{"id":45046,"date":"2022-04-01T09:02:18","date_gmt":"2022-04-01T07:02:18","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=45046"},"modified":"2022-04-01T11:34:54","modified_gmt":"2022-04-01T09:34:54","slug":"hyn-ne-fuqi-akti-normativ-kush-abuzon-me-cmimet-gjobitet-nga-2-deri-ne-10-mln-leke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=45046","title":{"rendered":"Sot hyn n\u00eb fuqi akti normativ\/ Kush abuzon me \u00e7mimet gjobitet nga 2 deri n\u00eb 10 mln lek\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7mimet e produkteve t\u00eb shport\u00ebs do t\u00eb monitorohen \u00e7do jav\u00eb nga bordi i transparenc\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcakton marzhin e fitimeve t\u00eb bizneseve.<\/p>\n<p>Subjektet e shumic\u00ebs q\u00eb nuk respektojn\u00eb vendimet e bordit do t\u00eb penalizohen me gjoba deri 10 mln lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr tregtar\u00ebt e vegj\u00ebl masa administrative do t\u00eb jet\u00eb 2 mln lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebritja e shkeljeve do t\u00eb d\u00ebnohet me mbyllje t\u00eb aktivitetit deri n\u00eb sekuestrimin e mallit.<\/p>\n<p>N\u00eb Fletoren Zyrtare \u00ebsht\u00eb botuar akti normativ \u201cP\u00ebr transparenc\u00ebn dhe monitorimin e \u00e7mimeve p\u00ebr disa produkte ushqimore baz\u00eb dhe produkte t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to, si pasoj\u00eb e situat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb treg\u201d n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 101 t\u00eb Kushtetut\u00ebs i miratuar nga qeveria. Akti normativ p\u00ebrcakton se bordi do t\u00eb monitoroj\u00eb \u00e7do jav\u00eb \u00e7mimet e produkteve, sipas list\u00ebs s\u00eb miratuar prej tij dhe do t\u00eb vendos\u00eb marzhin e fitimit.<\/p>\n<p>Bordi \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm t\u00eb zbatohet nga t\u00eb gjitha subjektet dhe zbatimi i tyre monitorohet nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve, n\u00ebp\u00ebrmjet verifikimit t\u00eb faturave t\u00eb l\u00ebshuara nga subjektet gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb situat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Sipas rastit, Bordi mund t\u00eb vendos\u00eb krijimin e nj\u00eb task-force, me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve, Inspektorati Shtet\u00ebror i Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Tregut dhe Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit.<\/p>\n<p>Sakaq ndaj bizneseve tregtuese t\u00eb produkteve t\u00eb shport\u00ebs q\u00eb nuk respektojn\u00eb marzhin e fitimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga bordi i transparenc\u00ebs do t\u00eb zbatohen masa administrative deri n\u00eb pezullimin e aktivitetit dhe sekuestrimin e mallit kur shkelja p\u00ebrs\u00ebritet.<\/p>\n<p>Konkretisht p\u00ebr subjektet e tregtimit me shumic\u00eb t\u00eb produkteve ushqimore baz\u00eb dhe produkteve t\u00eb lidhura me to d\u00ebnohen me gjob\u00eb, n\u00eb mas\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa subjektet e tregtimit me pakic\u00eb t\u00eb produkteve ushqimore baz\u00eb dhe produkteve t\u00eb lidhura me to d\u00ebnohen me gjob\u00eb, n\u00eb mas\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Akti Normativ p\u00ebrcakton nd\u00ebr t\u00eb tjera se t\u00eb gjitha subjektet jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb marrin masa p\u00ebr mbajtjen e rezervave deri n\u00eb 3 muaj ose n\u00eb p\u00ebrputhje me jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e produktit, me q\u00ebllim garantimin e popullat\u00ebs me furnizime.<\/p>\n<p><strong>Akti Normativ<\/strong><\/p>\n<p>Neni 1 Objekti i k\u00ebtij akti normativ \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi i rregullave p\u00ebr transparenc\u00ebn dhe monitorimin e \u00e7mimit t\u00eb disa produkteve ushqimore baz\u00eb dhe produkteve t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to si pasoj\u00eb e situat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb treg, n\u00eb zbatim t\u00eb pik\u00ebs 3, t\u00eb nenit 11, dhe t\u00eb pik\u00ebs 1, t\u00eb nenit 17, t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Neni 2 Situata e ve\u00e7ant\u00eb 1.Situat\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb kuptim t\u00eb k\u00ebtij akti normativ, jan\u00eb t\u00eb gjitha ato raste, t\u00eb cilat krijojn\u00eb situat\u00eb emergjente kur tregu i disa produkteve ushqimore baz\u00eb dhe produkteve t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to, sipas list\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Bordi, karakterizohet