{"id":44644,"date":"2022-03-18T17:24:52","date_gmt":"2022-03-18T16:24:52","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=44644"},"modified":"2022-03-18T17:24:52","modified_gmt":"2022-03-18T16:24:52","slug":"cmendet-cmimi-i-vajit-autoriteti-i-konkurrences-hap-hetimet-per-kompanite-abuzuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=44644","title":{"rendered":"&#8220;\u00c7mendet&#8221; \u00e7mimi i vajit, Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs hap hetimet p\u00ebr kompanit\u00eb abuzuese"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: left;\">Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs ka hapur hetimin e thelluar p\u00ebr kompanit\u00eb AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 \u2013 GRUP SHPK, Eqerem \u2013 934 SHPK, FERRA&amp;CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK n\u00eb tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumic\u00eb t\u00eb vajit vegjetal, pasi \u00e7mimi i vajti n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontrolluar dit\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Hetimi i thelluar p\u00ebrfshin periudh\u00ebn kohore nga 20 maj 2021 deri n\u00eb 18 mars 2022.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs, me Vendimin nr.870 ka vendosur sot \u201cP\u00ebr hapjen e procedur\u00ebs s\u00eb hetimit t\u00eb thelluar ndaj nd\u00ebrmarrjeve AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 \u2013 GRUP SHPK, Eqerem \u2013 934 SHPK, FERRA&amp;CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK n\u00eb tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumic\u00eb t\u00eb vajit vegjetal\u201d.<\/p>\n<p>Disa muaj m\u00eb par\u00eb, me vendimet nr.803 dat\u00eb 28.05.2021 dhe nr.803, dat\u00eb 28.05.2021 Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs kishte vendosur \u201cP\u00ebr hapjen e procedur\u00ebs s\u00eb hetimit paraprak n\u00eb tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumic\u00eb t\u00eb vajit vegjetal p\u00ebr periudh\u00ebn kohore 1 tetor 2020 deri n\u00eb 20 maj 2021\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe hetimore 8 mujore, u p\u00ebrcaktua se: tregu p\u00ebrkat\u00ebs i produktit p\u00ebrfshin: (i) Tregun e Importit t\u00eb Vajit Vegjetal; (ii) Tregun e Prodhimit\/Ambalazhimit t\u00eb Vajit Vegjetal; (iii)Tregun e Shitjes me Shumic\u00eb t\u00eb Vajit Vegjetal. Tregu p\u00ebrkat\u00ebs i produktit \u00ebsht\u00eb vaji i lulediellit.<\/p>\n<p>Tregu gjeografik do t\u00eb konsiderohet territori i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza e tregut t\u00eb shitjes me shumic\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1 tetor 2020 \u2013 20 maj 2021 rezulton se, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb treg mesatarisht i p\u00ebrqendruar me nj\u00eb HHI n\u00eb vler\u00ebn 1506, ku PDF ka 24%, Devi \u2013 20 GRUP ka 18%, GLOBCOM ka 18%, Bomira ka 11%, Ferra&amp;Co ka 9%, Kriket-1 ka 6%, Eqerem-934 ka 6% dhe Teuta ka 2%. Pjes\u00ebt e tregut t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve n\u00eb tregun me shumic\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla krahasuar me tregun e importit duke qen\u00eb s\u00eb tregu me shumic\u00eb zmadhohet duke b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb edhe prodhuesit\/ambalazhuesit e vajit vegjetal.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb hetimit paraprak t\u00eb sip\u00ebrcituar dhe shqet\u00ebsimeve n\u00eb media, Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs me urdhrin nr. 190 prot., dat\u00eb 11.03.2022 dhe urdhrin nr. 190\/2 prot., dat\u00eb 16.03.2022 vendosi s\u00ebrish n\u00ebn monitorim tregun e tregtimit t\u00eb vajit vegjetal (shumic\u00eb dhe pakic\u00eb) nga ku rezultoi se:<\/p>\n<p>\u2013 Gjat\u00eb monitorimit n\u00eb tregun e shumic\u00ebs t\u00eb vajit vegjetal pran\u00eb nd\u00ebrmarrjeve Agro Blend SHPK dhe Ferra&amp;Co SHPK \u00ebsht\u00eb konstatuar s\u00eb \u00e7mimet p\u00ebr produktin e vajit vegjetal kan\u00eb pasur rritje gjat\u00eb vitit 2022.