{"id":103220,"date":"2026-11-09T20:40:00","date_gmt":"2026-11-09T19:40:00","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=103220"},"modified":"2026-11-09T20:40:00","modified_gmt":"2026-11-09T19:40:00","slug":"propozohet-vinjeta-per-automjetet-ja-si-do-te-funksionoje-ja-tarifat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=103220","title":{"rendered":"Propozohet vinjeta p\u00ebr automjetet, ja si do t\u00eb funksionoj\u00eb, ja tarifat&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Projektligji i depozituar n\u00eb Kuvend nga socialist\u00ebt parashikon nj\u00eb sistem t\u00eb ri tarifimi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e rrjetit rrugor komb\u00ebtar. Automjetet q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me targa t\u00eb huaja do t\u00eb duhet t\u00eb pajisen me vinjet\u00eb, me vlefshm\u00ebri nga nj\u00eb dit\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>P\u00ebr mjetet e regjistruara n\u00eb Shqip\u00ebri, detyrimi parashikohet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb taks\u00ebn vjetore t\u00eb mjeteve t\u00eb p\u00ebrdorura.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak dit\u00eb pasi qeveria vendosi t\u00eb heq\u00eb taks\u00ebn e qarkullimit nga \u00e7mimi i naft\u00ebs dhe benzin\u00ebs, nga 1 janari 2027, mazhoranca ka depozituar n\u00eb Kuvend nj\u00eb tjet\u00ebr nism\u00eb ligjore q\u00eb ndryshon m\u00ebnyr\u00ebn e tarifimit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e rrug\u00ebve komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr projektligjin \u201cP\u00ebr disa ndryshime dhe shtesa n\u00eb ligjin nr. 8308, dat\u00eb 18.3.1998, \u2018P\u00ebr transportet rrugore\u2019\u201d, t\u00eb propozuar nga deputeti i Partis\u00eb Socialiste, Adi Qose.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, nisma parashikon krijimin e nj\u00eb sistemi vinjete, p\u00ebrmes t\u00eb cilit automjetet do t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e infrastruktur\u00ebs rrugore p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i projektit \u00ebsht\u00eb se detyrimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr blerjen e vinjet\u00ebs n\u00eb pikat kufitare apo p\u00ebrmes kanaleve elektronike do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr automjetet e regjistruara jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr automjetet me targa shqiptare, pagesa e vinjet\u00ebs parashikohet t\u00eb integrohet n\u00eb taks\u00ebn vjetore t\u00eb mjeteve t\u00eb p\u00ebrdorura.<\/p>\n<p><strong>Si do t\u00eb funksionoj\u00eb vinjeta p\u00ebr automjetet e huaja?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas projektligjit, automjetet e regjistruara jasht\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb pajisen me vinjet\u00eb n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Shitja do t\u00eb kryhet nga shoq\u00ebria aksionare \u201cEnti Komb\u00ebtar i Operimit Rrugor\u201d (EKORR), n\u00eb pikat e kalimit kufitar, si dhe n\u00ebp\u00ebrmjet kanaleve elektronike.<\/p>\n<p>Pagesa do t\u00eb mund t\u00eb kryhet edhe paraprakisht, p\u00ebrpara hyrjes n\u00eb territorin shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebr automjetet e lehta, projektligji parashikon disa periudha vlefshm\u00ebrie:<\/p>\n<p>* Nj\u00eb dit\u00eb.<br \/>\n* Dhjet\u00eb dit\u00eb.<br \/>\n* Tridhjet\u00eb dit\u00eb.<br \/>\n* Nj\u00eb vit, ose 365 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb turist apo shtetas i huaj q\u00eb hyn n\u00eb Shqip\u00ebri me automjetin e tij nuk do t\u00eb jet\u00eb i detyruar t\u00eb paguaj\u00eb nj\u00eb tarif\u00eb vjetore, por mund t\u00eb zgjedh\u00eb periudh\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb rrjetit rrugor.<\/p>\n<p>Tarifa do t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb automjetit dhe koh\u00ebzgjatjes s\u00eb vlefshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sa do t\u00eb kushtoj\u00eb vinjeta?<\/strong><\/p>\n<p>Projektligji p\u00ebrcakton kufijt\u00eb maksimal\u00eb t\u00eb tarifave p\u00ebr automjetet e lehta, t\u00eb llogaritura n\u00eb raport me tarif\u00ebn vjetore.<\/p>\n<p><strong>Konkretisht, tarifa nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>* 9% t\u00eb tarif\u00ebs vjetore p\u00ebr vinjet\u00ebn ditore.<br \/>\n* 11% p\u00ebr vinjet\u00ebn 7-ditore.<br \/>\n* 12% p\u00ebr vinjet\u00ebn 10-ditore.<br \/>\n* 19% p\u00ebr vinjet\u00ebn 30-ditore.<br \/>\n* 30% p\u00ebr vinjet\u00ebn 60-ditore.