{"id":101556,"date":"2026-09-07T18:34:38","date_gmt":"2026-09-07T16:34:38","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=101556"},"modified":"2026-09-07T18:38:33","modified_gmt":"2026-09-07T16:38:33","slug":"pushteti-gjyqesor-ne-shqiperi-pavaresi-po-pergjegjesi-jo-leter-e-hapur-gjytareve-gjytareve-dhe-trupave-gjykuse-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=101556","title":{"rendered":"Pushteti gjyq\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri: Pavar\u00ebsi po, P\u00ebrgjegj\u00ebsi Jo. Let\u00ebr e hapur: gjyqtar\u00ebve dhe trupave gjykuese"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Fejzo Subashi<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuara gjyqtare, t\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb dhe trupa gjykuese t\u00eb gjykatave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nSi fillim, ju uroj t\u00eb keni kaluar mir\u00eb pushimet dhe t\u00eb jeni kthyer me energji p\u00ebr nj\u00eb sezon t\u00eb ri, produktiv dhe, mbi t\u00eb gjitha, me mendje t\u00eb kthjell\u00ebt. N\u00eb fakt me shum\u00eb vrull\u00eb e muar\u00ebt, pasi dor\u00ebn e drejt\u00ebs\u00eb te thesi i buxhetit e fut\u00ebt. Ndaj, ishalla me mend n\u00eb kok\u00eb! Jo si ironi, por si nj\u00eb urim i sinqert\u00eb p\u00ebr nj\u00eb profesion q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb fatin, pasurin\u00eb, dinjitetin, lirin\u00eb dhe, n\u00eb jo pak raste, vet\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja q\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon t\u00eb na e minimizonit sa m\u00eb<br \/>\nshum\u00eb d\u00ebmin q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb padrejt\u00ebsive, vendimeve t\u00eb gabuara apo neglizhenc\u00ebs suaj, i \u00ebsht\u00eb shkaktuar individit, shoq\u00ebris\u00eb, shtetit dhe k\u00ebtij vendi. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e imja si nj\u00eb qytetar q\u00eb ka p\u00ebrjetuar padrejt\u00ebsin\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb buron nga vet\u00eb detyrimi juaj profesional dhe institucional, por edhe nga fakti se jeni nd\u00ebr ata profesionist\u00eb q\u00eb paguhen nga taksat e k\u00ebtij populli.<br \/>\nDhe, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, jan\u00eb taksa t\u00eb konsiderueshme. Aq t\u00eb konsiderueshme, sa qytetari ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pres\u00eb prej jush jo vet\u00ebm profesionaliz\u00ebm, por edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, llogaridh\u00ebnie dhe drejt\u00ebsi. Po ju drejtohem edhe si njoh\u00ebs i filozofis\u00eb juridike dhe i s\u00eb drejt\u00ebs, si person publik dhe si gazetar profesionist me p\u00ebrvoj\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshilla ime \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: Dashuroni me zem\u00ebr. Por drejt\u00ebsin\u00eb jepeni me mendje t\u00eb kthjellt. N\u00eb jet\u00ebn tuaj personale mund t\u00eb vendosni me zem\u00ebr dhe p\u00ebr zemr\u00ebn. Mund t\u00eb dashuroni, t\u00eb zgjidhni njeriun me t\u00eb cilin do t\u00eb martoheni, t\u00eb nd\u00ebrtoni familjen tuaj. Por edhe aty, n\u00ebse doni t\u00eb merrni nj\u00eb vendim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, nuk mjafton vet\u00ebm rrahja e zemr\u00ebs. Duhet edhe arsyeja, bindja, argumenti dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr pasojat.<br \/>\nSepse n\u00ebse nj\u00eb vendim i marr\u00eb vet\u00ebm me zem\u00ebr ju sjell nj\u00eb kosto, at\u00eb kosto e paguani ju. Por kur vendimi merret n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit vet\u00ebm me zem\u00ebr, pa fakte, pa prova, pa argument dhe pa ligj, koston nuk e paguani vet\u00ebm ju. E paguan dikush tjet\u00ebr. E paguan padrejt\u00ebsisht nj\u00eb qytetar. E paguan familja e tij. E paguan shoq\u00ebria. E paguan shteti.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb drejt\u00ebsi, zemra nuk mund t\u00eb jet\u00eb prova dhe mund\u00ebsia e vetme. As miqt\u00eb, as t\u00eb af\u00ebrmit, as interesat, as ofertat dhe, aq m\u00eb pak, xhepi. Ju jeni t\u00eb pavarur n\u00eb marrjen e vendimit. Dhe pik\u00ebrisht sepse jeni t\u00eb pavarur, duhet t\u00eb jeni edhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb imunitet nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia.