{"id":49023,"date":"2022-08-07T15:10:14","date_gmt":"2022-08-07T13:10:14","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=49023"},"modified":"2022-08-07T15:10:14","modified_gmt":"2022-08-07T13:10:14","slug":"cmimet-e-larta-konsumohet-me-shume-buke-me-pak-mish","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=49023","title":{"rendered":"\u00c7mimet e larta\/ Konsumohet m\u00eb shum\u00eb buk\u00eb, m\u00eb pak mish"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb konsumi ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie p\u00ebr produktet e shport\u00ebs q\u00eb varion nga 15 deri n\u00eb 40% m\u00eb pak krahasuar me vjet.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb kryesore t\u00eb prodhimit dhe importit n\u00eb vend pohojn\u00eb se arsyet kryesore t\u00eb tkurrjes s\u00eb konsumit jan\u00eb rritja e \u00e7mimeve nga shtrenjtimi i kostove dhe emigracioni masiv i popullsis\u00eb, kryesisht t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor, inflacioni, q\u00eb mat ndryshimin e \u00e7mimeve t\u00eb nj\u00eb shporte mallrash t\u00eb caktuar, arriti n\u00eb 7.4%, niveli m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb 20 vjet, i ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore dhe karburanteve.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb shtrenjtimit t\u00eb \u00e7mimeve, tendenca e konsumit \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnie p\u00ebr produktet e mishit, bulmetit, vajit t\u00eb lulediellit, birr\u00ebs dhe pijeve freskuese, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb rritur konsumi i buk\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb bare dhe restorantet e Tiran\u00ebs e bregdetit t\u00eb Jugut, operator\u00ebt thon\u00eb se konsumi ka r\u00ebn\u00eb 30 deri n\u00eb 40% nga rritja e \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi m\u00eb i mpreht\u00eb p\u00ebr strukturat e sh\u00ebrbimit \u00ebsht\u00eb mungesa e madhe e fuqis\u00eb pun\u00ebtore dhe emigracioni i t\u00eb rinjve q\u00eb ka shtuar kostot e sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e kat\u00ebr artikujve ushqimor\u00eb prej fillimit t\u00eb muajit prill kontrollohen nga Bordi i Transparenc\u00ebs. Operator\u00ebt e tregut pohojn\u00eb se mbajtja n\u00eb kontroll e \u00e7mimeve nuk ka ndikuar te rritja e ekonomis\u00eb s\u00eb shkall\u00ebs (konsumit), por te shtimi i marzheve t\u00eb fitimit, pasi ka nxitur dyqanet e vogla t\u00eb produkteve ushqimore p\u00ebr t\u00eb shtrenjtuar \u00e7mimet e produkteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, prodhuesit, p\u00ebrve\u00e7 shtimit t\u00eb kostove nga shtrenjtimi i l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para, p\u00ebr shkak t\u00eb tendenc\u00ebs globale, vuajn\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e produkteve t\u00eb rajonit, pasi paguajn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr taksa.<\/p>\n<p>P\u00ebrpunuesit e mishit ngren\u00eb shqet\u00ebsimin se taksa e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebrpunuese dhe TVSH-ja e shtrenjton 40% m\u00eb shum\u00eb prodhimin e tyre sesa Maqedonia e Veriut. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb industris\u00eb i b\u00ebjn\u00eb thirrje qeveris\u00eb t\u00eb heq\u00eb taks\u00ebn 12% t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe TVSH-n\u00eb e naft\u00ebs te bizneset.<\/p>\n<p>Kostot nga taksat dhe \u00e7mimet e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para jan\u00eb shtrenjtuar edhe p\u00ebr p\u00ebrpunuesit e qum\u00ebshtit pas heqjes s\u00eb TVSh-s\u00eb 6% t\u00eb kreditueshme nga 1 janari 2022.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebtyre industrive nj\u00ebz\u00ebri k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb qeveria t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb me uljen e TVSh p\u00ebr produktet e shport\u00ebs, n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb konsumatorit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7mimet e larta tkurrin konsumin e mallrave t\u00eb shport\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Konsumi i produkteve t\u00eb shport\u00ebs p\u00ebr mallrat e shport\u00ebs, si: vaj luledielli, oriz, makarona dhe sheqer p\u00ebr muajin korrik \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnie krahasuar me vitin e kaluar.