{"id":46261,"date":"2022-05-08T08:47:24","date_gmt":"2022-05-08T06:47:24","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=46261"},"modified":"2022-05-08T08:47:24","modified_gmt":"2022-05-08T06:47:24","slug":"ekonomia-ilegale-e-kanabisit-ja-cfare-do-te-sjelle-legalizimi-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=46261","title":{"rendered":"Ekonomia ilegale e kanabisit, ja \u00e7far\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb legalizimi n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Me q\u00ebllim rritjen e pun\u00ebsimit dhe ekonomis\u00eb, Kryeministri Edi Rama shpalli s\u00eb fundmi nism\u00ebn p\u00ebr legalizimin e kanabisit mjek\u00ebsor. Por nisma e qeveris\u00eb erdhi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kultivimi i kanabisit rekreativ \u00ebsht\u00eb konsoliduar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Investimet n\u00eb procesin e kultivimit, q\u00eb nga farat e deri te kultivar\u00ebt, kan\u00eb rritur prodhimin n\u00eb m\u00eb pak sip\u00ebrfaqe. Kultivimi \u00ebsht\u00eb diversifikuar n\u00eb sht\u00ebpi dhe serra, p\u00ebr t\u00eb shmangur humbjet nga aksioni i policis\u00eb, kurse zinxhiri i p\u00ebrpunimit ka rritur investimet n\u00eb laborator\u00eb q\u00eb prodhojn\u00eb n\u00ebnproduktet vaj dhe \u00e7okollat\u00eb. Vler\u00ebsimet indirekte tregojn\u00eb se grupet e kanabisit po ruajn\u00eb t\u00eb ardhurat mbi 1 miliard euro n\u00eb vit, duke ulur sip\u00ebrfaqen e prodhimit dhe duke rritur produktivitetin. Kanabisi ilegal kontribuon me rreth 10% t\u00eb PBB-s\u00eb dhe ofron pun\u00eb p\u00ebr rreth 20 mij\u00eb persona n\u00eb vit. Bizneset ligjore t\u00eb kanabisit mjek\u00ebsor ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb konkurrohen nga tregu i zi. Si po ndikon modeli ekonomik dhe kapitali njer\u00ebzor tek ekonomia e kanabisit<\/p>\n<p>Me nj\u00eb seriozitet t\u00eb pazakont\u00eb n\u00eb veshje, me smoking t\u00eb zi dhe kollare t\u00eb kuqe, Kryeministri i vendit, Edi Rama, shpalli para gazetar\u00ebve n\u00eb sall\u00ebn kryeministrore m\u00eb 7 prill 2022 legalizimin e kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Vendimi erdhi pas nj\u00eb ankete K\u00ebshillimi Komb\u00ebtar, ku 61% e qytetar\u00ebve q\u00eb u p\u00ebrgjigj\u00ebn ishin dakord p\u00ebr kultivimin e kanabisit, me q\u00ebllim hapjen e nj\u00eb fronti t\u00eb ri pune dhe rritje ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, n\u00eb kodrat dhe malet e vendit jan\u00eb ngritur ndoshta serrat m\u00eb moderne n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr kultivimin e kanabisit rekreativ, i cili \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb deg\u00ebn m\u00eb t\u00eb zhvilluar t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb reale dhe kontribuon me t\u00eb ardhura vjetore gati sa 10% e PBB-s\u00eb komb\u00ebtare dhe angazhon me pun\u00eb rreth 20 mij\u00eb persona n\u00eb vit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt se n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, interesi i kompanive farmaceutike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb kanabisin p\u00ebr trajtime mjek\u00ebsore \u00ebsht\u00eb rritur. Sipas parashikimeve t\u00eb \u201cMarket data Forecast\u201d, vlera globale e kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore pritet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 16,4 miliard\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, nd\u00ebrsa deri n\u00eb vitin 2027 do t\u00eb trefishohet, mbi 46 miliard\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Vendet kudo n\u00eb bot\u00eb kan\u00eb shtuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr legalizimin e kultivimit dhe p\u00ebrdorimit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore, por bizneset n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb po ndeshen me v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ophelia Chong, konsulente e bizneseve q\u00eb kultivojn\u00eb kanabisin e ligjsh\u00ebm n\u00eb Kaliforni, tha p\u00ebr gazet\u00ebn britanike \u201cThe Guardian\u201d se, \u201ctani p\u00ebr tani, e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bizneset legale, t\u00eb licencuara nga shteti t\u00eb jen\u00eb fitimprur\u00ebse, \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tregun ilegal, t\u00eb palicencuar\u201d.