{"id":43764,"date":"2022-02-16T18:03:40","date_gmt":"2022-02-16T17:03:40","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=43764"},"modified":"2022-02-16T18:03:40","modified_gmt":"2022-02-16T17:03:40","slug":"pse-rama-qe-nga-shba-po-nis-per-burg-ca-nga-bashkepunetoret-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=43764","title":{"rendered":"Pse Rama q\u00eb nga SHBA, po nis \u2018p\u00ebr burg\u2019 ca nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga ALF<\/strong><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-right \"><\/div>\n<\/div>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas \u00a0takimit me Sekretarin e Shtetit Blinken n\u00eb Uashington, kryeministri Edi Rama, u shfaq\u00a0 n\u00eb studion e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me shefin e Sh\u00ebrbimit Shqip, Arben Xhixho.<\/p>\n<p>Pasi\u00a0 harxhoi shum\u00eb minuta n\u00eb pozicionin e \u201cliderit global\u201d duke folur p\u00ebr rolin e Shqip\u00ebris\u00eb si an\u00ebtarja m\u00eb e re n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit, p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Ukrain\u00eb, NATO-n, Ballkanin etj, gazetari Xhixho i b\u00ebri disa pyetje p\u00ebr ta zbritur n\u00eb realitetin e vendit q\u00eb drejton.<\/p>\n<p>Ky bllok nisi me situat\u00ebn e korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, ndaj VOA e pyeti:\u00a0<strong><em>Korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri vazhdon t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeverisjes. P\u00ebrse administrata juaj nuk ka qen\u00eb m\u00eb e suksesshme n\u00eb luft\u00ebn ndaj k\u00ebtij fenomeni, ndaj korrupsionit?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb moment kur \u201clideri global\u201d p\u00ebrtypet, \u00e7`fryhet dhe nis e flet si udh\u00ebheq\u00ebs normal.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se prania e korrupsionit n\u00eb sistemin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e padiskutueshme, e padyshueshme, e pav\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje. Por-shton ai- lufta kund\u00ebr korrupsionit q\u00eb ne kemi organizuar \u00ebsht\u00eb pa diskutim nj\u00eb luft\u00eb e cila e ka atakuar korrupsionin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>Pastaj vazhdon me alibin\u00eb e tij t\u00eb zakonshme se po b\u00ebjm\u00eb Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe e mbyll me fjalin\u00eb q\u00eb ka 9 vite me t\u00eb cil\u00ebn i v\u00eb n\u00eb gjum\u00eb shqiptar\u00ebt:\u00a0<strong><em>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00ebn e vet dhe durimin e vet!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Edi Rama dhe qeverit\u00eb e tij e kan\u00eb pasur m\u00eb shum\u00eb se kushdo n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb pluraliste koh\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin, por n\u00eb fakt duke iu referuar vet\u00ebm raporteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb vet\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, kjo koh\u00eb \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar me efikasitet p\u00ebr ta thelluar at\u00eb dhe madje, p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar nga nj\u00eb skem\u00eb \u201ckap \u00e7a t\u00eb kap\u00ebsh\u201d q\u00eb ishte p\u00ebrpara se ai t\u00eb vinte n\u00eb pushtet, n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb planifikuar n\u00eb \u00e7do veprimtari t\u00eb qeveris\u00eb dhe shtetit.<\/p>\n<p>Pasi gazetari Xhixho e pikas q\u00eb Rama po rr\u00ebshqet te kjo tem\u00eb, i b\u00ebn nj\u00eb pyetje edhe m\u00eb konkrete:<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><strong><em>Megjithat\u00eb, gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit, sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr Transparency International, Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb pak p\u00ebrparim. Pra dhjet\u00eb vjet ndoshta mund t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb. \u00cbsht\u00eb ngritur vet\u00ebm me dy pik\u00eb. Pothuajse nj\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb vend num\u00ebro do thoja. P\u00ebrse \u00ebsht\u00eb kaq e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Dhe vjen rr\u00ebshqitja radh\u00ebs e mjesht\u00ebrit t\u00eb shmangies s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb:<\/p>\n<p><strong>Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje metodologjish. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje indeksimesh q\u00eb b\u00ebhen bazuar n\u00eb metodologji t\u00eb ndryshme. Dhe p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs un\u00eb kam m\u00ebsuar bashk\u00eb me eksperienc\u00ebn, t\u00eb mos i marr t\u00eb mir\u00ebqena deri n\u00eb fund t\u00eb gjitha k\u00ebto lloj indeksesh q\u00eb publikohen\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Por gazetari Xhixho nuk dor\u00ebzohet kollaj, ndaj edhe k\u00ebmb\u00ebngul<em>:\u00a0<strong>K\u00ebto pasqyrojn\u00eb realitetin, apo jo? Ju vet\u00eb sapo e pranuat.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>As Rama nuk jepet kollaj nga k\u00ebto pyetje q\u00eb ndoshta gazetarit t\u00eb VOA i duken si \u201cme spec\u201d, por Edi Ram\u00ebs i duken si flladitjet n\u00eb studio televizive n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p><strong><em>Jo, un\u00eb nuk pranova k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb pranova q\u00eb as mund t\u00eb vihet n\u00eb dyshim q\u00eb korrupsioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb. Nuk diskutohet kjo, sepse ne nuk kemi ende nj\u00eb shtet modern, t\u00eb mir\u00eborganizuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e vet. Dhe p\u00ebr sa koh\u00eb mungon kjo, p\u00ebr aq koh\u00eb sistemet jan\u00eb t\u00eb penetrueshme nga forca e korrupsionit. Por, ajo q\u00eb po thosha \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebto un\u00eb t\u00eb gjitha i marr me rezerv\u00eb. Boll t\u00eb shikojm\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi me raportin \u201cDoing business\u201d, nj\u00eb raport i cili u pezullua edhe nga vet\u00eb financuesi i tij i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, Banka Bot\u00ebrore, sepse rezultoi nj\u00eb raport i influencuar nga korrupsioni. K\u00ebshtu q\u00eb nuk dua t\u00eb v\u00eb asnj\u00eb hije dyshimi tek askush, por thjesht dua t\u00eb them q\u00eb un\u00eb nuk i marr k\u00ebto raporte si t\u00eb mir\u00ebqena 100%. Sigurisht ato jan\u00eb indikative, sigurisht ato kan\u00eb vler\u00ebn e tyre. Ne i studiojm\u00eb t\u00eb gjitha. Por, ne i referohemi fakteve konkrete dhe jo llafeve t\u00eb bazuara pastaj n\u00eb metodologjira q\u00eb jan\u00eb, sipas meje, t\u00eb dala kohe dhe mode\u201d, vazhdon q\u00eb t\u00eb mohoj\u00eb me vet\u00ebmohim p\u00ebr tu pasur zili edhe raportet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e korrupsionit q\u00eb prodhon qeveria e tij.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Loja me kungulleshka, Xhixho-Rama, e ke se ke (korrupsionin), vazhdon edhe p\u00ebr disa minuta deri sa gazetari nervozohet pak\u00ebz dhe kalon nga \u201ce p\u00ebrgjithshmja\u201d n\u00eb histori konkrete mega-korrupsioni e cilat po hetohen aktualisht, Incenerator\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong><strong><em>Le t\u2019ju b\u00ebj nj\u00eb pyetje m\u00eb konkrete. N\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebto dit\u00eb po kryhen dy hetime paralele. Nj\u00eb nga parlamenti, komisioni hetimor parlamentar, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr incinerator\u00ebt, dhe nj\u00eb tjet\u00ebr nga SPAK-u. Pa dyshim k\u00ebto do b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre. Por pyetja ime ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb (me) p\u00ebrse n\u00eb Shqip\u00ebri disa veprime q\u00eb dyshohen tashm\u00eb q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb shkelje me ligjet p\u00ebr dh\u00ebnien e kontratave nuk paraprihen, nuk parandalohen, nuk kapen p\u00ebrpara nga vet\u00eb strukturat. N\u00eb qoft\u00eb se kjo, ose ajo tjet\u00ebr ministri n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb, si shpjegohet q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb hallk\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb lloj shkelje, por kan\u00eb kaluar gj\u00ebrat madje me shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse, derisa jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontratat p\u00ebr t\u00eb cilat sot mendohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga aferat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha korruptive n\u00eb vendin tuaj<\/em><\/strong>\u201d, e pyet ai.<\/p>\n<p>Rama g\u00eblltitet edhe m\u00eb shum\u00eb por me nj\u00eb qet\u00ebsi \u201ct\u00eb admirueshme\u201d kund\u00ebrshton gazetarin p\u00ebr sa i p\u00ebrket p\u00ebrcaktimit, se \u201cIncenerator\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb nga aferat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha korruptive n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Jo-thot\u00eb ai-nuk mendoj se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr afer\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb korrupsionit!