{"id":47981,"date":"2022-07-01T08:57:57","date_gmt":"2022-07-01T06:57:57","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=47981"},"modified":"2022-07-01T08:57:57","modified_gmt":"2022-07-01T06:57:57","slug":"qeveria-ben-gati-pr-ligjin-per-kultivimin-e-kanabisit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=47981","title":{"rendered":"Qeveria b\u00ebn gati pr\/ligjin p\u00ebr kultivimin e kanabisit"},"content":{"rendered":"<p><em>Qeveria shqiptare ka b\u00ebr\u00eb zyrtare nism\u00ebn p\u00ebr legalizimin e kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore. Drafti i b\u00ebr\u00eb publik parashikon dh\u00ebnien e licencave 15-vje\u00e7are p\u00ebr subjekte q\u00eb duket se do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb huaja pasi duhet t\u00eb ken\u00eb eksperienc\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e kanabisit p\u00ebr p\u00ebrdorim mjek\u00ebsor dhe certifikat\u00eb nga Agjencia e Barnave e BE-s\u00eb dhe SHBA-ve. Projektilgji parashikon krijimin e Agjencis\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, e cila do t\u00eb mbikqyr\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet nd\u00ebrsa adresa e parcelave t\u00eb ligjshme nuk do t\u00eb deklarohet.<\/em><\/p>\n<p>Qeveria shqiptare ka publikuar p\u00ebr konsultim publik draftin ligjor p\u00ebr legalizimin e kanabisit p\u00ebr p\u00ebrdorim mjek\u00ebsor n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Drafti parashikon krijimin e nj\u00eb agjencie n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e cila do t\u00eb rregulloj\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"inset\">\n<div class=\"reklame\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Sipas ligjit, licenca p\u00ebr operator\u00ebt q\u00eb do t\u00eb kultivojn\u00eb kanabis p\u00ebr p\u00ebrdorim mjek\u00ebsor do t\u00eb jet\u00eb 15 vje\u00e7are me t\u00eb drejt\u00eb rinovimi.<\/p>\n<p>Licenca miratohet me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, bazuar mbi procedur\u00ebn p\u00ebrzgjedh\u00ebse, t\u00eb organizuar nga Agjencia.<\/p>\n<p>Licenca i jepet vet\u00ebm subjektit q\u00eb plot\u00ebson kushtet dhe kriteret e p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, si dhe vet\u00ebm p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e p\u00ebrcaktuar n\u00eb plan zhvillimin e saj, pa p\u00ebrcaktuar vendodhjen e k\u00ebtyre sip\u00ebrfaqeve.<\/p>\n<p>Sip\u00ebrfaqja totale e lejuar p\u00ebr kultivimin e bim\u00ebs s\u00eb kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e madhe se 150 hektar\u00eb n\u00eb rang komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu n\u00eb ligj thuhet se licenca jepet vet\u00ebm n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb mbuluara ose ser\u00eb apo sip\u00ebrfaqe t\u00eb hapura t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se 5 hektar\u00eb dhe jo m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se 10 hektar\u00eb.<\/p>\n<p>Drafti parashikon se licenca shfuqizohet, n\u00ebse subjekti nuk fillon zhvillimin e aktivitetit brenda nj\u00eb afati prej dymb\u00ebdhjet\u00eb muajsh.<\/p>\n<p>Kushtet e dh\u00ebnies s\u00eb licenc\u00ebs rivler\u00ebsohen nga Agjencia \u00e7do 3 vjet, e cila n\u00ebse konstaton mosplot\u00ebsimin e kushteve dhe kritereve, i propozon autoriteteve p\u00ebrkat\u00ebse, shfuqizimin e lejes p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit.<\/p>\n<p>Sipas draftit, \u00e7do person juridik q\u00eb aplikon p\u00ebr licenc\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb, paraprakisht, disa kushte q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pasjen e eksperienc\u00ebs n\u00eb kultivimin, prodhimin, p\u00ebrpunimin, qarkullimin dhe administrimin e bim\u00ebs s\u00eb kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebrfituesi i licenc\u00ebs ose nj\u00eb aksioner i tij, duhet t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb 51% t\u00eb aksioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb jen\u00eb ushtrues i veprimtaris\u00eb s\u00eb prodhimit t\u00eb n\u00ebnprodukteve t\u00eb bim\u00ebs s\u00eb kanabisit n\u00eb nj\u00eb nga vendet e OECD-s\u00eb,\u00a0 zot\u00ebrues i Praktik\u00ebs s\u00eb mir\u00eb t\u00eb prodhimit), t\u00eb l\u00ebshuar nga Agjencia Europiane e Barnave ose Agjencia Amerikane p\u00ebr Ushqimin dhe Barnat dhe t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb kapital t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb jo m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se 100.000.