<\/p>\n<p>Artan Hoxha, gazetar me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb sektorin e kronik\u00ebs dhe njoh\u00ebs i mir\u00eb i procesit t\u00eb kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike, tha p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se, sa her\u00eb qeveria jon\u00eb flet p\u00ebr legalizimin e kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore, kjo p\u00ebrkthehet n\u00eb \u201cleje\u201d p\u00ebr zgjerimin e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb mbjella me kanabis rekreativ n\u00eb tregun e zi, edhe pse nuk ka asnj\u00eb lidhje me kultivar\u00ebt p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore dhe atyre q\u00eb rriten n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Bizneset do t\u00eb ken\u00eb leverdi n\u00ebse legalizohet kanabisi p\u00ebr q\u00ebllime rekreative, pasi Shqip\u00ebria ka p\u00ebrvoj\u00eb 30-vje\u00e7are dhe ka krijuar nj\u00eb fuqi pun\u00ebtore me njohuri t\u00eb zgjeruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Nga viti n\u00eb vit, produktiviteti i biznesit t\u00eb kanabisit po rritet, tha Hoxha, p\u00ebr shkak t\u00eb sofistikimit t\u00eb investimeve n\u00eb serra, p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb lart\u00eb dhe p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb farave e kultivar\u00ebve me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb tregu.<\/p>\n<p>Prurjet valutore nga eksporti i kanabisit t\u00eb paligjsh\u00ebm kan\u00eb kontribuar n\u00eb plot\u00ebsimin e hendekut valutor q\u00eb krijohet nga deficiti tregtar, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb kontribuuesin kryesor t\u00eb balanc\u00ebs korrente dhe n\u00eb stabilitetin e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit. Nga ana tjet\u00ebr, k\u00ebto t\u00eb ardhura kan\u00eb deformuar modelin e zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb vend, pasi jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara kryesisht n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, duke e penguar ekonomin\u00eb t\u00eb zgjerohet n\u00eb sektor\u00ebt inovator\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb, Rexhep Uka, e cil\u00ebsoi t\u00eb dyshimt\u00eb nism\u00ebn e kultivimit t\u00eb kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore, si nj\u00eb politik\u00eb zhvillimi ekonomik, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb bujq\u00ebsia tradicionale ka ende hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb pashfryt\u00ebzuara. \u201cMe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e arrit\u00ebm kulmin n\u00eb bujq\u00ebsin\u00eb tradicionale dhe tani na mbeti kanabisi?!<\/p>\n<p>E para, d.m.th. bujq\u00ebsia tradicionale, edhe pse me shum\u00eb pak t\u00eb ardhura, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e sh\u00ebndetshme, sepse brenda ka pun\u00ebn! Aspekti social i saj i ka rr\u00ebnj\u00ebt k\u00ebtu e 10000 vjet m\u00eb par\u00eb, kurse kjo e kanabisit \u00ebsht\u00eb si \u2018t\u00eb mbahesh p\u00ebr shkume\u2019, nj\u00eb \u2018bi\u00e7im piramide\u2019, ku familja tradicionale rurale, e as ajo moderne, nuk kan\u00eb vend. Ky prodhim \u00ebsht\u00eb specie botanike, q\u00eb ka teknologjin\u00eb e saj, t\u00eb cil\u00ebn e trajton fitoteknika\u201d, tha zoti Uka.<\/p>\n<p>Kultivimi masiv i kanabisit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, n\u00eb vitet e fundit ka d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb kapitalin njer\u00ebzor. Genci Mu\u00e7ollari drejton \u201cAksion Plus\u201d, nj\u00eb qend\u00ebr q\u00eb ofron ndihm\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdoruesit e drog\u00ebs. Ai tha se n\u00eb vitin 1995, numri i personave 15\u201365 vje\u00e7, q\u00eb kan\u00eb provuar t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb lloj droge rezultonte rreth 5,000, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2022, n\u00eb Shqip\u00ebri, num\u00ebrohen rreth 60 mij\u00eb persona p\u00ebrdorues t\u00eb drogave, ku rreth 7-8 mij\u00eb konsiderohen konsumues problematik\u00eb t\u00eb drogave t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e \u201cAksion Plus\u201d tregojn\u00eb se nga viti 2017 deri n\u00eb vitin 2022, numri i p\u00ebrdoruesve kryesisht t\u00eb kanabisit \u00ebsht\u00eb rritur me 50%, duke arritur n\u00eb 60 mij\u00eb persona nga 40 mij\u00eb pes\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. Aktivitetet e paligjshme t\u00eb kanabisit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb gati nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e t\u00eb burgosurve n\u00eb vend, nd\u00ebrsa zun\u00eb rreth 10% t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve penale, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare.<\/p>\n<p>Po kriminalizohet popullata e re n\u00eb mosh\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb joshur nga fitimet e larta, meshkujt e rinj n\u00eb mosh\u00eb priren p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kultivimin dhe tregtin\u00eb e kanabisit, p\u00ebr shkak t\u00eb pagave mjaft konkurruese me sektor\u00ebt e tjer\u00eb. Fitimet e larta n\u00eb tregun e zi t\u00eb tregtis\u00eb shoq\u00ebrohen edhe nga rreziku i lart\u00eb. Shum\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb merren me kultivimin e kanabisit dhe transportin e tij bien pre e aksioneve t\u00eb policis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kryerjes s\u00eb aktivitetit t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Statistikat e INSTAT tregojn\u00eb se 10% e procedimeve penale nga viti 2015 deri m\u00eb 2020 kishin lidhje me drog\u00ebn, kryesisht aktivitetin e kanabisit. Ka plot raste kur policia ka arrestuar gra n\u00eb mosh\u00eb, pasi ato e kan\u00eb par\u00eb pun\u00ebn n\u00eb parcelat e kanabisit si mjetin e vet\u00ebm p\u00ebr jetes\u00eb. T\u00eb dh\u00ebna nga burgjet tregojn\u00eb se nj\u00eb n\u00eb tre t\u00eb d\u00ebnuar ka lidhje e kanabisin. Kultivimi i k\u00ebsaj bime shtron rrug\u00ebn p\u00ebr strukturimin e krimit dhe eksportin e tij jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Vitet e fundit, grupet shqiptare n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe kan\u00eb nisur t\u00eb rekrutojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb nga Shqip\u00ebria. Mediat britanike raportojn\u00eb se, ata marrin p\u00ebrsip\u00ebr shpenzimet e kalimit ilegal n\u00eb Britani q\u00eb tani kushton rreth 25 mij\u00eb paund nj\u00eb person. Rekrut\u00ebt do ta shlyejn\u00eb koston e kalimit, duke punuar nj\u00eb vit falas n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb ku kultivohet kanabis ose do t\u00eb p\u00ebrdoret duke shitur drog\u00eb n\u00eb tregjet e pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb fitimeve m\u00eb t\u00eb larta se sa nga puna e krahut, mij\u00ebra t\u00eb rinj po zgjedhin t\u00eb largohen n\u00eb Britani kundrejt kostove t\u00eb larta dhe rrezikut t\u00eb madh p\u00ebr jet\u00ebn. INSTAT raportoi se vitin e kaluar, mbi 43 mij\u00eb persona u larguan nga vendi, ku 50% e tyre ishin t\u00eb rinj n\u00ebn mosh\u00ebn 24 vje\u00e7.<\/p>\n<p><strong>Burimi: &#8221;Monitor&#8221;<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me q\u00ebllim rritjen e pun\u00ebsimit dhe ekonomis\u00eb, Kryeministri Edi Rama shpalli s\u00eb fundmi nism\u00ebn p\u00ebr legalizimin e kanabisit mjek\u00ebsor. Por nisma e qeveris\u00eb erdhi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kultivimi i kanabisit rekreativ \u00ebsht\u00eb konsoliduar n\u00eb Shqip\u00ebri. Investimet n\u00eb procesin e kultivimit, q\u00eb nga farat e deri te kultivar\u00ebt, kan\u00eb rritur prodhimin n\u00eb m\u00eb pak sip\u00ebrfaqe. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":36805,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6327,6332],"tags":[],"class_list":{"0":"post-46261","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ekonomi","9":"category-te-fundit"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46261","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=46261"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46261\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=46261"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=46261"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=46261"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}