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanis\u00eb \u201cTeuta\u201d, nj\u00eb nga distributor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb mallrave ushqimore, than\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se tkurrja e konsumit \u00ebsht\u00eb ndikuar nga blerjet e panikut t\u00eb konsumatorit, pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs Rusi-Ukrain\u00eb, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs, q\u00eb karakterizohet p\u00ebr r\u00ebnie t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs te disa mallra t\u00eb shport\u00ebs ushqimore.<\/p>\n<p>Rrjeti i supermarketeve \u201cBig Market\u201d pohoi p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se p\u00ebr 20 dit\u00ebt e para t\u00eb muajit korrik, t\u00eb ardhurat jan\u00eb 8% m\u00eb shum\u00eb krahasuar me vjet.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e \u201cBig Market\u201d shpjeguan se tendenca e konsumit shfaqet e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb raport me vjet, nd\u00ebrsa rritja e t\u00eb ardhurave \u00ebsht\u00eb ndikuar nga shtrenjtimi i \u00e7mimeve p\u00ebr produktet e shport\u00ebs t\u00eb mallrave t\u00eb importit p\u00ebr shkak t\u00eb tendenc\u00ebs globale.<\/p>\n<p>Administratori i nj\u00eb prej kompanive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb importit t\u00eb vajit n\u00eb vend, Aredi Sado, shtoi se aktualisht, konsumi i vajit t\u00eb lulediellit \u00ebsht\u00eb 30 deri n\u00eb 40% m\u00eb pak se vjet. P\u00ebr muajt prill-qershor t\u00eb 2022, konsumi i vajit t\u00eb lulediellit u tkurr 50% n\u00eb raport me vjet, nga rezervat q\u00eb krijuan konsumator\u00ebt t\u00eb frik\u00ebsuar nga \u00e7mimet e larta dhe mungesa e produktit p\u00ebr shkak t\u00eb fillimit t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i kompanis\u00eb \u201cOlim\u201d thot\u00eb se tre jan\u00eb arsyet kryesore t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb konsumit: emigracioni i lart\u00eb dhe mungesa e madhe e turist\u00ebve, kryesisht emigrant\u00ebve q\u00eb nis pas dat\u00ebs 15 korrik, sasia ende e lart\u00eb e vajit t\u00eb magazinuar nga konsumatori dhe rritja e lart\u00eb e \u00e7mimit.<\/p>\n<p>\u201cR\u00ebnia e konsumit pritet t\u00eb krijoj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb te bizneset, pasi kostot operacionale (pagat e punonj\u00ebsve, tarifat e transportit, taksat) vijojn\u00eb t\u00eb mbahen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat nivele kur konsumi ishte m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo situat\u00eb vijon, i gjith\u00eb presioni do t\u00eb shfryhet diku, bizneset do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb shkurtojn\u00eb numrin e t\u00eb pun\u00ebsuarve, pasi nuk do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi financiare\u201d.<\/p>\n<p>Importuesit ngren\u00eb edhe shqet\u00ebsimin e tjet\u00ebrsimit t\u00eb konsumit t\u00eb vajit, p\u00ebr shkak t\u00eb sasis\u00eb t\u00eb vajit q\u00eb po hyn i pakontrolluar dhe i falsifikuar.<\/p>\n<p>Sipas tyre, abuzimi \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet, duke p\u00ebrfshir\u00eb falsifikimet e markave t\u00eb huaja, por edhe te hyrjet kontraband\u00eb nga qytetet e pikave kufitare. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Doganave, importet e vajit t\u00eb lulediellit p\u00ebr vitin 2021 u rrit\u00ebn 8% m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb 2020.