{"id":55822,"date":"2023-02-05T15:27:29","date_gmt":"2023-02-05T14:27:29","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=55822"},"modified":"2023-02-05T15:27:29","modified_gmt":"2023-02-05T14:27:29","slug":"bilanci-mujor-policia-94-operacione-564-te-arrestuar-miliona-euro-te-sekuestruara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=55822","title":{"rendered":"Bilanci mujor\/ Policia: 94 operacione, 564 t\u00eb arrestuar, miliona euro te sekuestruara&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb bilancin p\u00ebr muajin janar, Policia e Shtetit thot\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb muaj jan\u00eb arrestuar 546 persona, 69 prej t\u00eb cil\u00ebve ishin shpallur n\u00eb k\u00ebrkim komb\u00ebtar ose nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, policia b\u00ebn me dije se jan\u00eb goditur 203 raste t\u00eb veprimtarive kriminale n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve, si edhe 94 raste t\u00eb arm\u00ebmbajtjes pa leje.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit janar 2023, jan\u00eb finalizuar 94 operacione policore, bazuar n\u00eb inteligjenc\u00ebn informative dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me agjencit\u00eb ligjzbatuese brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebr veprimtari n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet e vendit, gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga 564 shtetas, 69 prej t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb k\u00ebrkuar komb\u00ebtarisht apo nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.<\/p>\n<p>T\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb \u00e7do skaj t\u00eb vendit, strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb qend\u00ebr dhe n\u00eb qarqe, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb frontin kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe krimeve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Si rezultat, gjat\u00eb k\u00ebtij muaji jan\u00eb evidentuar dhe goditur:<\/p>\n<p>203 raste t\u00eb veprimtarive kriminale n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve;<\/p>\n<p>94 raste t\u00eb arm\u00ebmbajtjes pa leje;<\/p>\n<p>120 raste t\u00eb krimeve ekonomike;<\/p>\n<p>83 raste t\u00eb veprimtarive kriminale me objekt kalimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb kufijve;<\/p>\n<p>25 raste t\u00eb organizimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit janar 2023, jan\u00eb finalizuar operacione dhe megaoperacione, goditje dhe reagim n\u00eb kushtet e flagranc\u00ebs, pun\u00eb parandaluese dhe pun\u00eb hetimore me q\u00ebllim hedhjen drit\u00eb mbi krimet e ndodhura m\u00eb par\u00eb, si rezultat i t\u00eb cilave jan\u00eb sekuestruar:<\/p>\n<p>3 arsenal\u00eb arm\u00ebsh, 36 arm\u00eb zjarri, 6 arm\u00eb gjahu, pistolet\u00eb paralizuese, granata dore, 2 jelek\u00eb antiplumb, 2 jelek\u00eb shp\u00ebtimi, 2 pal\u00eb dylbi me rreze t\u00eb larg\u00ebt, nj\u00eb helmet\u00eb, nj\u00eb hark luftarak, pajisje si t\u00eb Policis\u00eb dhe 508 kamera t\u00eb instaluara n\u00eb qarqe t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb grumbulluar informacion p\u00ebr kontigjent\u00eb kriminal;<\/p>\n<p>mbi gjysm\u00eb milioni euro t\u00eb sekuestruara gjat\u00eb operacioneve, rreth 1 milion euro pasuri me burim krimin, 12 milion\u00eb lek\u00eb, mbi 75 000 euro n\u00eb kufi, aksesor\u00eb floriri, mbi 62 000 litra naft\u00eb e kontrabanduar, m\u00eb shum\u00eb se 30 000 euro barna t\u00eb kontrabanduara, 763 celular\u00eb t\u00eb kontrabanduar, pajisje kompjuterike q\u00eb i sh\u00ebrbenin veprimtarive kriminale n\u00eb call center-a dhe t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit, 1500 l gaz, qindra steka me cigare, 7 skulptura, mallra t\u00eb shum\u00ebllojshme t\u00eb kontrabanduara dhe dokumente false;<\/p>\n<p>83 kilogram\u00eb kanabis, qindra doza, 511 fidan\u00eb dhe bim\u00eb narkotike, qindra doza kokaine e heroine, si dhe 1007 tableta ekstazi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, jan\u00eb evidentuar dhe bllokuar 6 ambiente ku kryheshin veprimtari t\u00eb ndryshme kriminale, prej tyre: 1 magazin\u00eb ku mbaheshin l\u00ebnd\u00eb radioaktive dhe kimike, 2 ambiente ku kultivohej kanabis, 1 ambient ku mbahej nj\u00eb arsenal prej 12 arm\u00ebsh zjarri dhe 2 ambiente ku mashtroheshin shtetas t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrmes call center-ave.