{"id":52188,"date":"2022-10-30T11:41:34","date_gmt":"2022-10-30T10:41:34","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=52188"},"modified":"2022-10-30T11:41:34","modified_gmt":"2022-10-30T10:41:34","slug":"banoret-e-lumasit-ne-proteste-salillari-po-na-shkaterron-burimet-e-ujit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=52188","title":{"rendered":"Banor\u00ebt e Lumasit n\u00eb protest\u00eb: Salillari po na shkat\u00ebrron burimet e ujit"},"content":{"rendered":"<p>Banor\u00ebt e fshatit Lumas kan\u00eb marshuar drejt Sinecit duke protestuar p\u00ebr mbrojtjen e burimit, nd\u00ebrsa kan\u00eb kund\u00ebrshtuar punimet e firm\u00ebs Salillari, duke e akuzuar at\u00eb se po k\u00ebrkon t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb burimin e ujit.<\/p>\n<p>Ata shprehen t\u00eb indinjuar se firma \u2018Salillari\u2019, e cila ka kryer punime n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb po ua shkat\u00ebrron burimin nga i cili merr uj\u00eb e gjith\u00eb zona fshatrat deri n\u00eb Lapardha duke u bashkuar m\u00eb tej me lumin Osum.<\/p>\n<p>Firma \u2018Salillari\u2019, e cila ka fituar tenderin pa konkurrent p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb punime uj\u00ebsjell\u00ebs p\u00ebr fshatrat e zon\u00ebs n\u00eb projekt nuk ka p\u00ebrmendur se do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb burim nd\u00ebrsa ka kryer punime n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur.<\/p>\n<p>Disa her\u00eb banor\u00ebt me z\u00ebrin e protest\u00ebs kan\u00eb penguar firm\u00ebn dhe kan\u00eb \u00e7uar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje deri n\u00eb SPAK, si drejtuesin firm\u00ebs ashtu edhe kryetarin e Bashkis\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, i cili ka dh\u00ebn\u00eb tenderin k\u00ebsaj firme dhe nuk \u00ebsht\u00eb ulur asnj\u00ebher\u00eb me k\u00ebta banor\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar z\u00ebrin e tyre.<\/p>\n<p>&#8220;Jemi goditur jemi rrahur nga policia p\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebt\u00eb burim. Ne kemi uj\u00eb, jan\u00eb 11 fshatra q\u00eb pretendohet se do tu japin uj\u00eb nga ky uj\u00ebsjell\u00ebs. T\u00eb 11 fshatrat kan\u00eb uj\u00eb 24 or\u00eb vet\u00eb dy fshatra nuk kan\u00eb uj\u00eb ato nuk i p\u00ebrfshin projekti Salillari.<\/p>\n<p>P\u00ebrse do ta p\u00ebrdori Salillari k\u00ebt\u00eb uj\u00eb. Vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb shkelin mbi trupat tan\u00eb do e marri ujin e Sinecit. \u00cbsht\u00eb i vetmi burim q\u00eb ka ngelur n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb\u00a0 na e dhuroi zoti\u00a0 jetojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb uj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat sapo ka filluar t\u00eb lul\u00ebzoj turizmi pik\u00ebrisht nga ky burim\u00a0 po sistemohemi\u00a0 duke shitur prodhimet tona me marrjen e\u00a0 ujin ky vend di t\u00eb shkat\u00ebrrohet. Ne kemi qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm edhe kur erdh\u00ebn inspektor\u00ebt\u00a0 e IKMT s\u00eb Elbasanit vler\u00ebsuan si zon\u00eb\u00a0 e mbrojtur dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb prekur e\u00a0 d\u00ebmtuar nga firma q\u00eb po nd\u00ebrton nd\u00ebrsa punonj\u00ebsit u k\u00ebrc\u00ebnuan p\u00ebrse shkruan at\u00eb procesverbal. Dhe vendos\u00ebn edhe gjoba p\u00ebr shkelje dhe d\u00ebmtim zon\u00ebn s\u00eb mbrojtur. Nd\u00ebrsa ne kemi vijuar me gjyqe, por ende vijojm\u00eb deri sa t\u00eb marrim p\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare\u201d, shprehen banor\u00ebt.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt shprehen se do ta vijojn\u00eb protest\u00ebn deri sa t\u00eb zgjidhet p\u00ebrfundimisht ky problem.<\/p>\n<p>\u201cI b\u00ebjm\u00eb thirrje qeveris\u00eb\u00a0 dhe gjith\u00eb institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga kjo zon\u00eb e mbrojtur nga ky burim mos t\u00eb hallakaten m\u00eb organet gjyq\u00ebsore t\u00eb na kthejn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb vendimin. Mos t\u00eb shkat\u00ebrrohet ky burim \u00a0dhe k\u00ebta kriminel\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkat\u00ebrruar k\u00ebto zona t\u00eb \u00e7ohen para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Ky burim q\u00eb ne shikojm\u00eb sot derdhet n\u00eb lumin Osum ky uj\u00eb p\u00ebrshkon dhe mban me jet\u00eb 1500 ha tok\u00eb. Duke shkat\u00ebrruar shtratin e lumit duke marr k\u00ebt\u00eb uj\u00eb kjo zon\u00eb do t\u00eb braktiset p\u00ebrfundimisht nuk duam t\u00eb sorollatemi sa n\u00eb nj\u00eb Prokurori dhe t\u2019ia nisin Prokuroris\u00eb Beratit, por t\u2019i japin zgjidhje k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje\u201d, thot\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr banor.