<\/p>\n<p><strong>Ikin t\u00eb rinjt\u00eb, konsumohet m\u00eb pak sallam<\/strong><\/p>\n<p>Drejtuesi i kompanis\u00eb \u201cTona\u201d thot\u00eb se arsyet kryesore t\u00eb tkurrjes s\u00eb konsumit jan\u00eb shtrenjtimi i \u00e7mimeve t\u00eb produkteve deri n\u00eb 20% m\u00eb shum\u00eb se vjet dhe emigracioni. \u201cArsyet kryesore t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb konsumit jan\u00eb \u00e7mimet e shtrenjtuara dhe largimi i popullat\u00ebs. N\u00eb emigracion po largohen t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb z\u00ebn\u00eb pesh\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb konsumin e mallrave ushqimore. Konsumatori aktualisht n\u00ebse shpenzonte 100 lek\u00eb p\u00ebr produktet e sallamit dhe mishit, sot po shpenzon 75 lek\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p><strong>Ulet konsumi p\u00ebr mish, sallam, proshut\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Prodhimi i sallamit n\u00eb vitin 2020, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, u ul 9,6% krahasuar me 2019-n, nd\u00ebrsa prodhimi i proshut\u00ebs sh\u00ebnoi rritje t\u00eb leht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 0,8%. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb doganave, p\u00ebr vitin 2021, importet e sallamit u rrit\u00ebn 21% krahasuar me 2020-n.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga drejtuesit e kompanis\u00eb kryesore t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb mishit n\u00eb vend, Nikolla Tona, tha p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se konsumi p\u00ebr produktet e p\u00ebrpunuara k\u00ebt\u00eb sezon \u00ebsht\u00eb 25% m\u00eb pak se vjet. Drejtuesi i kompanis\u00eb \u201cTona\u201d thot\u00eb se arsyet kryesore t\u00eb tkurrjes s\u00eb konsumit jan\u00eb shtrenjtimi i \u00e7mimeve t\u00eb produkteve deri n\u00eb 20% m\u00eb shum\u00eb se vjet dhe emigracioni.<\/p>\n<p>\u201cArsyet kryesore t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb konsumit jan\u00eb \u00e7mimet e shtrenjtuara dhe largimi i popullat\u00ebs. N\u00eb emigracion po largohen t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb z\u00ebn\u00eb pesh\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb konsumin e mallrave ushqimore. Konsumatori aktualisht n\u00ebse shpenzonte 100 lek\u00eb p\u00ebr produktet e sallamit dhe mishit, sot po shpenzon 75 lek\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Kompania parashikon ndryshime t\u00eb konsumit edhe n\u00eb vjesht\u00eb, pasi pritet t\u00eb ket\u00eb s\u00ebrish rritje t\u00eb \u00e7mimeve p\u00ebr konsumatorin nga nj\u00eb tjet\u00ebr shtrenjtim prej 20% q\u00eb fabrikat e huaja kan\u00eb njoftuar p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt e para. Z. Tona ngre shqet\u00ebsimin se taksat e larta q\u00eb paguan industria i rrisin kostot e prodhimit 40% m\u00eb shum\u00eb se te prodhuesit e rajonit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb industrin\u00eb e p\u00ebrpunimit t\u00eb mishit, \u00e7mimet e produkteve t\u00eb konsumatorit nuk po rriten artificialisht, por p\u00ebr shkak t\u00eb kostove. P\u00ebrve\u00e7 shtrenjtimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem global, industria vuan shtimin e kostove nga taksat e larta.<\/p>\n<p>Taksa e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebrpunuese n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 12%, nd\u00ebrsa n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut \u00ebsht\u00eb zero. TVSH e produkteve t\u00eb konsumit \u00ebsht\u00eb 20%, nd\u00ebrsa n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut nga 5% q\u00eb ishte u b\u00eb zero.<\/p>\n<p>Prodhuesi maqedonas automatikisht konkurron prodhuesin shqiptar me kosto 32% m\u00eb pak, p\u00ebr shkak t\u00eb leht\u00ebsive fiskale, duke shtuar k\u00ebtu taksat p\u00ebr karburantin, gazin dhe energjin\u00eb, kostoja e lart\u00eb nga taksat arrin deri n\u00eb nivelin 40%.<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebr t\u00eb prodhuar nj\u00eb produkt mishi me kosto 500 lek\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, p\u00ebr shkak t\u00eb leht\u00ebsive fiskale, kostoja e prodhimit \u00ebsht\u00eb 300 lek\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrpunuesit e mishit p\u00ebrs\u00ebrisin k\u00ebrkes\u00ebn ndaj qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb heq\u00eb taks\u00ebn 12% t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb, TVSH-n\u00eb e naft\u00ebs te bizneset dhe t\u00eb reduktohet TVSH-ja te produktet e shport\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, por edhe n\u00eb kuadrin e nism\u00ebs \u2018Open Balkan\u2019 \u00ebsht\u00eb e domosdoshme marrja e vendimit p\u00ebr leht\u00ebsi fiskale, pasi produktet shqiptare nuk do t\u00eb arrinin asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb konkurronin produktet e Serbis\u00eb, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe t\u00eb Kosov\u00ebs. \u201cOpen Balkan\u201d pa njehsim t\u00eb taksave sa vendet e rajonit nuk do t\u00eb funksionoj\u00eb, pasi prodhuesit shqiptar\u00eb jan\u00eb n\u00eb disavantazh nga taksat e larta.