{"id":100853,"date":"2026-08-15T12:42:22","date_gmt":"2026-08-15T10:42:22","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=100853"},"modified":"2026-08-15T12:42:22","modified_gmt":"2026-08-15T10:42:22","slug":"kelcyra-nuk-mund-te-behet-monedhe-e-luftes-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=100853","title":{"rendered":"K\u00eblcyra nuk mund t\u00eb b\u00ebhet &#8221;monedh\u00eb&#8221; e luft\u00ebs politike&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Fejzo Subashi<\/strong><\/p>\n<p>Zoti Berisha, mos e lidhni fatin e K\u00eblcyr\u00ebs me Klemend Ndonin. K\u00eblcyra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se \u00e7do kryetar bashkie dhe shum\u00eb m\u00eb e madhe se \u00e7do betej\u00eb politike. Po e nis k\u00ebt\u00eb reagim me nj\u00eb sqarim q\u00eb e konsideroj t\u00eb domosdosh\u00ebm. Un\u00eb nuk jam mik i Klemend Ndonit q\u00eb nga dita kur u b\u00eb Kryetar i Bashkis\u00eb K\u00eblcyr\u00eb. Un\u00eb kam pasur miq\u00ebsi me familjen e tij shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt, q\u00eb kur Klemendi ishte f\u00ebmij\u00eb dhe, natyrisht, as q\u00eb mund ta mendoja se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej kryetar bashkie. Dhe po e them edhe m\u00eb qart\u00eb: nuk kam p\u00ebrfituar prej tij. P\u00ebrkundrazi. N\u00eb jo pak drejtime, kjo njohje ka qen\u00eb p\u00ebr mua penges\u00eb dhe kosto.<\/p>\n<p>Prandaj nuk kam as nevoj\u00eb dhe as d\u00ebshir\u00eb ta mbroj Klemend Ndonin p\u00ebr hir t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb. Madje, kam shprehur edhe un\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi ndaj tij kur kam menduar se ka pasur arsye p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb. Nuk e konsideroj t\u00eb pagabuesh\u00ebm dhe nuk mendoj se ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme. Por sot, kur shoh reagimet politike dhe sidomos p\u00ebrpjekjen p\u00ebr ta lidhur emrin e tij me iden\u00eb se gjoja Klemend Ndoni do q\u00eb t\u00eb prishet Bashkia K\u00eblcyr\u00eb, mendoj se kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb katrahur\u00eb politike krejt tjet\u00ebr. K\u00ebtu nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr Klemend Ndonin. K\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr K\u00eblcyr\u00ebn. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, zoti Berisha, po ju drejtohem publikisht.<\/p>\n<p>Ju kam shkruar edhe m\u00eb par\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn territoriale. Ju jam drejtuar juve dhe drejtuesve t\u00eb komisionit q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Sinqerisht kam th\u00ebn\u00eb se, n\u00eb disa aspekte, jam m\u00eb af\u00ebr projektit tuaj. Por pik\u00ebrisht sepse e kam marr\u00eb seriozisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nuk mund t\u00eb pranoj q\u00eb reforma territoriale t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb emrash, inatesh apo llogarish politike. K\u00eblcyra nuk mund t\u00eb shkrihet sepse dikush mendon se Klemend Ndoni ka b\u00ebr\u00eb apo nuk ka b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn e tij. Dhe aq m\u00eb pak nuk mund t\u00eb mbrohet duke krijuar iden\u00eb se fati i saj varet nga fati politik i nj\u00eb kryetari bashkie. K\u00eblcyra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e vjet\u00ebr se Klemend Ndoni.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e vjet\u00ebr se Edi Rama. