{"id":100166,"date":"2026-07-25T13:25:48","date_gmt":"2026-07-25T11:25:48","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=100166"},"modified":"2026-07-25T13:25:48","modified_gmt":"2026-07-25T11:25:48","slug":"leter-e-hapur-kryeministrit-te-republikes-se-shqiperise-z-edi-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=100166","title":{"rendered":"Let\u00ebr e hapur Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama"},"content":{"rendered":"<p><strong>Let\u00ebr e hapur Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama<\/strong><br \/>\n<strong>Nga Fejzo Subashi<\/strong><br \/>\nI nderuar Zoti Kryeminist\u00ebr,<br \/>\nT\u00eb jesh Kryeminist\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm posti m\u00eb i lart\u00eb ekzekutiv i vendit. \u00cbsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb obligim ndaj qytetar\u00ebve dhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb buron nga besimi i shumic\u00ebs. Kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi b\u00ebhet edhe m\u00eb e madhe kur qytetar\u00ebt ta p\u00ebrs\u00ebrisin besimin kat\u00ebr her\u00eb radhazi. Ky besim nuk mund t\u00eb justifikohet me dob\u00ebsin\u00eb e kund\u00ebrshtarit politik dhe as me iden\u00eb se je &#8220;m\u00eb i miri mes t\u00eb k\u00ebqijve&#8221;. Nj\u00eb mandat fitohet me vot\u00eb, por mbahet me qeverisje.<br \/>\nAskush nuk pret q\u00eb Kryeministri t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka vet\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ekzistojn\u00eb ministrat, institucionet dhe administrata publike. Pik\u00ebrisht administrata \u00ebsht\u00eb fytyra e qeveris\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb institucioni q\u00eb qytetari prek \u00e7do dit\u00eb. Kur administrata d\u00ebshton, qytetari nuk faj\u00ebson drejtorin, specialistin apo ministrin. Ai thot\u00eb thjesht: &#8220;Fajin e ka Kryeministri.&#8221; Madje, shpesh edhe padrejt\u00ebsisht, \u00e7do abuzim apo vjedhje ia faturon Kryeministrit. Reflektimi juaj i djesh\u00ebm, p\u00ebr mua, nuk ishte justifikim dhe as shmangie p\u00ebrgjegj\u00ebsie. Ishte vendosja e gishtit mbi plag\u00ebn. Un\u00eb nuk jam as Jezusi, as Krishti dhe as nj\u00eb katundar i thjesht\u00eb. Jam nj\u00eb qytetar dhe nj\u00eb z\u00eb q\u00eb prej vitesh ka shprehur publikisht shqet\u00ebsimet e tij. Kur mor\u00ebt p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb detyr\u00ebn e Kryeministrit, ju drejtova nj\u00eb let\u00ebr publike. Nuk e di n\u00ebse e lexuat ndonj\u00ebher\u00eb, por n\u00eb t\u00eb b\u00ebra vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb:<br \/>\n&#8220;Ministrat zgjidhini si t\u00eb doni, por drejtor\u00ebt vendosini nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, m\u00eb profesionist\u00ebt, m\u00eb t\u00eb ndershmit dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshmit.&#8221; Ju ndoq\u00ebt nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr. Ndoshta ashtu e gjykuat t\u00eb drejt\u00eb, ndoshta ashtu e k\u00ebrkonin interesat e momentit. Sot, pas kaq vitesh, duket se edhe vet\u00eb e keni kuptuar se administrata mbetet plaga m\u00eb e madhe e shtetit. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb k\u00ebt\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb reflektimi t\u00eb mos mbetet vet\u00ebm reflektim. Administrata fillon nga pastruesi i nj\u00eb zyre dhe p\u00ebrfundon te drejtuesi m\u00eb i lart\u00eb i shtetit. N\u00ebse kjo hallk\u00eb nuk funksionon mbi profesionalizmin dhe merit\u00ebn, as ndryshimi i qeverive dhe as rotacioni politik nuk do ta ndryshojn\u00eb realisht Shqip\u00ebrin\u00eb. Sot keni nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb madhe.<br \/>\nVendosni njeriun e duhur n\u00eb vendin e duhur. Jepuni drejtimin institucioneve atyre q\u00eb din\u00eb t\u00eb punojn\u00eb dhe t\u00eb zgjidhin hallet e qytetar\u00ebve, jo atyre q\u00eb i detyrohen partis\u00eb, apo q\u00eb jan\u00eb mjesht\u00ebr t\u00eb prapaskenave dhe intrigave. Nuk kam arritur kurr\u00eb ta kuptoj se si i nj\u00ebjti individ l\u00ebviz nga nj\u00eb drejtori n\u00eb tjetr\u00ebn, pa qen\u00eb specialist i asnj\u00ebr\u00ebs fush\u00eb. Duket sikur disa njer\u00ebz nuk kan\u00eb lindur p\u00ebr t\u00eb ushtruar nj\u00eb profesion, por kan\u00eb lindur vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb drejtor\u00eb. K\u00ebta drejtues nuk nd\u00ebrtojn\u00eb institucione. P\u00ebrkundrazi, shtypin profesionist\u00ebt, u zbehin autoritetin dhe largojn\u00eb njer\u00ebzit e aft\u00eb.