nga:<\/p>\n<ol>\n<li>a) rritja e ndjeshme e \u00e7mimit t\u00eb tyre n\u00eb treg;<\/li>\n<li>b) ulja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme e importeve mesatare t\u00eb produkteve ushqimore baz\u00eb dhe produkteve t\u00eb lidhura me to, n\u00eb krahasim me importet mesatare mujore t\u00eb vitit kalendarik pararend\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb mungesave n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar;<\/li>\n<li>c) mungesa e produkteve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb argumentuar n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb pasojat e pafavorshme t\u00eb shkaktuara nga kjo situat\u00eb nuk mund t\u00eb shmangen a t\u00eb parandalohen pa p\u00ebrcaktimin e masave, n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb akt normativ;<\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00e7) \u00e7do situat\u00eb tjet\u00ebr e krijuar n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar, e cila ka sjell\u00eb deformime n\u00eb tregun vendas. 2. Situata e ve\u00e7ant\u00eb shpallet me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>Neni 3 Bordi i Transparenc\u00ebs dhe Monitorimit t\u00eb \u00c7mimeve t\u00eb Tregtimit me Shumic\u00eb\/Pakic\u00eb t\u00eb produkteve ushqimore baz\u00eb dhe produkteve t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to<\/p>\n<p>1.Me shpalljen e situat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ngrihet dhe funksionon Bordi i Transparenc\u00ebs dhe Monitorimit t\u00eb \u00c7mimeve t\u00eb Tregtimit me Shumic\u00eb\/Pakic\u00eb t\u00eb produkteve ushqimore baz\u00eb dhe produkteve t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to, n\u00eb vijim, Bordi.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>Bordi ka n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje:<\/li>\n<li>a) ministrin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat dhe ekonomin\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit;<\/li>\n<li>b) ministrin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb;<\/li>\n<li>c) drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Tatimeve; \u00e7) drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Doganave;<\/li>\n<li>d) drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit;<\/li>\n<li>dh) 6 (gjasht\u00eb) p\u00ebrfaq\u00ebsues nga shoq\u00ebrit\u00eb e tregtimit t\u00eb produkteve;<\/li>\n<li>e) 1 (nj\u00eb) p\u00ebrfaq\u00ebsues nga ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr financat, n\u00eb nivel drejtuesi t\u00eb lart\u00eb; \u00eb) 1 (nj\u00eb) p\u00ebrfaq\u00ebsues nga ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, n\u00eb nivel drejtuesi t\u00eb lart\u00eb.<\/li>\n<li>Bordi mund t\u00eb ftoj\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb mbledhjet e tij edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb nga institucione shtet\u00ebrore, ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs apo grupe interesi.<\/li>\n<li>Bordi merr vendime me shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij. N\u00eb rastet e konfliktit t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shoq\u00ebrive, ndaj t\u00eb cilave merret mas\u00eb administrative, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi merr pjes\u00eb pa t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb mbledhjen e Bordit dhe p\u00ebrjashtohet nga vendimmarrja.<\/li>\n<li>Sekretariati i Bordit p\u00ebrb\u00ebhet nga struktura p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr politikat ekonomike dhe fiskale, n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave dhe Ekonomis\u00eb, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues nga strukturat e administrat\u00ebs doganore.<\/li>\n<\/ol>\n<p>6 (gjasht\u00eb) p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e subjekteve t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga shoqatat e biznesit dhe grupet e interesit, d\u00ebrgojn\u00eb emrat e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre te sekretariati i Bordit.<\/p>\n<ol start=\"7\">\n<li>Mbledhjet e Bordit thirren me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb Bordit. Njoftimi p\u00ebr mbledhje duhet t\u00eb kryhet t\u00eb pakt\u00ebn 2 (dy) or\u00eb para mbledhjes.<\/li>\n<li>Mbledhjet e Bordit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e organit kolegjial gjat\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb gjendjes s\u00eb situat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, realizohen edhe on-line, n\u00ebp\u00ebrmjet mjeteve t\u00eb komunikimit elektronik\/telepun\u00ebs.