<\/p>\n<p>Po ashtu nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb produkti i sallamit t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb importohet me zero taks\u00eb doganore, nd\u00ebrsa p\u00ebrpunuesit p\u00ebr mishin e importit t\u00eb paguajn\u00eb taks\u00eb. Ulja e taksave do t\u00eb ndikonte edhe te p\u00ebrmir\u00ebsimi i konsumit. R\u00ebnia e konsumit \u00ebsht\u00eb fatale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pasi ndikon te r\u00ebnia e t\u00eb ardhurave buxhetore, t\u00eb kompanive dhe te papun\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>R\u00ebnie t\u00eb konsumit ka pasur edhe te mishi i vi\u00e7it dhe derrit, pasi \u00e7mimi i mishit t\u00eb vi\u00e7it \u00ebsht\u00eb shtrenjtuar 20% m\u00eb shum\u00eb se vjet dhe ai i derrit \u00ebsht\u00eb dyfishuar.<\/p>\n<p>Operator\u00ebt e tregut pohojn\u00eb se r\u00ebnia e konsumit t\u00eb mishit t\u00eb vi\u00e7it e derrit, po z\u00ebvend\u00ebsohet nga mishi i pun\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mishi z\u00ebvend\u00ebsohet nga \u2026buka<\/strong><\/p>\n<p>R\u00ebnie t\u00eb konsumit ka pasur edhe te mishi i vi\u00e7it dhe derrit, pasi \u00e7mimi i mishit t\u00eb vi\u00e7it \u00ebsht\u00eb shtrenjtuar 20% m\u00eb shum\u00eb se vjet dhe ai i derrit \u00ebsht\u00eb dyfishuar. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, G\u00ebzim Peshkopia, kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Brum\u00ebrave dhe Pasti\u00e7erive, tha se konsumi i buk\u00ebs \u00ebsht\u00eb shtuar n\u00eb qytetet kryesore t\u00eb vendit dhe n\u00eb zonat bregdetare krahasuar me vjet.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies 20% t\u00eb kapacitetit prodhues t\u00eb furrave t\u00eb buk\u00ebs n\u00eb muajin mars, p\u00ebr shkak t\u00eb shtrenjtimit t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb miellit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb konsumi i buk\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje. G\u00ebzim Peshkopia, kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Brum\u00ebrave dhe Pasti\u00e7erive, tha se konsumi i buk\u00ebs \u00ebsht\u00eb shtuar n\u00eb qytetet kryesore t\u00eb vendit dhe n\u00eb zonat bregdetare krahasuar me vjet.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn 2021-2022, \u00e7mimi i buk\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur tre her\u00eb radhazi me nj\u00eb rritje totale prej 71%. Shtrenjtimi i par\u00eb nisi n\u00eb muajin shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur buka masive nga 70 lek\u00eb u rrit n\u00eb 80 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e muajit mars, \u00e7mimi i buk\u00ebs sh\u00ebnoi s\u00ebrish rritje, duke arritur n\u00eb 100 lek\u00eb. Nd\u00ebrsa \u00e7mimi n\u00eb 120 lek\u00eb ka nisur t\u00eb tregtohet n\u00eb rrethet si Kor\u00e7a, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda, p\u00ebr shkak t\u00eb shtrenjtimit t\u00eb kostove t\u00eb transportit t\u00eb miellit nga karburanti.<\/p>\n<p>G\u00ebzim Peshkopia, kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Brum\u00ebrave dhe Pasti\u00e7erive, pohon se rritja e \u00e7mimit t\u00eb buk\u00ebs masive deri n\u00eb 120 lek\u00eb ishte individuale, ku n\u00eb shum\u00eb furra t\u00eb tjera, \u00e7mimi nuk ka ndryshuar, duke amortizuar koston te marzhet e fitimet, me q\u00ebllim ruajtjen e ekuilibrit mes prodhimit dhe konsumit.<\/p>\n<p>\u201cAshtu si\u00e7 reflektohet ka nj\u00eb zgjatje t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve q\u00eb nisi q\u00eb nga pandemia e Covid-19 dhe u b\u00eb edhe m\u00eb problematike me fillimin e luft\u00ebs, duke p\u00ebrcjell\u00eb edhe ndikime psikologjike. P\u00ebr shkak t\u00eb shtrenjtimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para, \u00e7mimet jan\u00eb rritur nga disa biznese, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb tjera nuk ka pasur rritje.