<\/p>\n<p>Avokati i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje Arben Llangozi thot\u00eb se k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb kompanis\u00eb \u2018Salillari\u2019 e kan\u00eb ndjekur n\u00eb \u00e7\u00ebshtje ligjore, por deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb hap nga autoritetet p\u00ebr t\u00eb pezulluar punimet. Lalngozi thot\u00eb se si i jan\u00eb drejtuar SPAK, pasi kishin dyshime se kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs, Kreshnik Hajdari p\u00ebr abuzim me tenderin q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb \u2018Salillari\u2019.<\/p>\n<p>Sipas tij, SPAK ka dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk ka gjetje p\u00ebr abuzim me tenderin, por vet\u00ebm po kryhen punime n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur. Avokati thekson se i jan\u00eb drejtuar Prokuoris\u00eb s\u00eb Beratit p\u00ebr shkeljen q\u00eb po b\u00ebn kompania duke punuar n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur, por nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb nd\u00ebshkuese ndaj saj, por punimet vijojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPara rreth 2 vitesh k\u00ebtu ishte duke u zhvilluar nj\u00eb projekt banor\u00ebt na kan\u00eb kontraktuar p\u00ebr t\u00eb ndjekur procedur\u00ebn n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr mjedisore q\u00eb ishte duke u zhvilluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb aktualisht ndodhemi. Duke iu referuar akteve t\u00eb mara nga bashkia Ku\u00e7ov\u00eb kemi konstatuar kishte shum\u00eb veprime q\u00eb binin ndesh me ligjet e Republik\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe veprimet e paligjshme sa kishte t\u00eb b\u00ebnte me vep\u00ebr penale. Ankes\u00ebn e par\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb jemi drejtuar Prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me SPAK p\u00ebr ndjekje penale t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb pasi kemi dyshuar q\u00eb ky tender ishte korruptiv dhe jo ligjor pasi gjith\u00eb ky tender kishte t\u00eb b\u00ebnte me zhvillimin e nj\u00eb projekti n\u00eb lidhje me nj\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs q\u00eb ishte duke u b\u00ebr\u00eb n\u00eb kat\u00ebr pes\u00eb fshatra t\u00eb cilat kan\u00eb uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm dhe kan\u00eb uj\u00eb 24 or\u00eb. Nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebs tjet\u00ebr kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb faktike mandej po ta shikoni do t\u00eb bindeni se kan\u00eb uj\u00eb n\u00eb k\u00ebto fshatra q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar k\u00ebto 10 vite t\u00eb fundit dhe jan\u00eb shum\u00eb funksional. Duke u ndodhur para k\u00ebtij fakti jemi drejtuar prokuroris\u00eb me kall\u00ebzim p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe pabarazi n\u00eb tendera dhe vepra tjet\u00ebr q\u00eb ishte korrupsionit n\u00eb kundjet kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb. Prokuroria e Posa\u00e7me pas nj\u00eb hetimi t\u00eb thelluar sipas saj, por sipas nesh jo ka dal\u00eb n\u00eb konkluzionin q\u00eb nuk kemi vep\u00ebr penale t\u00eb korrupsionit por kemi vepr\u00ebn penale t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur n\u00ebse ju konstatoni nga depoja q\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb zon\u00ebn buferike dhe deri n\u00eb burimin e lumit Sinec q\u00eb ndodhet brenda kanionit q\u00eb \u00ebsht\u00eb zon\u00eb e mbrojtur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb punim i paligjsh\u00ebm I kryer nga kompania \u00a0Salillari \u201cq\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb e pand\u00ebshkuar dhe rreth para gjasht\u00eb muajsh ky kall\u00ebzim i b\u00ebr\u00eb nga ana jon\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar prokuroris\u00eb s\u00eb Beratit si prokuroria kompetente q\u00eb duhet t\u00eb hetoj se cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb autor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr mjedisore dhe duhet t\u00eb nd\u00ebshkohen nga ligji gj\u00eb q\u00eb deri dit\u00ebn e sotme Prokuroria Berat nuk ka marr\u00eb ndonj\u00eb mas\u00eb konkrete\u00a0 p\u00ebr hetimin e k\u00ebsaj zone.