{"id":47824,"date":"2022-06-26T09:08:20","date_gmt":"2022-06-26T07:08:20","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=47824"},"modified":"2022-06-26T09:08:20","modified_gmt":"2022-06-26T07:08:20","slug":"brunilda-bekteshi-e-vettingut-evazion-fiskal-dhe-mashtrim-me-te-ardhurat-si-permbaruese-kush-kerkon-ta-shpetoje-nga-duart-e-spak-ut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=47824","title":{"rendered":"Brunilda Bekteshi e vettingut, evazion fiskal dhe mashtrim me t\u00eb ardhurat si p\u00ebrmbaruese! Kush k\u00ebrkon ta shp\u00ebtoj\u00eb nga duart e SPAK-ut?"},"content":{"rendered":"<p>Ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb gjykimin dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb dhjet\u00ebra prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve p\u00ebr fshehje pasurie, por vet\u00eb rezulton m\u00eb e kompromentuar se sa disa nga magjistrat\u00ebt q\u00eb ka shkarkuar. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr an\u00ebtaren e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Vetingut, Brunilda Bekteshi, e cila dyshohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb falsifikim dokumentesh, evazion fiskal, mashtrim me tasat, fshehje t\u00eb ardhurash dhe mashtrim me pasurin\u00eb, veprime p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb shkarkuar rreth 200 gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb ndalemi tek faktet. Brunilda Bekteshi rezulton e pun\u00ebsuar si p\u00ebrmbaruese gjat\u00eb periudh\u00ebs 2013-2016, n\u00eb form\u00ebn e personit fizik, me nipt L31421005M. Brunilda Bekteshi \u00ebsht\u00eb regjistruar si person fizik n\u00eb shkurt 2013. Bekteshi nuk ka deklaruar pag\u00ebn p\u00ebr muajit mars-shtator 2013, duke mos paguar sigurimet shoq\u00ebrore, mashtruar sigurimet dhe mos deklaruar pun\u00ebsimin.<\/p>\n<p>Bekteshit i mbushet mendja p\u00ebr t\u00eb deklaruar pun\u00ebsimin p\u00ebr disa muaj n\u00eb vitin 2014, por jo p\u00ebr muajit qershor, korrik, grusht dhe shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, edhe pse subjekti person fizik, referuar historikut n\u00eb QKB, nuk rezulton q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pezulluar aktivitetin.<\/p>\n<p>N\u00eb 2015, Brunilda Bekteshi ka deklaruar zero t\u00eb ardhura dhe asnj\u00eb pag\u00eb, nd\u00ebrsa gjat\u00eb vitit 2016, ka deklaruar pag\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr muajin korrik. SPAK duhet t\u00eb verifikoj\u00eb titujt ekzekutiv\u00eb dhe vendimet q\u00eb ka ekzekutuar Brunilda Bekteshi, gjat\u00eb periudh\u00ebs 2013-2016, p\u00ebr t\u00eb faktuar jo vet\u00ebm mashtrimin me pagat, por edhe fshehjen e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, dokumentet e tregojn\u00eb Brunilda Bekteshin edhe nj\u00eb juriste t\u00eb d\u00ebshtuar, pasi p\u00ebr vitin 2013, p\u00ebr shembull, ka deklaruar t\u00eb ardhura nga aktiviteti si p\u00ebrmbaruese n\u00eb vler\u00eb 95 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa gjat\u00eb viteve t\u00eb tjera zero t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb konsiderohet e shquar nj\u00eb juriste e till\u00eb?!<\/p>\n<p>Dhe si arriti t\u00eb zgjidhej Bekteshi n\u00eb KPK me k\u00ebt\u00eb performanc\u00eb?! Mbase p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrgjigjet Fatmir Xhafaj.<\/p>\n<p><strong>Dosja p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ndaj Brunilda Bekteshit \u00ebsht\u00eb referuar nj\u00eb kall\u00ebzim penal n\u00eb SPAK nga ish prokurori Bujar Hoti, i cili pretendon se an\u00ebtarja e Vettingut ka konsumuar veprat penale t\u00eb fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb falsifikimit t\u00eb dokumenteve.<\/p>\n<p>Prokurori i SPAK-ut Dritan Pren\u00e7i k\u00ebrkoi pushimin e \u00e7\u00ebshtjes me pretendimin se nuk ekziston fakti penal i deklarimit t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb dhe falsifikimit t\u00eb dokumenteve. Por, Gjykata e Posa\u00e7me, n\u00eb janar 2022, ka vler\u00ebsuar se hetimi \u00ebsht\u00eb i paplot\u00eb, duke vendosur kthimin e akteve dhe vijimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Sipas dosjes, Brunilda Bekteshi ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb shitblerje apartamenti n\u00eb vitin 2007, n\u00eb shum\u00ebn 3,100,000 lek\u00eb. Dy vite m\u00eb pas, n\u00eb 2009 \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb bank\u00eb NBG-Durr\u00ebs, p\u00ebr blerje apartamenti n\u00eb shum\u00ebn 54 mij\u00eb euro nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb dokumentacion, kuptohet se kredia q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pron\u00eb, n\u00eb dosjen kall\u00ebzuese thuhet se nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr blerje t\u00eb apartamentit pas marrjes s\u00eb kredis\u00eb n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu huaja bankare e marr\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer brenda nj\u00eb afati 5 vje\u00e7ar, duke krijuar dyshime mbi t\u00eb ardhurat e siguruara p\u00ebr mbylljen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu theksohet m\u00eb tej se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, nuk jan\u00eb pasqyruar sakt\u00eb nga Brunilda Bekteshi, n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb gjat\u00eb fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si komisionere n\u00eb vitin 2017, fakt ky i evidentuar edhe nga SPAK.<\/p>\n<p>Prokurori Pren\u00e7i e mbajti dosjen e Bekteshit nj\u00eb vit n\u00eb dor\u00eb dhe kur publiku pothuajse e kishte harruar si \u00e7\u00ebshtje, befas ka k\u00ebrkuar mbylljen e dosjes. Sipas argumentimit t\u00eb Dritan Pren\u00e7it, gjat\u00eb hetimeve t\u00eb kryera p\u00ebr Bekteshin, nuk ka rezultuar ndonj\u00eb element i vepr\u00ebs penale t\u00eb fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse Prem\u00e7i pranoi mes argumenteve t\u00eb tij e Bekteshi ka mashtruar me deklarimin e pasuris\u00eb dhe ka falsifikuar dokumentet, s\u00ebrish k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ka par\u00eb element\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale. Por, gjykata e hodhi posht\u00eb arsyetimin e tij.<\/p>\n<p><strong>Burimi: Pamfleti.net<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb gjykimin dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb dhjet\u00ebra prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve p\u00ebr fshehje pasurie, por vet\u00eb rezulton m\u00eb e kompromentuar se sa disa nga magjistrat\u00ebt q\u00eb ka shkarkuar. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr an\u00ebtaren e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Vetingut, Brunilda Bekteshi, e cila dyshohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb falsifikim dokumentesh, evazion fiskal, mashtrim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":47642,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[],"class_list":{"0":"post-47824","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=47824"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47824\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/47642"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=47824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=47824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=47824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}