{"id":103033,"date":"2026-11-03T11:21:57","date_gmt":"2026-11-03T10:21:57","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=103033"},"modified":"2026-11-03T11:21:57","modified_gmt":"2026-11-03T10:21:57","slug":"veliaj-duhet-tia-dorezoje-rames-mandatin-e-ps-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=103033","title":{"rendered":"Veliaj duhet t\u2019ia dor\u00ebzoj\u00eb Ram\u00ebs mandatin e PS-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Arben Rrozhani<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrplasja e p\u00ebrfolur Rama-Veliaj pas transferimit n\u00eb burgun e Fierit, ka rikthyer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit pyetjen se i kujt \u00ebsht\u00eb mandati i kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai u zgjodh her\u00ebn e fundit n\u00eb zgjedhjet e 11 majit 2023 me rreth 160 vota t\u00eb elektoratit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb edhe vega ku kapet kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, dhe p\u00ebr t\u2019ia kaluar mandatin nj\u00eb figure tjet\u00ebr n\u00eb PS, q\u00eb duhet t\u00eb drejtoj\u00eb pun\u00ebt e bashkis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendit, q\u00eb ka mbetur realisht pa krytetar prej 10 shkurtit 2025 kur Veliaj u arrestua n\u00eb mesdit\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij nga agjent\u00ebt e BKH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por kjo \u00ebsht\u00eb edhe vega q\u00eb nuk mban pesh\u00ebn e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb. Sepse k\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur me vota, por t\u00eb em\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vota.<\/p>\n<p>Erion Veliaj dhe shum\u00eb figura t\u00eb tjera t\u00eb PS-s\u00eb dhe PD-s\u00eb nuk jan\u00eb produkte t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tyre politike dhe t\u00eb p\u00ebrkrahjes q\u00eb mor\u00ebn nga elektorati si aktivist\u00eb t\u00eb njohur politik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009 Erjon Veliaj d\u00ebshtoi t\u00eb zgjidhej deputet si kryesuesi i list\u00ebs s\u00eb G99, l\u00ebvizjes q\u00eb garoi n\u00eb aleanc\u00eb me PS-n\u00eb. Ky subjekt mori rreth 11 mij\u00eb pa mundur t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb deputet, ose rreth 7 her\u00eb m\u00eb pak se partia e Adriatik Lapajt nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Kjo ishte nj\u00eb disfat\u00eb e r\u00ebnd\u00eb personale p\u00ebr Veliajn q\u00eb kishte udh\u00ebhequr protestat m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb drejtuar nga Fatos Nano n\u00eb vitet 2000, si ato kur aktivist\u00ebt e MJAFT-it visheshin si nuse p\u00ebr t\u00eb tallur menderen me gruan e dyt\u00eb e kryeministrit, Xhoan\u00ebn, apo kur Veliaj dhe t\u00eb tjer\u00eb mbanin mbi koka bidonat me uj\u00eb para bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb denoncuar munges\u00ebn kronike t\u00eb furnizimit t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>Ai u b\u00eb kryetar bashkie, vet\u00ebm pse Rama e hoqi nga minist\u00ebr i Mir\u00ebqenies Sociale dhe e kandidoi dhe u desh edhe mb\u00ebshtetja e LSI-s\u00eb s\u00eb Ilir Met\u00ebs q\u00eb ai t\u00eb fitonte p\u00ebrball\u00eb mjekut Halim Kosova.<\/p>\n<p>Mandatet e tjer\u00eb shkuan p\u00ebr inerci dhe ec\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kurb\u00eb si fitoret elektorale t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme dhe ato vendore t\u00eb k\u00ebtyre 11 viteve t\u00eb fundit dhe nuk kishin lidhje aspak me menaxhimin e bashkis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendit, se po t\u00eb ishte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit Veliajn do ta kishin marr\u00eb me hu.