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Neni 4 Kompetencat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Bordit Bordi ka k\u00ebto kompetenca dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi:<\/p>\n<ol>\n<li>a) t\u00eb miratoj\u00eb list\u00ebn e produkteve ushqimore baz\u00eb dhe produkteve t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to, p\u00ebr t\u00eb cilat zbatohet situata e ve\u00e7ant\u00eb;<\/li>\n<li>b) t\u00eb zbatoj\u00eb metodologjin\u00eb e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr vendosjen me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb marzhit t\u00eb fitimit;<\/li>\n<li>c) t\u00eb vendos\u00eb marzhin e fitimit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb monitorimit t\u00eb \u00e7mimeve p\u00ebr produktet ushqimore baz\u00eb dhe produktet e tjera t\u00eb lidhura me to, si pasoj\u00eb e situat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb treg;<\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00e7) t\u00eb njoftoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike, sipas vendimeve t\u00eb Bordit, marzhin e fitimit, t\u00eb cilat publikohen n\u00eb Qendr\u00ebn e Botimeve Zyrtare dhe n\u00eb nj\u00eb seksion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb ministris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe bujq\u00ebsin\u00eb. Vendimet e marra nga Bordi i fillojn\u00eb efektet dit\u00ebn pasardh\u00ebse ose sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb vendimit t\u00eb Bordit;<\/p>\n<ol>\n<li>d) t\u2019i propozoj\u00eb struktur\u00ebs p\u00ebrgjegj\u00ebse marrjen e masave administrative, sipas shkronj\u00ebs \u201cc\u201d, t\u00eb nenit 7, dhe pik\u00ebs 3, t\u00eb nenit 8, t\u00eb k\u00ebtij akti normativ, q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren ndaj subjekteve n\u00eb rast shkeljeje t\u00eb parashikimeve t\u00eb k\u00ebtij akti normativ;<\/li>\n<li>dh) \u00e7do kompetenc\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb vler\u00ebsohet e nevojshme, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij akti normativ.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Neni 5 Strukturat p\u00ebr monitorimin e zbatimit t\u00eb vendimeve t\u00eb Bordit Marzhi i fitimit i vendosur nga Bordi \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm t\u00eb zbatohet nga t\u00eb gjitha subjektet dhe zbatimi i tyre monitorohet nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve, n\u00ebp\u00ebrmjet verifikimit t\u00eb faturave t\u00eb l\u00ebshuara nga subjektet gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb situat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Sipas rastit, Bordi mund t\u00eb vendos\u00eb krijimin e nj\u00eb task-force, me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve, Inspektorati Shtet\u00ebror i Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Tregut dhe Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit.<\/p>\n<p>Neni 6 Vlera e produkteve ushqimore baz\u00eb dhe produkteve t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to 1. Bordi \u00e7do jav\u00eb monitoron vler\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb produkteve, sipas list\u00ebs s\u00eb miratuar prej tij, dhe vendos marzhin e fitimit.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong>Vlera e \u00e7mimit p\u00ebrb\u00ebhet:<\/strong><\/li>\n<li>a) nga \u00e7mimi i d\u00ebrguar nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Doganave, sipas origjin\u00ebs s\u00eb produkteve;<\/li>\n<li>b) nga marzhi i fitimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Bordi, p\u00ebr subjektet e importit dhe prodhimit, mbi \u00e7mimin e p\u00ebrllogaritur sipas shkronj\u00ebs \u201ca\u201d, t\u00eb k\u00ebsaj pike, n\u00eb t\u00eb cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi;<\/li>\n<li>c) nd\u00ebrsa p\u00ebr subjektet e tregtimit me pakic\u00eb, nga marzhi i fitimit i p\u00ebrcaktuar nga Bordi, mbi \u00e7mimin e p\u00ebrllogaritur, sipas shkronjave \u201ca\u201d, dhe \u201cb\u201d, t\u00eb k\u00ebsaj pike, n\u00eb t\u00eb cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Neni 7 Masat e ve\u00e7anta administrative N\u00eb rast t\u00eb mosrespektimit t\u00eb marzhit t\u00eb fitimit t\u00eb vendosur nga Bordi p\u00ebr produktet ushqimore baz\u00eb dhe produktet e tjera t\u00eb lidhura me to zbatohen sanksionet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<ol>\n<li>a) Subjektet e tregtimit me shumic\u00eb t\u00eb produkteve ushqimore baz\u00eb dhe produkteve t\u00eb lidhura me to d\u00ebnohen me gjob\u00eb, n\u00eb mas\u00ebn 10 (dhjet\u00eb) milion\u00eb lek\u00eb;<\/li>\n<li>b) Subjektet e tregtimit me pakic\u00eb t\u00eb produkteve ushqimore baz\u00eb dhe produkteve t\u00eb lidhura me to d\u00ebnohen me gjob\u00eb, n\u00eb mas\u00ebn 2 (dy) milion\u00eb lek\u00eb;<\/li>\n<li>c) N\u00eb rast p\u00ebrs\u00ebritjeje, masave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb shkronjat \u201ca\u201d dhe \u201cb\u201d, t\u00eb k\u00ebtij neni, i shtohet edhe pezullimi i ushtrimit t\u00eb aktivitetit dhe sekuestrimi i produkteve n\u00eb gjendje inventari.