{"id":46105,"date":"2022-05-03T18:09:46","date_gmt":"2022-05-03T16:09:46","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=46105"},"modified":"2022-05-03T18:09:46","modified_gmt":"2022-05-03T16:09:46","slug":"na-duhet-nje-president-hundelesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=46105","title":{"rendered":"Na duhet nj\u00eb President \u201chund\u00eblesh\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Artan Fuga<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb shpejti brenda disa muajsh do t\u00eb zgjidhet Presidenti i ri i Shqip\u00ebris\u00eb. Gjith\u00e7ka po b\u00ebhet q\u00eb procesi i zgjedhjes t\u00eb degjeneroj\u00eb n\u00eb nj\u00eb em\u00ebrim, q\u00eb t\u00eb duket se nuk kishte rrug\u00eb tjet\u00ebr. Disa tipa kujtojn\u00eb se zgjedhja e Presidentit b\u00ebhet nga populli dhe shfaqen si kandidatura jasht\u00eb Kuvendit. Qesharake! Kurse zgjedhja b\u00ebhet nga Kuvendi me aq vota sa socialist\u00ebt i kan\u00eb.<\/p>\n<p>Opozita, e re, e vjet\u00ebr, e v\u00ebrtet\u00eb apo e pav\u00ebrtet\u00eb, e baz\u00ebs apo e deputet\u00ebve burokrat\u00eb, e ka braktisur \u00e7\u00ebshtjen sikurse braktisi mandatet, zgjedhjet lokale dhe tani gjoja nuk do t\u00eb p\u00ebrlyhet me Presidentin.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri bojkot i proceseve. N\u00eb fakt, opozita e burokracis\u00eb partiake e ka b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb boz\u00eb, sepse deklaron se dashka nj\u00eb President me profil politik!? Tamam aq dhe si e do edhe qeveria.<\/p>\n<p>L\u00ebre po d\u00ebgjojm\u00eb q\u00eb opozitar\u00ebt po thon\u00eb se Presidenti nuk ka pushtet, kot \u00ebsht\u00eb, ceremonial. Pra, nuk ia vlen angazhimi.<\/p>\n<p>E kan\u00eb shitur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ose nuk kan\u00eb k\u00ebllqe ta p\u00ebrballojn\u00eb, ose t\u00eb zhytur n\u00eb poste dhe zgjedhje brenda partis\u00eb, kan\u00eb harruar se ekziston Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Duket sikur Presidenti \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt. N\u00eb fakt k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb ekzekutuar roli dhe statusi i presidentit prej dekadash. Por, Kushtetuta, sado e ka cunguar kompetenc\u00ebn e tij, p\u00ebrs\u00ebri duhet t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb \u201chund\u00eblesh\u201d q\u00eb ta trajtoj\u00eb dhe interpretoj\u00eb Kushtetut\u00ebn ndryshe, si duhet, dhe jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb timide duke ia l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet Kryeministrit. Si?<\/p>\n<p>Po ja, Presidenti si shtetari m\u00eb i lart\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i unitetit t\u00eb kombit, nuk ka p\u00ebrse rri prapa dere kur mbahen mbledhje nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku vendosen fatet e vendit. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb e mbajn\u00eb zbritur nga avioni kur ai duhet t\u00eb jet\u00eb atje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime dhe angazhime nd\u00ebrkomb\u00ebtare? E ka braktisur kot politik\u00ebn e Jashtme. P\u00ebrse t\u00eb rrij\u00eb prapa der\u00ebs?<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i lart\u00eb i interesave komb\u00ebtar\u00eb, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb \u201chund\u00ebleshi\u201d, pra, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb dor\u00eb n\u00eb integrimin evropian. Ministri i Jasht\u00ebm duhet t\u2019i raportoj\u00eb fort edhe atij.<\/p>\n<p>Pal\u00e9 \u00ebsht\u00eb komandant i Forcave t\u00eb Armatosura. T\u00eb gjith\u00eb operacionet ku Shqip\u00ebria integrohet n\u00eb NATO nuk ka se si mos t\u2019i ket\u00eb n\u00ebn kontroll. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb kryeson pal\u00ebn shqiptare n\u00eb negociata p\u00ebr t\u00eb shlyer detyrimet tona ushtarake me NATO-n.