Qindra-mijëra numra celulari të shqiptarëve janë “online”.Grupi i identifikuar si “Homeland Justice”, ka publikuar në rrjetin e vetë në Telegram databazën me të qindra-mijëra numra të telefonisë celulare, shoqëruar me emër, mbiemër dhe numrin e kartës së identitetit.

Ata thonë se shkak i sulmit të tyre është mbështetja për muxhahedinët iranianë të strehuar në kampin MEK në Manëz.