Prindërit shqiptarë të një foshnjë 4-muajshe në Greqi, i cili është futur në intubim nga mjekët, janë vënë në prangat e policisë.
Babai i moshës 20-vjeçare dhe nëna e së njëjtës moshë, u arrestuan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijës së mitur.
Siç raportojnë mediat greke, babai shqiptar akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, dhunë në familje, drogë dhe armëmbajtje pa leje.
Foshnja është shtruar në spital me dëmtime të rënda në tru dhe mavijosje, teksa po mbahet i intubuar në Spitalin e Fëmijëve “Agjia Sofia”.
Analizat dhe skaneri treguan se foshnja ka lëndime të rënda në kokë dhe mavijosje në të gjithë trupin.
Dyshohet se dhuna ndaj fëmijës ka ndodhur pasditen e së shtunës, kur prindërit e tij e morën nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë, për ta çuar në spitalin e Kyparissia pasi fëmija pati të përzjera dhe prej andej u transferua në spitalin e Kalamatës mbrëmjen e djeshme.
Mjekët e spitalit të Kalamatës vendosën që fëmija të intubohet dhe të niset menjëherë për në Spitalin e Atikës. Njëkohësisht u njoftua policia pasi foshnja kishte të nxira në trup, duke bërë që prindërit të vihen në pranga.