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e vjet\u00ebr se Sali Berisha. Pse jo m\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lashtat dhe t\u00eb vjet\u00ebrat n\u00eb Historin\u00eb e Kombit Shqiptar. Dhe, po t\u00eb flasim me respekt p\u00ebr historin\u00eb e shtetit shqiptar, K\u00eblcyra ka nj\u00eb pesh\u00eb historike, kulturore dhe qytetare q\u00eb nuk mund t\u00eb matet me interesat e nj\u00eb mandati politik. Prandaj pyetja duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb: A e meriton K\u00eblcyra t\u00eb jet\u00eb bashki sipas kritereve, parimeve dhe interesit t\u00eb qytetar\u00ebve N\u00ebse po, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb jet\u00eb. N\u00ebse jo, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb shpjegohet publikisht dhe me argumente pse nuk duhet t\u00eb jet\u00eb. Por t\u00eb thuash se Klemend Ndoni do t\u00eb prish\u00eb Bashkin\u00eb K\u00eblcyr\u00eb dhe pastaj ta p\u00ebrdor\u00ebsh k\u00ebt\u00eb si argument politik, m\u00eb duket jo vet\u00ebm absurd politikisht, por edhe shum\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebr statur\u00ebn e nj\u00eb opozite q\u00eb pretendon t\u00eb qeveris\u00eb vendin. Sepse un\u00eb nuk besoj se Klemend Ndoni ka ndonj\u00eb interes real q\u00eb K\u00eblcyra t\u00eb mos jet\u00eb bashki.<br \/>\nP\u00ebrkundrazi. Klementi si qytetar i K\u00eblcyr\u00ebs, si njeri q\u00eb e ka lidhur jet\u00ebn e tij me at\u00eb vend dhe si kryetar q\u00eb ka drejtuar at\u00eb bashki, ai ka m\u00eb shum\u00eb arsye se kushdo q\u00eb K\u00eblcyra t\u00eb mbetet bashki.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballej me drejt\u00ebsin\u00eb, do t\u00eb ishte m\u00eb e natyrshme t\u00eb p\u00ebrballej me drejt\u00ebsin\u00eb si qytetar dhe si ish-kryetar bashkie, sesa t\u00eb pranonte humbjen e historis\u00eb s\u00eb tij politike e qytetare bashk\u00eb me humbjen e institucionit q\u00eb ka drejtuar. Por edhe k\u00ebt\u00eb nuk dua ta kthej n\u00eb argument. Sepse K\u00eblcyra nuk duhet t\u00eb mbrohet p\u00ebr shkak t\u00eb Klemend Ndonit.<br \/>\nK\u00eblcyra duhet t\u00eb mbrohet se e meriton. Dhe un\u00eb besoj se e meriton t\u00eb diskutohet seriozisht, jo t\u00eb vendoset n\u00eb tavolinat e politik\u00ebs si nj\u00eb gur shahu. \u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Klemend Ndoni p\u00ebr K\u00eblcyr\u00ebn? Mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime. Mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Por duhet t\u00eb jemi edhe t\u00eb drejt\u00eb. P\u00ebr shum\u00eb vite, K\u00eblcyra \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore nga shteti, pushteti dhe qeverisjet e ndryshme. Nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sikur historia fillon me kryetarin e fundit t\u00eb bashkis\u00eb. Dhe po e them nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb hap\u00eb debat: Q\u00eb nga koha e Mbretit Zog dhe disi n\u00eb sistemin komunist\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb periudh\u00eb kur K\u00eblcyra t\u00eb ket\u00eb pasur nj\u00eb ndryshim kaq t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb pamjen e saj qytetare sa gjat\u00eb drejtimit t\u00eb Klemend Ndonit. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb. Nuk do t\u00eb thot\u00eb se Klemend Ndoni duhet t\u00eb marr\u00eb medalje. Do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm se historia duhet shkruar me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e saj dhe jo me nevojat e dit\u00ebs.<br \/>\nPrandaj, zoti Berisha, n\u00ebse K\u00eblcyra duhet t\u00eb mbrohet, mbrojeni K\u00eblcyr\u00ebn. Mos e mbroni p\u00ebr Klemendin.<\/p>\n<p>Mos e sulmoni Klemendin p\u00ebr t\u00eb goditur K\u00eblcyr\u00ebn. Aq m\u00eb keq p\u00ebr ta p\u00ebrdorur argument n\u00ebse K\u00eblcyra do shkrihet. Dhe mbi t\u00eb gjitha, mos k\u00ebrkoni shp\u00ebtimin e K\u00eblcyr\u00ebs, apo fitoren tuaj,<br \/>\nte lufta brenda llojit n\u00eb Partin\u00eb Socialiste.<br \/>\nReforma territoriale nuk b\u00ebhet me luft\u00eb brenda PS-s\u00eb<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb pika ku un\u00eb mendoj se opozita duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb serioze. N\u00ebse mendoni se reforma territoriale duhet ndryshuar, at\u00ebher\u00eb dilni dhe sillni projektin tuaj. Dilni dhe thoni \u00e7far\u00eb doni. Cilat jan\u00eb kriteret? Cilat jan\u00eb parimet? Cilat jan\u00eb nj\u00ebsit\u00eb q\u00eb duhen bashkuar? Cilat duhet t\u00eb mbeten? Cilat jan\u00eb kriteret ekonomike? Cilat jan\u00eb kriteret gjeografike? Po kriteret historike? Po ato kulturore? Po lidhjet natyrore t\u00eb komuniteteve?