{"id":102750,"date":"2026-10-21T17:05:42","date_gmt":"2026-10-21T15:05:42","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=102750"},"modified":"2026-10-21T17:10:14","modified_gmt":"2026-10-21T15:10:14","slug":"ka-ardhur-koha-te-korrigjojme-gabimet-te-mendojme-per-shtetin-jo-vetem-per-pushtetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=102750","title":{"rendered":"Ka ardhur koha t\u00eb korrigjojm\u00eb gabimet, t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr shtetin, jo vet\u00ebm p\u00ebr pushtetin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Fejzo Subashi<\/strong><\/p>\n<p>LET\u00cbR E HAPUR FATMIR XHAF\u00cbS<\/p>\n<p>I nderuar zoti Xhafa,<br \/>\nPo ju drejtohem si deputetit jo vet\u00ebm m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, por edhe si nj\u00eb prej njoh\u00ebsve t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe s\u00eb drejt\u00ebs.<br \/>\nJu mund t\u00eb heshtni dhe t\u00eb q\u00ebndroni n\u00eb qet\u00ebsin\u00eb tuaj. Jam i bindur se as k\u00ebpuca nuk ju vret, as koka nuk ju dhemb. Mund t\u00eb largoheni nj\u00eb dit\u00eb nga politika dhe t\u00eb shijoni rehatin\u00eb tuaj, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb paraardh\u00ebs para jush. \u00cbsht\u00eb zgjedhja juaj dhe, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, \u00ebsht\u00eb edhe e kuptueshme.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb m\u00eb thoni: Ku na d\u00ebgjon njeri sot? Ne dham\u00eb dhe b\u00ebm\u00eb at\u00eb q\u00eb mund\u00ebm! A nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb heshtim? N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, edhe kur flet p\u00ebr mir\u00eb, prap\u00eb nuk t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa bisht.<\/p>\n<p>Un\u00eb mund t&#8217;i drejtohem secilit deputet ve\u00e7mas, pavar\u00ebsisht n\u00ebse m\u00eb d\u00ebgjon apo jo, por mund t&#8217;u drejtohem edhe t\u00eb gjith\u00ebve s\u00eb bashku. Ju drejtohem juve sepse njoh formimin tuaj dhe statur\u00ebn tuaj si ligjv\u00ebn\u00ebs. Ju kam votuar, jo sepse m\u00eb k\u00ebrkuat vot\u00ebn, por sepse kam menduar se Parlamenti ka nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz me p\u00ebrvoj\u00ebn, formimin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb tuaj. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse po ju shkruaj.<\/p>\n<p>Fatmir, ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb korrigjoni gabimet, si maxhoranc\u00eb e sotme dhe si opozit\u00eb e djeshme. Ka ardhur koha t\u00eb ndani p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nga pushteti dhe t\u00eb korrigjoni at\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb gabim.<\/p>\n<p>Dua ta them qart\u00eb: un\u00eb nuk k\u00ebrkoj largimin e Edi Ram\u00ebs dhe aq m\u00eb pak largimin e maxhoranc\u00ebs socialiste. Un\u00eb k\u00ebrkoj ndryshimin e modelit t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb kemi m\u00eb nj\u00eb model ku gjith\u00e7ka p\u00ebrqendrohet te kryetari, ku institucionet varen nga vullneti politik dhe ku suksesi matet kryesisht me mbajtjen e pushtetit. Dua q\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr pushtetin, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr shtetin.<\/p>\n<p>Dhe ky ndryshim mund t\u00eb nis\u00eb pik\u00ebrisht nga ju, brenda Partis\u00eb Socialiste dhe brenda maxhoranc\u00ebs.<br \/>\nSot duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb roli i deputetit. Duhet nj\u00eb tjet\u00ebr statur\u00eb e ligjv\u00ebn\u00ebsit, nj\u00eb tjet\u00ebr standard p\u00ebrfaq\u00ebsimi dhe nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00ebnyr\u00eb e k\u00ebrkimit e dh\u00ebnies s\u00eb llogaris\u00eb. Deputeti nuk mund t\u00eb jet\u00eb thjesht mb\u00ebshtet\u00ebs i qeveris\u00eb apo zbatues i vullnetit t\u00eb kryetarit. Ai duhet t\u00eb jet\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsues i qytetar\u00ebve dhe garant i interesit publik. Ai duhet t\u00eb shikoj hallet e vendit, ku i pikon \u00e7atia Shqip\u00ebris\u00eb, jo hallet e miq\u00ebsis\u00eb dhe ku i pikon \u00e7atia e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij. Na duhet nj\u00eb Parlament q\u00eb kontrollon pushtetin, jo nj\u00eb Parlament q\u00eb vet\u00ebm e mb\u00ebshtet at\u00eb. Na duhet nj\u00eb sistem ku \u00e7do pushtet ushtron p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta, ku institucionet kontrollojn\u00eb dhe balancojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe ku askush nuk q\u00ebndron mbi ligjin. K\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebni edhe me Edi Ram\u00ebn kryeminist\u00ebr dhe me k\u00ebt\u00eb maxhoranc\u00eb. Madje, mendoj se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ndershme dhe m\u00eb e dobishme ta b\u00ebni tani, me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb ju ka dh\u00ebn\u00eb vota, sesa t\u00eb prisni marr\u00ebveshje t\u00eb radh\u00ebs me opozit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ruajtur ekuilibrat e pushtetit. \u00c7far\u00eb k\u00ebrkoj konkretisht?<\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb Kod Zgjedhor t\u00eb drejt\u00eb, q\u00eb i sh\u00ebrben p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe jo interesave t\u00eb partive e t\u00eb drejtuesve t\u00eb tyre.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb reform\u00eb territoriale n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetarit, jo t\u00eb interesave elektorale.