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb guardian\u00ebt e siguris\u00eb publike dhe impakti i pun\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrditshme shtrihet n\u00eb \u00e7do kapilar t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit janar, jan\u00eb finalizuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb megaoperacionesh, t\u00eb cilat kan\u00eb patur nj\u00eb ndikim t\u00eb lart\u00eb publik, kan\u00eb rritur sigurin\u00eb e jet\u00ebs dhe t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, si dhe kan\u00eb rritur gjithashtu, imazhin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, te qytetar\u00ebt dhe partner\u00ebt.<\/p>\n<p>Hetime t\u00eb thelluara intensive dhe pun\u00eb gjurmuese, p\u00ebr t\u00eb zbardhur 3 vrasje t\u00eb ndodhura gjat\u00eb periudh\u00ebs 2019-2022. Operacionet \u201cKomploti\u201d, \u201cEagle Eyes\u201d dhe \u201cDeepened\u201d, t\u00eb zhvilluara n\u00eb qarqet Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe Dib\u00ebr, identifikuan dhe vun\u00eb n\u00eb pranga 9 shtetas, p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale ndaj jet\u00ebs. 2 shp\u00ebrthime me eksploziv, t\u00eb ndodhura n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb vitin 2020, u zbardh\u00ebn dhe u dokumentuan ligj\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Megaoperacioni \u201cFijet\u201d, i iniciuar nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, \u00e7montoi 508 kamera n\u00eb t\u00eb gjitha qarqet e vendit dhe vuri n\u00eb hetim 101 shtetas, p\u00ebr instalimin e tyre n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Megaoperacioni vijon.<\/p>\n<p>Megaoperacioni \u201cKrah\u00ebt e krimit\u201d bllokoi 2 ambiente ku kultivohej kanabis dhe 1 ambient ku mbahej nj\u00eb arsenal arm\u00ebsh zjarri, t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebr llogari t\u00eb grupeve kriminale n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Si rezultat i hetimeve t\u00eb thelluara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb megaoperacionit policor t\u00eb koduar \u201cGolden Bullet\u201d, gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, u konfiskuan 5 ambiente dhe 4710 m2 sip\u00ebrfaqe toke, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit F. \u00c7., t\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, p\u00ebr vrasje t\u00eb dyfisht\u00eb.<\/p>\n<p>Operacionet antidrog\u00eb \u201cIndicia\u201d dhe \u201cC\u00ebrriku 2023\u201d, t\u00eb finalizuara n\u00eb Kuk\u00ebs dhe n\u00eb Elbasan, rezultuan me sekuestrimin e rreth 80.5 kg kanabis, 1 arme zjarri, 4 arm\u00ebve t\u00eb gjahut dhe 1 arme sportive. P\u00ebr k\u00ebto operacione u vun\u00eb n\u00eb pranga 3 shtetas, t\u00eb huaj dhe shqiptar\u00eb, q\u00eb tentuan t\u00eb trafikonin apo t\u00eb shitnin l\u00ebnd\u00eb narkotike.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit \u201cStep by step\u201d, u zbardh brenda 48 or\u00ebve, vjedhja me arm\u00eb zjarri, e nj\u00eb shume parash n\u00eb nj\u00eb dyqan n\u00eb Durr\u00ebs, dhe u vun\u00eb n\u00eb pranga 2 autor\u00ebt me precedent t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm kriminal.<\/p>\n<p>Sekuestrimi i 2 arsenal\u00ebve t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb Lezh\u00eb dhe n\u00eb Durr\u00ebs, parandaloi ngjarje t\u00eb r\u00ebnda kriminale dhe zeroi mund\u00ebsin\u00eb e kontigjentit kriminal, p\u00ebr kryerjen e veprave t\u00eb ndryshme penale.<\/p>\n<p>Megaoperacionet e nj\u00eb intensiteti dhe profesionalizmi t\u00eb lart\u00eb nga strukturat qendrore p\u00ebr hetimin e krimeve ekonomike, \u201cSignal\u201d dhe \u201cSubjekti\u201d, shkat\u00ebrruan 2 grupe kriminale dhe arrestuan 6 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tyre, q\u00eb mashtronin n\u00eb subjekte tregtare, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme parash. K\u00ebto 2 megaoperacione soll\u00ebn gjithashtu, sekuestrimin e mbi 153 000 eurove.