<br \/>\nPo sh\u00ebrbimet? Po perspektiva e zhvillimit?<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb pyetjet q\u00eb presin p\u00ebrgjigje. Jo: \u201c\u00c7far\u00eb mendon Klemend Ndoni?\u201d Sepse reforma territoriale nuk \u00ebsht\u00eb reform\u00eb e Klemend Ndonit. Nuk \u00ebsht\u00eb reform\u00eb e Edi Ram\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb reform\u00eb e Sali Berish\u00ebs.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb reform\u00eb e shtetit shqiptar. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, zoti Berisha, mendoj se opozita duhet t\u00eb jap\u00eb edhe llogari p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur deri k\u00ebtu. Ku ishit n\u00eb vitin 2014? Pse e lat\u00eb reform\u00ebn territoriale t\u00eb kalonte n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? Pse nuk pat\u00ebt q\u00eb n\u00eb fillim nj\u00eb projekt t\u00eb plot\u00eb, nj\u00eb platform\u00eb dhe nj\u00eb alternativ\u00eb? Pse nuk u angazhuat me gjith\u00eb forc\u00ebn tuaj p\u00ebr t\u00eb propozuar nj\u00eb model tjet\u00ebr? Pse duhet t\u00eb presim sot q\u00eb t\u00eb dal\u00eb ndonj\u00eb em\u00ebr nga mazhoranca apo ndonj\u00eb konflikt brenda PS-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se reforma ka probleme? Edhe p\u00ebr angazhimin e njer\u00ebzve tuaj politik\u00eb duhet t\u00eb flisni hapur. N\u00ebse mendoni se opozita ka b\u00ebr\u00eb gabime, pranojini. Sepse nj\u00eb opozit\u00eb serioze nuk nd\u00ebrtohet duke k\u00ebrkuar fajtorin e radh\u00ebs, apo luft\u00ebn br\u00ebnda llojit. Nd\u00ebrtohet duke pranuar edhe pjes\u00ebn e vet t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Populli nuk \u00ebsht\u00eb budalla Qytetar\u00ebt i shohin k\u00ebto loj\u00ebra. Dhe qytetar\u00ebt kan\u00eb krijuar bindjen se shpesh, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa interesi p\u00ebr reform\u00ebn territoriale, kan\u00eb funksionuar marr\u00ebveshjet politike, llogarit\u00eb elektorale dhe pazaret e nat\u00ebs. Ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse sot shum\u00eb njer\u00ebz nuk besojn\u00eb m\u00eb kur d\u00ebgjojn\u00eb politikan\u00ebt t\u00eb flasin p\u00ebr reforma. Sepse kan\u00eb par\u00eb reforma q\u00eb fillojn\u00eb si projekte shtet\u00ebrore dhe p\u00ebrfundojn\u00eb si projekte partie. Kan\u00eb par\u00eb institucione q\u00eb nd\u00ebrtohen mbi parime dhe pastaj p\u00ebrdoren p\u00ebr interesa.<\/p>\n<p>Kan\u00eb par\u00eb bashki q\u00eb trajtohen si nj\u00ebsi administrative kur duhet t\u00eb trajtohen si komunitete me histori, identitet dhe potencial zhvillimi. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb me K\u00eblcyr\u00ebn. K\u00eblcyra nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr n\u00eb hart\u00eb. K\u00eblcyra \u00ebsht\u00eb histori. \u00cbsht\u00eb kultur\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb identitet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb qytet me nj\u00eb pesh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sesa numri i banor\u00ebve t\u00eb tij. Prandaj, n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb reform\u00eb territoriale, le ta b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>Por ta b\u00ebjm\u00eb me parime, kritere dhe vlera, jo me interesa. Ta b\u00ebjm\u00eb me studim dhe jo me intuit\u00eb politike. Ta b\u00ebjm\u00eb me qytetar\u00ebt dhe jo pa ta. Ta b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr 30 vitet e ardhshme dhe jo p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme. Sepse n\u00ebse reforma b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb larguar nj\u00eb kryetar, nes\u00ebr mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb tjet\u00ebr. N\u00ebse b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar nj\u00eb bashki, nes\u00ebr mund t\u00eb nd\u00ebshkohet nj\u00eb tjet\u00ebr. Dhe k\u00ebshtu shteti nuk nd\u00ebrton institucione. Shteti nd\u00ebrton hakmarrje. Un\u00eb nuk dua k\u00ebt\u00eb. Nuk dua q\u00eb K\u00eblcyra t\u00eb jet\u00eb bashki sepse Klemend Ndoni \u00ebsht\u00eb kryetar. Por nuk dua as t\u00eb mos jet\u00eb bashki sepse dikush mendon se Klemend Ndoni duhet t\u00eb largohet. Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb padrejt\u00ebsi ndaj K\u00eblcyr\u00ebs. Prandaj, zoti Berisha, po e them fare thjesht: E pushkatojm\u00eb Klemendin, n\u00ebse ky \u00ebsht\u00eb debati juaj politik. Por pse duhet t\u00eb pushkatojm\u00eb edhe K\u00eblcyr\u00ebn bashk\u00eb me t\u00eb?<\/p>\n<p>Le ta gjykojm\u00eb Klemend Ndonin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb apo nuk ka b\u00ebr\u00eb. Le ta gjykojm\u00eb \u00e7do kryetar bashkie me t\u00eb nj\u00ebjtin standard. Le ta l\u00ebm\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj, n\u00ebse ka \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i p\u00ebrkasin drejt\u00ebsis\u00eb. Por mos e p\u00ebrdorni fatin e K\u00eblcyr\u00ebs si arm\u00eb politike. Sepse K\u00eblcyra nuk \u00ebsht\u00eb e Klemend Ndonit. Nuk \u00ebsht\u00eb e Edi Ram\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb e Sali Berish\u00ebs. K\u00eblcyra \u00ebsht\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb saj dhe e historis\u00eb s\u00eb saj. Dhe n\u00ebse reforma territoriale do t\u00eb b\u00ebhet mbi baz\u00ebn e parimeve, kritereve, vlerave historike, kulturore, ekonomike dhe t\u00eb interesit t\u00eb qytetar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb vendos\u00eb reforma. Por n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhet mbi baz\u00ebn e interesave politike, marr\u00ebveshjeve, inateve dhe luft\u00ebs brenda llojit, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos e quanim reform\u00eb. Sepse reforma q\u00eb nuk ka parime \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb pushtetin. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk k\u00ebrkoj. Un\u00eb k\u00ebrkoj q\u00eb K\u00eblcyr\u00ebs t&#8217;i jepet ajo q\u00eb i takon dhe meriton. Jo p\u00ebr Klemend Ndonin. Jo p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. Jo p\u00ebr Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr K\u00eblcyr\u00ebn. Dhe n\u00ebse K\u00eblcyra e meriton t\u00eb mbetet bashki, at\u00ebher\u00eb, me gjith\u00eb respektin p\u00ebr \u00e7do forc\u00eb politike, nuk ka burr\u00eb n\u00ebne q\u00eb mund ta shkrij\u00eb K\u00eblcyr\u00ebn p\u00ebr interesa politike. Dhe Rama, jo q\u00eb jo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fejzo Subashi Zoti Berisha, mos e lidhni fatin e K\u00eblcyr\u00ebs me Klemend Ndonin. K\u00eblcyra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se \u00e7do kryetar bashkie dhe shum\u00eb m\u00eb e madhe se \u00e7do betej\u00eb politike. Po e nis k\u00ebt\u00eb reagim me nj\u00eb sqarim q\u00eb e konsideroj t\u00eb domosdosh\u00ebm. Un\u00eb nuk jam mik i Klemend Ndonit q\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":100854,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[34865,6332],"tags":[36132,42702],"class_list":{"0":"post-100853","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-analiza","8":"category-te-fundit","9":"tag-fejzo-subashi","10":"tag-kelcyra-nuk-mund-te-behet-monedhe-e-luftes-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/100853","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=100853"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/100853\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":100855,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/100853\/revisions\/100855"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/100854"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=100853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=100853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=100853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}