<\/p>\n<p>Jan\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta banor\u00eb q\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb konkret dhe aktual\u00eb si dhe pamjet filmike t\u00eb shumta q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb\u00a0 q\u00eb personat q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr mjedisore \u00ebsht\u00eb kompania \u201cSalillari \u201de cila aktualisht nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar. Kall\u00ebzime t\u00eb tjera jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe ndaj funksionar\u00ebve t\u00eb policis\u00eb q\u00eb kan\u00eb ushtruar dhun\u00eb ndaj banor\u00ebve, s\u00ebrish Prokuroria Berat ka tentuar t\u00eb mbylli disa procedime por n\u00ebp\u00ebrmjet ankimeve tona t\u00eb b\u00ebra pran\u00eb gjykat\u00ebs. Gjykata ka konstatuar q\u00eb punonj\u00ebs si dhe drejtues t\u00eb policis\u00eb si dhe ish drejtori policis\u00eb qarkut berat sot zv.dr policis\u00eb s\u00eb shtetit\u00a0 Neritan Nallbati \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vepr\u00ebn penale shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs pasi ka dhunuar banor\u00ebt dhe i ka penguar ata n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e ushtrimit t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb ligjshme t\u00eb k\u00ebtyre banor\u00ebve. Nj\u00eb tjet\u00ebr rrug\u00eb ligjore \u00ebsht\u00eb edhe ankimi administrative n\u00eb agjencin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura e cila ka konstatuar q\u00eb kompania Salillari ka zhvilluar nj\u00eb projekt n\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb ngarkuar IKMT Elbasan \u00ebsht\u00eb institucion q\u00eb mbron k\u00ebt\u00eb zon\u00eb dhe kjo ka konstatuar s\u00ebrisht q\u00eb kompania \u201cSalillari\u201d \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar nj\u00eb projekt n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me disa ligje. Ligji p\u00ebr menaxhimin e ujit ligji p\u00ebr zonat e mbrojtur etj jan\u00eb ligje shkelur nga kompania Salillari dhe kryetari i bashkis\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb Kreshnik Hajdari, i cili n\u00eb vend q\u00eb ta mbroj k\u00ebt\u00eb zon\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pal\u00eb duke shkat\u00ebrruar dhe duke vijuar shkat\u00ebrrimin n\u00eb mas\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj zone t\u00eb mbrojtur. Ajo q\u00eb na shqet\u00ebson \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb kompania Salillari \u00ebsht\u00eb e paprekshme megjith\u00ebse ka b\u00ebr\u00eb shkelje por \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort se ligji&#8221;, thot\u00eb avokati.<\/p>\n<p>Uji i Sinecit rrjedh nga shk\u00ebmbinjt\u00eb dhe burimi me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr prej shekujsh rrjedh e mban me gjelb\u00ebrim dhe jet\u00eb fshatrat n\u00eb Zon\u00ebn e Lumasit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banor\u00ebt e fshatit Lumas kan\u00eb marshuar drejt Sinecit duke protestuar p\u00ebr mbrojtjen e burimit, nd\u00ebrsa kan\u00eb kund\u00ebrshtuar punimet e firm\u00ebs Salillari, duke e akuzuar at\u00eb se po k\u00ebrkon t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb burimin e ujit. Ata shprehen t\u00eb indinjuar se firma \u2018Salillari\u2019, e cila ka kryer punime n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb po ua shkat\u00ebrron burimin nga i cili [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":52189,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[20191],"class_list":{"0":"post-52188","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"tag-banoret-e-lumasit-ne-proteste-salillari-po-na-shkaterron-burimet-e-ujit"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/52188","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=52188"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/52188\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/52189"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=52188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=52188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=52188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}