<\/p>\n<p>Disa furra buke kan\u00eb amortizuar fitimet, p\u00ebr t\u00eb mos prekur konsumatorin. Furrat e buk\u00ebs jan\u00eb prekur m\u00eb tep\u00ebr nga rritja e \u00e7mimit t\u00eb miellit, vajit, margarin\u00ebs, majas\u00eb dhe karburantit. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shtrenjtimin e \u00e7mimit t\u00eb karburantit furrat e buk\u00ebs kan\u00eb kufizuar l\u00ebvizjet, duke b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm l\u00ebvizje t\u00eb planifikuara\u201d, ve\u00e7oi ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sektorit t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb qum\u00ebshtit, nj\u00eb tjet\u00ebr industri q\u00eb po vuan r\u00ebnien e prodhimit \u00ebsht\u00eb industria e vez\u00ebve. P\u00ebr shkak t\u00eb influenc\u00ebs aviare deri n\u00eb fund t\u00eb muajit mars, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb ngordh\u00ebn 380 mij\u00eb shpend\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb total, p\u00ebr vitin 2020, sipas INSTAT num\u00ebroheshin 5 milion\u00eb pula n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Pulat e ngordhura deri n\u00eb fund t\u00eb marsit zinin 8% t\u00eb numrit t\u00eb shpend\u00ebve t\u00eb gjalla.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nj\u00eb pul\u00eb nevojiten 5 muaj koh\u00eb, nd\u00ebrsa \u00e7mimi i shpend\u00ebve me mosh\u00eb prodhimi t\u00eb vez\u00ebve \u00ebsht\u00eb 5 euro. P\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb prodhimit vendas, p\u00ebr periudh\u00ebn janar-qershor 2022, importet e vez\u00ebve arrijn\u00eb n\u00eb shifra rekord.<\/p>\n<p>Rritja nisi q\u00eb n\u00eb muajin mars, kur te shpend\u00ebt ra influenca aviare, duke arritur pikun p\u00ebr muajt maj dhe qershor. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb doganave, p\u00ebr periudh\u00ebn janar-qershor, importet e vez\u00ebve jan\u00eb rreth 25 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se e nj\u00ebjta periudh\u00eb e vitit 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb total, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, jan\u00eb importuar 380,7 mij\u00eb kg vez\u00eb nga 15,4 mij\u00eb kg vez\u00eb q\u00eb u importuan vjet. Tendenca e lart\u00eb e importeve t\u00eb vez\u00ebve \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar edhe n\u00eb 2015-n. N\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, importet e janar-qershor 2022 jan\u00eb rreth 2,5 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. P\u00ebr 2021 u prodhuan 9% m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb 2020-n.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2022, rreth 70% t\u00eb importeve t\u00eb vez\u00ebve e z\u00eb Serbia, 20% e tyre jan\u00eb nga Turqia dhe Italia. Vjet importet e vez\u00ebve nga Serbia ishin zero. Drejtori i shitjeve t\u00eb kompanis\u00eb t\u00eb vez\u00ebve \u201cOvvital\u201d, z. Lilo Seraj, pohoi m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se importi i vez\u00ebs s\u00eb kategoris\u00eb A nga Serbia, \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimit shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, kjo si pasoj\u00eb e sistemit t\u00eb taksave q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt e para n\u00eb blegtori.<\/p>\n<p>\u201cNe taksohemi 20% p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt e para, kurse n\u00eb Serbi, taksa \u00ebsht\u00eb 6%. Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga prodhuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb grurit dhe misrit n\u00eb rajon. Konsumi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i t\u00eb gjith\u00eb artikujve ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie dhe ndikimi nga turizmi nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb pritej\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Operator\u00ebt pohojn\u00eb se nga fermat blegtorale, \u00e7mimi i vez\u00ebs me shumic\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur 5%. Para val\u00ebs s\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb drith\u00ebrave, p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs Rusi-Ukrain\u00eb, \u00e7mimi i vez\u00ebs me shumic\u00eb ishte 13 lek\u00eb p\u00ebr kok\u00ebrr.