<\/p>\n<p>Megaoperacioni multistrukturor \u201cGeni\u201d vuri n\u00eb pranga 13 shtetas, t\u00eb huaj dhe shqiptar\u00eb, q\u00eb u kap\u00ebn n\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrabanduar p\u00ebrmes 2 peshkarexhave, 62 000 litra naft\u00eb.<\/p>\n<p>2 fazat e megaoperacionit \u201cInside\u201d godit\u00ebn me ashp\u00ebrsin\u00eb e ligjit, nj\u00eb rast vjedhjeje t\u00eb rreth 500 000 eurove.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbim cil\u00ebsor dhe korrekt i punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb Rrugore, si dhe monitorim i akseve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, me pajisje t\u00eb logjistik\u00ebs bashk\u00ebkohore, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm, parandalimin e ngjarjeve rrugore, me pasoja p\u00ebr jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve. Si rezultat, gjat\u00eb muajit janar, jan\u00eb pezulluar 1324 leje drejtimi, p\u00ebr shkelje t\u00eb normave t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb dhe konsumim t\u00eb alkoolit, si dhe jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga 166 drejtues mjetesh, p\u00ebr drejtim t\u00eb mjetit, n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe pa leje drejtimi.<\/p>\n<p>V\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb ndaj mjedisit, n\u00eb \u00e7do qark. Planet operacionale masive n\u00eb Durr\u00ebs, Vlor\u00eb, Berat dhe Dib\u00ebr, mund\u00ebsuan mbrojtjen dhe lirimin e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb shp\u00ebrdoruara t\u00eb tok\u00ebs, nd\u00ebshkimin e subjekteve t\u00eb cilat kryenin veprimtari tregtare duke d\u00ebmtuar asetet mjedisore, si dhe frenuan ndotjen e ajrit dhe t\u00eb uj\u00ebrave.<\/p>\n<p>Gjithashtu, punonj\u00ebsit e Policis\u00eb treguan p\u00ebrkushtim, humaniz\u00ebm dhe profesionalitet, duke q\u00ebn\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm gjat\u00eb muajit janar, n\u00eb \u00e7do qark t\u00eb vendit, n\u00eb dhjet\u00ebra aktivitete sensibilizuese dhe informuese, iniciativa qytetare dhe operacione ndihme dhe shp\u00ebtimi, ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb has\u00ebn problematika p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve t\u00eb motit, por jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Strukturat e Policis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, vijojn\u00eb t\u00eb angazhuara 24\/7, p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhe p\u00ebr t\u00eb goditur paligjshm\u00ebrit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb publike, si dhe p\u00ebr t\u2019i shtrir\u00eb dor\u00ebn e aleanc\u00ebs dhe bashk\u00ebpunimit, qytetar\u00ebve dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb bilancin p\u00ebr muajin janar, Policia e Shtetit thot\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb muaj jan\u00eb arrestuar 546 persona, 69 prej t\u00eb cil\u00ebve ishin shpallur n\u00eb k\u00ebrkim komb\u00ebtar ose nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, policia b\u00ebn me dije se jan\u00eb goditur 203 raste t\u00eb veprimtarive kriminale n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve, si edhe 94 raste t\u00eb arm\u00ebmbajtjes pa leje. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":51977,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[21780,21779,21781],"class_list":{"0":"post-55822","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"tag-564-te-arrestuar","10":"tag-bilanci-mujor-policia-94-operacione","11":"tag-miliona-euro-te-sekuestruara"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/55822","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=55822"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/55822\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/51977"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=55822"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=55822"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=55822"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}