<br \/>\nVendimi gjyq\u00ebsor duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb prova, fakte, ligj dhe argumentim juridik. Kurr\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb thot\u00eb dhe kurr\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon vet\u00ebm xhepi dhe interesi juaj. Ka ardhur koha q\u00eb kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb mos kuptohet vet\u00ebm si p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale apo profesionale, por, kur ekzistojn\u00eb kushtet ligjore, edhe si p\u00ebrgjegj\u00ebsi juridike e penale. Sepse nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr q\u00eb firmoset dhe arkivohet.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt q\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb njeriu. Mund t&#8217;i marr\u00eb dikujt pron\u00ebn. Mund t&#8217;i mohoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn.<br \/>\nMund t&#8217;i shkat\u00ebrroj\u00eb nj\u00eb familje. Mund t&#8217;i zgjas\u00eb nj\u00eb konflikt p\u00ebr vite.<br \/>\nMund t&#8217;i kushtoj\u00eb shtetit miliona. Pa llogaritur milionat q\u00eb doni p\u00ebr rroga nga buxheti. Dhe, mbi t\u00eb gjitha, mund t\u00eb cenoj\u00eb besimin e qytetarit te drejt\u00ebsia. Profesioni juaj nuk \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb monitoroni disa seanca, t\u00eb d\u00ebgjoni pal\u00ebt, t\u00eb shikoni telefonin nd\u00ebrsa ato deklarojn\u00eb, parashtrojn\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb dhe, n\u00eb fund, t\u00eb jepni nj\u00eb vendim. Dhe aq m\u00eb pak nuk \u00ebsht\u00eb profesion ku vendimi zbardhet pas nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb, nd\u00ebrsa konflikti vazhdon dhe pal\u00ebt sorollaten n\u00ebp\u00ebr shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit derisa ndonj\u00ebher\u00eb duket sikur jeta e tyre nuk mjafton p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb gjykata duhet ta kishte zgjidhur.<\/p>\n<p>\u00c7do profesion ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebn, shkruan, pasqyron, n\u00ebnshkruan dhe deklaron.<br \/>\nPse duhet t\u00eb jet\u00eb ndryshe p\u00ebr gjyqtarin? Pse nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr gabimin e tij n\u00eb pun\u00eb. P\u00ebrse nj\u00eb punonj\u00ebs administrate duhet t\u00eb jap\u00eb llogari edhe p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb vog\u00ebl ndaj buxhetit, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb gabuar, t\u00eb paarsyetuar apo t\u00eb rr\u00ebzuar nga nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb e lart\u00eb, shpesh duket sikur p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebrfundon te nj\u00eb fjali: \u201cVendimi u rr\u00ebzua.\u201d Po vendimi kishte nj\u00eb autor. Dhe pasojat kishin nj\u00eb viktim\u00eb. Nuk mund t\u00eb jet\u00eb normale q\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs i thjesht\u00eb i nj\u00eb institucioni t\u00eb jap\u00eb llogari p\u00ebr nj\u00eb gabim administrativ, nd\u00ebrsa nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor q\u00eb i shkakton nj\u00eb individi d\u00ebm t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb mos prodhoj\u00eb asnj\u00eb reflektim mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e atij q\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb. Nuk po k\u00ebrkoj q\u00eb gjyqtari t\u00eb nd\u00ebshkohet thjesht sepse nj\u00eb vendim i tij \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar. Pavar\u00ebsia gjyq\u00ebsore duhet mbrojtur.<br \/>\nPor pavar\u00ebsia nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb paprekshm\u00ebri. Kur ka shkelje t\u00eb detyr\u00ebs, keqbesim, neglizhenc\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, abuzim apo veprim t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm, duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebrkat\u00ebse dhe mekanizmi q\u00eb e k\u00ebrkon at\u00eb. Sepse ndryshe krijojm\u00eb nj\u00eb paradoks t\u00eb friksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi mund t&#8217;i k\u00ebrkoj\u00eb llogari t\u00eb gjith\u00ebve, nd\u00ebrsa askush nuk i k\u00ebrkon llogari gjykat\u00ebsit. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb deformim i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq, madje p\u00ebr t\u00eb ardhur turp, kur lexon vendime gjyq\u00ebsore q\u00eb n\u00eb zbardhjen e tyre nuk bindin as juridikisht, as logjikisht; vendime ku argumenti duket sikur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer p\u00ebrfundimit dhe jo p\u00ebrfundimi t\u00eb ket\u00eb ardhur si rezultat i argumentit. N\u00ebse kjo ndodh, problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm te nj\u00eb dosje.<br \/>\nProblemi \u00ebsht\u00eb te vet\u00eb perceptimi q\u00eb krijohet p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Dhe qytetari ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyes\u00eb:<br \/>\nKush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi?<br \/>\nJo p\u00ebr \u00e7do gabim njer\u00ebzor.<br \/>\nJo p\u00ebr \u00e7do interpretim t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb ligjit.<br \/>\nPor p\u00ebr padrejt\u00ebsin\u00eb e b\u00ebr\u00eb me vet\u00ebdije, p\u00ebr shp\u00ebrdorimin, p\u00ebr neglizhenc\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb dhe p\u00ebr vendimet q\u00eb nuk mund t\u00eb justifikohen me ligj, prova dhe arsyetim.<br \/>\nPrandaj, t\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb,<br \/>\nmos e merrni vendimin p\u00ebr jet\u00ebn tuaj vet\u00ebm me zem\u00ebr. Por, n\u00ebse vendosni t\u00eb merrni nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor q\u00eb prek jet\u00ebn e dikujt tjet\u00ebr, mos e merrni kurr\u00eb me zem\u00ebr.<br \/>\nMos e merrni me miq\u00ebsi.<br \/>\nMos e merrni me presion.<br \/>\nMos e merrni me interes.<br \/>\nMos e merrni me xhep.<br \/>\nMerreni me mendje t\u00eb kthjell\u00ebt. Me ligj. Me prova. Me fakte. Me argument. Dhe mbi t\u00eb gjitha, me nd\u00ebrgjegjen se pas firm\u00ebs suaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri. Sepse kur gaboni n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb jet\u00ebs suaj, d\u00ebmin mund ta paguani ju. Kur gaboni n\u00eb nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor, d\u00ebmin e paguan dikush tjet\u00ebr.<br \/>\nDhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye: Dashuroni me zem\u00ebr. Vendosni p\u00ebr jet\u00ebn me zem\u00ebr dhe mendje.<br \/>\nPor drejt\u00ebsin\u00eb kurr\u00eb vet\u00ebm me zem\u00ebr dhe xhep.<br \/>\nDrejt\u00ebsin\u00eb jepeni me mendje t\u00eb kthjell\u00ebt, mbi fakte, prova, ligj dhe argument. Sepse zemra mund t\u00eb gaboj\u00eb.<br \/>\nXhepi mund t\u00eb tundoj\u00eb.<br \/>\nPor drejt\u00ebsia nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb gaboj\u00eb pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi. A ka mund\u00ebsi, a mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb vaki, q\u00eb pushteti qyq\u00ebsor, as zgjidhet, as votohet, as llogari nuj jep, as p\u00ebrgjegjsi nuk mban p\u00ebr veprimet e mos veprimet e tija. Se di n\u00eb ka pushtet n\u00eb Bot q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pavar\u00ebsi e t\u00eb mos ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fejzo Subashi T\u00eb nderuara gjyqtare, t\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb dhe trupa gjykuese t\u00eb gjykatave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Si fillim, ju uroj t\u00eb keni kaluar mir\u00eb pushimet dhe t\u00eb jeni kthyer me energji p\u00ebr nj\u00eb sezon t\u00eb ri, produktiv dhe, mbi t\u00eb gjitha, me mendje t\u00eb kthjell\u00ebt. N\u00eb fakt me shum\u00eb vrull\u00eb e muar\u00ebt, pasi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":87273,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[34865,6332],"tags":[43051,43050],"class_list":{"0":"post-101556","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-analiza","8":"category-te-fundit","9":"tag-gjytareve-dhe-trupave-gjykuse-ne-shqiperi","10":"tag-pushteti-gjyqesor-ne-shqiperi-pavaresi-po-pergjegjesi-jo-leter-e-hapur-gjytareve"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/101556","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=101556"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/101556\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":101560,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/101556\/revisions\/101560"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/87273"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=101556"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=101556"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=101556"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}