{"id":102500,"date":"2026-10-10T15:16:44","date_gmt":"2026-10-10T13:16:44","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=102500"},"modified":"2026-10-10T15:16:44","modified_gmt":"2026-10-10T13:16:44","slug":"reforma-bejme-pa-fund-por-hajrin-nuk-ia-shohim-kurre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=102500","title":{"rendered":"Reforma b\u00ebjm\u00eb pa fund, por hajrin nuk ia shohim kurr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Fejzo Subash<\/strong>i<\/p>\n<p>Kemi tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet q\u00eb b\u00ebjm\u00eb reforma pa fund, por ende nuk po shohim rezultatet q\u00eb meritojn\u00eb vendi, shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebria. Dhe, me sa duket, historia nuk ka p\u00ebrfunduar k\u00ebtu. Prisni, se ndoshta nuk keni par\u00eb asgj\u00eb akoma!<br \/>\nTashm\u00eb, duam apo nuk duam, na p\u00eblqen apo nuk na p\u00eblqen, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb ndarje t\u00eb re territoriale. Nj\u00eb gj\u00eb mund ta themi me siguri: Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ndarja territoriale e duhur, aq m\u00eb pak m\u00eb e mira p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Por nuk mund t\u00eb themi as se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja e mundshme, sepse, me k\u00ebt\u00eb klas\u00eb politike q\u00eb kemi, gjithmon\u00eb mund t\u00eb presim keq e m\u00eb keq.<br \/>\nDhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron problemi yn\u00eb m\u00eb i madh: M\u00eb e keqja nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht ndarja territoriale, por klasa politike dhe loja e saj me veprimet e mosveprimet. Prej tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet\u00ebsh b\u00ebjm\u00eb reforma, por sa her\u00eb q\u00eb kthejm\u00eb kok\u00ebn pas, lind e nj\u00ebjta pyetje: ku \u00ebsht\u00eb hajri i tyre?<\/p>\n<p>B\u00ebm\u00eb reform\u00ebn e pron\u00ebs me t\u00eb famshmin Ligj 7501 dhe, pas kaq shum\u00eb vitesh, ende p\u00ebrballemi me pasojat dhe padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb lidhen me zbatimin e tij.<br \/>\nB\u00ebm\u00eb Kushtetut\u00ebn, por ende p\u00ebrpiqemi t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb shtetin q\u00eb qytetar\u00ebt meritojn\u00eb.<\/p>\n<p>B\u00ebm\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, por qytetari vazhdon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb drejt\u00ebsi, nd\u00ebrsa besimi te institucionet mbetet nj\u00eb sfid\u00eb e madhe.<br \/>\nB\u00ebm\u00eb reforma n\u00eb arsim, shtuam universitete dhe diploma, por sot p\u00ebrballemi me shkolla q\u00eb po mbeten pa f\u00ebmij\u00eb dhe me shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e dijes dhe formimit t\u00eb t\u00eb diplomuarve.<\/p>\n<p>B\u00ebm\u00eb reforma e ndryshime pa fund. Por, a b\u00ebm\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb ta vendoste Shqip\u00ebrin\u00eb, interesin publik dhe qytetarin n\u00eb krye t\u00eb gjith\u00e7kaje?<\/p>\n<p>Kemi ndryshuar ligje, struktura, em\u00ebrtime e kufij administrativ\u00eb. Por a kemi ndryshuar modelin se si qeveriset ky vend?<br \/>\nEdhe reforma e fundit territoriale nuk duhet gjykuar vet\u00ebm nga rezultati i votimit n\u00eb Kuvend, por edhe nga q\u00ebndrimet, veprimet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb politike t\u00eb forcave q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>PS-ja e votoi reform\u00ebn dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj politike. Por analiza nuk duhet t\u00eb ndalet k\u00ebtu. Duhet par\u00eb edhe q\u00ebndrimi i opozit\u00ebs, roli i saj dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia q\u00eb i takon p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si u zhvillua procesi.<\/p>\n<p>Prandaj, nuk duhet t\u00eb gjykojm\u00eb vet\u00ebm Edi Ram\u00ebn apo Partin\u00eb Socialiste. Duhet t\u00eb gjykojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb klas\u00ebn politike, secilin sipas rolit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet.<br \/>\nSepse nuk mjafton t\u00eb shpallesh kund\u00ebr nj\u00eb reforme n\u00eb publik. Duhet t\u00eb shohim edhe \u00e7far\u00eb b\u00ebn, \u00e7far\u00eb nuk b\u00ebn dhe \u00e7far\u00eb rezultati prodhojn\u00eb veprimet apo mosveprimet e tua.