<\/p>\n<p>Mandati i tret\u00eb i marr\u00eb nga Veliaj nuk ishte produkt i mir\u00ebqeverisjes s\u00eb bashkis\u00eb, por i ecjes p\u00ebrpara, m\u00eb me shum\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb makineris\u00eb elektorale q\u00eb ka krijuar partia-shtet e Edi Ram\u00ebs e cila 2 vite m\u00eb par\u00eb merrte 53 bashki, nd\u00ebrsa opozita ngush\u00ebllohej me 7 t\u00eb tilla, periferike dhe pa pesh\u00eb elektorale dhe ekonomike.<\/p>\n<p>Ai ishte mandati i shkat\u00ebrrimit t\u00eb Tiran\u00ebs, jo vet\u00ebm si imazh i pushtetit vendor, por themeleve t\u00eb bashkis\u00eb, duke sh\u00ebrbyer si zbatuese e urdhrave, d\u00ebshirave dhe fantazive t\u00eb kryeministrit p\u00ebr t\u00eb rivizatuar kryeqytetin, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr Veliaj dhe administrata e tij e shnd\u00ebrruan pushtetin vendor t\u00eb financuar nga taksat e rritura dhe grantet e pakusht\u00ebzuara t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb biznesin e tyre privat me skema korruptive q\u00eb vet\u00ebm SPAK nuk ka sy t\u2019i shoh\u00eb dhe t\u2019i hetoj\u00eb si inceneratori inekzistent, biznesi i dherave, dh\u00ebnia e lejeve kriminale t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb \u00e7do byth\u00eb pallati ekzistues dhe qoshk me bar, nd\u00ebrmarrjet e drejtor\u00ebve, taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb, taksa e arsimit, shkat\u00ebrrimi edhe m\u00eb tej i furnizimit me uj\u00eb, investimet fasad\u00eb q\u00eb nuk zgjasin as nj\u00eb vit edhe pse kushtojn\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se pak vite m\u00eb par\u00eb etj.<\/p>\n<p>Do t\u00eb mjaftonin k\u00ebto m\u00eb sip\u00ebr q\u00eb ai aktivsti I MJAFT-it i m\u00ebse 2 dekadave m\u00eb par\u00eb t\u00eb hapte krahun dhe t\u00eb t\u00ebrhiqej me turp nga mandati i tret\u00eb i t\u00eb parit t\u00eb kryeqytetit, duke k\u00ebrkuar edhe ndjes\u00ebn personale, pse sot Tirana \u00ebsht\u00eb kryeqyteti m\u00eb u ndyr\u00eb dhe m\u00eb i shtrenjt\u00eb n\u00eb rajon, nj\u00eb fjetin\u00eb betoni ku askush nuk do t\u00eb donte t\u00eb \u00e7onte jet\u00ebn d\u00ebm.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse nuk mjafton kjo, at\u00ebher\u00eb t\u00eb kujtoj\u00eb se sa i zoti ishte n\u00eb vitin 2009 dhe deri ku shkoi pasi e em\u00ebroi Rama, q\u00eb sot me t\u00eb drejt\u00eb i k\u00ebrkon mandatin q\u00eb ia dha dhe ia \u00e7imentoi me makinerin\u00eb elektorale q\u00eb ka nd\u00ebrtuar k\u00ebto 13 vite. Pastaj se kujt ia delegon Rama Hasanit, apo Hysenit, \u00ebsht\u00eb njolla e turpit q\u00eb kemi ngritur n\u00eb sistemin politik, ku nj\u00eb njeri vendos se kush vdes, kush jeton, apo n\u00eb cil\u00ebn qeli duhet t\u00eb vuaj\u00eb dit\u00eb-net\u00ebt e paraburgimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Arben Rrozhani P\u00ebrplasja e p\u00ebrfolur Rama-Veliaj pas transferimit n\u00eb burgun e Fierit, ka rikthyer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit pyetjen se i kujt \u00ebsht\u00eb mandati i kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Ai u zgjodh her\u00ebn e fundit n\u00eb zgjedhjet e 11 majit 2023 me rreth 160 vota t\u00eb elektoratit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":84579,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[34865,6332],"tags":[43718,43717],"class_list":{"0":"post-103033","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-analiza","8":"category-te-fundit","9":"tag-arben-rrozhani","10":"tag-veliaj-duhet-tia-dorezoje-rames-mandatin-e-ps-se"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/103033","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=103033"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/103033\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":103034,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/103033\/revisions\/103034"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/84579"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=103033"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=103033"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=103033"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}