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Neni 8 Masat me karakter detyrues T\u00eb gjitha subjektet, q\u00eb importojn\u00eb dhe\/ose prodhojn\u00eb produkte, objekt i k\u00ebtij akti normativ, jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb marrin masa dhe t\u00eb ofrojn\u00eb furnizim t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimet e Bordit.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>T\u00eb gjitha subjektet q\u00eb tregtojn\u00eb produkte me shumic\u00eb, objekt i k\u00ebtij akti normativ, t\u00eb nevojshme p\u00ebr furnizimin e popullat\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb marrin masa p\u00ebr mbajtjen e rezervave q\u00eb tregtojn\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 3-mujore ose n\u00eb p\u00ebrputhje me jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e produktit, me q\u00ebllim p\u00ebrballimin e situat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb treg.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Produktet e blera, me q\u00ebllim furnizimin e popullat\u00ebs, n\u00eb rastet kur me p\u00ebrfundimin e situat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb treg, nuk jan\u00eb shitur n\u00eb tregun e lir\u00eb, mund t\u2019i shiten Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Rezervave Materiale t\u00eb Shtetit, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb subjektit dhe sipas fatur\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebto produkte jan\u00eb bler\u00eb.<\/p>\n<p>Rregullat dhe procedurat p\u00ebr blerjen e k\u00ebtyre produkteve nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Rezervave Materiale t\u00eb Shtetit p\u00ebrcaktohen me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, me propozim t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat dhe ministrit t\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li>Mosmarrja e masave nga subjektet private, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb pikave 1 dhe 2, t\u00eb k\u00ebtij neni, d\u00ebnohet sipas shkronjave \u201ca\u201d dhe \u201cb\u201d, t\u00eb nenit 7, t\u00eb k\u00ebtij akti normativ, dhe k\u00ebto subjekte p\u00ebrjashtohen nga procedurat e prokurimit publik p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 3-vje\u00e7are nga Agjencia e Prokurimit Publik.<\/li>\n<li>T\u00eb gjitha institucionet shtet\u00ebrore, q\u00eb do t\u00eb zhvillojn\u00eb procedura prokurimi p\u00ebr produktet e miratuara me vendim Bordi, duhet t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb parashikimet e k\u00ebtij akti normativ, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb situat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Neni 9 Organet kompetente p\u00ebr dh\u00ebnien e masave administrative T\u00eb drejt\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb masave administrative me gjob\u00eb, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb nenit 7, t\u00eb k\u00ebtij akti normativ, e ka Drejtoria e P\u00ebrgjithshme Tatimeve.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve p\u00ebr shkeljet e konstatuara, q\u00eb lidhen me masat administrative me gjob\u00eb, sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb nenit 7, t\u00eb k\u00ebtij akti normativ, vepron me dh\u00ebnien e mas\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse brenda 5 (pes\u00eb) dit\u00ebve nga data e konstatimit t\u00eb shkeljeve.<\/li>\n<li>Shkeljet e konstatuara nga Inspektorati Shtet\u00ebror i Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Tregut dhe Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit, q\u00eb lidhen me mas\u00ebn administrative me gjob\u00eb, sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb nenit 7, t\u00eb k\u00ebtij akti normativ, i d\u00ebrgohen brenda 24 (nj\u00ebzet e kat\u00ebr) or\u00ebve Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve, e cila vepron brenda 5 (pes\u00eb) dit\u00ebve nga marrja e k\u00ebrkes\u00ebs, me dh\u00ebnien e mas\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb propozuar.