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Projektligji parashikon se pajisja me leje kultivimi i jepet vet\u00ebm subjekteve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb Regjistrin e Kultivuesve t\u00eb kanabisit industrial, i cili krijohet dhe administrohet n\u00eb ministrin\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb regjist\u00ebr kan\u00eb akses edhe Agjencia edhe ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej drafti parashikon se subjekti i pajisur me leje kultivimi lejohet t\u00eb mbjell\u00eb vet\u00ebm fara dhe fidan\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb institucionin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr regjistrimin e farave dhe fidan\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ministrave brenda dat\u00ebs 30 N\u00ebntor t\u00eb \u00e7do viti, miraton me propozim t\u00eb Agjencis\u00eb zonat kadastrale (territoret) ku do t\u00eb lejohet kultivimi i kanabisit p\u00ebr q\u00ebllim industrial.\u00a0Ngarkohet Kryeministri q\u00eb brenda 9 muajve nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij ligji t\u00eb nxjerr\u00eb aktet e k\u00ebrkuara nga ky ligj. Gjithashtu ngarkohen ministrit\u00eb, sipas fush\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, t\u00eb nxjerrin aktet n\u00ebnligjore<\/p>\n<p><strong>Komisioni i licencimit<\/strong><\/p>\n<p>Pran\u00eb Agjencis\u00eb krijohet dhe funksionon\u00a0<strong>Komisioni i Licencave<\/strong>, q\u00eb kontribuon n\u00eb ushtrimin e kompetencave t\u00eb Agjencis\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me rolin dhe detyrat e tyre, sipas parashikimeve t\u00eb k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>Subjektet q\u00eb pajisen me licenc\u00eb, sipas parashikimeve t\u00eb k\u00ebtij ligji n\u00eb rastin e kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb licenc\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb ngjashme n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb OECD-s\u00eb si dhe jan\u00eb zot\u00ebrues t\u00eb GMP (Good Manifacturing Practice\/Praktika e mir\u00eb e prodhimit), t\u00eb l\u00ebshuar nga EMA (European Medical Agency\/Agjencia Europiane e Barnave) ose FDA (Food and Drug Administration\/ Agjencia Amerikane p\u00ebr Ushqimin dhe Barnat);<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb Agjenci ngrihet dhe funksionon nj\u00ebsia e specializuar e monitorimit dhe kontrollit t\u00eb kultivimit, prodhimit dhe tregtimit t\u00eb kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime industriale dhe kryerjes s\u00eb veprimtaris\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb ligj dhe lejen e kultivimit.<\/p>\n<p>Subjektet q\u00eb pajisen me lejen e kultivimit t\u00eb cil\u00ebt\u00a0<strong>ushtrojn\u00eb aktivitet si persona juridik\u00eb, persona fizik\u00eb ose si fermer\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Komisionit t\u00eb Licencave\u00a0 dhe anetaret<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Licencave shqyrton dhe vler\u00ebson aplikimet e paraqitura p\u00ebr marrjen e licenc\u00ebs sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e Komisionit zgjidhen p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 4 vje\u00e7are, me t\u00eb drejt\u00eb rizgjedhjeje vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje :<\/p>\n<p>a)\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 tre p\u00ebrfaq\u00ebsues nga ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb;<\/p>\n<p>b)\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues\u00a0 ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb publike;<\/p>\n<p>c)\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 dy p\u00ebrfaq\u00ebsues ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb;<\/p>\n<p>d)\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari zgjidhet p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i ministris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb. Emrat nominal\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Licencave caktohen me urdh\u00ebr t\u00eb ministrave p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e komisionit kan\u00eb detyrim dhe n\u00ebnshkruajn\u00eb deklarat\u00ebn e konfidencialitetit, deklarat\u00ebn e\u00a0 munges\u00ebs s\u00eb konfliktit t\u00eb interesit si dhe duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pajisur me certifikat\u00ebn e siguris\u00eb nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar.<\/p>\n<p><strong>Kompetencat\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Agjencia n\u00eb ushtrimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb saj nd\u00ebr kompetencat ka<\/p>\n<p><strong>a. n\u00eb nivel administrativ:<\/strong><\/p>\n<p>-Harton kriteret e vler\u00ebsimit t\u00eb aplikuesve bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj dhe aktet n\u00ebnligjore t\u00eb dala n\u00eb zbatim t\u00eb tij;<\/p>\n<p>-Organizon procedurat p\u00ebr dh\u00ebnien e licenc\u00ebs p\u00ebr kultivimin dhe p\u00ebrpunimin e bim\u00ebs s\u00eb kanabisit si dhe prodhimit t\u00eb n\u00ebnprodukteve t\u00eb\u00a0 saj p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore;<\/p>\n<p>-Rivler\u00ebson \u00e7do 3 vjet, p\u00ebrmbushjen e kushteve t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb licenc\u00ebs, sipas t\u00eb nj\u00ebjtave kritere t\u00eb vler\u00ebsimit;<\/p>\n<p>-Garanton zhvillimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb subjekteve t\u00eb licencuara n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtet dhe kriteret e p\u00ebrcaktuara n\u00eb licenc\u00ebn\u00a0 si dhe t\u00eb subjekteve t\u00eb lejuara p\u00ebr kultivimin e bim\u00ebs s\u00eb kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore dhe industriale;<\/p>\n<p>-Bashk\u00ebpunon me organet e tjera kompetente, me q\u00ebllim realizimin e objektivave dhe detyrimeve q\u00eb rrjedhin nga marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ratifikuara nga Republika e Shqip\u00ebris\u00eb;<\/p>\n<p>-Paraqet raporte p\u00ebrpara organizatave kompetente nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr importin dhe eksportin e bim\u00ebs s\u00eb kanabisit dhe n\u00ebnproduktet e saj, n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrimet q\u00eb rrjedhin nga konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr kontrollin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike;<\/p>\n<p>-Esht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr bashk\u00ebpunimin n\u00eb vazhdim\u00ebsi me EMCDDA dhe Bordin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Kontrollin e Narkotik\u00ebve;<\/p>\n<p>-Koordinon pun\u00ebn me autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr verifikimin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs s\u00eb \u00e7do punonj\u00ebsi t\u00eb Agjencis\u00eb dhe t\u00eb subjekteve t\u00eb licencuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim;<\/p>\n<p>-mban dhe administron regjistra, baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave dhe statistika n\u00eb nivel komb\u00ebtar sipas parashikimeve t\u00eb k\u00ebtij ligji;<\/p>\n<p>-l\u00ebshon autorizim importi p\u00ebr far\u00ebrat q\u00eb jan\u00eb varietete t\u00eb kultivimit t\u00eb kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime industriale dhe mjek\u00ebsore;<\/p>\n<p>-harton rregullore, udh\u00ebzime dhe metodologji, p\u00ebr unifikimin e proceseve dhe standardeve t\u00eb pun\u00ebs, s\u00eb punonj\u00ebsve Agjencis\u00eb dhe ia propozon p\u00ebr miratim ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb;<\/p>\n<p>-i propozon ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb dhe ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mjedisin,\u00a0 zonat kadastrale ku do t\u00eb kultivohet kanabis p\u00ebr q\u00ebllime industriale;<\/p>\n<p>-merr masa administrative, ndaj subjekteve t\u00eb licencuar dhe subjekteve te lejuara sipas k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p><strong>. n\u00eb nivel teknik:<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0Garanton p\u00ebrdorimin dhe mbjelljen<\/strong>, nga subjektet e licencuara, t\u00eb far\u00ebrave dhe fidan\u00ebve t\u00eb