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e muajit mars, veza me shumic\u00eb nga fermat u shit me 18 lek\u00eb p\u00ebr kok\u00ebrr (rritja 38%) nga 15 lek\u00eb p\u00ebr kok\u00ebrr q\u00eb ishte m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb dyqanet e produkteve ushqimore, \u00e7mimi i vez\u00ebs arriti 19 lek\u00eb nga 17 lek\u00eb p\u00ebr kok\u00ebrr q\u00eb shitej m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb muajit mars, \u00e7mimi i shitjes s\u00eb vez\u00ebs nga dyqanet e pakic\u00ebs arriti n\u00eb 24 lek\u00eb p\u00ebr kok\u00ebrr. Arsyeja e shtrenjtimit t\u00eb vez\u00ebve ishte mungesa e prodhimit ditor, p\u00ebr shkak t\u00eb ngordhjes t\u00eb pulave nga influenca aviare.<\/p>\n<p><strong>Pse \u00ebsht\u00eb ulur konsumi i birr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Doganave, p\u00ebr vitin 2021, prodhimi ishte 7,5% m\u00eb shum\u00eb se 2020, por 7,6% m\u00eb pak se n\u00eb 2019-n. Importet e birr\u00ebs p\u00ebr muajt janar-prill 2022 jan\u00eb rritur 13% krahasuar me vitin 2021. Rreth 54% t\u00eb konsumit t\u00eb birr\u00ebs n\u00eb vend p\u00ebr 2021 e zun\u00eb importet, nd\u00ebrsa 46% ishte nga prodhimi vendas.<\/p>\n<p>Konsumi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb produkt shfaqet me r\u00ebnie deri n\u00eb 15% m\u00eb pak se vjet sipas Kryetarit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Prodhuesve t\u00eb Birr\u00ebs, Stefan Pinguli.<\/p>\n<p>Shkaqet kryesore t\u00eb tkurrjes s\u00eb prodhimit jan\u00eb \u00e7mimet e larta, pamund\u00ebsia e kompanive t\u00eb birr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb teknologji dhe mungesa e masave leht\u00ebsuese fiskale nga qeverisa, si dhe emigracioni i popullsis\u00eb dhe mungesa e turist\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb ndikuar te r\u00ebnia e konsumit k\u00ebt\u00eb vit. fillimisht do t\u00eb p\u00ebrmendja rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb birr\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndikuar nga rritja e kostove s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para. Thuajse t\u00eb gjitha kompanit\u00eb e birr\u00ebs nuk kan\u00eb mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb teknologji p\u00ebr rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb birr\u00ebs dhe marketingun.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, linja e qeveris\u00eb n\u00eb lidhje me taksat \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr egoiste. P\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit, qeveria ka rritur nivelin e t\u00eb ardhurave, duke mos sakrifikuar asnj\u00eb t\u00eb ardhur p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen q\u00eb vuan shtimin e kostove nga shtrenjtimi i l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para.<\/p>\n<p>P\u00ebr sektorin prodhues t\u00eb birr\u00ebs, rimbursimi i akciz\u00ebs dhe TVSH-s\u00eb s\u00eb karburanteve vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta. Nd\u00ebrsa taksat q\u00eb ne paguajm\u00eb (TVSH + akciz\u00eb) z\u00ebn\u00eb 12% t\u00eb shpenzimeve, nga qeveria rimbursohen vet\u00ebm 3%.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb politikave leht\u00ebsuese t\u00eb taksave jemi nd\u00ebr t\u00eb paktat vende n\u00eb bot\u00eb q\u00eb 50% t\u00eb konsumit t\u00eb birr\u00ebs e z\u00ebn\u00eb importet. K\u00ebt\u00eb vit, importet e birr\u00ebs erdh\u00ebn me \u00e7mim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se vjet dhe shum\u00eb konsumuan pijet m\u00eb t\u00eb lira. Jan\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb q\u00eb konsumi i birr\u00ebs t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb nivelet e d\u00ebshiruara\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr problemet m\u00eb madhore t\u00eb sektorit, sipas Pingulit, mbetet mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore p\u00ebr shkak t\u00eb emigracionit. Por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, emigracioni i popullat\u00ebs po jep efekte te konsumi q\u00eb \u00ebsht\u00eb reflektuar edhe te birra. Pinguli thot\u00eb se k\u00ebta faktor\u00eb do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb pengojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e konsumit.