<\/li>\n<li>Shkeljet e konstatuara nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve, Inspektorati Shtet\u00ebror i Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Tregut dhe Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit, q\u00eb lidhen me mas\u00ebn administrative \u201cpezullim aktiviteti dhe sekuestrim t\u00eb produkteve gjendje inventari\u201d, i d\u00ebrgohen brenda 48 (dyzet e tet\u00eb) or\u00ebve Bordit. Me marrjen e k\u00ebrkes\u00ebs, Bordi merr vendim lidhur me mas\u00ebn administrative \u201cpezullim aktiviteti dhe sekuestrim t\u00eb produkteve gjendje inventari\u201d.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Vendimi i Bordit i d\u00ebrgohet p\u00ebr ekzekutim dhe fillimin e procedur\u00ebs p\u00ebr pezullim aktiviteti Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit dhe administrat\u00ebs tatimore p\u00ebr sekuestrimin e produkteve n\u00eb gjendje inventari. Akti administrativ i pezullimit t\u00eb aktivitetit dhe sekuestrimit t\u00eb produkteve gjendje inventari merret nga organi kompetent brenda 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebve nga data e konstatimit t\u00eb shkeljes.<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li>Gjobat e dh\u00ebna, sipas k\u00ebtij akti normativ, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb titull ekzekutiv. Modeli i tyre p\u00ebrcaktohet nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve.<\/li>\n<li>Gjobat e mbledhura, sipas k\u00ebtij akti normativ, derdhen 100% n\u00eb buxhetin e shtetit.<\/li>\n<li>Shqyrtimi dhe dh\u00ebnia e masave administrative b\u00ebhen n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet e Kodit t\u00eb Procedurave Administrative.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Neni 10 Koh\u00ebzgjatja dhe zbatimi Parashikimet e k\u00ebtij akti normativ zbatohen p\u00ebr aq koh\u00eb sa zgjat periudha e situat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb treg.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>Zbatimi i parashikimeve t\u00eb k\u00ebtij akti normativ fillon me shpalljen e situat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. P\u00ebrfundimi i situat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebrcaktohet me vendim t\u00eb Bordit.<\/li>\n<li>N\u00eb \u00e7do rast, ky akt normativ nuk p\u00ebrjashton aplikimin e legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e s\u00ebmundjeve infektive apo akteve t\u00eb tjera ligjore, p\u00ebr aq koh\u00eb sa nuk jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat e k\u00ebtij akti normativ.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Neni 11 Ankimi ndaj masave administrative Masat administrative me gjob\u00eb, t\u00eb vendosura sipas k\u00ebtij akti normativ, ankimohen sipas parashikimeve t\u00eb Kodit t\u00eb Procedurave Administrative, nd\u00ebrsa masat administrative me pezullim aktiviteti dhe sekuestrim t\u00eb produkteve gjendje inventari ankimohen n\u00eb gjykat\u00ebn kompetente p\u00ebr shqyrtimin e mosmarr\u00ebveshjeve administrative, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Neni 12 Dispozit\u00eb kalimtare Me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij akti normativ shpallet edhe situata e ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 2, t\u00eb k\u00ebtij akti normativ, dhe fillojn\u00eb t\u00eb zbatohen t\u00eb gjitha dispozitat e k\u00ebtij akti normativ.<\/p>\n<p>Neni 13 Hyrja n\u00eb fuqi Ky akt normativ hyn n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb dhe botohet n\u00eb Fletoren Zyrtare.<\/p>\n<p><strong>Burimi: &#8216;Monitor&#8217;<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7mimet e produkteve t\u00eb shport\u00ebs do t\u00eb monitorohen \u00e7do jav\u00eb nga bordi i transparenc\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcakton marzhin e fitimeve t\u00eb bizneseve. Subjektet e shumic\u00ebs q\u00eb nuk respektojn\u00eb vendimet e bordit do t\u00eb penalizohen me gjoba deri 10 mln lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr tregtar\u00ebt e vegj\u00ebl masa administrative do t\u00eb jet\u00eb 2 mln lek\u00eb. P\u00ebrs\u00ebritja e shkeljeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":30236,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6327,6332],"tags":[],"class_list":{"0":"post-45046","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-ekonomi","8":"category-te-fundit"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45046","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=45046"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45046\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=45046"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=45046"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=45046"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}