importuar apo prodhuar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi p\u00ebr materialin mbjell\u00ebs dhe shum\u00ebzues bimor si dhe t\u00eb regjistruar n\u00eb katalogun komb\u00ebtar;<\/p>\n<p>Bashk\u00ebrendon me autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse shtet\u00ebrore p\u00ebr kryerjen e regjistrimit dhe p\u00ebrfshirjen n\u00eb katalogun komb\u00ebtar t\u00eb far\u00ebrave dhe fidan\u00ebve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me testimin DUS (dallueshm\u00ebri, uniformitet, stabilitet);<\/p>\n<p>mbik\u00ebqyr dhe monitoron mbjelljen dhe kultivimin e bim\u00ebs s\u00eb kanabisit dhe n\u00ebnprodukteve t\u00eb saj q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore dhe industriale;<\/p>\n<p>inspekton t\u00eb gjith\u00eb proceset e kultivimit t\u00eb bim\u00ebs s\u00eb kanabisit n\u00eb \u00e7do faz\u00eb t\u00eb mbjelljes, korrjes, tharjes, ruajtjes dhe magazinimit, prodhimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb bimore;<\/p>\n<p>Merr masa p\u00ebr sekuetrimin dhe asgj\u00ebsimin, sipas parashikimeve t\u00eb k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p><strong>Varesite dhe drejtori\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Agjencia e shtrin veprimtarin\u00eb e saj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashk\u00ebpunon me institucionet e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore n\u00eb nivel qendror dhe vendor.<\/p>\n<p>Do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Drejtohet nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, i cili organizon dhe drejton t\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e institucionit dhe p\u00ebrgjigjet p\u00ebrpara ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Agjencia paraqet raport gjasht\u00ebmujor t\u00eb pun\u00ebs pran\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Burimet e financimit t\u00eb Agjencis\u00eb jan\u00eb nga buxheti i shtetit dhe veprimtaria buxhetore dhe financiare e saj, i n\u00ebnshtrohet legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr menaxhimin financiar dhe kontrollin<\/p>\n<p>Agjencia ka stem\u00ebn, logon dhe vul\u00ebn zyrtare. Stema p\u00ebrb\u00ebhet nga Stema e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me sh\u00ebnimet \u201cRepublika e Shqip\u00ebris\u00eb, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencia Komb\u00ebtare e Monitorimit t\u00eb Kultivimit dhe P\u00ebrpunimit t\u00eb Bim\u00ebs s\u00eb Kanabisit dhe Prodhimit t\u00eb N\u00ebnprodukteve t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>Me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij ligji shfuqizohen t\u00eb gjitha dispozitat ligjore dhe n\u00ebnligjore, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat e tij. Pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij ligji, dispozitat e ligjit Nr.7975, dat\u00eb 26.07.1995 \u201cP\u00ebr barnat psikoaktive dhe l\u00ebnd\u00ebt psikotrope\u201d, t\u00eb cilat bien ndesh, me dispozitat e k\u00ebtij ligji shfuqizohen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare ka b\u00ebr\u00eb zyrtare nism\u00ebn p\u00ebr legalizimin e kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore. Drafti i b\u00ebr\u00eb publik parashikon dh\u00ebnien e licencave 15-vje\u00e7are p\u00ebr subjekte q\u00eb duket se do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb huaja pasi duhet t\u00eb ken\u00eb eksperienc\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e kanabisit p\u00ebr p\u00ebrdorim mjek\u00ebsor dhe certifikat\u00eb nga Agjencia e Barnave e BE-s\u00eb dhe SHBA-ve. Projektilgji [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":43051,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[],"class_list":{"0":"post-47981","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47981","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=47981"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47981\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/43051"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=47981"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=47981"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=47981"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}