{"id":42892,"date":"2022-01-19T10:50:43","date_gmt":"2022-01-19T09:50:43","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=42892"},"modified":"2022-01-19T10:51:43","modified_gmt":"2022-01-19T09:51:43","slug":"superaksion-anti-klandestine-ne-shqiperi-greqi-e-itali-spak-firmos-25-prangosje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=42892","title":{"rendered":"Superaksion anti-klandestin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Greqi e Itali, SPAK firmos 25 prangosje"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb operacion i p\u00ebrbashk\u00ebt policor mes tre shtetesh, Shqip\u00ebris\u00eb, Italis\u00eb dhe Greqis\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar dit\u00ebn e sotme.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi, Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) b\u00ebn me dije se gjat\u00eb hetimeve t\u00eb kryera \u00ebsht\u00eb dokumentuar fakti se pjes\u00ebtar\u00ebt e 4 (kat\u00ebr) grupeve kriminale ushtronin n\u00eb bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet tyre aktivitetin kriminal t\u00eb kontrabandimit t\u00eb personave t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italin\u00eb e Jugut dhe n\u00eb vijim vende t\u00eb tjera t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona t\u00eb ndrysh\u00ebm kryesisht n\u00eb Irak, Siri, Egjipt e vende t\u00eb tjera kundrejt nj\u00eb shp\u00ebrblimi monetar nga 5 000 deri n\u00eb 10 000 Euro, i kontrabandonin ato n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore dhe detare, duke ju mund\u00ebsuar kalimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga nj\u00ebri shtet n\u00eb tjetrin me destinacion p\u00ebrfundimtar vendet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Si rezultat i k\u00ebtij operacioni n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb arrestuar 25 persona, nga t\u00eb cil\u00ebt 18 jan\u00eb shqiptar\u00eb dhe 7 shtetas jan\u00eb t\u00eb huaj (palestinez, irakian, iranian\u00eb, egjiptian\u00eb dhe turq).<\/p>\n<p><strong>Njoftimi<\/strong><\/p>\n<p>Autoritetet gjyq\u00ebsore dhe t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit shqiptare, italiane dhe greke, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb Skuadre t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Hetimore (JIT) e krijuar midis Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, Shqip\u00ebri; Seksionit Antimafia t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Lecces, Itali; si dhe t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Apelit Athin\u00eb, Greqi, me koordimin e EUROJUST (AJA) dhe ndihm\u00ebn e EUROPOL, kan\u00eb zhvilluar dit\u00ebn e sotme nj\u00eb operacion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ekzekutimin e 47 masave t\u00eb sigurimit personal t\u00eb miratuar lidhur me hetimet e zhvilluara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj Skuadre t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Hetimore. Operacioni \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb tri shtetet pjes\u00eb t\u00eb skuadr\u00ebs dhe n\u00eb disa shtete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimeve t\u00eb kryera nga Skuadra e P\u00ebrbashk\u00ebt Hetimore (JIT) \u00ebsht\u00eb dokumentuar fakti se pjestar\u00ebt e 4 (kat\u00ebr) grupeve kriminale ushtronin n\u00eb bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe n\u00eb Itali, 1 grup n\u00eb Shqip\u00ebri dhe 1 grup n\u00eb Turqi) t\u00eb kontrabandimit t\u00eb personave t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italin\u00eb e Jugut dhe n\u00eb vijim vende t\u00eb tjera t\u00eb BE-s\u00eb. Pjestar\u00ebt e k\u00ebtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona t\u00eb ndrysh\u00ebm kryesisht n\u00eb Irak, Siri, Egjipt e vende t\u00eb tjera kundrejt nj\u00eb shp\u00ebrblimi monetar nga 5 000 deri n\u00eb 10 000 Euro, i kontrabandonin ato n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore dhe detare, duke ju mund\u00ebsuar kalimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga nj\u00ebri shtet n\u00eb tjetrin me destinacion p\u00ebrfundimtar vendet e BE-s\u00eb. Nga hetimi i p\u00ebrbashk\u00ebt i kryer jan\u00eb dokumentuar 30 episode kontrabandimi t\u00eb 1 120 emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga hetimet e kryera n\u00eb Shqip\u00ebri nga SPAK n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe agjensit\u00eb e tjera ligjzbatuese jan\u00eb dokumentuar 7 (shtat\u00eb) episode kontrabandimi t\u00eb personave nga Lindja e Mesme, t\u00eb kryera ne Tiran\u00eb, Kor\u00e7\u00eb, Gjirokast\u00ebr, Elbasan, Fier, Vlor\u00eb dhe Sarand\u00eb. Jan\u00eb kapur n\u00eb flagranc\u00eb edhe personat e kontrabanduar p\u00ebr t\u00eb kaluar kufijt\u00eb shtet\u00ebror\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, si dhe \u00ebsht\u00eb dokumentuar aktiviteti kriminal i k\u00ebtij grupi t\u00eb strukturuar. Gjithashtu jan\u00eb sekuestruar mjete lundruese (skafe), nj\u00eb anije velier\u00eb, automjete, si dhe sende t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat sh\u00ebrbenin p\u00ebr kontrabandimin e personave n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore dhe n\u00ebp\u00ebrmjet detit.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb paraqitur nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, me vendimin p\u00ebr caktim masash sigurimi t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,\u00a0<em>\u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar arrestimi i 25 personave, si pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal, nga t\u00eb cil\u00ebt 18 jan\u00eb shtetas shqiptar\u00eb dhe 7 shtetas t\u00eb huaj (palestinez, irakian, iranian\u00eb, egjiptian\u00eb dhe turq).<\/em><\/p>\n<p>Hetimet e kryera nga kjo Skuad\u00ebr e P\u00ebrbashk\u00ebt Hetimore (JIT) kan\u00eb konfirmuar dhe nj\u00eb her\u00eb faktin se\u00a0<strong>vet\u00ebm nj\u00eb bashk\u00ebpunim i ngusht\u00eb nd\u00ebrmjet autoriteteve gjyq\u00ebsore dhe ligjzbatuese t\u00eb shteteve t\u00eb ndryshme mund t\u00eb garantoj\u00eb sukses dhe efektivitet n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst theksojm\u00eb gjithashtu kontributin dhe ndihm\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb hetimet e kryera nga kjo Skuad\u00ebr e P\u00ebrbashk\u00ebt Hetimore (JIT) nga sh\u00ebrbimet e Zyr\u00ebs s\u00eb Ekspert\u00ebve t\u00eb Siguris\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Policis\u00eb Italiane, si dhe nga Projekti i Bashkimit Europian \u201cCountering Serious Crime in the \u00cbestern Balkans \u2013 CSC\u00cbB IPA 2019\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb operacion i p\u00ebrbashk\u00ebt policor mes tre shtetesh, Shqip\u00ebris\u00eb, Italis\u00eb dhe Greqis\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar dit\u00ebn e sotme. P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi, Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) b\u00ebn me dije se gjat\u00eb hetimeve t\u00eb kryera \u00ebsht\u00eb dokumentuar fakti se pjes\u00ebtar\u00ebt e 4 (kat\u00ebr) grupeve kriminale ushtronin n\u00eb bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet tyre aktivitetin kriminal [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":28164,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[],"class_list":{"0":"post-42892","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/42892","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=42892"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/42892\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=42892"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=42892"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=42892"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}