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb funksionon dhe jep zgjidhje, ku pavar\u00ebsia shoq\u00ebrohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe llogaridh\u00ebnie.<br \/>\n&#8211; Institucione p\u00ebr vendin dhe qytetarin, jo institucione t\u00eb varura nga individ\u00ebt apo interesat e radh\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb administrat\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb institucioneve dhe ligjit, jo nj\u00eb administrat\u00eb e p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb siguruar vota, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrblyer militant\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb qoka politike.<br \/>\n&#8211; Pushtete t\u00eb forta e ta pa varura nga nj\u00ebri tjetri, p\u00ebr nj\u00eb shtet prestigjioz me dinjitet brenda dhe jasht\u00eb vendit.<br \/>\nK\u00ebto nuk jan\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar qeverin\u00eb. Jan\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb qeverisjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe shtetin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Prandaj, Fatmir, merreni k\u00ebt\u00eb nism\u00eb brenda Partis\u00eb Socialiste dhe maxhoranc\u00ebs. Mos u mjaftoni me k\u00ebshilla t\u00eb p\u00ebrgjithshme, me kritika q\u00eb nuk prodhojn\u00eb ndryshim apo me mb\u00ebshtetje t\u00eb quajtur konstruktive, e cila n\u00eb fund i sh\u00ebrben vet\u00ebm kalimit t\u00eb radh\u00ebs t\u00eb klas\u00ebs politike. Jepini Ram\u00ebs mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjidhje, jo thjesht t\u00eb kaloj\u00eb klas\u00ebn! Nj\u00eb kryeminist\u00ebr nuk ndihmohet vet\u00ebm duke e mb\u00ebshtetur. Ndonj\u00ebher\u00eb ndihma m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb t&#8217;i k\u00ebrkosh t\u00eb korrigjoj\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk shkon. Nj\u00eb maxhoranc\u00eb nuk forcohet duke i mbyllur syt\u00eb para gabimeve, por duke pasur kuraj\u00ebn t&#8217;i njoh\u00eb dhe t&#8217;i ndreq\u00eb ato. Un\u00eb nuk ju k\u00ebrkoj t\u00eb b\u00ebheni kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb suaj. Ju k\u00ebrkoj t\u00eb b\u00ebheni pjes\u00eb e nj\u00eb ndryshimi q\u00eb i sh\u00ebrben vendit. Nuk ju k\u00ebrkoj t\u00eb hapni nj\u00eb konflikt t\u00eb ri politik, por t\u00eb merrni p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb ri qeverisjeje. Nuk kemi nevoj\u00eb vet\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrrojm\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb krye. Kemi nevoj\u00eb t\u00eb ndryshojm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ushtrohet pushteti, si funksionojn\u00eb institucionet dhe si mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vendimet. Sepse Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb qeveri q\u00eb qeveris. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtet q\u00eb funksionon, p\u00ebr institucione q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe p\u00ebr ligjv\u00ebn\u00ebs q\u00eb nuk e harrojn\u00eb se kujt i detyrohen.<br \/>\nKa ardhur koha t\u00eb ndajm\u00eb pushtetin nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia personale dhe interesin e partis\u00eb nga interesi i shtetit. Ka ardhur koha t\u00eb korrigjojm\u00eb gabimet tona. Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb motoja e maxhoranc\u00ebs: jo dialog p\u00ebr t\u00eb ruajtur qet\u00ebsin\u00eb politike, por p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ndryshimin e domosdosh\u00ebm.<br \/>\nZoti Xhafa, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse po ju drejtohem. Jo p\u00ebr t&#8217;ju k\u00ebrkuar t\u00eb largoni dik\u00eb, por p\u00ebr t&#8217;ju k\u00ebrkuar t\u00eb ndihmoni n\u00eb ndryshimin e nj\u00eb modeli q\u00eb nuk duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb.<br \/>\nMendoni p\u00ebr shtetin, jo vet\u00ebm p\u00ebr pushtetin. Ky do t\u00eb ishte kontributi juaj m\u00eb i madh sot.<br \/>\nMe respekt,<br \/>\nFejzo Subashi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fejzo Subashi LET\u00cbR E HAPUR FATMIR XHAF\u00cbS I nderuar zoti Xhafa, Po ju drejtohem si deputetit jo vet\u00ebm m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, por edhe si nj\u00eb prej njoh\u00ebsve t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe s\u00eb drejt\u00ebs. Ju mund t\u00eb heshtni dhe t\u00eb q\u00ebndroni n\u00eb qet\u00ebsin\u00eb tuaj. Jam i bindur se as k\u00ebpuca nuk ju [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":87273,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[34865,6332],"tags":[36132,43593,43591,43592],"class_list":{"0":"post-102750","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-analiza","8":"category-te-fundit","9":"tag-fejzo-subashi","10":"tag-jo-vetem-per-pushtetin","11":"tag-ka-ardhur-koha-te-korrigjojme-gabimet","12":"tag-te-mendojme-per-shtetin"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/102750","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=102750"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/102750\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":102751,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/102750\/revisions\/102751"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/87273"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=102750"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=102750"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=102750"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}