<\/p>\n<p>Tarifa vjetore sh\u00ebrben si baz\u00eb p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e pagesave afatshkurtra. Vlera konkrete n\u00eb lek\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb projektligj. Ajo do t\u00eb miratohet m\u00eb von\u00eb me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, s\u00eb bashku me kategorit\u00eb e mjeteve dhe metodologjin\u00eb e llogaritjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr autobus\u00ebt parashikohen gjithashtu periudha ditore, javore, mujore dhe vjetore. Tarifa ditore nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb 2% t\u00eb tarif\u00ebs vjetore, ajo javore 5%, nd\u00ebrsa tarifa mujore 10%.<\/p>\n<p><strong>Po automjetet me targa shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>Projektligji b\u00ebn nj\u00eb dallim n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e pages\u00ebs p\u00ebr automjetet e regjistruara n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr k\u00ebto mjete, vinjeta vjetore p\u00ebrfshihet n\u00eb taks\u00ebn vjetore t\u00eb mjeteve t\u00eb p\u00ebrdorura, pa krijuar nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pagese.<\/p>\n<p>N\u00eb relacion, propozuesit argumentojn\u00eb se kjo m\u00ebnyr\u00eb shmang krijimin e nj\u00eb detyrimi t\u00eb dyt\u00eb administrativ p\u00ebr drejtuesit e automjeteve shqiptare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr automjetet me targa t\u00eb huaja, vinjeta do t\u00eb blihet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb Shqip\u00ebri ose paraprakisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike.<\/p>\n<p>Pra, edhe pse projektligji krijon kuadrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb vinjet\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrdorimin e rrjetit rrugor, mekanizmi i ri i blerjes n\u00eb kufi dhe pages\u00ebs sipas koh\u00ebzgjatjes s\u00eb q\u00ebndrimit lidhet me automjetet e regjistruara jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrjashtimet nga pagesa<\/strong><\/p>\n<p>Nisma parashikon q\u00eb automjetet t\u00eb mos paguajn\u00eb dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin segment rrugor. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nga rrjeti i vinjet\u00ebs p\u00ebrjashtohen infrastruktura rrugore me koncesion, urat, tunelet dhe rrug\u00ebt malore p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb tarif\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebrdorimi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, K\u00ebshilli i Ministrave mund t\u00eb miratoj\u00eb p\u00ebrjashtime ose reduktime t\u00eb tarifave p\u00ebr kategori t\u00eb caktuara automjetesh.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb grup p\u00ebrfshihen:<\/strong><\/p>\n<p>* Automjetet elektrike dhe ato me hidrogjen.<br \/>\n* Automjetet me emetime t\u00eb ul\u00ebta.<br \/>\n* Motomjetet.<br \/>\n* Automjetet e regjistruara n\u00eb shtetet kufitare.<\/p>\n<p>Kategorit\u00eb p\u00ebrfituese dhe masa e reduktimit do t\u00eb p\u00ebrcaktohen me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>Kontrolli p\u00ebrmes kamerave, gjoba p\u00ebr automjetet pa vinjet\u00eb<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element i projektligjit \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb sistemi elektronik p\u00ebr kontrollin e pagesave.<\/p>\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Transportit Rrugor (DPSHTRR) do t\u00eb jet\u00eb institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr emetimin dhe administrimin e sistemit elektronik t\u00eb vinjetave. Nd\u00ebrsa EKORR do t\u00eb merret me shp\u00ebrndarjen, shitjen dhe mbledhjen e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Kontrolli parashikohet t\u00eb realizohet edhe p\u00ebrmes kamerave dhe sistemeve automatike t\u00eb leximit t\u00eb targave, t\u00eb cilat do t\u00eb verifikojn\u00eb n\u00ebse automjeti \u00ebsht\u00eb pajisur me vinjet\u00eb t\u00eb vlefshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrdorimin e rrjetit rrugor pa vinjet\u00eb parashikohet nj\u00eb gjob\u00eb n\u00eb mas\u00ebn e tarif\u00ebs mujore ose 30-ditore p\u00ebr kategorin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb automjetit. Krahas gjob\u00ebs, drejtuesi do t\u00eb ket\u00eb detyrimin t\u00eb pajiset menj\u00ebher\u00eb me vinjet\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Gjoba parashikohen edhe p\u00ebr EKORR, n\u00eb rast t\u00eb shkeljes s\u00eb detyrimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb projektligj. Masat administrative p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri variojn\u00eb nga 100 mij\u00eb deri n\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mjetet e r\u00ebnda t\u00eb mallrave, vinjet\u00eb deri n\u00eb vitin 2029<\/strong><\/p>\n<p>Projektligji parashikon nj\u00eb regjim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm edhe p\u00ebr automjetet e r\u00ebnda t\u00eb transportit t\u00eb mallrave. Deri m\u00eb 31 dhjetor 2029, k\u00ebto mjete do t\u00eb pajisen me vinjet\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e rrjetit rrugor komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Tarifat do t\u00eb diferencohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb akseve, pesh\u00ebs totale t\u00eb lejuar me ngarkes\u00eb dhe klas\u00ebs s\u00eb emetimeve EURO ose emetimeve t\u00eb CO\u2082.