<\/p>\n<p>Ai em\u00ebron Kryeministrin dhe qeverin\u00eb. N\u00ebse zgjedhjet nuk jan\u00eb t\u00eb lira, t\u00eb barabarta, t\u00eb fshehta, ai nuk ka p\u00ebrse i \u00e7ertifikon ato. Pra, ka mund\u00ebsi t\u00eb ket\u00eb n\u00ebn survejim edhe proceset elektorale. Kryeministri duhet t\u00eb mendohet mir\u00eb kur shkon p\u00ebr ta mandatuar dhe em\u00ebruar qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Ministrat, pa u bindur se vlejn\u00eb, i kthen pas po t\u00eb doj\u00eb. Pra, k\u00ebrkon t\u00eb propozohen duke marr\u00eb p\u00eblqimin e tij paraprak. Pse pak pushtet \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Presidentin n\u00ebse d\u00ebshiron ta ushtroj\u00eb?<\/p>\n<p>Pal\u00e9 edhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb apo asaj Kushtetuese ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb em\u00ebroj\u00eb. Pra, mund ta shnd\u00ebrroj\u00eb k\u00ebt\u00eb pushtet q\u00eb atje ku luhen fatet e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, t\u00eb ndikoj\u00eb, madje fort.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb inicioj\u00eb indirekt referendume duke b\u00ebr\u00eb aleanca p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me deputet\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe duke i nxitur ata ta \u00e7ojn\u00eb vendimmarrjen n\u00eb popull. E t\u00eb tjera pushtete q\u00eb nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ishin braktisur e l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu pas dore.<\/p>\n<p>Opozita, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb kandidaturat p\u00ebr President t\u00eb dalin n\u00eb seanc\u00eb t\u00eb Kuvendit dhe t\u00eb shpalosin idet\u00eb dhe projektet e tyre p\u00ebr kompetencat e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs t\u00eb Presidentit, fle, fle, fle.<\/p>\n<p>D\u00ebgjohen edhe zara t\u00eb administrat\u00ebs n\u00eb komisione, kurse kandidatura p\u00ebr President nuk ftohen p\u00ebr d\u00ebgjim. Kandidaturat duhet t\u00eb d\u00ebgjohen t\u00eb gjitha, pastaj votimi.<\/p>\n<p>Ne kemi nj\u00eb President q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i fort\u00eb dhe t\u00eb mos i anashkaloj\u00eb pushtetet e tij, por t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb dhe t\u2019i marr\u00eb sipas Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Na duhet nj\u00eb President \u201chund\u00eblesh\u201d. Ky do t\u00eb ishte nj\u00eb President normal. N\u00ebse Presidenti i ardhsh\u00ebm nuk do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u2019i marr\u00eb k\u00ebto kompetenca dhe t\u00eb tjera q\u00eb Kushtetuta nuk ia ndalon, por do t\u2019i fal\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb, sigurisht \u00ebsht\u00eb Kryeministri q\u00eb do t\u2019i rr\u00ebmbej\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pushtetet dhe as do t\u00eb pyes\u00eb se kush fle n\u00eb Pallatin e Brigadave, n\u00eb kafazin prej floriri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga S\u00eb shpejti brenda disa muajsh do t\u00eb zgjidhet Presidenti i ri i Shqip\u00ebris\u00eb. Gjith\u00e7ka po b\u00ebhet q\u00eb procesi i zgjedhjes t\u00eb degjeneroj\u00eb n\u00eb nj\u00eb em\u00ebrim, q\u00eb t\u00eb duket se nuk kishte rrug\u00eb tjet\u00ebr. Disa tipa kujtojn\u00eb se zgjedhja e Presidentit b\u00ebhet nga populli dhe shfaqen si kandidatura jasht\u00eb Kuvendit. Qesharake! Kurse zgjedhja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":16487,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6332],"tags":[6422],"class_list":{"0":"post-46105","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-fundit","8":"tag-artan-fuga"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46105","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=46105"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46105\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=46105"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=46105"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=46105"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}