<br \/>\nSi mund t\u00eb drejtoj\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn nj\u00eb institucion dikush me formim t\u00eb dyshimt\u00eb, nd\u00ebrsa specialist\u00ebt me diploma serioze, me grada shkencore, me p\u00ebrvoj\u00eb dhe specializime mbeten n\u00ebn urdhrat e tij? Madje d\u00ebgjojn\u00eb edhe fjalin\u00eb fyese: &#8220;Ti nuk di. E di un\u00eb. Ti nuk ke kontribut politik.&#8221; Ky \u00ebsht\u00eb kanceri i administrat\u00ebs. Natyrisht, nuk i p\u00ebrgjith\u00ebsoj. Shqip\u00ebria ka drejtues t\u00eb ndersh\u00ebm dhe shum\u00eb t\u00eb aft\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb fituar respektin dhe zemrat e qytetar\u00ebve. Pik\u00ebrisht ata duhet t\u00eb jen\u00eb modeli.<br \/>\nN\u00ebse d\u00ebshironi q\u00eb t\u00eb mos zbehet besimi jo vet\u00ebm i socialist\u00ebve, por i \u00e7do qytetari, \u00e7ojeni deri n\u00eb fund reflektimin tuaj.<br \/>\nJepini administrat\u00ebs zemr\u00ebn q\u00eb i mungon. Nd\u00ebrtoni nj\u00eb administrat\u00eb profesioniste, t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe mbi t\u00eb gjitha sh\u00ebrbyese ndaj qytetarit q\u00eb e paguan me taksat e tij. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, mos harroni plag\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb madhe: drejt\u00ebsin\u00eb.<br \/>\nQytetar\u00ebt nuk k\u00ebrkojn\u00eb mrekulli. Ata k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tyre t\u00eb mos zgjasin pafund\u00ebsisht. Le t\u00eb marr\u00eb secili vendimin q\u00eb meriton, por ta marr\u00eb sa \u00ebsht\u00eb ende gjall\u00eb. \u00cbsht\u00eb tragjike t\u00eb vdes\u00ebsh duke pritur drejt\u00ebsin\u00eb.<br \/>\nZoti Rama,<br \/>\nJu keni nj\u00eb fat q\u00eb pak qeveri e kan\u00eb pasur: nj\u00eb popull q\u00eb k\u00ebrkon shum\u00eb m\u00eb pak sesa meriton. Kjo nuk duhet par\u00eb si dob\u00ebsi, por si nj\u00eb mund\u00ebsi historike p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<br \/>\nQytetar\u00ebt nuk k\u00ebrkojn\u00eb privilegje. Ata k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb t&#8217;u sh\u00ebrbej\u00eb dhe nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb t\u00eb jap\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb koh\u00ebn e duhur.<br \/>\nJo gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn tuaj, por \u00e7el\u00ebsi i shum\u00eb zgjidhjeve \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb dor\u00ebn tuaj.<br \/>\nShpresoj q\u00eb reflektimi i djesh\u00ebm t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb veprim.<br \/>\nMe respekt,<br \/>\nFejzo Subashi<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Let\u00ebr e hapur Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama Nga Fejzo Subashi I nderuar Zoti Kryeminist\u00ebr, T\u00eb jesh Kryeminist\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm posti m\u00eb i lart\u00eb ekzekutiv i vendit. \u00cbsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb obligim ndaj qytetar\u00ebve dhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb buron nga besimi i shumic\u00ebs. Kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi b\u00ebhet edhe m\u00eb e madhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":100168,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,34865],"tags":[42399],"class_list":{"0":"post-100166","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analiza","9":"tag-subashileterrama"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/100166","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=100166"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/100166\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":100169,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/100166\/revisions\/100169"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/100168"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=100166"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=100166"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=100166"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}