<\/p>\n<p>Nga 1 janari 2030, ky sistem i p\u00ebrkohsh\u00ebm parashikohet t\u00eb pushoj\u00eb s\u00eb zbatuari. N\u00eb vend t\u00eb tij, tarifimi i mjeteve t\u00eb r\u00ebnda do t\u00eb rregullohet sipas dispozitave t\u00eb p\u00ebrafruara me legjislacionin e Bashkimit Europian, duke p\u00ebrfshir\u00eb tarifat sipas distanc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrshkuar, kostot e jashtme dhe mbingarkes\u00ebn e trafikut.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb argumentohet n\u00eb relacion?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb relacionin shoq\u00ebrues, propozuesit argumentojn\u00eb se ndryshimet jan\u00eb t\u00eb nevojshme pas rishikimit t\u00eb politik\u00ebs fiskale n\u00eb sektorin e transportit.<\/p>\n<p>Sipas relacionit, me heqjen e taks\u00ebs s\u00eb qarkullimit nga karburantet dhe kalimin e saj n\u00eb skem\u00ebn e taksimit vjetor t\u00eb mjeteve, krijohet nevoja p\u00ebr nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb garanton pages\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrdorimin e rrjetit rrugor edhe nga automjetet e regjistruara jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Propozuesit theksojn\u00eb se aktualisht automjetet me targa shqiptare kontribuojn\u00eb p\u00ebrmes taks\u00ebs s\u00eb qarkullimit t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb karburant dhe taks\u00ebs vjetore t\u00eb mjeteve t\u00eb p\u00ebrdorura, nd\u00ebrsa automjetet e huaja q\u00eb p\u00ebrdorin rrug\u00ebt komb\u00ebtare nuk kontribuojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj skeme.<\/p>\n<p>Sipas tyre, vendosja e vinjet\u00ebs synon t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb edhe p\u00ebrdoruesit e huaj t\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e infrastruktur\u00ebs rrugore shqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr argument \u00ebsht\u00eb p\u00ebrafrimi me praktikat europiane, ku vinjeta p\u00ebrdoret si instrument p\u00ebr tarifimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb rrjetit rrugor.<\/p>\n<p><strong>Kur pritet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi?<\/strong><\/p>\n<p>Projektligji parashikon q\u00eb hyrja n\u00eb fuqi e ndryshimeve t\u00eb b\u00ebhet 15 dit\u00eb pas botimit n\u00eb Fletoren Zyrtare, nd\u00ebrsa detyrimi p\u00ebr pages\u00ebn e vinjet\u00ebs do t\u00eb nis\u00eb n\u00eb dat\u00ebn q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave.<\/p>\n<p>Po ashtu, aktet n\u00ebnligjore p\u00ebr zbatimin e sistemit duhet t\u00eb miratohen p\u00ebrpara fillimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se tarifat konkrete, m\u00ebnyra e blerjes, kategorit\u00eb p\u00ebrfituese dhe procedurat e kontrollit do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vendime t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projektligj t\u00eb depozituar n\u00eb Kuvend, i cili duhet t\u00eb ndjek\u00eb procedur\u00ebn parlamentare p\u00ebrpara se t\u00eb kthehet n\u00eb ligj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Projektligji i depozituar n\u00eb Kuvend nga socialist\u00ebt parashikon nj\u00eb sistem t\u00eb ri tarifimi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e rrjetit rrugor komb\u00ebtar. Automjetet q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me targa t\u00eb huaja do t\u00eb duhet t\u00eb pajisen me vinjet\u00eb, me vlefshm\u00ebri nga nj\u00eb dit\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb vit. P\u00ebr mjetet e regjistruara n\u00eb Shqip\u00ebri, detyrimi parashikohet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":61152,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6332,29228],"tags":[43804,43805,43803],"class_list":{"0":"post-103220","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-fundit","8":"category-vendi","9":"tag-ja-si-do-te-funksionoje","10":"tag-ja-tarifat","11":"tag-propozohet-vinjeta-per-automjetet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/103220","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=103220"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/103220\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":103221,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/103220\/revisions\/103221"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/61152"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=103220"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=103220"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=103220"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}