<br \/>\n\u2013 Gjat\u00eb monitorimit t\u00eb tregut t\u00eb pakic\u00ebs p\u00ebr vajin vegjetal rezulton se p\u00ebr markat Gold (Teuta), Diamond (Agro Blend), King (Ferra&amp;CO), Floriol (Devi-20 Grup) \u00e7mimi gjat\u00eb periudh\u00ebs shkurt \u2013 mars ka pasur trend rrit\u00ebs. Konkretisht vaji Gold shitet me 329 lek\u00eb me TVSH, Diamond me 335 lek\u00eb me TVSH, King me 315 lek\u00eb me TVSH dhe Floriol me 319 lek\u00eb me TVSH.<\/p>\n<p>Nga informacioni i administruar nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Doganave, p\u00ebr periudh\u00ebn 1 janar 2022 \u2013 11 mars 2022, nd\u00ebr t\u00eb tjera u konstatua se:<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7mimi mesatar mujor i importit n\u00eb muajin janar 2022 ka qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 199.23 lek\u00eb\/litri dhe n\u00eb mars 2022 \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb vler\u00ebn 208.54 lek\u00eb\/litri.<br \/>\n\u2013 \u00c7mimi i vajit vegjetal rezulton se \u00ebsht\u00eb rritur gati me 7.5% nga muaji shkurt 2022.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, rezulton se rritja n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn janar \u2013 mars 2022 e \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb vajit vegjetal nga nd\u00ebrmarrjet AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 \u2013 GRUP SHPK, Eqerem \u2013 934 SHPK, FERRA&amp;CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK, mund t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 4 t\u00eb ligjit nr. 9121, dat\u00eb 28.07.2003, \u201cP\u00ebr mbrojtjen e konkurrenc\u00ebs\u201d, i ndryshuar, n\u00eb kuptim t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb ndaluar apo sjellje t\u00eb bashk\u00ebrenduar t\u00eb k\u00ebtyre nd\u00ebrmarrjeve.<\/p>\n<p>Komisioni i Konkurrenc\u00ebs, bazuar n\u00eb nenin 4, nenin 24, shkronja (d), nenin 26 dhe nenin 43 t\u00eb ligjit nr. 9121, dat\u00eb 28.07.2003 \u201cP\u00ebr mbrojtjen e konkurrenc\u00ebs\u201d, vendosi Hapjen e procedur\u00ebs s\u00eb hetimit t\u00eb thelluar ndaj nd\u00ebrmarrjeve AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 \u2013 GRUP SHPK, Eqerem \u2013 934 SHPK, FERRA&amp;CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK n\u00eb tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumic\u00eb t\u00eb vajit vegjetal.<\/p>\n<p>Hetimi i thelluar p\u00ebrfshin periudh\u00ebn kohore nga 20 maj 2021 deri n\u00eb 18 mars 2022.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs ka hapur hetimin e thelluar p\u00ebr kompanit\u00eb AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 \u2013 GRUP SHPK, Eqerem \u2013 934 SHPK, FERRA&amp;CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK n\u00eb tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumic\u00eb t\u00eb vajit vegjetal, pasi \u00e7mimi i vajti n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":30236,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6327,6332],"tags":[17425],"class_list":{"0":"post-44644","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-ekonomi","8":"category-te-fundit","9":"tag-autoriteti-i-konkurrences-hap-hetimet-per-kompanite-abuzuese"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/44644","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=44644"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/44644\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=44644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=44644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=44644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}