<\/p>\n<p>\u201cSot p\u00ebr sot, problemi m\u00eb madhor \u00ebsht\u00eb mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Pavar\u00ebsisht se \u00e7do vit kemi rritur pagat e tyre 20 deri n\u00eb 30%, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh pun\u00ebtor\u00eb, pasi po largohen n\u00eb emigracion. N\u00eb \u00e7do qytet q\u00eb t\u00eb shkosh n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb Lezh\u00eb etj., n\u00eb rrug\u00eb shikon m\u00eb pak njer\u00ebz.<\/p>\n<p>N\u00eb zonat bregdetare po ashtu shikon q\u00eb mungojn\u00eb turist\u00ebt emigrant\u00eb. Krahasuar me vjet, numri i tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo ndodh edhe p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs n\u00eb gjith\u00eb shtetet. N\u00eb Shqip\u00ebri, mungesa e njer\u00ebzve po jep efektet te konsumi. P.sh., n\u00eb Vlor\u00eb konsumi i birr\u00ebs \u00ebsht\u00eb 40% m\u00eb pak se vjet, p\u00ebr shkak t\u00eb emigracionit dhe mosardhjes s\u00eb emigrant\u00ebve\u201d, ve\u00e7on ai.<\/p>\n<p>Importet e karburantit p\u00ebr periudh\u00ebn janar-qershor 2022 jan\u00eb rreth 9% m\u00eb pak se 2021, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Doganave.<\/p>\n<p>Operator\u00eb t\u00eb tregut shpjegojn\u00eb se r\u00ebnia e konsumit \u00ebsht\u00eb ndikuar nga rritja e lart\u00eb e \u00e7mimeve, ulja e aktivitetit t\u00eb nd\u00ebrtimit, p\u00ebr shkak t\u00eb shtrenjtimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb hekurit, \u00e7imentos dhe plastik\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb karburantit n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb qytetar\u00eb kan\u00eb gjetur si zgjidhje furnizimet n\u00eb vendet kufitare, pasi \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt. Edhe ky fenomen ka ndikuar te r\u00ebnia e konsumit.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i naft\u00ebs pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs Rusi-Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur mbi nivelin e 200 lek\u00ebve p\u00ebr lit\u00ebr, duke k\u00ebrcyer deri n\u00eb 265 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr n\u00eb muajin qershor.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb nd\u00ebrhyrjen e bordit, \u00e7mimi i naft\u00ebs ka vijuar t\u00eb rritet vazhdimisht, duke reflektuar ndryshimet n\u00eb burs\u00eb. Q\u00eb nga krijimi i Bordit, kur karburanti tregtohej me rreth 230-235 lek\u00eb, nafta aktualisht \u00ebsht\u00eb 226 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr (2 deri 4% m\u00eb lir\u00eb).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb konsumi ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie p\u00ebr produktet e shport\u00ebs q\u00eb varion nga 15 deri n\u00eb 40% m\u00eb pak krahasuar me vjet. Kompanit\u00eb kryesore t\u00eb prodhimit dhe importit n\u00eb vend pohojn\u00eb se arsyet kryesore t\u00eb tkurrjes s\u00eb konsumit jan\u00eb rritja e \u00e7mimeve nga shtrenjtimi i kostove dhe emigracioni masiv i popullsis\u00eb, kryesisht t\u00eb rinjve. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":30236,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6327,6332],"tags":[],"class_list":{"0":"post-49023","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-ekonomi","8":"category-te-fundit"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/49023","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=49023"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/49023\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=49023"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=49023"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=49023"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}