<\/p>\n<p>Ndoshta ka t\u00eb drejt\u00eb se p\u00ebrflitet q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 9 viteve q\u00eb po qeveris ka prodhuar edhe gj\u00ebma m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se 450 milion eurot e Incenerator\u00ebve; ndoshta kanabizimi i planifikuar i vendit?<\/p>\n<p>Por edhe pse nuk mendon si faktet dhe si Xhixho, Rama kujdeset q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb paraprit\u00eb p\u00ebr hetimin e Incenerator\u00ebve;<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong><strong><em>Veprime t\u00eb dyshuara individ\u00ebsh t\u00eb caktuar q\u00eb mbeten n\u00eb suaz\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb individuale. P\u00ebr t\u00eb tjerat, besoj q\u00eb jemi n\u00eb kushtet shum\u00eb komode, kur prokuroria speciale po heton. Dhe i takon prokuroris\u00eb speciale t\u00eb evidentoj\u00eb faktet bazuar n\u00eb hetim dhe n\u00eb prova. Jo bazuar n\u00eb llafe edhe n\u00eb spekulime. K\u00ebshtu q\u00eb nuk shoh k\u00ebtu asnj\u00eb lloj shqet\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sepse p\u00ebrderisa kjo po hetohet, e v\u00ebrteta do dal\u00eb deri n\u00eb fund<\/em><\/strong>\u201d, thot\u00eb ai duke e hequr veten m\u00ebnjan\u00eb n\u00ebse pas mbylljes s\u00eb hetimit do t\u00eb nisin t\u00eb k\u00ebrcasin prangat mes ministrave e ish-ministrave t\u00eb tij, si\u00e7 edhe ndodhi me Lefter Kok\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Dhe pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment vjen edhe pyetja m\u00eb pikante, nga p\u00ebrgjigjja e t\u00eb cil\u00ebs edhe m\u00eb qorrat mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Rama n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebse ndjen rrezik p\u00ebr veten e tij<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong><strong><em>A jeni i shqet\u00ebsuar se mund t\u00eb dalin ministra dhe ish ministra t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb?<\/em><\/strong>\u201d, \u00ebsht\u00eb pyetja pas t\u00eb cil\u00ebs grupi i ministrave dhe ish-\u00ebve t\u00eb tij do t\u00eb ken\u00eb mbajtur frym\u00ebn, por q\u00eb besojm\u00eb jan\u00eb tmerruar kur kan\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebrgjigjen:<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong><strong><em>Un\u00eb nuk jam i shqet\u00ebsuar absolutisht se mund t\u00eb dalin ministra apo ish ministra apo kushdo qoft\u00eb tjet\u00ebr, sepse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi b\u00ebhet p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb drejt\u00eb, as t\u00eb majt\u00eb as t\u00eb djatht\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr rolin e \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb n\u00eb jet\u00ebn publike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale\u2026<\/em><\/strong>\u201d, mbylli k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje Rama.<\/p>\n<p>Pra edhe pse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb cilin e ka iniciuar dhe e ka mbrojtur vet\u00eb deri n\u00eb fund, edhe pse jan\u00eb n\u00eb loj\u00eb 450 milion euro t\u00eb grabitura nga buxheti i shtetit, edhe pse po hetohet p\u00ebr implikim t\u00eb gjith\u00eb zinxhirit qeveritar t\u00eb drejtuar prej tij e disa kryebashkiak\u00eb socialist\u00eb, kur vjen puna p\u00ebr ta paguar me burg, t\u00eb gjith\u00eb (p\u00ebrve\u00e7 tij) \u201ckan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale\u201d!<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb Rama; n\u00ebse nuhat rrezik p\u00ebr veten, at\u00ebher\u00eb secili p\u00ebr kok\u00ebn e tij!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ALF Menj\u00ebher\u00eb pas \u00a0takimit me Sekretarin e Shtetit Blinken n\u00eb Uashington, kryeministri Edi Rama, u shfaq\u00a0 n\u00eb studion e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me shefin e Sh\u00ebrbimit Shqip, Arben Xhixho. Pasi\u00a0 harxhoi shum\u00eb minuta n\u00eb pozicionin e \u201cliderit global\u201d duke folur p\u00ebr rolin e Shqip\u00ebris\u00eb si an\u00ebtarja m\u00eb e re [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":43765,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6326,6332],"tags":[],"class_list":{"0":"post-43764","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"category-te-fundit"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/43764","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=43764"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/43764\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/43765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=43764"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=43764"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=43764"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}