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb klasa politike p\u00ebr tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet. K\u00ebshtu sillet edhe sot. Ndryshojn\u00eb emrat, qeverit\u00eb, aleancat dhe krah\u00ebt politik\u00eb, por shum\u00eb pak ndryshon m\u00ebnyra se si ushtrohet pushteti dhe si shmanget p\u00ebrgjegj\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, shpesh ndryshojn\u00eb krah\u00ebt, por jo loja. Ndryshojn\u00eb aktor\u00ebt, por jo skenari. Nd\u00ebrsa qytetari mbetet p\u00ebrs\u00ebri spektatori q\u00eb paguan bilet\u00ebn.<br \/>\nPor, a mbaron p\u00ebrgjegj\u00ebsia k\u00ebtu? Te politikan\u00ebt?<br \/>\nJo! Sepse edhe ne, qytetar\u00ebt, duhet t\u00eb kemi kuraj\u00ebn t\u00eb shohim veten n\u00eb pasqyr\u00eb.<br \/>\nNe votojm\u00eb. Ne i mbajm\u00eb n\u00eb pushtet ose i largojm\u00eb prej tij. Shpesh zem\u00ebrohemi me politikan\u00ebt, i kritikojm\u00eb, i mallkojm\u00eb, por kur vjen momenti p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogari me vot\u00eb, jo gjithmon\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ato q\u00eb themi.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, mos vall\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb realitet \u00ebsht\u00eb edhe e jona? Mos vall\u00eb, duke pranuar vazhdimisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb, u kemi dh\u00ebn\u00eb politikan\u00ebve mesazhin se mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb sillen po nj\u00ebsoj?<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb politik\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, n\u00ebse nuk jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb ndryshe, t\u00eb zgjedhim me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe t\u00eb nd\u00ebshkojm\u00eb me vot\u00eb ata q\u00eb nuk p\u00ebrmbushin detyrimet e tyre.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si qeverisin, por qytetar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si i mbajn\u00eb ose i largojn\u00eb nga pushteti.<br \/>\nNdoshta, pra, reforma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb na duhet nuk \u00ebsht\u00eb thjesht ndryshimi i ndarjes territoriale. \u00cbsht\u00eb ndryshimi i marr\u00ebdh\u00ebnies mes pushtetit, p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe qytetarit.<br \/>\nP\u00ebrndryshe, do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb reforma, t\u00eb num\u00ebrojm\u00eb d\u00ebshtimet dhe t\u00eb presim reform\u00ebn e radh\u00ebs, duke shpresuar se k\u00ebsaj here do t\u00eb jet\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Dhe, pas disa vitesh, do t\u00eb gjendemi p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrball\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs pyetje: ku \u00ebsht\u00eb hajri i reform\u00ebs?<br \/>\nSepse, n\u00ebse ne nuk ndryshojm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si zgjedhim, vler\u00ebsojm\u00eb dhe nd\u00ebshkojm\u00eb politik\u00ebn, pse presim q\u00eb politika t\u00eb ndryshoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si sillet me ne?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fejzo Subashi Kemi tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet q\u00eb b\u00ebjm\u00eb reforma pa fund, por ende nuk po shohim rezultatet q\u00eb meritojn\u00eb vendi, shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebria. Dhe, me sa duket, historia nuk ka p\u00ebrfunduar k\u00ebtu. Prisni, se ndoshta nuk keni par\u00eb asgj\u00eb akoma! Tashm\u00eb, duam apo nuk duam, na p\u00eblqen apo nuk na p\u00eblqen, Shqip\u00ebria ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":100460,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[34865,6332],"tags":[36132,43476,43475],"class_list":{"0":"post-102500","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-analiza","8":"category-te-fundit","9":"tag-fejzo-subashi","10":"tag-por-hajrin-nuk-ia-shohim-kurre","11":"tag-reforma-bejme-pa-fund"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/102500","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=102500"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/102500\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":102501,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/102500\/revisions\/102501"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/100460"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=102500"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=102500"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=102500"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}