshon vazhdimisht emra. Fillimisht i vun\u00eb emrin B-52, duke prodhuar pije pa asnj\u00eb dokument dhe duke vjedhur pron\u00ebsin\u00eb e tjetrit. Ose th\u00ebn\u00eb ndryshe, duke prodhuar pije false. Pasi has\u00ebn n\u00eb kund\u00ebrshti ligjore, shpik\u00ebn emrin 852, e pastaj 8S2, si\u00e7 i shikoni dhe n\u00eb pamjet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>E mes k\u00ebsaj amullie, pyetja q\u00eb t\u00eb lind vetvetiu \u00ebsht\u00eb a e gjeni dot cili \u00ebsht\u00eb emri i radh\u00ebs? \u00a0 Por \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb nj\u00eb shtet ligjor e n\u00eb nj\u00eb treg me rregull? Kompanit\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar e garantuar mos cenimin e Brendit (Mark\u00ebs) s\u00eb tyre b\u00ebjn\u00eb regjistrime pafund me ndryshimet e dizajnit, ngjyrat e t\u00eb tjera, por asnj\u00ebher\u00eb nuk ndryshojn\u00eb emrin, pasi kudo n\u00eb bot\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ngulitja n\u00eb mendjen e konsumatorit t\u00eb emrit t\u00eb brendit (Mark\u00ebs). E nga t\u00eb gjitha kompanit\u00eb serioze, fillimisht b\u00ebhet regjistrimi i emrit dhe mark\u00ebs e m\u00eb pas i pron\u00ebsis\u00eb.<img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/gijotina.com\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/B2-1-350x250.jpg\" \/><\/p>\n<p>Pasi t\u00eb jet\u00eb regjistruar e miratuar, at\u00ebher\u00eb veprohet me nxjerrjen n\u00eb tre t\u00eb produktit. Por e kund\u00ebrta ndodh me k\u00ebt\u00eb pseudo kompani q\u00eb ndryshon emrin, nuk b\u00ebn regjistrim, por dhe pa ndryshuar asgj\u00eb as n\u00eb imazh, na del me pretendimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb 8s2. Kjo \u00ebsht\u00eb absurde. Me siguri dhe neve do na p\u00eblqente t\u00eb ishim dikush tjet\u00ebr, por \u00e7\u2019t\u2019i bej q\u00eb s\u2019mundemi, t\u00eb falsifikojm\u00eb dokumentet dhe t\u00eb hiqemi si dikush tjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa k\u00ebta b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb u teket dhe ne u dashka t\u00eb pranojm\u00eb t\u00eb tallen me inteligjenc\u00ebn ton\u00eb? Jo pra jo! Pavar\u00ebsisht q\u00eb s\u2019jemi t\u00eb gjith\u00eb njoh\u00ebs t\u00eb ligjit, t\u00eb zez\u00ebs i themi e zez\u00eb dhe t\u00eb bardh\u00ebs e bardh\u00eb. Ligji n\u00eb gjith\u00eb Boten \u00ebsht\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00ebsoj \u00ebsht\u00eb, ndryshe se k\u00ebtu, k\u00ebto pseudo-kompani deklarojn\u00eb q\u00eb Qeveria Shqiptare po p\u00ebrmir\u00ebson ligjin! T\u00eb drejtat ligjore jan\u00eb t\u00eb drejta dhe detyrime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj pavar\u00ebsisht si zbatohen n\u00eb vendin ton\u00eb e si zbatohen n\u00eb vendet e tjera. Ligji kudo duhet t\u00eb prevaloj\u00eb qofshin k\u00ebto Kompani Vendase apo t\u00eb huaja. Kushdo duhet para ligjit t\u2019i thuhet stop! Megjith\u00ebse, me sa kemi lexuar dhe kemi par\u00eb, nuk e kan\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb prodhojn\u00eb me emra fals.<\/p>\n<p>E pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye po i pyesim publikisht, cila \u00ebsht\u00eb arsyeja e nd\u00ebrrimit t\u00eb emrit nga \u201cBavaria NV\u201d n\u00eb \u201cSwinkels family Brawers\u201d, apo edhe k\u00ebtu em\u00ebr artistik ? Ndryshim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb histori apo probleme me gjykatat europiane p\u00ebr emrin Bavaria? Sa do donim nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sinqert\u00eb nga k\u00ebto kompani kaq serioze.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>U b\u00ebn\u00eb vite q\u00eb ne kemi besuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb produkt nga fjal\u00ebt e njer\u00ebzve t\u00eb k\u00ebsaj kompanie mashtruese, fjal\u00eb t\u00eb cilat edhe pse paskan mashtruar q\u00eb produkti i tyre ishte m\u00eb i miri, q\u00eb produkti i tyre ishte \u201corigjinal\u201d, tani doli me z\u00eb e figur\u00eb q\u00eb mashtrojn\u00eb! Si mundet q\u00eb nj\u00eb mark\u00eb e mir\u00ebnjohur t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":57537,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"video","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[22570,22569],"class_list":{"0":"post-57536","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-video","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"tag-rreziku-nga-papergjegjshmeria-e-institucioneve","10":"tag-video-kompania-qe-sfidon-ligjet-e-shtetin","11":"post_format-post-format-video"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/57536","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=57536"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/57536\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/57537"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=57536"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=57536"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=57536"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}